Ehli Suneti çdoherë qëndron mesatar dhe nuk kalon në asnjë lloj esktremiteti.
E në këtë kohë, shfaqen edhe grupe të reja të cilat kalojnë në ekstremitete të ndryshme, në disa bindje të caktuara, në të cilat gjithashtu Ehli Suneti qëndron mesatar. Sikur:
-Rebiovcat, të cilët e llogarisin bidatçi çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit, e nuk flitet fare për njerëzit që nuk janë të këtij rangu. Derisa pas gjithë kësaj padrejtësie që kanë bërë ndaj njerëzve, ka hyrë fitneja ndërmjet tyre dhe kjo bindje e devijuar është kthyer kundër tyre, saqë kanë filluar tash edhe njëri tjetrin ta llogarisin bidatçi. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?)
Kundër këtij ekstremiteti, qëndron një ekstremitet tjetër i njerëzve të cilët nuk luajnë me lojën tebdi’it (shpalljes së njerëzve bidatçi), por luajnë me lojën e tekfirit (shpalljen e njerëzve kafir). Sikur:
-Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. E që pas gjithë kësaj padrejtësie, gjithashtu fitneja ka hyrë edhe ndërmjet tyre, saqë edhe këta kanë filluar ta llogarisin kafir edhe njëri tjetrin. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë tekfircat dhe cilat janë bindjet e tyre?)
Ndërsa ndërmjet këtyre qëndron Ehli Suneti, i cili nuk kalon në asnjërin ekstremitet, dhe nuk quan bidatçi përveçse atë që e meriton këtë emër, dhe nuk e shpallë kafir përveçse atë që në të vërtetë është i tillë.
Këto grupe të devijuara kalojnë në ekstremitete të kundërta edhe në çështjen e tekfirit, saqë:
-Rebiovcat, nuk e llogarisin kafir asnjë person i cili e ka thënë shehadetin edhe nëse ai thotë fjalë apo vepron vepra të kufrit, ngase kufri (sipas tyre) është vetëm me zemër dhe ne nuk mund të dijmë çka ka në zemrën e tij. (E në këtë çështje pajtohen me xhehmitë e devijuar). Dhe i arsyetojnë njerëzit me aryetime për të cilat nuk ekzitojnë argumente të Kur’anit dhe Sunetit, si arsyetimi me hidhërim, me mosedukim të familjes, me injorancë në çdo rast, etj. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Kuptimi i kufrit sipas Ehli Sunetit)
Ndërsa në të kundërtën e tyre qëndrojnë:
-Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir edhe atë që nuk është kufri i tij i qartë, apo është i arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Apo edhe atë që nuk ka lidhje me kufrin fare, porse nuk pajtohet me bindjet e tyre. Si dhe nuk i arsyetojnë njerëzit në asnjë mënyrë, qofshin ata edhe të arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Tekfiri – Kushtet dhe pengesat)
E që ndërmjet tyre, qëndron Ehli Suneti i cili nuk e shpallë kafir gjithkënd, por edhe nuk e arsyeton çdokënd. Si dhe e arsyeton atë për të cilin Allahu ka caktuar arsyetim, dhe nuk e arsyeton atë me arsye për të cilat nuk ka argumente.
Dhe ekstremitete tjera të cilat ekzistojnë në mesin e grupeve të devijuara, të cilat nuk mund të përmblidhen brenda një teme kaq të shkurtër. Megjithatë, lusim Allahun (azzevexhel) që të na bëjë mesatar, dhe mos të kalojmë në ekstremitetet e ndryshme të grupeve të devijuara, por të jemi të sinqertë ndaj Tij dhe të pasojmë argumentin çdoherë. Amin
Omer Bajrami
21.07.2011
www.omerbajrami.com
Krijoni Kontakt