Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 96
  1. #81
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Është një çast delikat për mua tani të të citoj () por për hir të saktësisë - duhet.

    Shifra më shumë se një person, ka rëndësi që ç'ke me të që vepra penale e genocidit të cilësohet si e tillë, pra është element cilësues, i domosdoshëm duke qenë se kryhet ndaj një grupi nacional, etnik, racial apo fetar.
    Sepse nëse vritet vetëm një person për këto motive, nuk cilësohet genocid por thjesht vrasje me dashje, dhe motivi i kryerjes nëse lidhet me racën, fenë, kombësinë...cilësohet thjesht si rrethanë rënduese në caktimin e dënimit.

    Sa për temën, jam shumë dakort me Francën, dhe jo vetëm aq - por Turqia gjithmonë ka për të pasur probleme në politikën e jashtme përsa i përket marrëdhënieve me Europën. Arsyeja është ajo që ka qenë gjithmonë, dhe do vazhdojë të jetë, dhe lidhet me atë që përfaqëson Europa prej shekujsh dhe që fshihet bukur nën petkun e Ligjit dhe Diplomacisë. E në fund të fundit, mirë bën!
    Folesi para teje e kishte fjalen qe nganjehere grupet etnike jane shume te vogla, dhe vrasja e nje pjese te madhe te tyre, perben gjenociod. Ne postimet me pare po diskutohej se a eshte vrasja e 50 000 a 1 milion gjenocid. Po marr nje shembull: Ne Belgjike pakica gjermane eshte shume e vogel, rreth 50 000 vete. Sikur belget te marrin nje fushate e te vrasin 40 000 prej tyre, shume nga ketyre qe po flasin per shifra mund t'u duket pak, por eshte pothuajse shfarosja e asaj popullate dhe perben gjenocid. Pastaj edhe largimi me force i te gjithe popullsise eshte gjenocid. Llogaritet qe turqit vrane nga 1 deri ne 1.2 milione armene gjate fushates se tyre ne 1914-1918, ne nje kohe kur e gjithe popullsia armene llogaritej te 2.5 milione ne ate kohe. Pra ishte nje perpjekje per te eliminuar nje komb te tere, dhe arriten te zhdukin gati gjysmen e tyre.

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Folesi para teje e kishte fjalen qe nganjehere grupet etnike jane shume te vogla, dhe vrasja e nje pjese te madhe te tyre, perben gjenociod.
    Te folësi para meje, u ndala tek një gabim që bëri :
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    .....nuk ka rëndësi për tu perefrazuar si i tillë nëse për këtë qëllim vritet një person apo një milionë. Genocidi nuk përcaktohet sipas shifrave.
    dhe e sqarova... Nëse ke dëshirë mund të ta sqaroj edhe ty, nëse nuk të mjafton sqarimi që më citove.

  3. #83
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Uriel, te bllokuan plako s'ke nga leviz ahahahaha e lagu se lagu.


    seriozisht tani, nese dhe nje person i vetem vritet per shkak te etnise se tij, eshte nje akt genocidi...vrasje po se po, e di dhe bufi, sepse ai person ka vdekur.

    un them e lagu bishtin dhelpra, ftoj sofistet e rrethit pederastik sofo te cilet i qendrojne mendimit qe se lagu te hyjne ne debat

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Per te gjitha shtetet aktuale qe kane kryer gjenocid ne popullaten shqiptare duhet te kerkohen qe ky akt te shpallet si gjenocid e te kerkohet demshperblim. Ne cdo shtet te BE-se ke muzeume ku paraqitet terrori dhe gjenocidi qe shtete te tjera kane ushtruar ndaj atij shteti.
    ky nuk quhet genocid ky quhet holokausti shqiptare.

  5. #85

    Rikthehet në Francë ambasadori turk

    Rikthehet në Francë ambasadori turk

    Publikuar: 08.01.2012 - 18:16

    Ankara, 8 janar - Ambasadori i Turqisë në Francë, Tasin Burçullu është kthyer sërish në Paris, pas konsultimeve lidhur me projektligjin e ri francez që e quan krim mohimin e gjenocidit armen, njoftuan sot zyrtarët.

    “Ambasadori i ka përfunduar konsultat për të cilat ishte thirrur në Turqi dhe është rikthyer në Francë të shtunën”, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Turke, Selçuk Unal, transmeton REL.

    Burçullu ishte thirrur në Ankara pasi shtëpia e ulët e parlalamentit frnacez miratoi projektligjin që e kriminalizon mohimin e gjenocidit armen. Sipas Unal, ambasadori tani do të bëjë përpjekje që ky projektligj të mos miratohet nga Senati.

    koha ditore

  6. #86
    Citoj;
    Si ka fajet ase Turqia , pore ne kohen e fundit realiteti tregon krejte nryshe ,se per cdo pasoje qe vuane populli jone fajtore gjithemone kane qene vete shqipetaret .

    Hasmi me i madhe i shqiptarizmit jane vete shqipetaret.
    "Shqiptarizmi" - eshte mode!
    Shqiptarsia..., eshte identitet!
    Ndoshta ka nje te vertete te hidhur, midis ketyre fjaleve, e kemi pare heret ne histori, qe ne betejen e Fushe Kosoves..., por qe shqipatert e vertete nuk ka se si te jene "armiq" te Shqiptarise dhe shqiptarit pa perjashtim...!
    Me fjalen "pasoje" mos valle do te tregosh qe; ishim vete fajtore pse shqiptaret vuajten me shume se kush do popull ne Ballkan...?! - Po at'here kush na ndeshkoi dhe per hesap te kujt..., pyetje retorike pasi e ke dheni ti pergjigjen, " vet shqiptari ishte hasmi ...", pra nje shqiptar i shitur u be kerrbaçi i turr-qive...!
    Jam dakort me ty, por qe shkaku dhe aresyeja, jane larg me kilometra...
    Pershendetje.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #87
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Shifra më shumë se një person, ka rëndësi që ç'ke me të që vepra penale e genocidit të cilësohet si e tillë, pra është element cilësues, i domosdoshëm duke qenë se kryhet ndaj një grupi nacional, etnik, racial apo fetar.
    Sepse nëse vritet vetëm një person për këto motive, nuk cilësohet genocid por thjesht vrasje me dashje, dhe motivi i kryerjes nëse lidhet me racën, fenë, kombësinë...cilësohet thjesht si rrethanë rënduese në caktimin e dënimit.
    Më kishte shpëtuar kjo pjesë, por më mirë vonë se kurrë. Nëse një vrasje kryhet nga një strukturë shtetërore me qëllim përndjekës ndaj një grupi etnik të caktuar që popullon një rajon gjeografik të diskutuar, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara klasifikohet si genocid. Ndaj nuk janë shifrat që bëjnë diferencën përpara qëllimit, nëse ky i fundit vërtetohet edhe një vrasje e vetme përkufizohet brënda kornizave të genocidit.
    relata refero

  8. #88
    Ja neni i genocidit: "Zbatimi i një plani të paramenduar, që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si : vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm."

    Tani shkurtimisht, ana objektive e veprës penale të genocidit, sa i përket kryerjes së saj - kryhet me veprime aktive që janë: vrasja me dashje, dëmtime fizike etj etj që i ke me bold tek neni. Që do thotë, për t'u cilësuar si vepër penale e genocidit, mjafton edhe vetëm kryerja e njërit prej veprimeve me lart, pra edhe nëse nuk ndodh vrasje, mund të mjaftohet edhe me dëmtime fizike psh, por gjithmonë kjo e kryer ndaj një grupi të tillë. Pra elementi më shumë se 1 është i pranishëm me çdo kusht ngado ta sjellësh, është pjesë e pandarë, element cilësues.
    Tani nëse do ta marrësh në kontekstin e : u persekutuan, u dëmtuan si grup etj etj dhe nga kjo erdhi si rezultat edhe vdekja e njërit prej grupit - po është genocid sepse përmban edhe veprimet e tjera aktive të anës objektive për t'u cilësuar si e tillë edhe pa ndodhë vrasja, por gjithmonë nëse veprimet aktive janë kryer ndaj atij grupi. Pse është e rëndësishme kjo pjesë, pra elementi kundër një grupi, pra më shumë se një? Për faktin e thjeshtë, që nëse vrasja kryhet vetëm ndaj një personi pa persekutuar më parë një grup të tillë, konsiderohet thjesht vrasje me dashje sipas nenit 76 që parashikon vrasjen me dashje, bashkë me nenin 50 germa j) ku parashikohen rrethanat rënduese që thotë: kryerja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet fetare etj etj...

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    si e anulluan ligjin francezet, ben gam gamgam , i prishen marredheniet me turqit dhe tani thone se duhet rishikuar dhe riformuar teksti
    tani na u merziten armenianet

  10. #90
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    si e anulluan ligjin francezet, ben gam gamgam , i prishen marredheniet me turqit dhe tani thone se duhet rishikuar dhe riformuar teksti
    tani na u merziten armenianet
    Eshte kan e ditur se do ndodh kjo , dhe tani do i bie ne gjuj franca turqis ,sot te gjitha shtetet mundohen ti afrohen turqis dhe te ken mardhenie sa me te mira ,pasi qe me drejtesin qe eshte duke udhheq Erdogani me shok kan arrit ta bejn nje shtet qe e endrron qdo njeri ne bot
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •