Dua nga te gjithe ju nje mendim per kete pyetje :
A mendoni se eshte mire Rezoluta 1244 per Kosoven ??
Po
Jo
Dua nga te gjithe ju nje mendim per kete pyetje :
A mendoni se eshte mire Rezoluta 1244 per Kosoven ??
TIM JUDAH: THAĒI PO TREGON ZGJUARSI
Korrespondenti i revistės britanike “The Economist”, dhe njohėsi i mirė i zhvillimeve nė Ballkan, Tim Judah, ka theksuar se pala kosovare ėshtė duke treguar zgjuarsi politike duke bėrė kompromis mbi Rezolutėn 1244, e cila sipas tij ėshtė e vdekur.
23.02.2012
Korrespondenti i revistės britanike “The Economist”, dhe njohėsi i mirė i zhvillimeve nė Ballkan, Tim Judah, ka theksue se pala kosovare po tregohet e zgjuar tue ba kompromis mbi Rezolutėn 1244, e cila asht e vdekun.
“Nė politikė, nėse mundesh me ba kompromis me rezoluta tė vdekuna, kjo asht zgjuarsi politike.\"
\"Thaēi, tue e fut nji rezolutė tė vdekun pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė takimet rajonale, po ja mundėson vendit marrjen pjesė nė nismat rajonale dhe po ja hap dyert pėr me vendose marrėdhanje kontraktuale me Bashkimin Europian”, ka thanė Judah.
PO. Patjeter eshte dashur te pranohet rezoluta 1244, gjithnje mendoi ne kuader te fusnotes, pas kjo i hap rruge Kosoves qe te perfaqesohet ne konferenca nderkombetare si subjekt dhe jo ta perfaqesoj unmik. Me crast tani shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven (si spanja) nuk e leshojne sallen kur eshte Kosova aty dhe Kosova mund te bej marrveshje nderkombetare dhe te pranohet ne organizma nderkombetare.
Fusnota vlen vec per shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven shtet.
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Fakti qe Institucionet e Kosoves me leje te Serbise dhe me kerkese te BE-se mund ta perfaqesojne Kosoven direkt ne emer te OKB-se apo UNMIK-ut, duke i fshehur keto te fundit brenda fusnotes, nuk eshte asgje me teper sesa tentim i mashtrimit te popullit permes ndryshimit irrelevant te etiketes prej UNMIK/Kosovo apo Kosovo Under 1244/199 ne Kosovo* (+fusnota perkatese)...
Nese e ke fjalen per Republiken e Kosoves (shtetin), atehere Kosova edhe ne te ardhmen nuk do te mund te paraqitet dhe integrohet askund si shtet i pavarur apo republike, por absolutisht si deri tani. Dallimi i vetem do te jete ndryshimi i parendesishem i tabeles se emrit, sic e thashe me larte.
Nese ti dhe disa tjere, perfshi edhe pothuajse te gjithe nderkombetaret, te cilet sidomos ne ditet e fundit flasin per Kosoven dhe e shmangin qellimisht shprehjen Republika apo shteti i Kosoves, nuk e keni fjalen per shtetin e pavarur te Kosoves sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves, atehere edhe disa argumente te juaja mund te jene te perfillshme. Por, kjo do te ishte nje teme krejtesisht tjeter.
Nese nuk flasim per shtetin e pavarur resp. Republiken e Kosoves, atehere "marreveshje" qe ne fakt as nuk ekziston, do te mund te trajtohej si e favorshme per nje Kosove* te tille, pa status te rregulluar.
Kosova*Me crast tani shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven (si spanja) nuk e leshojne sallen kur eshte Kosova aty dhe Kosova mund te bej marrveshje nderkombetare dhe te pranohet ne organizma nderkombetare.
Jo Republika e Kosoves apo Shteti i Kosoves.
Kosova* ne emer te OKB-se ose UNMIK-ut. Dicka tjeter eshte edhe ne te ardhmen e afert absolutisht e pamundur...
Prandaj edhe nuk ka mundesi Kosova qe te bej marreveshje nderkombetare me keso shtetesh dhe organizatash qe nuk e kane njohur apo nuk e njohin shtetin ose Republiken e Kosoves.Fusnota vlen vec per shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven shtet.
Marreveshje te tilla ka mundesi te bej vetem Kosova* e cila de jure dhe de facto nenshkruan ne emer te OKB-se ose UNMIK-ut, si Institucione te perkoheshme veteqeverisese ne baze te rezolutes 1244. Ne asnje menyre si perfaqesues te shtetit apo Republikes se Kosoves.
Antproanti,
Qe mos me u ndal ne krejt shkrimin qe e shkruar.
Njohjet vazhdojne, ke parasyh vazhdojne. Fusnota eshte nje gje kalimtare deri sa te ndodhin njohjet perkatesisht 2/3. Me pastaj, cfar efekti ka fusnota? Kurrfare.
Tani, permes fusnotes Kosova (nese behet pune) mund te merr liberalizmin e vizave. Pse keq te merr liberalizmin e vizeva? normal qe nuk eshte keq. Nese ne na njeh Spanja shtet ajo nuk e njeh fusnoten po Kosoven republike. Ndersa ne kete gjendje qe jem tani me Kosova Republike nd nuk mund te bisedojme me spanjen sepse e vendos veton. A me mire me u integru me fusnote apo me mbet te izoluar me Kosova Republik pa mund te ecim ne bashkimin europian.
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Kjo eshte teme tjeter...
Dilemat qe ke parashtruar ti tani do te mund te zgjidheshin vetem permes referendumeve popullore, dhe ne asnje menyre permes vendime arbitrare te nje Qeveria apo Institucioneve, te cilat popullit i thone qe po veprojne dhe vendosin si perfaqsues te Republikes se Kosoves apo shtetit te pavarur te Kosoves, ndersa "marreveshjet" dhe vendimet konkrete i bjen ne kuader te rezolutes 1244 ter OKB-se.
Pra, veprimet dhe vendimet e Institucioneve te Kosoves nuk mund te jene legjitime kur ato publikisht (ne Kosove) paraqiten si organe te Republikes (shtetit) te pavarur te Kosoves, ndersa objektivisht, sidomos ne mardhenjet nderkombetare, jane ne funksion dhe sherbim te Institucioneve te perkoheshme te Kosoves sipas rezolutes 1244. Me fjale tjera: Mashtrimi i opinionit apo i qytetareve nuk eshte akt legjitim, por kriminal. Dhe si i tille eshte i papranueshem.
Nese dikush eshte i mendimit se Kosova duhet te heqe dore nga Republika, pavaresia, shteti etj., atehere ai do te duhej ta kerkonte pajtimin e shumices se popullit per nje gje te tille permes referendumit. Minimalisht per nje gje te tille do te duhej te vendoste shumica absolute e Kuvendit te Kosoves. Dhe, jo vendime te Kuvendit apo referendume te bazuara ne formulime te pergjithshme te padefinuara dhe manipulime te zakonshme me terme te llojllojshme. Ne te kunderten, do te mjaftonte vendimi i Kuvendit se eshte per "Dialog me Serbine" per ta legjitimuar formalisht cdo marrveshje ne te ardhmen, te favorshme apo te demshme per Kosoven...
Nese shumica e popullit ne nje referendum do ti perkrahte mendimet dhe kerkesat tua, une do isha i pari qe do ta respektoja nje vendim te tille.
Thaēi e harroi Deklaratėn
Premtimet e kryeministrit tė Kosovės edhe njė herė nuk u realizuan. Ka disa ditė qė Hashim Thaēi thotė se pala kosovare nė dialogun qė ėshtė mbajtur pėr tri ditė nė Bruksel do ta pranojė marrėveshjen vetėm nėse nė fusnotėn e Kosovės shkruan edhe Deklarata e Pavarėsisė.
Megjithatė, lajmi nga Brukseli tregoi diēka krejt tjetėr, Kosova tash e tutje do tė prezantohet nė rajon pėrmes njė fusnote nė tė cilėn Deklarata e Pavarėsisė nuk ėshtė si element i veēantė.
Ky pėrcaktim ėshtė pa paragjykim pėr pozicionet rreth statusit, dhe ėshtė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 dhe opinionin e GJND-sė mbi Deklaratėn e Pavarėsisė tė Kosovės do tė shkruajė nė fusnotėn me tė cilėn Kosova do tė prezantohet nė nismat rajonale.
Kjo ėshtė konfirmuar pėrmes njė komunikate tė Kėshillit tė BE-sė, ku tregohet se ėshtė arritur pajtimi edhe pėr protokollin teknik pėr marrėveshjen e IBM (Menaxhimi i Integruar i Pikave tė Kalimit), pasi pėrfundoi takimi mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, takim ky i ndėrmjetėsuar nga pėrfaqėsuesi i kėtij Kėshilli, Robert Cooper.
Ky i fundit , pėrmes njė videoxhirimi tė postuar nė faqen e internetit tė Kėshillit tė BE-sė, ka thėnė se tė dy marrėveshjet nė forma tė ndryshme kanė rėndėsi shumė tė madhe.
Pėr Bashkimin Evropian marrėveshja e Bashkėpunimit rajonal ėshtė shumė e rėndėsishme pasi vetė organizata (BE) mbėshtetet nė bashkėpunime rajonale nė tėrė Evropėn. BE mbėshtetet nė idenė qė sa mė shumė qeveri tė komunikojnė me njėra-tjetrėn aq mė mirė do tė jetė pėr mirėqenien dhe sigurinė e tė gjithėve. Kėtė ne duam qė ta aplikojmė edhe nė Ballkan, qė sa mė shumė njerėz flasin me njėri-tjetrin, aq mė mirė do ti trajtojnė ēėshtjet e tyre, nė veēanti nė njė rajon mė tė vogėl, ka thėnė Cooper.
Lehtėsuesi i dialogut Prishtinė Beograd ka folur edhe pėr rėndėsinė e marrėveshjes nė aspektin e sigurisė, duke kujtuar problemet qė ka pasur mė parė Ballkani.
Sa mė shumė qė njerėzit atje njihen dhe takohen me njėri-tjetrin gjėrat shumė mė pak mund tė shkojnė keq, ka vlerėsuar Cooper.
Ndėrkaq, nė komunikatėn e Kėshillit tė BE-sė, sqarohet se me kėtė marrėveshje tė arritur Kosova tash e tutje do ta pėrfaqėsojė veten me tė drejtė nėnshkrimi.
Marrėveshja do ti lejojė Kosovės tė marrė pjesė dhe tė nėnshkruajė marrėveshje tė reja nė emėr tė vetin dhe tė flasė pėr veten e saj nė tė gjitha takimet rajonale, shkruan nė komunikatėn evropiane, duke e sqaruar se deri tash kėtė gjė e ka bėrė UNMIK-u nė emėr tė vendit tonė.
Arritjen e marrėveshjes e ka pėrshėndetur edhe pėrfaqėsuesja pėr Politikė tė Jashtme e BE-sė, Catherine Ashton, e cila pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt me komisionarin pėr zgjerim, Stefan Fyle, thotė:
Dua ti pėrshėndes tė dyja palėt pėr kėto dy marrėveshje substanciale. Njėra e funksionalizon marrėveshjen pėr menaxhimin e integruar tė pikave tė kalimit. Tjetra e konsolidon bashkėpunimin rajonal dhe e siguron qė tė gjithė pėrfaqėsohen nė mėnyrėn e duhur. Tė dy kėto marrėveshje janė hapa para nė rrugėn evropiane, ka vlerėsuar Ashton.
Ashton sia konfirmon pakon Thaēit
Mirėpo, kur ėshtė nė pyetje ato qė do tė pėrfitojė Serbia dhe Kosova nga kėto marrėveshje, vlerėsimi i kryediplomates evropiane dallon me atė qė e thotė qeveria e Kosovės.
Pasi u bė publik lajmi pėr arritjen e kėtyre marrėveshjeve, kryeministri i Kosovės edhe njė herė e ka arsyetuar pranimin e fusnotės me formulėn tashmė tė njohur me njė pako stimuluese qė do ta pėrfitojė Kosova. Gjatė konferencės qė u mbajt nė ndėrtesėn e qeverisė sė Kosovės, Thaēi tha se ky kompromis i ka siguruar Kosovės mundėsinė e nėnshkrimit tė kontratave me BE-nė.
Sidoqoftė, pak mė ndryshe e vlerėson Catherine Ashton, e cila ka sqaruar se pėr Kosovėn kjo marrėveshje vetėm krijon mundėsi pėr progres tė mėtutjeshėm nė lidhje me marrėdhėniet kontraktuale me BE-nė. Komunikata me citatet e Ashtonit nė asnjė fjalė nuk e thotė qė kjo temė ėshtė e sigurt pėr Kosovėn.
Mė tej deklarata e pėrbashkėt e Ashtonit dhe Fyles thotė se nė kėndvėshtrimin e perspektivės evropiane pėr Kosovėn, Komisioni do tė propozojė qė tė lansojė njė studim fizibiliteti pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovės dhe BE-sė.
Thaēi: Kurrė smarr vendime nė dėm tė vendit
Kryeministri i Kosovės e ka pranuar qė kompromisi i arritur me Serbinė pėr mėnyrėn se si do prezantohet Kosova nė nisma rajonale nuk ėshtė diēka qė gėzon banorėt e Kosovės. Sidoqoftė ai e ka arsyetuar vendimin me bindjen e tij se kosovarėt e kanė parasysh qė Hashim Thaēi nuk do tė marrė asnjėherė masa qė e dėmtojnė vendin. Ai e ka kujtuar se kur je nė pozitėn e kryeministrit ka jo rrallė herė raste kur duhet marrė vendime tė rėnda qė shkojnė pėrtej programeve tė partive dhe politikave ditore.
Unė jam i vetėdijshėm qė veprimi i qeverisė nuk ėshtė shumė populist, ka thėnė kryeministri pėr tė vazhduar mė pas, Me kėtė marrėveshje e larguam pėrgjithmonė UNMIK-un nga tavolina e pėrfaqėsimit tė Kosovės. Kjo marrėveshje, nė asnjė rrethane nuk e zbeh shtetėsinė e vendit tonė. Pėrkundrazi, e forcėn atė, duke i dhėnė Kosovės vendin e saj tė merituar nė tė gjithė mekanizmat ku do tė pėrfaqėsohet.
Kryeministri Thaēi nuk iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve nėse ėshtė detyrim ligjor qė ky kompromis tė kalojė pėrmes Kuvendit tė Kosovės dhe as nuk ka pranuar tė komentojė nėse ėshtė menduar pėr dorėheqje gjatė kėtyre ditėve kur ėshtė pėrballur me presion.
Edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka vlerėsuar si pozitive marrėveshjen e arritur nė Bruksel.
E para e vendit pėrmes njė deklarate tė lėshuar pėr medie ka thėnė se dialogu qė po zhvillohet nė Bruksel ndėrmjet dy shteteve sovrane dhe tė pavarura, dy vende fqinje e tė barabarta, ndihmon nė normalizimin dhe shtendosjen e marrėdhėnieve, nė lehtėsimin e jetės e tė punės sė qytetarėve dhe qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave.
Konkretizimi i rrugės evropiane pėr Republikėn e Kosovės, me vendosjen e marrėdhėnieve kontraktuale me BE-nė dhe me fillimin e studimit tė fizibilitetit pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit, do tė pėrshpejtojė integrimin e Kosovės nė BE dhe do tė mundėsojė thellimin dhe zbatimin e reformave nė vend, ka vlerėsuar ajo.
Jahjaga u ka bėrė thirrje tė gjitha institucioneve, partive dhe subjekteve politike dhe tė gjithė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės qė ti japin mbėshtetje konkrete kėsaj marrėveshjeje, tė gjithė procesit tė dialogut dhe rrugės sė Republikės sė Kosovės shtet sovran dhe i pavarur nė proceset e integrimeve euroatlantike.
Vetėvendosje thėrret nė protestė
I vetmi subjekt opozitar nė Kosovė qė ka folur hapur kundėr marrėveshjes Prishtinė Beograd pėr nismat rajonale ėshtė Lėvizja Vetėvendosje. Pėrmes njė konference me gazetarė, kreu i subjektit tė tretė politik tė vendit, Albin Kurti ka vlerėsuar se me kėtė marrėveshje Republika e Kosovės ėshtė privatizuar. Kurti ka thėnė se vendimi pėr kėtė gjė ėshtė personal i Thaēit dhe se ndaj tij nuk obligohen institucionet e shtetit e as shoqėria e populli ynė.
Deklarimin para medieve, Albin Kurti e ka pėrfunduar me vlerėsimin se dialogu i Brukselit ėshtė realizim i kėrkesave tė Serbisė, shtet ky qė sipas udhėheqėsit tė VV tash po realizon qėllimet e saj pėrmes kryeministrit tė Kosovės.
Serbia fitoi
Sipas njohėsve tė procesit tė integrimit evropian, nė kėto pėrpjekje pėr tė fituar sa mė shumė nga BE, fituese e qartė ka dalė Serbia. Shenoll Muharremi vlerėson se Fitues kryesor me kėtė marrėveshje ėshtė Serbia. Ajo ishte nė presion tė pėrmbushė kriterin e fqinjėsisė sė mirė dhe bashkėpunimit rajonal dhe me suksese arriti ta shndėrrojė situatėn asisoj qė ajo tė avancojė dhe ta fitojė statusin e kandidatit ende pa i eliminuar strukturat paralele nė veri tė vendit dhe duke vendosur 1244-shin nė fusnotė.
Megjithėse pėr ekspertin Muharremi avancimet qė i pėrmenden Kosovės dhe perspektivės evropiane tė saj, kėrkojnė plotėsimin e njė sėrė kushtesh.
Pėr tė jetėsuar perspektiven evropiane, vendi ynė prapėseprapė duhet ti zbatojė reformat dhe tė pėrmbushė kriteret element ky jo mirė i kuptueshėm nga lidershipi. Ky njoftim ėshtė konfuz, kur dihet se BE-ja edhe shumė herė mė parė ėshtė deklaruar rreth perspektives evropiane tė Kosovės - pasiqė tė pėrmbushen kushtet.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...oi-deklaraten/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Antiproanti,
E para punes sondazhi eshte i hapur jo drejt. Eshte marr vec nje ane e shqyrtimit.
Me nje gje duhet te pajtohemi. Qe te futet ne referendum nje propozim, me shume eshte ceshtje e vullnetit politik, pervec disa gjerave per te cilat nuk lejohet fare referendumi, kjo ndalese eshte e percaktuar me kushtetute.
Une po du qe te ndalem edhe njehere ne nje ceshtje te vetme dhe per mua shume e rendesishme. Nese nje shtet i cili se ka njohur Kosoven, me mire eshte te e njeh fusnoten se sa te vazhdoj te mos e njeh Kosoven vazhdimisht.
....edhe fusnota ka efekt vetem per shtetet qe nuk na kane njohur.
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Krijoni Kontakt