Thaēi akuzohet nga bashkėpartiakėt
Publikuar: 25.02.2012 - 09:44
Prishtinė, 25 shkurt - Kryeministri Hashim Thaēi ka marr “dush tė ftohtė” gjatė njė takimi qė ka zhvilluar me grupin parlamentar tė PDK-sė, tė enjten. Burime tė gazetės brenda kėsaj partie, kanė konfirmuar pėr “Kohėn Ditore” se njė numėr i deputetėve e kanė akuzuar shefin e partisė pėr veprime tė nxituara qė e dėmtojnė interesin e shtetit. “Disa prej deputetėve qė njihen si mė radikalė nė parti, i kanė thėnė haptas Thaēit se nuk ėshtė dashur tė pranonte qė shteti tė pėrfaqėsohet me fusnotė, e aq mė pak kur nė tė figuron Rezoluta 1244”, ka thėnė njė nga deputetėt e PDK-sė, qė ka marrė pjesė nė atė takim. Ai nuk ka pranuar t’i specifikojė emrat e atyre qė e kanė “kundėrshtuar” Thaēin, por ka siguruar se ata janė tė njėjtėt qė dalin nė tė shumtėn e rasteve me qėndrime tė pavarura nga ato tė partisė. Se takimi i Thaēit me deputetėt e PDK-sė ėshtė pėrcjellė me tensione, e ka pranuar edhe njė nga anėtarėt e Kryesisė sė kėsaj partie.
“Thaēi ėshtė akuzuar nga disa deputetė pėr anashkalim tė organeve tė partisė gjatė marrjes sė vendimeve. I ėshtė thėnė se nėse nuk mundet t’u pėrballojė presioneve tė jashtme, sė paku tė konsultohet me organet e partisė para se tė dalė me ndonjė vendim madhor”, ka thėnė deputeti tjetėr. Po i njėjti deputet ka shtuar se disa aktivistė tė vjetėr tė partisė nuk kanė mundur ta pėrpijnė faktin qė pėr shumė zhvillime nė parti e nė Qeveri shumė mė shpejt informohen “tė rekrutuarit e rinj”, sesa ata.
Mė shumė lexoni sot nė “Kohėn Ditore”
http://www.koha.net/?page=1,13,89208
Krijoni Kontakt