Thaçi i quan antiamerikanë e antieuropianë kundërshtarët e fusnotave
...
http://www.koha.net/?page=1,13,88620
![]()
![]()
Thaçi i quan antiamerikanë e antieuropianë kundërshtarët e fusnotave
...
http://www.koha.net/?page=1,13,88620
![]()
![]()
LDK: Me fusnotë Kosova pranon pabarazinë
Prishtinë, 20 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës merr me shqetësim lajmin për kompromisin e bërë nga kryeministri Thaçi, që Kosova, në forumet rajonale, mos të përfaqësohet si Republikë, por në vend të kësaj të shtohet një fusnotë, e cila i referohet edhe Rezolutës 1244. LDK-ja beson fuqishëm se një qëndrim i tillë përfundimisht betonon neutralitetin ndaj statusit.
Kështu u tha sot në një konferencë për medie të zyrtarëve më të lartë të LDK-së.
Kryeminstri Thaçi mundohet të manipulojë opinionin, duke theksuar se Kosova në të njëjtën kohë do të përfaqësohet me një fusnotë që përveç Rezolutës 1244 i referohet edhe në Mendimit Këshilldhënës të GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. LDK-ja konsideron se vetë pranimi që Kosova të paraqitet pa ‘Republikë’ dhe me fusnotë (me çfarëdo përmbajtje qoftë ajo) paraqet denigrim të pozitës kushtetuese të Kosovës si Republikë e pavarur dhe sovrane dhe e barabartë me shtetet e tjera.
LDK-ja beson se heqja dorë nga Republika paraqet heqje dorë nga elemente kushtetuese të shtetësisë dhe ky vendim mund t’i ndihmojë vetëm Serbisë në rrugën e saj drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa kompromisi, që është në dëm të Kosovës, po bëhet pikërisht për shkak se Serbia nuk pranonte të qëndronte në të njëjtat salla ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.
Kryeministri Thaçi, rreth dy javë më parë, pati thënë se kurrë nuk do të heqë dorë nga përfaqësimi si ‘Republikë’, ndërkaq tani e konsideron përfaqësimin në këtë nivel si një ‘formulë dhe simbolikë të parëndësishme’. LDK-ja ia rikujton z.Thaçi se pikërisht për këtë Republikë, që ai e quan simbolikë të parëndësishme, populli i Kosovës sakrifikoi me shekuj. Prandaj, ne e kundërshtojmë çdo lloj përfaqësimi ndryshe nga ai që është i paraparë në Kushtetutën e vendit.
Ne mendojmë se agjenda evropiane e Kosovës nuk shtyhet përpara duke bërë kompromise në dëm të shtetësisë, por duke plotësuar kushtet e nevojshme për këtë proces, që ndër të tjera përfshin luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
LDK-ja po ashtu ia kujton Qeverisë Thaçi se gjatë kohës sa politika e jashtme udhëhiqej nga LDK-ja, Kosova ishte e barabartë në forumet rajonale dhe evropiane sipas modelit të quajtur “Gymnich”. Përkundër presioneve të mëdha, LDK-ja asnjëherë nuk ka pranuar që Kosova të paraqitej me fusnotë apo e pabarabartë me pjesëmarrësit e tjerë.
Pjesëmarrja me këtë model krijon precedent të rrezikshëm, meqë kjo mund të rezultojë me përfaqësim të Kosovës me fusnotë edhe në forume të tjera të niveleve më të gjera dhe më të larta. Për më tepër, kjo ka hapur rrugë që Kosova, në çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare në të ardhmen, të jetë e përfaqësuar me fusnotë në vend të emrit të saj kushtetues. Gjithashtu, duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e iniciativave rajonale janë nën ombrellën e BE-së, kjo e detyron Kosovën që edhe në raport me BE-në të paraqitet me këtë model. Përfundimisht, kjo do të ketë efekte negative në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera, meqë, me këtë qëndrim, edhe vetë Kosova e pranon se nuk është anëtare e barabartë me shtetet e tjera.
http://www.koha.net/?page=1,13,88624
drenica 97 na sqaro a ka rrejt thaci me kete date!
03. 02. 2012 - Hashim Thaqi: “Edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj”,
Votone votone apet hashimin se na pshtoi,jo na ka nimu na e ka...........
Kryeministri Thaçi - Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje.
Përfaqësimi rajonal i Republikës së Kosovës dhe rregullimi i brendshëm kushtetues i Republikës janë dy gjëra të ndara. Kosova do të përfaqësohet edhe në marrëdhëniet regjionale me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konfirmon ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, që bazohet në dokumentin e presidentit Ahtisaari, do të përfaqësohet edhe me Rezolutën 1244, që njeh dhe garanton integritetin territorial të Kosovës dhe siguron prezencën e NATO-s në Kosovë, pra Kosova do të përfaqësohet si e barabartë dhe si shtet.
Kryeministri Thaçi - Të gjithë ata që pretendojnë të vejnë sot dilema, kanë një qëllim të kundërt, Kosovën e izoluar, anti-evropiane dhe anti-amerikane. Kjo nuk do të ndodhë...
Ndersa ju ore zoteri Thaci, jeni kundershtari me i madh i vlerave te luftes se ushtareve te UCK-se, ju jeni kundershtari me i madh i interesave shteterore te vendit dhe popullit. Ju zoteri Thaci jeni nje genjeshtar i papare, jeni nje injorant dhe servil i shkelqyer. Juve para ca jave keni thene qe rezoluta 1244 eshte e tejkaluar, dhe se edhe nese vet populli do e pranonte nje gje te tille, edhe nese opozita do e pranonte nje gje te tille, Juve personalisht nuk do e kishit pranuar. Por ja qe as populli, e as opozita nuk e pranoi, por vet Juve jeni ai qe e pranuat rezoluten 1244, qe ju vet deklaruat eshte rezolute e tjekaluar. Kesaj rradhe kot e keni ore zoteri Thaci te manipuloni me popullit duke deklaruar keshtu, sepse populli nuk i beson as nderkombetareve, e me se paku e fare hiq juve personalisht.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ore Pika - Kufi 1.31 ALIAS LLAPI, u pa merifeti i juaj dhe shefit te juaj.
Kjo qe Thaci tha citoj " Të gjithë ata që pretendojnë të vejnë sot dilema, kanë një qëllim të kundërt, Kosovën e izoluar, anti-evropiane dhe anti-amerikane", eshte kunder edhe vet asaj qe Murat Jashari - NIPI i Adem Jasharit i tha ne RTK dhe Kosova Vision. Juve nuk e keni per gjate, juve ndonese edhe javet e muajt i keni te numruara. Tani edhe familja legjendare e Jasharajve kane pa dhe personalisht jane vertetuar se kush ne fakt eshte Hashim Polari (George Washingtoni i Llapit)!
Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 20-02-2012 më 14:06
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Manipulim i shekullit me dëshirën e popullit!
Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 20-02-2012 më 14:23
Krijoni Kontakt