Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ngushllime familjes,shpresoj mos te kete orteqe te tilla me ne ate fshate!Zoti iu ndihmofte te gjitheve

  2. #12
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ngushellime familjes dhe gjithe farefisit te te humburve.

  3. #13
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Kesaj ske ca ti thuash. . .

    Kjo eshte tragjedi e madhe.

    Zoti i meshirofte.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #14
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ngjarje shume e tmerrshme, ishalla kurr nuk persriten ngjarje te tilla!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ngushellime familjes se te vdekurve. Nje vdekje e tmerrshme o Zot!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e tragjedisë në fshatin Restelicë të Dragashit

    2012-02-12 në orën 1:13.MD ·
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, me rastin e fatkeqësisë tragjike, që ndodhi në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, ku humbën jetën nga orteku i borës 9 anëtarë të familjes Reka, dha këtë deklaratë:" Me shqetësim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të 9 qytetarëve, shkaktuar nga orteku i borës. Kjo tragjedi ka prekur thellë, jo vetëm familjarët e të afërmit, por edhe tërë qytetarët e Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të familjes Reka. Në këto momente shumë të dhembshme, vlerësoj lart angazhimin e jashtëzakonshëm që bënë dhe po bëjnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të trupave të KFOR-it, si dhe qytetarët, që në këto kushte tejet të vështira atmosferike po bëjnë gjithçka që është e mundur për të nxjerrë dhe shpëtuar të goditurit nga orteku i borës", theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që dita e nesërme, 13 shkurti 2012, e hënë, të shpallet Ditë zie në Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 12 shkurt 2012

    Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit (Dragashit), ku si pasojë e motit të ligë, të përcjellë me ortek bore, kanë humbur jetën 9 qytetarë dhe një është në kërkim.

    Qeveria ka vendosur që dita e nesërme, 13 shkurti 2012, e hënë, të shpallet Ditë zie në Republikën e Kosovës.

    Qeveria edhe njëherë i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, dhe rithekson gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë institucionale për ndihmë dhe shpëtim të qytetarëve, të rrezikuar nga gjendja e rëndë klimatike.

    Qeveria falënderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët për sakrificën që janë duke bërë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Restelicës.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke vizituar dhe ndjekur për së afërmi gjendjen në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit (Dragashit)...

  9. #19
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Paj Zotin, ca doni me tregu me kete qe kryeministri i Kosoves Thaci po e ndjek gjendjen per se afermi.

    Doni te tregoni qe eshte human. Qe i vjen shume keq. Apo qe po detyren e tij.

    Jane me te sinqerta ngushllimet tona te thjeshta ne kete forum se frazat e ftohta dhe boshe te ketyre zagareve.

    Qe edhe raste te tilla i perdorin per sensibilizim elektorati.

    Atje duhet te kontribojne te gjithe, ndersa kryeministri duhet jete sherbetori i pare i popullit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    ngushllimet me te sinqerta familjes ....me te vertet nje rast i rende ....qe ka prekur tere kosoven....

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •