Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 78
  1. #21
    Ngushllime Familjeve per tragjedin e ndodhure,,,dhe dhashet zoti qe kesi tragjedije mos te perseriten ma kurr..
    Ngushllime familjarev dhe gjithe farefisite dhe te afermev te viktimave.

  2. #22
    Nje ngjarje e hidhur qe uroj te mos pasohet nga te tjera...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #23
    Thaçi edhe delegacioni i Qeverisë në Restelicë



    Ministri dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, kanë vizituar sot njësitë e FSK-së në Restelicë të Dragashit

    Ministri i FSK-së Agim Çeku, Komandanti FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneral Brigaqe Imri Ilazi, sot me datën 12 shkurt 2012, kanë vizituar njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së në vend incidentin e Restelicës në komunën e Dragashit, ku ndodhi tragjedia nga orteku i borës e që rezultoi me 9 të vdekur.

    Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së ka shoqëruar edhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës të kryesuar nga Kryeministri Thaqi, Zëvendëskryeministri Kuqi dhe ministri i Komunikacionit dhe Infrastrukturës zoti Fehmi Mujota.

    Kryeministri dhe delegacioni qeveritar, Ministri Çeku dhe komandant Kastrati në fillim u njoftua me përmasat e fatkeqësisë dhe dëmet e shkaktuara nga orteku. Ata panë nga afër angazhimet e pjesëtarëve të FSK-së që po punonin në gjetjen edhe të personit të fundit të kërkuar. Për shkak të pa mundësisë së përdorimit të makinerisë teknike e tërë puna është duke u bërë me vegla dore.

    Në ditën e sotme në fshatin Restelicë janë të angazhuara 192 pjesëtarë të FSK-së: në kërkim – shpëtim, në angazhimet për hapjen e rrugës dhe ndihmës mjekësore që po i ofrojnë popullatës vendore. Po ashtu forcat e FSK-së janë marrë edhe me transportin e trupave të pa jetë deri te vendi i caktuar në fshatë, nga ku do të fillojnë përgatitjet edhe për ceremoninë e varrimit të tyre.

    bota sot

  4. #24
    Presidentja viziton vogëlushen që i shpëtoi tragjedisë



    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot në spitalin rajonal të Prizrenit, Asmira Rekën, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.

    Gjatë vizitës, Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga kryetari u komunës së Prizrenit, z.Ramadan Muja, u njoftua me gjendjen e Asmirës, dhe njëkohësisht falënderoi mjekët dhe personelin e këtij spitali për mobilizimin dhe përkujdesjen që ata po ofrojnë për qytetarët e Restelicës, por edhe për të gjithë banorët e fshatrave të tjera të rrezikuar nga bora e rënë ditëve të fundit në mbarë Kosovën.

    Presidentja Jahjaga e ngushëlloi familjen Reka dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë humbje tragjike dhe trishtuese të jetëve të njerëzve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që në këto kushte të vështira atmosferike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, të solidarizohen dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, duke premtuar se ndihma e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.

    Presidentja Jahjaga posaçërisht veçoi punën e palodhshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe qytetarëve vullnetarë për përpjekjet e tyre të pandërprera për të hapur rrugën dhe për t’u ardhur në ndihmë të të ngujuarve në Restelicë.

    Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ndau 10,000 euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura të fshatit Restelicë.

    Më poshtë po japim deklaratën e Presidentes gjatë vizitës në Spitalin e Prizrenit:

    Është një tragjedi e rëndë humbja e jetëve të njerëzve si pasojë e ortekut të borës, një fatkeqësi elementare e paparashikueshme. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Ata do të kenë përkrahjen dhe mbështetjen institucionale për të sanuar pasojat e kësaj fatkeqësie.
    Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe banorët për gjithë ndihmën e ofruar në shpëtimin e jetëve dhe gjetjen e trupave. Kjo dëshmon solidaritetin e pakursyer të njerëzve që të gjenden pranë njëri tjetrit në situata të tilla.

    I shpreh mirënjohje atyre për tërë angazhimin në këtë situatë të jashtëzakonshme që e ka kapluar fshatin Restelicë. FSK dhe PK treguan përkushtim dhe profesionalizëm dhe se janë të aftë të përballin situata të tilla, për çka janë trajnuar dhe aftësuar.

    Edhe njëherë ngushëllime familjarëve dhe banorëve të fshatit Restelicë. Unë dhe i gjithë populli i Kosovës jemi me ta dhe bashkëndjejmë me ta. /bs

    bota sot

  5. #25
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Cfare fatkeqesie. Fjalet jane te varfera ne raste te tilla.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Kush ka mundesi te ndihmoje sa me shpejt.

    Nga FB :Nga Djemt E Bugjonit :"Ju lutemi te dashur miq shpernajeni ket njoftim njoftojme neper mjet kesaj faqje nga nje laptop se gjendja ne bugjon eshte shume keq ne kry te fshati bugjon ne lagjemn mustafaj....ne nje telefonat te ber me bledar pllumin i cili banon aty trashsia e bores i klon 3 meter e gjysem...kurse ne lagjen pe te fundit te fsahti bugjon....nga nje telefonat e bere me gjon paloken bora kalon 3 metra ju bejme thirrje shperndajeni ket njofim se tani nuk ka as energji elektrike dhe nuk ka sa nje lloj lidhje me me keta banore ket shpiat jane larg nga njera tjetra dhe mund te ndodhe dhe me e keqja te vdesin njerz shpresoj qe mos te ndodhe kjo po mungon dhe ushqimi drejtuesit e komunes i kan fik telefonat krejt dhe skemi me ke te lidhemi mund ti ken fik ngaqe nuk kan me se ti karikojn opo arsye te tjera nuk e dim po ketu ne f bugjone duhet patjeter te shperndahen ndima se rrezikojne te vdesin femi ju lutemi te gjithve shperndajeni ke njotim
    flm te gjithve dhe mbajini ne lutjete tuaja !!..............
    Ndonjeri qe ka mundesi te ndihmoje,sa me shpejt.Ky mesazh eshte nga facebook dhe une vetem sa e ripostova nga nje forum tjeter.Ri postojeni ku te mundni,nqs keni mundesi telefoni dike, me shprese se dikush mund tu shkoje ne ndihme familjeve te bllokuara nga bora .
    Ndryshuar për herë të fundit nga ikthus : 12-02-2012 më 18:10

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Presidentja viziton vogëlushen që i shpëtoi tragjedisë



    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot në spitalin rajonal të Prizrenit, Asmira Rekën, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.

    Gjatë vizitës, Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga kryetari u komunës së Prizrenit, z.Ramadan Muja, u njoftua me gjendjen e Asmirës, dhe njëkohësisht falënderoi mjekët dhe personelin e këtij spitali për mobilizimin dhe përkujdesjen që ata po ofrojnë për qytetarët e Restelicës, por edhe për të gjithë banorët e fshatrave të tjera të rrezikuar nga bora e rënë ditëve të fundit në mbarë Kosovën.

    Presidentja Jahjaga e ngushëlloi familjen Reka dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë humbje tragjike dhe trishtuese të jetëve të njerëzve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që në këto kushte të vështira atmosferike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, të solidarizohen dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, duke premtuar se ndihma e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.

    Presidentja Jahjaga posaçërisht veçoi punën e palodhshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe qytetarëve vullnetarë për përpjekjet e tyre të pandërprera për të hapur rrugën dhe për t’u ardhur në ndihmë të të ngujuarve në Restelicë.

    Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ndau 10,000 euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura të fshatit Restelicë.

    Më poshtë po japim deklaratën e Presidentes gjatë vizitës në Spitalin e Prizrenit:

    Është një tragjedi e rëndë humbja e jetëve të njerëzve si pasojë e ortekut të borës, një fatkeqësi elementare e paparashikueshme. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Ata do të kenë përkrahjen dhe mbështetjen institucionale për të sanuar pasojat e kësaj fatkeqësie.
    Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe banorët për gjithë ndihmën e ofruar në shpëtimin e jetëve dhe gjetjen e trupave. Kjo dëshmon solidaritetin e pakursyer të njerëzve që të gjenden pranë njëri tjetrit në situata të tilla.

    I shpreh mirënjohje atyre për tërë angazhimin në këtë situatë të jashtëzakonshme që e ka kapluar fshatin Restelicë. FSK dhe PK treguan përkushtim dhe profesionalizëm dhe se janë të aftë të përballin situata të tilla, për çka janë trajnuar dhe aftësuar.

    Edhe njëherë ngushëllime familjarëve dhe banorëve të fshatit Restelicë. Unë dhe i gjithë populli i Kosovës jemi me ta dhe bashkëndjejmë me ta. /bs

    bota sot
    Loqka e vogël...

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=Z7cPcn_Yd-0

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    a din kush kjo familje a esht familje shiptare apo nga ta te cilet jan me planprograme te serbis se ne at vend shumaica jan manor te cilet serbin e njohin se shtet twe tyre

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me gjith at ngushllime me vjen shum keq per ngjarjen

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    a din kush kjo familje a esht familje shiptare apo nga ta te cilet jan me planprograme te serbis se ne at vend shumaica jan manor te cilet serbin e njohin se shtet twe tyre
    Dicka shkruan ketu BENI por une nuk po ju besoj ketyre gazetave sharllatane : http://www.albeu.com/kosove/banoret-...serbia!/64526/
    Sidoqofte , jane njerez .

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •