http://lajmifundit.com/wp/lajmifundit_lajme.png
Zhdukja e ditarit të Enver Hoxhës, Arkivi i Shtetit: S`kemi pasur origjinalin
Publikuar në: Thu, Feb 2nd, 2012
Arkivi Qëndror i Shtetit ka reaguar sot ndaj akuzave të Nexhmije Hoxhës, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila një ditë më parë pretendoi se nga arkivi i shtetit është zhdukur ditari original i bashkëshortit të saj.
Në një deklaratë, Arkivi i Shtetit thekson se nuk ka disponuar kurrë dorëshkrime origjinale të ditarëve të diktatorit Enver Hoxha. Ky është konfirmimi i drejtoreshës së Arkivit, Nevila Nika, pas akuzave të hedhura nga familjarë të Hoxhës për zhdukje të dorëshkrimeve origjinale.
Nika bën të ditur se kur arkiva e Partisë së Punës, është dorëzuar bruto në vitin 1992, nga qyteti i Skraparit, janë marrë vetëm fotokopjet e tyre, pasi origjinale nuk kishte.
Drejtoresha e Arkivës së Shtetit, Nevila Nika, shton se një pjesë e mirë e ditareve politikë, që kanë të bëjnë me Enver Hoxhën ishin zbardhje të zërave të marra nga kasetat e regjistruara, ku bie në sy fakti, që Hoxha ishte gjithmonë i shoqëruar nga të tjerë dhe asnjëherë nuk ishte vetëm.
Krijoni Kontakt