Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112

    A eshte e moralshme nxitja e rritjes ekonomike?

    Agjensia Nderkombetare e Energjise ka deklaruar se bota ka 5 vjet kohe per te bere revolucion energjitik qe ndryshimet klimatike te mos cojne Token drejt shkaterrimit.

    Disa shkencetare (psh. Tim Berrett) dhe analiste klimatike mendojne se permiresimet teknologjike, rritja e eficences se makinave vetem sa rrisin konsumin total te energjise dhe nuk pakesojne emetimet e karbonit. Pra vetem kolapsi ekonomik mund te shpetoje klimen nga shkaterrimi.

    Nderkohe qeverite europiane, dhe ajo shqiptare, kerkojne me ngulm rritje ekonomike. Cfare sensi ka te kerkojme rritje ekonomike sot, kur femijet tane do te vdesin neser nga uria, zjarret, permbytjet? Per te shlyer borxhet qe 99% e popullsise i ka 1%?


    Sistemi ekonomik aktual, i bazuar mbi rritjen ekonomike, eshte teresisht i shkeputur nga realiteti ekologjik.

    Partite politike shqiptare kane nje program per rritje ekonomike, program i parealizueshem ne realitetin e ri, per shkak te krizes energjitike boterore. Edhe ne mungese te krizes energjitike boterore, eshte program qe nuk eshte i moralshem, per aresye te pasojave ambjentale te rritjes.

    Duket se e vetmja menyre masive per te pakesuar papunesine eshte jo rritja ekonomike, por krijimi i mundesive qe te papunet e qyteteve te punesohen ne bujqesi, si te vetepunesuar ne siperfaqe te vogla toke, apo te punesuar ne ferma te medha.

    Shqiptaret mund te jetojne dhe ushqehen edhe pa rritje ekonomike.

  2. #2
    .....
    Anėtarėsuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    105
    Vetem kthimi ne natyre esht zgjidhja.......bujqesi dhe gjah.
    ata te papunet qe do punojn tokat...kam mendimin se nuk do mbijetojn duke konsideruar qe gjithsesi jane te lidhur me te gjithe sistemin ekonomik, si blerja e shtepis, blerja e te gjitha artikujve qe nuk mund te prodhojn...
    ahhhh...ne kete gjendje jan aktualisht fshatrat e shqipris....dhe me sa duket po te mos ishte emigrimi...do ishin ne nje gjende akoma me te mjerueshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alis : 30-01-2012 mė 16:24
    Dimmi cosa vedi?
    Vedo gente stupida.
    E come sono?
    Vanno in giro pensando di essere normali.

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    imagjino berishen me gjethe fiku..kthimi ne natyre

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Alis Lexo Postimin
    kam mendimin se nuk do mbijetojn duke konsideruar qe gjithsesi jane te lidhur me te gjithe sistemin ekonomik, si blerja e shtepis, blerja e te gjitha artikujve qe nuk mund te prodhojn....
    Shtepia mund te ndertohet me materiale te fshatit: gure, balte, kashte, derrase. Shtepite e stilit te vjeter mund te jene shume te forta po te dihen si te ndertohen. Ok, sigurisht kushtet minimale, por mbijetesa nuk diskutohet.

    Cdo artikull mund te prodhohet me materialet qe gjenden ne natyre, nga vete ne. Mjafton nje trajnim minimal ne prodhimin artizanal dhe nje komunitet i vogel mund te behet i pavarur nga ekonomia e madhe. Kepucet, veshjet, materialet e ndertimit, enet mund te prodhohen brenda nje fshati. Keto mund te sigurohen nga tregetia brenda fshatit. Perpara viteve 40 fermat e agallareve ne fshatra ishin si shtete te vogla ku kishte makina qepese, tezgjah, koshere bletesh etj.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nje gje eshte e sigurte, do i paguajme shtrenjte si njerezim kete parazitizem qe po i shkaktojme planetit. Jemi si nje infeksion qe duhet zhdukur ose ulur ne nje numer te atille qe te jete ne ekuiliber me burimet e natyres.

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ide e mire eshte te mbjellim arrore po ato duan 10 vjet qe te rriten,c'do hame nderkohe?

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Problemi me Shqiperine eshte se keto 20 vitet e fundit toka bujqesore eshte shkaterruar dhe mbi te ose eshte ndertuar, ose derdhur beton e mbeturina. Dhe ajo toke qe ka mbetur eshte zene nga katunare qe jane te armatosur deri ne dhembe e nuk te lene as te afrohesh. Konflikti per nje cm toke ne Shqiperi eshte i hershem, dhe eshte si nje bombe me sahat qe po sjell e do te sjelle gjakderdhje.
    Partite kane plane te shkurtra: plane se si te zgrrapin sa me shume ne 4 vjet. Kaq eshte qellimi i partive. Ca behet pas 4 vjeteve, pak u intereson.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tjeter gje eshte emetimi i gazrave (energjitike) ne shkalle planeti, dhe tjeter gje eshte shkaterrimi ekologjik ne Shqiperi.

    Persa i perket moralit, kush e percakton moralin ne pikpamje te nxitjes se rritjes ekonomike, dhe kush e percakton moralin e ruajtjes se mjedisit?

    A duhet te kete nje unison percaktues morali, apo morali eshte specifik dhe i ndyshueshem per situata te ndryshme, etj??!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Disa shkencetare (psh. Tim Berrett) dhe analiste klimatike mendojne se permiresimet teknologjike, rritja e eficences se makinave vetem sa rrisin konsumin total te energjise dhe nuk pakesojne emetimet e karbonit. Pra vetem kolapsi ekonomik mund te shpetoje klimen nga shkaterrimi.
    E shoh se te paskan hedhur trute e gomarit propagandistet e majte. Te majtet e kane fort per zemer "global warming", e kane gati si "fe", por jo se u behet shume vone per ambientin, por se eshte menyra se si ata maskojne urrejtjen e tyre per sistemin kapitalist. Nese del e proteston kunder sistemit kapitalist, njerezit te zene me gurre. Por nese del e proteston "ne mbrojtje te ambientit", njerezit te marrin me seriozisht. Por ne thelb ajo qe i motivon ambientalistet nuk eshte dashuria per ambientin, por eshte urrejtja per kapitalizmin. Jo me kot, ti qe ke hapur kete teme, ne te njejten fjali fluturon nga "ngrohja globale" ne "rritjen ekonomike".

    Dhe duke qene se universitetet jane kthyer ne vatrat te kultivimit te ketyre ideve te shpikura radikale, cmenduria e "nrgohjes globale" ka arritur te implikoje edhe shkencetare me bindje te majta, edhe pse faktet e shifrat nuk vertetojne tezat e tyre. Dhe pak muaj me pare, dolen ne drite plot dokumente e korrespondenca te ketyre shkencetareve, qe deshmojne se ata jane pale ne kete teori te vertete konspiracioni. Ideja se shkenca e kupton ambientin e ndryshimet atmosferike ne teresine e saj, ne ate shkalle sa edhe mund ta kontrolloje, eshte qesharake. Sic do te thosh nje nga njerezit e kanalit televiziv CNN qe ka 20 vjet qe merret vetem me studimin e raportimin e motit: "Eshte cmenduri te besosh qe njeriu dhe aktivitetet e tij mund te ndryshojne sistemet atmosferike."

    Dhe politikanet e majte ne Evrope dhe SHBA, nuk kane se si te mos e shohin kete "ngrohje globale" si nje mundesi per te vene ne jete enderren e tyre: rishperndarjen e pasurise. Dhe ka plot ligje e projekt-ligje, qe marrin persiper te "rregullojne emetimin e karbonit", por qe ne thelb te tyre jane taksimi i te gjithe korporatave energjitike e bizneseve te medha ne mbare boten. Dhe me keto shuma astronimike taksash te mbledhura nga biznesi, te mund ti shpenzojne sic u do qejfi per te krijuar programe per elektoratin e tyre. Skeme jo e keqe apo jo? Problemi i vetem, qe njerezit nuk arrijne te kuptojne, eshte se ligje te tilla shkaterrojne ekonomite e ketyre vendeve dhe rrisin koston e te gjitha produkteve ne treg. Qe do te thote, ato taksat e emetimit te karbonit, do te dalin nga xhepi i konsumatorit, njerezve te thjeshte qe konsumojne ate energji. Korporatat e bizneset gjithemojne ia kalojne tarifat e taksat konsumatorit, duke i perfshire ne cmimin e mallit qe shesin.

    - Perse eshte e rendesishme qe te kete rritje ekonomike?

    Pasi po nuk pati rritje ekonomike, nuk ka vende pune per ata studentet e sapodiplomuar te shkollave. Nuk ka mundesi te levizjes se njerezve nga nje pune ne nje pune tjeter me te mire. Nuk ka para te mjaftueshme ne buxhetin e shtetin, te mbledhura nga taksat, pasi aktiviteti ekonomik e tregtar ulet ne vend. Nuk ka nje rritje te mireqenies se popullsise se atij vendi, por nje perkeqesim te saj. Dhe ne shoqeri lindin probleme shoqerore te shumellojshme: qe nga cifte te reja qe do te shtyjne planet per martese pasi nuk kane pune e te ardhura; e deri tek renia e lindjeve ne vend pasi prinderit do mendohen dy here te sjellin femije kur nuk i mbeshtesin dot ekonomikisht. Bien ndjeshem investimet e kapitaleve te vendit e te huaj, rritet numri i te te papuneve, te depresionuarve, vetevrasjeve.

    Njeriu e ka per detyre qe te kujdeset per ambientin, por jo ta adhuroje ambientin ne ate shkalle, sa te vere ruajtjen e ambientit para ruajtjes se lirise e mireqenies se jetes se njerezve. Toka, ajri, detet e oqeanet u krijuan nga Zoti per te na sherbyer e ushqyer ne. Eshte detyra jone qe te kujdesemi per to, ashtu sic eshte detyra jone qe te kujdesemi qe cdo njeri te kete nje pune qe i siguron te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur veten dhe familjen me buke.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-01-2012 mė 11:51

  10. #10
    .....
    Anėtarėsuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Shtepia mund te ndertohet me materiale te fshatit: gure, balte, kashte, derrase. Shtepite e stilit te vjeter mund te jene shume te forta po te dihen si te ndertohen. Ok, sigurisht kushtet minimale, por mbijetesa nuk diskutohet.

    Cdo artikull mund te prodhohet me materialet qe gjenden ne natyre, nga vete ne. Mjafton nje trajnim minimal ne prodhimin artizanal dhe nje komunitet i vogel mund te behet i pavarur nga ekonomia e madhe. Kepucet, veshjet, materialet e ndertimit, enet mund te prodhohen brenda nje fshati. Keto mund te sigurohen nga tregetia brenda fshatit. Perpara viteve 40 fermat e agallareve ne fshatra ishin si shtete te vogla ku kishte makina qepese, tezgjah, koshere bletesh etj.

    ME KUJTON SISTEMIN MERKSIST, ideal por i papraktikueshem


    per fat te keq pa teknologine nuk mund te mbijetojm dot se jemi mbi 6 miliard
    Dimmi cosa vedi?
    Vedo gente stupida.
    E come sono?
    Vanno in giro pensando di essere normali.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •