Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Alis Lexo Postimin
    per fat te keq pa teknologine nuk mund te mbijetojm dot se jemi mbi 6 miliard
    duhet zbritur ne gjysem miliard numri.

  2. #12
    .....
    Anėtarėsuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    duhet zbritur ne gjysem miliard numri.
    duhet nje luft boterore


    E thjesht esht te polemizosh se si po e prishim ambientin.....por ide apo zgjidhje se si mund ta evitojm asjeri nuk ka gjetur.
    Dimmi cosa vedi?
    Vedo gente stupida.
    E come sono?
    Vanno in giro pensando di essere normali.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E shoh se te paskan hedhur trute e gomarit propagandistet e majte. Te majtet e kane fort per zemer "global warming", e kane gati si "fe", por jo se u behet shume vone per ambientin, por se eshte menyra se si ata maskojne urrejtjen e tyre per sistemin kapitalist. Nese del e proteston kunder sistemit kapitalist, njerezit te zene me gurre. Por nese del e proteston "ne mbrojtje te ambientit", njerezit te marrin me seriozisht. Por ne thelb ajo qe i motivon ambientalistet nuk eshte dashuria per ambientin, por eshte urrejtja per kapitalizmin. Jo me kot, ti qe ke hapur kete teme, ne te njejten fjali fluturon nga "ngrohja globale" ne "rritjen ekonomike".

    Dhe duke qene se universitetet jane kthyer ne vatrat te kultivimit te ketyre ideve te shpikura radikale, cmenduria e "nrgohjes globale" ka arritur te implikoje edhe shkencetare me bindje te majta, edhe pse faktet e shifrat nuk vertetojne tezat e tyre. Dhe pak muaj me pare, dolen ne drite plot dokumente e korrespondenca te ketyre shkencetareve, qe deshmojne se ata jane pale ne kete teori te vertete konspiracioni. Ideja se shkenca e kupton ambientin e ndryshimet atmosferike ne teresine e saj, ne ate shkalle sa edhe mund ta kontrolloje, eshte qesharake. Sic do te thosh nje nga njerezit e kanalit televiziv CNN qe ka 20 vjet qe merret vetem me studimin e raportimin e motit: "Eshte cmenduri te besosh qe njeriu dhe aktivitetet e tij mund te ndryshojne sistemet atmosferike."

    Dhe politikanet e majte ne Evrope dhe SHBA, nuk kane se si te mos e shohin kete "ngrohje globale" si nje mundesi per te vene ne jete enderren e tyre: rishperndarjen e pasurise. Dhe ka plot ligje e projekt-ligje, qe marrin persiper te "rregullojne emetimin e karbonit", por qe ne thelb te tyre jane taksimi i te gjithe korporatave energjitike e bizneseve te medha ne mbare boten. Dhe me keto shuma astronimike taksash te mbledhura nga biznesi, te mund ti shpenzojne sic u do qejfi per te krijuar programe per elektoratin e tyre. Skeme jo e keqe apo jo? Problemi i vetem, qe njerezit nuk arrijne te kuptojne, eshte se ligje te tilla shkaterrojne ekonomite e ketyre vendeve dhe rrisin koston e te gjitha produkteve ne treg. Qe do te thote, ato taksat e emetimit te karbonit, do te dalin nga xhepi i konsumatorit, njerezve te thjeshte qe konsumojne ate energji. Korporatat e bizneset gjithemojne ia kalojne tarifat e taksat konsumatorit, duke i perfshire ne cmimin e mallit qe shesin.

    - Perse eshte e rendesishme qe te kete rritje ekonomike?

    Pasi po nuk pati rritje ekonomike, nuk ka vende pune per ata studentet e sapodiplomuar te shkollave. Nuk ka mundesi te levizjes se njerezve nga nje pune ne nje pune tjeter me te mire. Nuk ka para te mjaftueshme ne buxhetin e shtetin, te mbledhura nga taksat, pasi aktiviteti ekonomik e tregtar ulet ne vend. Nuk ka nje rritje te mireqenies se popullsise se atij vendi, por nje perkeqesim te saj. Dhe ne shoqeri lindin probleme shoqerore te shumellojshme: qe nga cifte te reja qe do te shtyjne planet per martese pasi nuk kane pune e te ardhura; e deri tek renia e lindjeve ne vend pasi prinderit do mendohen dy here te sjellin femije kur nuk i mbeshtesin dot ekonomikisht. Bien ndjeshem investimet e kapitaleve te vendit e te huaj, rritet numri i te te papuneve, te depresionuarve, vetevrasjeve.

    Njeriu e ka per detyre qe te kujdeset per ambientin, por jo ta adhuroje ambientin ne ate shkalle, sa te vere ruajtjen e ambientit para ruajtjes se lirise e mireqenies se jetes se njerezve. Toka, ajri, detet e oqeanet u krijuan nga Zoti per te na sherbyer e ushqyer ne. Eshte detyra jone qe te kujdesemi per to, ashtu sic eshte detyra jone qe te kujdesemi qe cdo njeri te kete nje pune qe i siguron te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur veten dhe familjen me buke.

    Albo
    Kapitalizmin ku 1% e popullsise ka 99% te pasurise nuk e dallon asgje nga komunizmi ku 1% e popullsise (byroja politike dhe klani) komandon e perdor sipas deshires 100% te pasurise (pronen e perbashket). Komunizmi dhe kapitalizmi i monopoleve funksionojne njesoj.



    Ka nje koncept "steady-state economy", qe do te ishte nje ekonomi me e ekuilibruar se kjo modernja. Ka shume shembuj shoqerish qe kane jetuar pa rritje ekonomike, shume mire, per mijera vjet, ne harmoni me ambjentin.

    Sot aresyeja kryesore pse duhet rritja eshte shlyerja e kamatave te borxheve. Pa rritje shtetet dhe bizneset e zhytura ne borxhe falimentojne. Shlyerja e borxheve eshte jetike vetem per nje pjese te vogel te popullsise, per te pasurit qe i kane dhene borxhet gjate dekadave te kaluara.

    Borxhet, gjithsesi, nuk do te arrijne te shlyhen ndonjehere, sepse sistemi funksionon si skeme piramidale. Shiko sitin "positivemoney.org.uk", "debtonation.org".

    Nese cdo familje ka vetem 2 femije mesatarisht popullsia mbetet ne ekuiliber. Nese popullsia mbetet ne ekuiliber dhe konsumon njesoj brez pas brezi, nuk vuan askush.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Alis Lexo Postimin
    ME KUJTON SISTEMIN MERKSIST, ideal por i papraktikueshem


    per fat te keq pa teknologine nuk mund te mbijetojm dot se jemi mbi 6 miliard
    Vendet me te populluara ne bote jane ato ku teknologjia eshte me pak e zhvilluar, shiko Indine, Indonezine. Mbijetojne dhe shtohen fare mire indianet pa piken e teknologjise.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    duhet zbritur ne gjysem miliard numri.
    Bujqesia organike, nese behet me inteligjence, thone se ka 20% prodhim me pak se bujqesia moderne. Nuk eshte ulje e madhe, po te mendosh sa problem eshte obeziteti ne bote.

    Pas ushqyerjes, veshja eshte problem. Edhe ketu ka potencial te madh kursimi, sepse njerezit sot shperdorojne pa fund.

    Nese ka organizim te mire shoqerite mund te pershtaten shpejt.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Alis Lexo Postimin
    duhet nje luft boterore


    E thjesht esht te polemizosh se si po e prishim ambientin.....por ide apo zgjidhje se si mund ta evitojm asjeri nuk ka gjetur.
    Disa analiste mendojne se prishja e ambjentit duket e paevitueshme, njerezimi sillet si gjallese pa koke. Por po aq i paevitueshem atehere eshte dhe kolapsi ekonomik. Keshtuqe nese nuk ka zgjidhje per prishjen e ambjentit do duhen kerkuar zgjidhje per t'ju pershtatur kolapsit. Lloji i zgjidhjeve eshte po ai (me pak konsum energjie, me pak konsum ne pergjithesi) por nese zgjidhjet zbatohen para shkaterrimit ambjental nuk ka katastrofa humanitare, nese zgjidhjet fillojne me vonese, do jene te tilla vetem per te mbijetuarit.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Tjeter gje eshte emetimi i gazrave (energjitike) ne shkalle planeti, dhe tjeter gje eshte shkaterrimi ekologjik ne Shqiperi.

    Persa i perket moralit, kush e percakton moralin ne pikpamje te nxitjes se rritjes ekonomike, dhe kush e percakton moralin e ruajtjes se mjedisit?

    A duhet te kete nje unison percaktues morali, apo morali eshte specifik dhe i ndyshueshem per situata te ndryshme, etj??!
    Cfare sjell vdekje te miliarda njerezve (sepse gjysma e tokes do behet e pabanueshme nga ndryshimet klimatike nese temperatura rritet me 2 grade celcius) eshte e pamoralshme.

    Morali ka lidhje me instiktin e mbijeteses. Kur nje veprim perkeqeson aftesite mbijetuese, adaptuese te shoqerise atehere eshte i pamoralshem

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Problemi me Shqiperine eshte se keto 20 vitet e fundit toka bujqesore eshte shkaterruar dhe mbi te ose eshte ndertuar, ose derdhur beton e mbeturina. Dhe ajo toke qe ka mbetur eshte zene nga katunare qe jane te armatosur deri ne dhembe e nuk te lene as te afrohesh. Konflikti per nje cm toke ne Shqiperi eshte i hershem, dhe eshte si nje bombe me sahat qe po sjell e do te sjelle gjakderdhje.
    Partite kane plane te shkurtra: plane se si te zgrrapin sa me shume ne 4 vjet. Kaq eshte qellimi i partive. Ca behet pas 4 vjeteve, pak u intereson.
    Eshte problem shume i madh. Gjithsesi, mbi beton mund te mbillen perime, rreth betonit peme, aty ku nuk ka beton, pyje. Me kalimin e kohes betoni degradohet, minohet, shembet. Pra ka shprese.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ide e mire eshte te mbjellim arrore po ato duan 10 vjet qe te rriten,c'do hame nderkohe?
    Cdo hame po nuk beme asgje? Perkeqesimi ekonomik do te vije gradualisht. Kemi rezerva. Le te perfitojme nga koha ne dispozicion dhe te bejme nje investim per te ardhmen.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    dakord rita,
    ti ēfare sugjeron si zgjidhje, ti leme menjane punet e moralit,
    se mesa kuptova ti thua qe popullsia e sotme sa jemi nuk eshte problem se mbahet me ushqim, po pikerisht mbahet duke paguar koston e ndotjes.

    Pastaj mos flisni per bujqesine duke bere si ekspert se pak veta e dine se sa e veshtire eshte dhe sa energji e kohe kushton te mbjellesh qofte nje siperfaqe te vogel toke, nafta, mjetet motorrike, pleherat kimike dhe helmet (qe nga ana e tyre implikojne koston e energjise se prodhimit ne fabrika kimike qe ndotin ambientin, etj etj.

    Dakord jam une qe po e shkaterrojme ambientin, po te behemi realist dhe te mos ia fusim kot me llogje utopike se si 6 miliarde persona jane OK per tu ushqyer sepse nuk eshte aspak e vertete.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •