Close
Faqja 118 prej 127 FillimFillim ... 1868108116117118119120 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,171 deri 1,180 prej 1268
  1. #1171
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....thuhet se njeriu gjat jetes dy here behet bebë....
    - nje here kur lind eshte bebë taman bebë ...dhe
    - tjetren here kur plaket po ashtu bën gjera dhe fol sikur te ishte femij apo bebë...
    ...ky mr projketi ma kujtoi kete....
    ndërkaq ti Hard po më kujton dicka tjetër...
    kjo që ke përmendur ti është krejt normale. kjo u ngjan edhe shkencëtarëve, ... është proces normal natyror dhe njeriu në pleqëri ( në Kosovë - në torjet shqiptare plak quhet nga 45 vjet e përpjetë) dhe pleqëri quhet pas viteve të 80 njeriu harron dhe vërtet bën edhe gjeste të fëmijëve. Por kjo nuk ngjan te të gjithë. Disa i kap më herët disa në pleqëri të vonë ( po ta përmend ta zëmë Mark Krasniqin që është mbi 93 vjecar dhe është më inteligjent se unë e se ti )

    Mos u merakos për mua, sepse mosha ime është mosha më e pjekur për krijimtari e për gjëra precize. E them me modesti, mua ma kanë lakmi edhe shumë të rinj dhe këtë ma kanë thënë kaq herë. Në fakt mirë ndihem në krijimtari dhe mund të shtyhem dhe të dal fitimtar ndaj shumë të rinjve që janë inteligjentë. Prapë e them me modesti, atë që disa të rinj e bëjnë për 1 javë, mua më duhet vetëm 1 orë....

    Ndërkaq ti po ma kujton tipin e njriut që në drejtësi njihet si " i rritur i mitur" që përkthyer në gjuhën popullore do të thotë: dikush kurrë burrë nuk bëhet, lind fëmijë, burrërohet si fëmijë, plaket fëmijë....por prapë po them nuk është faji i tyre.... është faji i natyrës që i ka bërë të këtillë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-01-2012 më 13:30
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #1172
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Me e keqja esht kur krye shpihuni i quan te tjeret shpihuna ky fare Morina i kryeshpihunit Rrahmon Morina.

    A?e dine ti Projekti se kushe esht Fadil Syleviqi Syla njeher .

    Ja ta them une Fdile Syla ka qen dhe esht Shqiptari me i Kualifikuar dhe me i Specializuar ne lemin e Kriminalistikes jo ne Kosove por ne ishe-Jugosllavi e verteta esht se ky Fadili ka studiuar ne Beograde e gjetiu Kriminalistiken po ashtu e vertet esht dhe ket e dine Prishtinalit se kur ka sherbyer Fadil Syla ky ju ka kajte nanen Hajnave te Prishtines e vertet esht se me ardhjen e Fadilit ne detyre si shef i Kriminalistikes per Prishtine Krimin e Organizuar dhe Hajnat e Hajnit i ka qite ne dy gujte duke e ulur ne Minimum kriminalitetin dhe duke krijuar Siguri per te gjithe Qytetaret e Prishtines dhe ket e dine te gjithe ata te cilet jetojne ne Prishtine Fadil Syla esht marre vetem me Hajnat dhe krimin e organizuar ne rajonin e Prishtines dhe sa di une ky kurre nuk ka maltretuar Shqiptare tjer perveq hajnave qi ju ka kajte nanen .

    Po ashtu Koha tregoje se ky Fadile Syla kishte qen njeri i Qeveris se athershme te Kosoves dhe celulave te UCK,se brenga sturukturave pushtuse te Serbise me qka e ka ndihmuar shume Kosoven dhe UCK.ne dhe ket e dine me se miri Komandat Remi i Llapit te cilve me Vone edhe ju bashkangjitet Fadil Syla ku ka dhen kontribut shume te madhe vete dezerimi dhe bashkangjitja e Fadilit me UCK:ne esht percjell me ikjen e Fadili me nje Kamione perplote Aramatime po ashtu si starteg qe ishte Fadil Syla shum her i ka futur edhe vete Serbet ne konflikte duke i ber qe te Luftojne nderveti me manipulimet qe ju ka ber permes Radiolidhjeve .

    Normale se sote Fadil Syla ka nje pozite shum te larte ne Policin e Kosoves sps pa Fadili Sylen Prishtine do te jete nje Gjungulle ne dore te Arushave Hajnave dhe kriminelve te Prishtines e sikur te terhiqej sote Fadil Syla nga Pozita une ju garantoje se Krimi dhe hajnia ne Prishtine do te shtohen per 100%.

    Tjera her ti Projekt mesoje senet mire para se ta citoshe nje Sharlatane te Rrrahmane Morines
    Për shkrimet e të tjerëve unë nuk marr përgjegjësi as e kam zakon t'u përgjigjem lexuesve. U përgjigja sepse në këtë shkrim rastisi një vend i përshtatej asaj që kisha shkruar unë dhe e citova.

    Megjithëkëtë, mendimi im është se UDB-ashët nuk duhet të kenë vend në qeveri qofshin ata edhe gjeni, sidomos nëse ndonjë nga ata ka shkaktuar dhunë e dhembje në familje shqiptare.

    Unë kurrë nuk paskam dëgjuar për këtë Suljoviqin dhe as jam i interesuar të di gjë për të, por po më duket si shembull i keq e prototip i së keqes. Për mua nuk është e rëndësishme ku ka studiuar. Pse ka studiuar në Beograd mund të jetë njeri shumë i mirë. Mos harro se universiteti i Beogradit ( dhe universitetet e ish Jugosllavisë në përgjithësi ) dikur ka qenë i njohur, kështu nuk e vlerësoj njeriun nga ku ka studiuar, por nga vepra.

    P.S. Mos u merr me paragjykime. Sipas logjikës tënde gjithe¨ata që kanë mbiermin Morina janë spiunë, si Rrahman Morina. Njeriu vlerësohet sipas veprave personale e jo si kolektiv.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-01-2012 më 13:59
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #1173
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Për shkrimet e të tjerëve unë nuk marr përgjegjësi as e kam zakon t'u përgjigjem lexuesve. U përgjigja sepse në këtë shkri rastisi një vend i përshtatej asaj që kisha shkruar unë dhe e citova.

    Megjithëkëtë, mendimi im është se UDB-ashët nuk duhet të kenë vend në qeveri qofshin ata edhe gjeni, sidomos nëse ndonjë nga ata ka shkaktuar dhunë e dhembje në familje shqiptare.

    Unë kurrë nuk paskam dëgjuar për këtë Suljoviqin dhe as jam i interesuar të di gjë për të, por po më duket si shembull i keq e prototip i së keqes.
    Edhe nje her projek ky Fadil Syleviqi Syla nuk ka shkatuar asnje dhune ne famijet Shqiptare e verteta esht se ky ju ka kajte nanen hajnave te Prishtines dhe duhet te ju kaje ende dhe kjo esht per te miren e te gjithe neve se per ndryshe nuk jetohet ne Prishtine prej hajnave te cilet gjdo dite do te thejshin nga 100.shtepi e banesa Fadili esht penicilin per hajnat.

    Ne nuk kemi edhe aqe shum Eksperta sa ti hedhim ne mbeturina Fadili ka qen pergjegjes per sktorin e siguris ne rajonin e Llapit ne shtabin e UCK.se gjate luftes kur edhe i esht bashkuar UCK.se

    Nesi ti nuk e njefe Fadil Syelen pyti Prishtinalit e te tregojne per te ....

  4. #1174

    Prandaj bisedat konstruktive kanë ke¨të të mirë. Dikush e jep një argument dikush një tejtër dhe vetëm duke biseduar dhe duke shplasur dy anët e madales arrijmë deri të e vërteta.

    respekt,

    P.S. Besoj e ke hetuar gati në të shumtën e herave postoj shkrime "anën tjetër të medales" d.m.th. kundërfakte!

    këtu pajtoj plotësisht me ty ne¨se është ekspert. në këtë aspekt ne jemi jo shumë të zgjuar. shfrytëzoje ekspertin, ama ta kesh në mbikëqyrje. kjo po ma kujton edhe kohën e luftë. edhe gjate¨luftës nuk jemi treguar të zgjuar në ekspertët ushtarakë. aty ku kanë ditur dhe ku kanë qenë të gatshëm për t'i shfrytëzuar këta ekspertë ka pasur fitore
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-01-2012 më 14:18
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #1175
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    “AFERIM” TË QOFTË, OR KRYEMINISTRI HASHIM!?...TË LUMTË “VETËVENDOSJE”!!!

    Faridin Tafallari

    SI, MËRGIMTAR PATRIOT, LUFTËTAR I BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, NUK MUND TË RRI PA E PËRSHËNDET “VETËVENDOSJEN”, DJEMTË E SAJ ATDHETARË GUXIMTARË!!!
    ...JU LUMTË, QË PO E TREGONI ME VEPRA, ÇDO DITË E MË SHUMË, SE JENI ATDHETARË TË BETUAR PËR KOMB E ATDHE, PËR SHQIPTARI...PO E RUANI NDERIN DHE KRENARINË E SHQIPTARISË, E JO SI PUTHADORËT DHE QYQARËT PUSHTETARË, QË SOT JANË THYER...JANË PËRKULUR...I KANË KTHY KRAHËT POPULLIT, DUKE I BËRË TEMENA...VETVETES...DHE TË HUAJVE !!!

    KRYEMINISTËR!...EDHE NËSE KE PAS NDONJËHERË NDENJA PATRIOTIZMI... TASHMË JE ZHVESHUR LAKURIQ...DHE PO LUFTON HAPUR, BASHKË ME MINISTRAT E TU, KUNDËR PATRIOTËVE TË VËRTETË, DJEMVE ATDHETARË TË “VETËVENDOSJES”!!!

    ...E tash e njohim të gjithë... Por me gjasë, ky është Kryeministri i Kosovës multietnike, siç deklaron vetë, është Kryeministri i “kosovarëve”... i Bashkim-Vllazërimit të ish-Jugosllavisë... se...se Kryeministri Hashim asesi nuk është i shqiptarëve...i shqiptarëve të Kosovës!!!
    Ky, si “kosovar”, nuk e ka përjetuar kohën, kur djemtë e vajzat dhe mbarë populli shqiptar në Kosovë, në demonstratat e organizuara në vite, në demonstratat paqësore i mbulonte tymi e gazi lotësjellës, i policisë serbo-fashiste-jugosllave...kur rriheshin e tërhiqeshin zvarrë e torturoheshin egërsisht, me torturat nga më çnjerëzoret, të çmendurisë titiste, nga duart e gjakatarëve serbosllavë, por edhe atyre shqipfolës, që ishin në shërbim të tyre, në shërbim të armikut tonë shekullor!!!
    Edhe në atë kohë, shërbëtorët shqipfolës, të parët, me vetë vullnetin e tyre, i dënonin demonstruesit se... ish - Jugosllavinë e atëhershme, ata puthadorë, e kishin pranuar si shtetin e tyre dhe... shokun Tito si udhëheqësin e tyre?! Kurse demonstruesit i quanin nacionalistë, seperatistë, prishës të rendit e qetësisë, prishës të Bashkim-Vllazërimit etj! Edhe atëhere, të huajt, ndërkombëtarët, nuk kursenin fjalët, me fjalorin më të ultë, duke na akuzuar e duke fyer çdo hap, që merrej për të drejtat e shqiptarëve, të cilët me plot të drejtë, i kërkonin të drejtat e tyre, të drejtat legjitime, të mohuara nga shovinizmi serbosllav!!!
    ...Dhe tash, ato forca... i ka Hashim “trimi” nën komandën e tij...nën urdhërin e tij... tashmë ai i urdhëron, që të veprojnë...tamam ashtu si vepruan më 14 dhe 22 janar! As gjë nuk iu mungonte dhe i dallonte ata, nga ata, armiqtë tanë, që jo shumë larg në kohë, këto pamje, shiheshin, nëpër qytetet e Kosovës dhe në trojet etnike shqiptare nën ish –Jugosllavi, të ndara e të copëtuara, jo vetëm nga shteti amë Shqipëria, por edhe nga bija e saj Kosova kreshnike e Shqipërisë!!!
    .... E tmershme...se sot po e njëjta “valle” po luhet edhe nga qeveria e “kosovar-komb-sajuesve”, me në krye kryetrimin-Kryeministrin- Hashim, ku të njëjtën dhunë po e ushtron ndaj shqiptarëve-bashkëkombasve të tij, hiq më ndryshe se shkijet e të së kaluarës!!! Eh..e thashë dhe më lart se, në atë kohë kryeministri Hashim ka qenë akoma i ri, në moshën e adoleshentit... dhe ai, vetë, nuk i ka përjetuar, nuk ja ka provu kurrizi kërbaçin e dhunës së egër të pushtuesit apo … nejse.... Po vallë, këta të tjerët, patriotët ...luftëtarët e sprovuar, si , Jakup Krasniqi-Kupa, Xhavit Haliti-Zeka, Hydajet Hyseni-Hyda, Mehmet Hajrizi-Baca e plot të tjerë, i “harruan“përjetimet e egërsirës serbosllave e titiste... dhe... sot, të parët, ata po japin deklarata të “mençura” kundër protestave të “Vetvendosjes”!?!...
    Dhe kjo, nuk ka se si mos me të habit, se, si mund të pajtohen me këto skena, që po ndodhin me qeverinë e tyre... dhe ata i mbyllin sytë... i mbyllin veshët athua se optika e tyre nuk i shikon drejt! Pikërisht ata deklarohen kundër atyre, që me guxim i dalin në mbrojtje atdheut, tokës, Kosovës Loke... E këta, bëhen, si qyqarë e trumcakë të trembur dimri... sikur mos të jenë me mend në kokë!?
    Euuu... nuk mungojë as ai, fare “trimi” Ali Ahmeti-Abazi, i cili e mbështeti dhunën që ushtrohet kundër bijëve më të mirë të popullit, kundër “Vetëvendosjes”, nga qeveria e Hashimit!?…Ky kopshtaxhiu Ali, në vitet 1984 - 85, ishte në kurbet, në Zvicër... dhe punonte....ju pastronte oborret dhe kopshtet zvicerjanëve...E sot... nuk i vjen hiç turp...pa pikën e ndërgjegjes si shqiptar apo të përgjegjësisë që ka... luajnë në sy të tij, ca k-a-k-a maqedonas, me çdo gjë, që është shqiptare... sa herë të ju a dojë kokrra e qejfit atyre, edepsëz maqedonas, vrasin e burgosin shqiptarë patriota…Dhe ky kokëdele “mencuria”, mundohet t’i japë mend, ngase ka shumë, kolegut të tij të “nderuar” Hashim “trimit” !
    Këta, që i përmenda, por edhe disa pseudopatriotë, për veprimet e shëmtuara të policisë heshtin.... dhe.... akuzojnë “Vetëvendosjen”, liderin e saj atdhetarin patriot e trimin guximtar Albin Kurtin, si dhe trimat e guximtarët e tjerë Glauk Konjuvca, Visar Ymeri, Liburn Aliu, Dardan Mulliqi, Rexhep Selimi, ku ky bashkë me shokë dolën hapur me uniformën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
    Ju lumtë trimave guximtarë të “VETËVENDOSJES”!!!... Kurse këtyre, që mbahen si gjeli maj plehut ...që mburren se na paskan qenë komandantë.... që kanë qenë e na qenkan çlirimtarët e UÇK-së, fitimtarët e lirisë... dhe tashmë janë mësuar, ohoho, janë rehatu, të ulur në karriget e buta të Kuvendit!?... Por edhe nga aty, i urrejnë për vdekje “vetëvendosasit” sypatrembur... i tmerron guximi i tyre,... i kap tmerri e paniku, nga frika, se mos e “prishin” me të huajt...mos ju a “prishin qejfin” ndërkombëtarëve, “miqve” tanë të shtrenjtë, që nga të gjithë anët e kufirit, lesh e li e çorap e kanë bërë çdo gjë për shqiptarinë! Por kujt do t’i dhimset shqiptaria, Shqipëria, Kosova, trojet etnike... or qeveritarë puthadorë, kujt, të huajit apo shqiptarit??!....Si ka mundësi... si ka mundësi, që policët shqiptarë, të dalë nga gjiri i popullit, t’i rrahin... t’i tërheqin zvarrë bijtë e bijat e popullit të vet...t’i dënojnë me burg... dhe.. këtë e bëjnë ata, që flasin në emër të popullit nga Kuvendi i Kosovës...Nëse ka vërtet Kuvend të Kosovës, atë e sundon Hashimi, duke u treguar sot e për ditë më diktator se diktatorët më me zë…!!!
    Pra, nga aty, nga Kuvendi i Kosovës, i dënojnë dhe i urrejnë shokët e shoqet e tyre... vazhduesit e tyre, ku ata, të lartpërmendurit, e lanë në gjysëm të rrugës, pa i arritur aspiratat e kahmotëshme të mbarë shqiptarisë, që ishte nisur drejt rrugës finale për Ribashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet të vetëm, shtet i të gjithë shqiptarëve, si e ka falë Zoti Shqipërinë Natyrale!
    Këto që po ndodhin në Kosovën shqiptare, ditën për diell, pa dyshim, që të gjitha janë gatuar nëpër zyrat e Beogradit, vetëm atje nëpër guzhinat e tyre dhe hiq më pak edhe të Evropës së pabesë e hileqare, janë gatuar me kohë çorbat helmuese...dhe këto çorba, këta të tanët, si arinjtë e përgjumur polarë, i hëngrën dhe po vazhdojnë t’i hanë ditë për ditë me oreksin e përfitimit personal dhe të pasurimit të vetvetes e miqve të tyre, në atë farë feje, që hiç s’po ja ndin për këtë popull...që i ka shku thika në rrasht!!!
    ...Jo, jooo, asgjë nuk ndodhi rastësisht? Të gjitha u parapërgatitën qysh herët... “kombi ri kosovar”, ndërrimi i flamurit kombëtar, nga ai flamuri krenar shqiptar, u nxorr një paçavure, që nuk ka asgjë të përbashkët me atë kombëtar shqiptar! Jemi të gjithë dëshmitarë, që për gjithçka antikombëtare shqiptare, që për gjithçka atdhetare e për shqiptari “VETËVENDOSJA” NUK HESHTI KURRË, përkundrazi ngriti zërin fuqishëm, luftoi dhe u ndesh me guxim me pushtetarët! Me Albinin në krye demonstroi fuqishëm, në dëborë e në të ftohtin e acartë të janarit, në kufirin me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë..Ju bashkua një pjesë e popullit...erdhën vëllezërit nga Shqipëria Amë, për tju bashkangjitur demonstruesve të “Vetëvendosjes”, por edhe këta u penguan në kufi.. KUFIRI SHQIPTAR – SHQIPTAR!!!...Kufitarët e Kosovës...kishte prej tyre që u përlotën, por ç’të bënin...i kishte urdhëruar kryeministri pseudopatriot Hashim!...Kishte marrë këshilla të “çmuara” nga Sala, helbete dy shtete shqiptarë, dy krym-ministra-diktatorë-, që mendojnë se e kanë krejt Shqiptarinë në dorë, prandaj deri tash p.....n të dy në një poç, por ama, ata e dinë mirë kuptimin e fjalëve: “ngadalë beg se ka hendek”!!! Me rëndësi është që, këtë përpjekje atdhetare të “VETËVENDOSJES”, pjesa atdhetare dhe patriotike e SHQIPTARËVE anembanë trojeve etnike, si dhe në diasporë, e përkrahën, e përshëndetën dhe e mbështetën njëzëri. Ju bashkangjitën motos së “VETËVENDOSJES” “Jo hyrjes së Serbisë në Kosovë!” Nuk mund të rri pa përshëndet në veçanti edhe ish Ambasadorin William Walker, njëherit mikun e madh të të gjithë shqiptarëve, që, si në ditët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, si tash në protesta, MIKU I MADH WALKER, BURRË I VËRTETË, POLITIKAN I DITUR e SERIOZ, e mbeshteti të drejtën për të protestuar si dhe “VETËVENDOSJEN”...Ndaj më del fuqishëm urimi:
    JU LUMTË “VETËVENDOSJE”!!!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #1176
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Edhe nje her projek ky Fadil Syleviqi Syla nuk ka shkatuar asnje dhune ne famijet Shqiptare e verteta esht se ky ju ka kajte nanen hajnave te Prishtines dhe duhet te ju kaje ende dhe kjo esht per te miren e te gjithe neve se per ndryshe nuk jetohet ne Prishtine prej hajnave te cilet gjdo dite do te thejshin nga 100.shtepi e banesa Fadili esht penicilin per hajnat.

    Ne nuk kemi edhe aqe shum Eksperta sa ti hedhim ne mbeturina Fadili ka qen pergjegjes per sktorin e siguris ne rajonin e Llapit ne shtabin e UCK.se gjate luftes kur edhe i esht bashkuar UCK.se

    Nesi ti nuk e njefe Fadil Syelen pyti Prishtinalit e te tregojne per te ....
    nuk eshte aspak e vertet qfar po deklaron ti
    se di nga i ke ato dezinformata

    fadil syleviqi ka qen ne burgun e UÇK-se ne zonen operative te Llapit pra i burgosur nga UÇK .ja
    e jo
    pergjegjes per sktorin e siguris ne rajonin e Llapit ne shtabin e UCK.se

  7. #1177
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Po dihet mire qe syleviqin e ka liru Komandant Remi se ja ka tha lekun n'dore.. tak-tak.. ja ka mush grushtin.

    Problmi qendron pse kta udb-ash sot shiten si ushtar te Uçk-es, pse lejojne Komandantet e gjalle denigrim te tille te figures se ushtarit te Uçk-es, ku eshte Remi qe shukat(po dihet pse, pazari i bere).. dhe gjeja me me rendesi pse ju lejohet sot te ken komand ne organet e siguris??? Pse qeveria qe i njeh mire po pranon sherbimet e tyre?

    Qeveria ngrit shpifje absurde kunder Albinit.. ndersa udb-ashet qe i njeh krejt prishtina i ka zyrtar ne funksione te rendsishme ne polici.. ose me mire te themi bashkepunon ngushte me kriminelet e milloshit, i ka personat me te besueshem.
    Tjeter gje me rendesi eshte qe mediat, gazetat.. druajne hakmarrje po t'i bejne publike keto marrina, nuk pranojne te rrezikojne. Udb-ashi i konvertum ne polic e zyrtar e ka vetem nje shpjegim.. mafi. Mafi e tolerume hapur nga organet e shtetit.. bashkejetes, bashkeveprim i tyre.. shko denonco n'guxofsh. Jo mafi e thjeshte vetem per interes leku.. eshte mafi me prejardhje te zez tradhtare, e lidhur ngushte me sherbimet sekrete te shkijeve.

    E tere kjo nuk paraqet problem per qeverin.. keta mendjen e kan te Albini qe qenka mlu me qebe e me suxhuk, ne 2004-ten. Qenkan raportet e policise qe deshmojne.. thuajse udb-ashet qe komandojne ne vet polici nuk kane mundesi te krijojne e shpikin raporte ad-hok per kedo qe deshirojne, me urdhera nga lart.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #1178
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    “AFERIM” TË QOFTË, OR KRYEMINISTRI HASHIM!?...TË LUMTË “VETËVENDOSJE”!!!

    Faridin Tafallari

    SI, MËRGIMTAR PATRIOT, LUFTËTAR I BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, NUK MUND TË RRI PA E PËRSHËNDET “VETËVENDOSJEN”, DJEMTË E SAJ ATDHETARË GUXIMTARË!!!
    ...JU LUMTË, QË PO E TREGONI ME VEPRA, ÇDO DITË E MË SHUMË, SE JENI ATDHETARË TË BETUAR PËR KOMB E ATDHE, PËR SHQIPTARI...PO E RUANI NDERIN DHE KRENARINË E SHQIPTARISË, E JO SI PUTHADORËT DHE QYQARËT PUSHTETARË, QË SOT JANË THYER...JANË PËRKULUR...I KANË KTHY KRAHËT POPULLIT, DUKE I BËRË TEMENA...VETVETES...DHE TË HUAJVE !!!

    KRYEMINISTËR!...EDHE NËSE KE PAS NDONJËHERË NDENJA PATRIOTIZMI... TASHMË JE ZHVESHUR LAKURIQ...DHE PO LUFTON HAPUR, BASHKË ME MINISTRAT E TU, KUNDËR PATRIOTËVE TË VËRTETË, DJEMVE ATDHETARË TË “VETËVENDOSJES”!!!

    ...E tash e njohim të gjithë... Por me gjasë, ky është Kryeministri i Kosovës multietnike, siç deklaron vetë, është Kryeministri i “kosovarëve”... i Bashkim-Vllazërimit të ish-Jugosllavisë... se...se Kryeministri Hashim asesi nuk është i shqiptarëve...i shqiptarëve të Kosovës!!!
    Ky, si “kosovar”, nuk e ka përjetuar kohën, kur djemtë e vajzat dhe mbarë populli shqiptar në Kosovë, në demonstratat e organizuara në vite, në demonstratat paqësore i mbulonte tymi e gazi lotësjellës, i policisë serbo-fashiste-jugosllave...kur rriheshin e tërhiqeshin zvarrë e torturoheshin egërsisht, me torturat nga më çnjerëzoret, të çmendurisë titiste, nga duart e gjakatarëve serbosllavë, por edhe atyre shqipfolës, që ishin në shërbim të tyre, në shërbim të armikut tonë shekullor!!!
    Edhe në atë kohë, shërbëtorët shqipfolës, të parët, me vetë vullnetin e tyre, i dënonin demonstruesit se... ish - Jugosllavinë e atëhershme, ata puthadorë, e kishin pranuar si shtetin e tyre dhe... shokun Tito si udhëheqësin e tyre?! Kurse demonstruesit i quanin nacionalistë, seperatistë, prishës të rendit e qetësisë, prishës të Bashkim-Vllazërimit etj! Edhe atëhere, të huajt, ndërkombëtarët, nuk kursenin fjalët, me fjalorin më të ultë, duke na akuzuar e duke fyer çdo hap, që merrej për të drejtat e shqiptarëve, të cilët me plot të drejtë, i kërkonin të drejtat e tyre, të drejtat legjitime, të mohuara nga shovinizmi serbosllav!!!
    ...Dhe tash, ato forca... i ka Hashim “trimi” nën komandën e tij...nën urdhërin e tij... tashmë ai i urdhëron, që të veprojnë...tamam ashtu si vepruan më 14 dhe 22 janar! As gjë nuk iu mungonte dhe i dallonte ata, nga ata, armiqtë tanë, që jo shumë larg në kohë, këto pamje, shiheshin, nëpër qytetet e Kosovës dhe në trojet etnike shqiptare nën ish –Jugosllavi, të ndara e të copëtuara, jo vetëm nga shteti amë Shqipëria, por edhe nga bija e saj Kosova kreshnike e Shqipërisë!!!
    .... E tmershme...se sot po e njëjta “valle” po luhet edhe nga qeveria e “kosovar-komb-sajuesve”, me në krye kryetrimin-Kryeministrin- Hashim, ku të njëjtën dhunë po e ushtron ndaj shqiptarëve-bashkëkombasve të tij, hiq më ndryshe se shkijet e të së kaluarës!!! Eh..e thashë dhe më lart se, në atë kohë kryeministri Hashim ka qenë akoma i ri, në moshën e adoleshentit... dhe ai, vetë, nuk i ka përjetuar, nuk ja ka provu kurrizi kërbaçin e dhunës së egër të pushtuesit apo … nejse.... Po vallë, këta të tjerët, patriotët ...luftëtarët e sprovuar, si , Jakup Krasniqi-Kupa, Xhavit Haliti-Zeka, Hydajet Hyseni-Hyda, Mehmet Hajrizi-Baca e plot të tjerë, i “harruan“përjetimet e egërsirës serbosllave e titiste... dhe... sot, të parët, ata po japin deklarata të “mençura” kundër protestave të “Vetvendosjes”!?!...
    Dhe kjo, nuk ka se si mos me të habit, se, si mund të pajtohen me këto skena, që po ndodhin me qeverinë e tyre... dhe ata i mbyllin sytë... i mbyllin veshët athua se optika e tyre nuk i shikon drejt! Pikërisht ata deklarohen kundër atyre, që me guxim i dalin në mbrojtje atdheut, tokës, Kosovës Loke... E këta, bëhen, si qyqarë e trumcakë të trembur dimri... sikur mos të jenë me mend në kokë!?
    Euuu... nuk mungojë as ai, fare “trimi” Ali Ahmeti-Abazi, i cili e mbështeti dhunën që ushtrohet kundër bijëve më të mirë të popullit, kundër “Vetëvendosjes”, nga qeveria e Hashimit!?…Ky kopshtaxhiu Ali, në vitet 1984 - 85, ishte në kurbet, në Zvicër... dhe punonte....ju pastronte oborret dhe kopshtet zvicerjanëve...E sot... nuk i vjen hiç turp...pa pikën e ndërgjegjes si shqiptar apo të përgjegjësisë që ka... luajnë në sy të tij, ca k-a-k-a maqedonas, me çdo gjë, që është shqiptare... sa herë të ju a dojë kokrra e qejfit atyre, edepsëz maqedonas, vrasin e burgosin shqiptarë patriota…Dhe ky kokëdele “mencuria”, mundohet t’i japë mend, ngase ka shumë, kolegut të tij të “nderuar” Hashim “trimit” !
    Këta, që i përmenda, por edhe disa pseudopatriotë, për veprimet e shëmtuara të policisë heshtin.... dhe.... akuzojnë “Vetëvendosjen”, liderin e saj atdhetarin patriot e trimin guximtar Albin Kurtin, si dhe trimat e guximtarët e tjerë Glauk Konjuvca, Visar Ymeri, Liburn Aliu, Dardan Mulliqi, Rexhep Selimi, ku ky bashkë me shokë dolën hapur me uniformën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
    Ju lumtë trimave guximtarë të “VETËVENDOSJES”!!!... Kurse këtyre, që mbahen si gjeli maj plehut ...që mburren se na paskan qenë komandantë.... që kanë qenë e na qenkan çlirimtarët e UÇK-së, fitimtarët e lirisë... dhe tashmë janë mësuar, ohoho, janë rehatu, të ulur në karriget e buta të Kuvendit!?... Por edhe nga aty, i urrejnë për vdekje “vetëvendosasit” sypatrembur... i tmerron guximi i tyre,... i kap tmerri e paniku, nga frika, se mos e “prishin” me të huajt...mos ju a “prishin qejfin” ndërkombëtarëve, “miqve” tanë të shtrenjtë, që nga të gjithë anët e kufirit, lesh e li e çorap e kanë bërë çdo gjë për shqiptarinë! Por kujt do t’i dhimset shqiptaria, Shqipëria, Kosova, trojet etnike... or qeveritarë puthadorë, kujt, të huajit apo shqiptarit??!....Si ka mundësi... si ka mundësi, që policët shqiptarë, të dalë nga gjiri i popullit, t’i rrahin... t’i tërheqin zvarrë bijtë e bijat e popullit të vet...t’i dënojnë me burg... dhe.. këtë e bëjnë ata, që flasin në emër të popullit nga Kuvendi i Kosovës...Nëse ka vërtet Kuvend të Kosovës, atë e sundon Hashimi, duke u treguar sot e për ditë më diktator se diktatorët më me zë…!!!
    Pra, nga aty, nga Kuvendi i Kosovës, i dënojnë dhe i urrejnë shokët e shoqet e tyre... vazhduesit e tyre, ku ata, të lartpërmendurit, e lanë në gjysëm të rrugës, pa i arritur aspiratat e kahmotëshme të mbarë shqiptarisë, që ishte nisur drejt rrugës finale për Ribashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet të vetëm, shtet i të gjithë shqiptarëve, si e ka falë Zoti Shqipërinë Natyrale!
    Këto që po ndodhin në Kosovën shqiptare, ditën për diell, pa dyshim, që të gjitha janë gatuar nëpër zyrat e Beogradit, vetëm atje nëpër guzhinat e tyre dhe hiq më pak edhe të Evropës së pabesë e hileqare, janë gatuar me kohë çorbat helmuese...dhe këto çorba, këta të tanët, si arinjtë e përgjumur polarë, i hëngrën dhe po vazhdojnë t’i hanë ditë për ditë me oreksin e përfitimit personal dhe të pasurimit të vetvetes e miqve të tyre, në atë farë feje, që hiç s’po ja ndin për këtë popull...që i ka shku thika në rrasht!!!
    ...Jo, jooo, asgjë nuk ndodhi rastësisht? Të gjitha u parapërgatitën qysh herët... “kombi ri kosovar”, ndërrimi i flamurit kombëtar, nga ai flamuri krenar shqiptar, u nxorr një paçavure, që nuk ka asgjë të përbashkët me atë kombëtar shqiptar! Jemi të gjithë dëshmitarë, që për gjithçka antikombëtare shqiptare, që për gjithçka atdhetare e për shqiptari “VETËVENDOSJA” NUK HESHTI KURRË, përkundrazi ngriti zërin fuqishëm, luftoi dhe u ndesh me guxim me pushtetarët! Me Albinin në krye demonstroi fuqishëm, në dëborë e në të ftohtin e acartë të janarit, në kufirin me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë..Ju bashkua një pjesë e popullit...erdhën vëllezërit nga Shqipëria Amë, për tju bashkangjitur demonstruesve të “Vetëvendosjes”, por edhe këta u penguan në kufi.. KUFIRI SHQIPTAR – SHQIPTAR!!!...Kufitarët e Kosovës...kishte prej tyre që u përlotën, por ç’të bënin...i kishte urdhëruar kryeministri pseudopatriot Hashim!...Kishte marrë këshilla të “çmuara” nga Sala, helbete dy shtete shqiptarë, dy krym-ministra-diktatorë-, që mendojnë se e kanë krejt Shqiptarinë në dorë, prandaj deri tash p.....n të dy në një poç, por ama, ata e dinë mirë kuptimin e fjalëve: “ngadalë beg se ka hendek”!!! Me rëndësi është që, këtë përpjekje atdhetare të “VETËVENDOSJES”, pjesa atdhetare dhe patriotike e SHQIPTARËVE anembanë trojeve etnike, si dhe në diasporë, e përkrahën, e përshëndetën dhe e mbështetën njëzëri. Ju bashkangjitën motos së “VETËVENDOSJES” “Jo hyrjes së Serbisë në Kosovë!” Nuk mund të rri pa përshëndet në veçanti edhe ish Ambasadorin William Walker, njëherit mikun e madh të të gjithë shqiptarëve, që, si në ditët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, si tash në protesta, MIKU I MADH WALKER, BURRË I VËRTETË, POLITIKAN I DITUR e SERIOZ, e mbeshteti të drejtën për të protestuar si dhe “VETËVENDOSJEN”...Ndaj më del fuqishëm urimi:
    JU LUMTË “VETËVENDOSJE”!!!
    Edhe enveristi Tafallari qenka ne krah te VV!

    Kur do te shkruajne dhe Xhemili me Fadilin. Fadili paraqitet dhe ketu ne forum me shkrime.

  9. #1179
    Tafallarit i permendet emri dhe ne rastin e vellezerve Gervalla:

    «DIKTATORI HOXHA ISHTE KUNDËR LËVIZJES KOMBËTARE »

    Bota sot, 10 mars 2003

    Intervistë ekskluzive e Hysen Gërvallës

    «DIKTATORI HOXHA ISHTE KUNDËR LËVIZJES KOMBËTARE » !

    Si bashkëpunonin natën e shaheshin ditën Shqipëria e Jugosllavia ? Pse Tirana e Enverit e quajti tradhti kombëtare raportin e Jusuf Gërvallës derguar Amnesty International !? Çka dinë për atentatin e 17 janarit 1982 Saime Jusufi, e njohur si « Bule », Hasan Mala i njohur si « Plaku » dhe Ibrahim Kelmendi ? Kush e Themeloi « Komitetin Revolucionar » për likuidimin e vëllezërve Gërvalla ? Kush është Hysen Gega ?

    HERETIZIM E LEQITJE

    « BOTA SOT » Zoti Gërvalla, para se të vijmë te ai 17 janari i kobshëm 1982, çka dini për ngjarjet që i paraprinë këtij otentati makabër në Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën?

    Hysen GËRVALLA: Shtëpia jonë kishte një biografi të moçme. Për çdo regjim të huaj ajo ishte e heretizuar dhe e leqitur. Ishim të përndjekurit e të pesë regjimeve, duke u nisur nga ai turk, malazias, serb, nga mbretëria serbe e deri te Jugosllavia e Titos. Mbaj mend mirë kohën e regjimit të Rankoviqit kur OZNA dhe UDB-a ishin porositur të na mbajnë nën mbikëqyrje dhe rrethim të përhershëm, duke na akuzuar, madje, edhe për veprimet e burrave të Gërvallajve kundër Perandorisë Osmane.Të gjithë brezat e kësaj familjeje kanë qenë të ballafaquar me padrejtësi, presion, dhunë dhe biseda të pandërprera hetimore policore. Familjen tonë e përcollen burgosjet, dënimet e rënda deri edhe me vdekje. Na u pat marrë edhe toka e trashëguar den-baba-den me anën e asaj "reformes agrare", si dënim i "kaçakëve" që kishin vepruar kundër Jugosllavisë. Kjo e kaluar e rendë por krenare për Gërvallajt ia ka lehtësuar Serbisë të ndërmarrë edhe aktin e vrasjes se Jusufit dhe Bardhoshit. Kuptohet, nëse i ka vrarë vetëm Serbosllavia. Jeta e rendë plot vuajtje e krajata na kishte vënë në lëvizje të pandërprerë kur u detyruam të marrim edhe rrugën e kurbetit .Mos të harroj. Gjatë tërë asaj kohe të rendë si plumbi, Jusufi e Bardhoshi ushqenin shpirtin e tyre me muzikë, duke i kënduar me kitarë komponimet e kohës, ato të Johan Lennonit, si "Let it Be, "Yesterday" etj, të cilat ndikuan ne kalitjen e shpirtit të tyre, deri në ditën e vrasjes.

    EMISARËT SPECIALË” TË PATRIOTIZMËS!

    As Jusufi, as Bardhoshi nuk ishin avanturierë. Që të dy kanë patur talent edhe për muzikë, edhe për politikë. Kanë qenë shumë të vëmendshëm. Dhe kur e panë se pakkush ishte i gatshëm të kacafytet me përbindëshat (Shqipëri e Enverit e Jugosllavi e Rankoviqit) që natën bashkëpunonin e ditën shaheshin, i përvolen mënget dhe u futen të gjallë në zjarrin që përvëlonte.
    Pasi dolën në Perëndim bënë përpjekjet e para për dialog kombëtar e njerëzor me "krerët" e OMLK-së dhe të grupimeve tjera që u pëmgjanin tufave të deleve, duke u përpjekur t'i ofrojnë mërgimtarët, t'i largojnë nga kursi ideologjik, në mënyrë që të viheshin të gjithë në binarë kombëtarë. Fatkeqësisht, gjithë këto përpjekje dështuan, sepse tufat e deleve që i kishte organizuar Enver Hoxha nëpër kruzhoqet partiake, ishin me tru të shpërlarë. Megjithatë, Jusufi e Bardhoshi nuk u ndalen. Dhe, deri në ditën kur u vranë nuk pushuan së insistuari për një pajtim të arsyeshëm e të qytetëruar. Sa miope ishte politika e Enverit që ishte ngulitur në kokat e këtyre tufave njerëzish, për ilustrim, ja vetëm një shembull. Jusuf Gërvalla i kishte dhënë shënime Amnesty International mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Këtë raport të parë dorëzuar një organizate ndërkombëtare, Tirana e asaj kohe e quajti "tradhëti ndaj çështjes kombëtarë".
    Pushkës që vrau Jusufin e Bardhoshin ia kanë hapur rrugën me raportet e tyre që shqipfolësit ia dorëzonin UDB-së. Deri me sot opinioni disponon me disa fakte. Gjatë takimeve të LNÇKVSHJ-së (Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Jusuf Gërvalla) me përfaqësues zyrtarë të Tiranës, doli hapur se diktatori Enver Hoxha nuk ishte i interesuar për forcimin e Lëvizjes Kombëtarë, por për formimin dhe zgjerimin e organizatave komuniste në diasporë. Për këtë shkak dështojnë edhe bisedimet për bashkim në mes të Lëvizjes Kombëtare të Jusufit dhe OMLK-së se Hidajet Hysenit, që u mbajtën në Stamboll në tetor të vitit 1981. Pra kundër Lëvizjes se Jusuf e Bardhosh Gërvalles nuk ishte vetëm UDB-a por edhe Sigurimi i Tiranës. Atëbotë, në Perëndim vepronin edhe disa grupe me orientime të ndryshme, si Lidhja e dytë e Prizrenit, Lëvizja për Shqipërinë etnike, mirëpo krerët e këtyre grupimeve nuk ditën kurrë ta ndajnë shapin prej sheqerit, andaj as nga këto grupe nuk u prit mirë dalja në skenën politike të diasporës e Jusuf Gërvalles. Dhe në atë moment kur Jusufi e Bardhoshi e kuptuan se çlirimi i Atdheut nuk mund të bëhet nëpërmes "emisarëve specialë" të patriotizmës, që lansoheshin nga ambasada të ndryshme dhe nga vetë ambasada e Shqipërisë, ata u rrezikuan hapur nga qendra ideologjike e krimit me seli ne Tiranë, Beograd e gjetiu. Jusuf Gërvalla do të rrënonte kullën prej kartoni që e kishte kurdisur Enver Hoxha në bazat e ideologjisë marksist-leniniste në diasporën shqiptare.

    VRASËSE ËSHTË SERBIA E NDIHMUAR MGA SHQIPFOLËSIT

    "BOTA SOT“: Të kthehemi tani te atentati i 17 janarit të kobshëm. Deri me tani dihet se në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës kanë marre pjesë, përpos UDB-së jugosllave, edhe Sigurimi i Tiranës. Mirëpo, anonimati akoma mbretëron mbi këtë atentat. Pse?

    Hysen GËRVALLA: Përsa i përket edhe Sigurimit të Tiranës, si i involvuar në këtë atentat, keni plotësisht të drejtë. I një rëndësie të veçantë është fakti se Tirana zyrtare ishte kundër çdo organizimi të diasporës sonë në baza kombëtarë. Dhe fakti tjetër që nga themelimi i tij, Sigurimi i Tiranës ka ekzekutuar pa fije hezitimi njerëzit me eminentë bashkë me familjet e tyre.
    Sa i takon anonimitetit, deri më sot dihet se Serbia është ajo që nuk ndihet e fortë për ta shpalosë këtë vrasje. Pa fije dyshimi janë edhe disa shqiptarë që kanë ndihmuar për t'u kryer ky atentat.

    "BOTA SOT": Si u gjenden këta tre dëshmorë të Kombit në një vend ditën e atentatit. Si ndodhi që bashkë me Jusufin e Bardhoshin të vritej edhe Kadri Zeka i cili i takonte OMLK-së se udhëhequr nga Hidajet Hyseni?

    Hysen GËRVALLA: Si dhe pse shkoi Kadri Zeka në Gjermani për t'u takuar me Jusufin ditën e atentatit, në këtë pyetje kanë obligim historik t'i përgjigjen familjes Zekaj, por edhe familjes Gërvallaj, shoqja dhe shokët e Kadri Zekës, e këta janë Saime Jusufi e njohur si "Bule"', Hasan Mala, i njohur si "Plaku"' dhe Ibrahirn Kelmendi, shok i Kadri Zekës. Pas tyre vije edhe Faredin Tafallari.

    "BOTA SOT": Është shkruar disa herë për njëfarë "Komiteti Revolucionar" për likuidimin e vëllezërve Gërvallaj!

    Hysen GËRVALLA : Është e vërtetë se ka ekzistuar ai farë "Komiteti Revolucionar" i përbërë nga një grup njerëzish të organizuar. Sa di unë udhëheqës i këtij "Komiteti" ka qenë Riza Salihu nga fshati Mushtisht, ndërsa Ibrahim Kelmendi ka qenë njëri ndër udhëheqësit e atij farë "Komiteti" të famshëm. Nuk është aspak me rëndësi cili është i pari apo i dyti. Nga ky "Komitet" Hysen Gega është caktuar për të bërë atentat në Jusuf Gërvallën. Hysen Gegës iu kam drejtuar publikisht për sqarime, pa e akuzuar fare. Përkundrazi, familja Gërvallaj, Hysen Gegën e konsideron viktimë, e kurrsesi fajtor. Këtij njeriu ju kam falenderuar që ia zgjati pak jetën Jusufit, duke refuzuar detyrën që kishte marre nga ai farë "Komiteti". Falenderimi im atij nuk i ka bërë përshtypje. Ndoshta ai ka akoma ndalesa për t'u takuar me familjen tonë, kush e di? Sidoqoftë, familja jonë e falenderon atë për moszbatimin e urdhërit të "Komitetit Revolucionar".

    Jusuf FERIZI

  10. #1180
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    «DIKTATORI HOXHA ISHTE KUNDËR LËVIZJES KOMBËTARE »
    ...I hate Hoxha me gjith shoket e tij edhe perkrahesit e tij edhe ata qe i shkojn modelit te tij .,....pra si p.sh. Vetfudnosjen ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •