Close
Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 391
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Si more nuk diskutuam nje here per shkakun?!
    Sot,sigurisht qe flasim e shkruajme te gjithe dhe japim edhe mendime.Pse?Sepse jemi te qete dhe te kthjellet.Ne duhet te vendosemi ne ato momente dhe te gjykojme.Ishin momente dhune dhe duhej marre nje vendim.A duhej te mbrohej shteti apo jo?Ne rast se nuk do mbrohej shteti,pasojat i kuptojme te gjithe.Do kishte me shume te vrare,me shume dhune,me shume djegie.Dhe do ishim ne qe do flisnim e do shkruanim po ketu.
    Ku ishte shteti?
    Pse nuk na mbrojti por lejoi gjithe ate dhune?
    Dhe perseri do vazhdonim.
    Le te vriteshin nja kater a pese por do vendosej ligji.
    Ja keshtu them une.
    Ndaj mos behemi kaq te mencur pas pilafit.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Si more nuk diskutuam nje here per shkakun?!
    Sot,sigurisht qe flasim e shkruajme te gjithe dhe japim edhe mendime.Pse?Sepse jemi te qete dhe te kthjellet.Ne duhet te vendosemi ne ato momente dhe te gjykojme.Ishin momente dhune dhe duhej marre nje vendim.A duhej te mbrohej shteti apo jo?Ne rast se nuk do mbrohej shteti,pasojat i kuptojme te gjithe.Do kishte me shume te vrare,me shume dhune,me shume djegie.Dhe do ishim ne qe do flisnim e do shkruanim po ketu.
    Ku ishte shteti?
    Pse nuk na mbrojti por lejoi gjithe ate dhune?
    Dhe perseri do vazhdonim.
    Le te vriteshin nja kater a pese por do vendosej ligji.
    Ja keshtu them une.
    Ndaj mos behemi kaq te mencur pas pilafit.
    Do shkaun ti ?
    Gafen e pare e ben ti qe thua se shteti rrezikohej , hic fare nuk rrezikohej. Ta zeme hyne dhe brenda ne kryeminstri do bertisnin njehere aty urra e do iknin.
    E kupton ca gafe ben qe po rrezikohej shteti?
    Shkaku eshte se se duroi dot Berisha ate turme te madhe kunder tij dhe diktatorce deshi ti jape nje mesim sic bejne Ben Alite sot
    E i ziu ti je ke pjesa shqiptareve dum baben thote baba se do me mulu krimin qe rrezikohej shteti thoni dhe ju dumbabistet ne rresht.
    Albania Uber Alles

  3. #53
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Do shkaun ti ?
    Gafen e pare e ben ti qe thua se shteti rrezikohej , hic fare nuk rrezikohej. Ta zeme hyne dhe brenda ne kryeminstri do bertisnin njehere aty urra e do iknin.
    E kupton ca gafe ben qe po rrezikohej shteti?
    Shkaku eshte se se duroi dot Berisha ate turme te madhe kunder tij dhe diktatorce deshi ti jape nje mesim sic bejne Ben Alite sot
    E i ziu ti je ke pjesa shqiptareve dum baben thote baba se do me mulu krimin qe rrezikohej shteti thoni dhe ju dumbabistet ne rresht.
    Fakti qe e permendni shpesh emrat e diktatoreve Arabe tregon se donit pushtet me revolucion, me dhune . Duke hyre ne Kryeministri do quhej e pushtuar nga protestuesit njesoj si ne boten Arabe duke bertitur : Ra diktatori Berisha sic ra Aliu ,Mubarak, e torollak .Madje mund vinit edhe zjarrin intitucioneve dhe rrezimi i qeverise quhej i mbaruar. Vete Rama me moton "zgjedhjet e vjedhura" , do thoshte populli rrezoi qeverine duke vene drejtesine ne vend nga votat e vjedhura prej Saliut. Keshtu qe ti mos bej si dhelpra qe nuk e kapi dot rrushin
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Fakti qe e permendni shpesh emrat e diktatoreve Arabe tregon se donit pushtet me revolucion, me dhune . Duke hyre ne Kryeministri do quhej e pushtuar nga protestuesit njesoj si ne boten Arabe duke bertitur : Ra diktatori Berisha sic ra Aliu ,Mubarak, e torollak .Madje mund vinit edhe zjarrin intitucioneve dhe rrezimi i qeverise quhej i mbaruar. Vete Rama me moton "zgjedhjet e vjedhura" , do thoshte populli rrezoi qeverine duke vene drejtesine ne vend nga votat e vjedhura prej Saliut. Keshtu qe ti mos bej si dhelpra qe nuk e kapi dot rrushin
    Ik o o ik me hipoteza injorantesh si perhere ti.
    Ide plluq e pllaq perhere ti.
    Albania Uber Alles

  5. #55
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ik o o ik me hipoteza injorantesh si perhere ti.
    Ide plluq e pllaq perhere ti.
    Nuk flas me hipoteza por me llogjiken e ngjarjes .

    Skender Gjinush para 21 janarit bente thirrje per rrezimin e qeverise: Shqiperia te marre shembullin e Tunizise .



    Edi Rama



    Tom Doshi



    Saimir Tahiri



    Demostruesit e dhunshem do hynin ne Kryeministri do jepni lule Saliut dhe pastaj do benin urra urra

    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 24-01-2012 më 09:15
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Provat nga FBI: Kreu i Gardës dhe tre deputetë të PS nën akuzë

    Arrest shtëpie për komandantin e Gardës: Arma e tij vrau Faik Myrtajn. Në arrest edhe shefi i IT-së në Kryeministri për filmimet

    Hetimet e 21 janarit/ Zbardhet kërkesa e plotë e Prokurorisë për Ndrea Prendin: Qëlloi 11 herë dhe ndërroi tytën e pistoletës. Gjykata: Përse e lamë në arrest shtëpie. Berisha: Ina Rama prishi provat. PS: Të hetohen urdhëruesit e vrasjeve.

    Ina Rama me Arvizun: Tri arrestime dhe tri imunitete

    “Policia pushoi hetimet për organizatorët. Hetim Doshit, Bares e Ballës”

    Kryeprokurorja: Kërkuam arrest me burg, gjykata i la në shtëpi. Faik Myrtaj u vra nga pistoleta e Prendit

    Prokuroria kërkoi arrestimin e tre personave të akuzuar për vrasje dhe fshehje të provave të dosjes së 21 janarit dhe në të njëjtën ditë deklaroi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të tre deputetëve të Partisë Socialiste, nën dyshimet se ata mund të kenë nxitur aktet e dhunës që shoqëruan demonstratën. Hapi i ekuilibruar dhe i pritshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbërritjes së ekspertizave të FBI, ndodhi një vit pas ngjarjeve të rënda në Tiranë. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ambasadorin amerikan në Tiranë, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit (arrest në burg) të shtetasve Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës dhe Armando Kasaj, me detyrë specialist i IT-së në Këshillin e Ministrave. Ndërkohë që i akuzoi tre zyrtarët për veprime faktike që u atribuohen atyre, prokurorja e Përgjithshme ishte e kujdesshme juridikisht kur tha se organi i Prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar, nëse veprimet e dhunshme në protestën e dt. 21 janar kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.

    Policia s‘hetoi organizimin
    Para se të jepte lajmin e kërkesës për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi u është ngarkuar shërbimeve të Policisë Gjyqësore, Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Ina Rama tha se Policia e Tiranës, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, ka përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore, por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21.01.2011.

    Deputetët e PS
    “Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i Prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar, nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë”, tha Ina Rama. Sipas saj, në funksion të vazhdimit të hetimeve, është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal. Kryeprokurorja deklaroi se për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Duke qenë se ata kanë imunitet ndaj hetimit, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, dje, më datë 23.01.2012, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve.

    Arvizu: Mbështesim deri në fund hetimin e gjithanshëm të 21 janarit
    “Të hetohen vrasjet, por edhe organizatorët e dhunës”


    Ambasadori Arvizu

    TIRANE – Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, deklaroi dje se mbështet plotësisht Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. “Mendoj se është e qartë se mbështetja jonë ka qenë e vazhdueshme dhe e sigurt”,- theksoi ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë deklaratës së mbajtur me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Zyrën e Prokurores së Përgjithshme, sa të vazhdojë ky hetim. Ka qenë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur dhe i lirshëm, larg çdo ndikimi politik”,- theksoi ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu. Ai vuri në dukje se qeveria amerikane i mirëpret pohimet e prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, në lidhje me hetimin e gjithanshëm të 21 janarit. “SHBA, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim Zyrën e Prokurorisë, derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qenë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Arvizu. I pyetur në lidhje me hetimin e ngjarjes, diplomati tha se investigimi duhet të jetë shumëplanësh. “Sigurisht duhet të hetohen edhe veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, si dhe veprimet e qëllimet e organizuesve për aq sa dihet, duke vazhduar me zhvillimin e hetimit nëse ka ndonjë provë, e cila vërteton pengimin e drejtësisë”, tha Arvizu. Sa i përket pyetjeve për akuzat që janë bërë mbi një hetim politik të Prokurorisë në dosjen e 21 janarit, ambasadori Arvizu mohoi që ky hetim të jetë i motivuar politikisht.

    Hetimet e 21 janarit
    Gardist në arrest me burg

    Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit

    Nën hetim
    Alfred Ahmetcenaj
    Mark Nikolli
    Sadik Çela
    Gazmend Ahmetaj

    Të akuzuar
    Ndrea Prendi, komandant i Gardës
    Margarit Kume, shofer i komandantit të Gardës
    Armando Kasaj, punonjës i Kryeministrisë

    Deputetë për t’u hetuar
    Taulant Balla
    Tom Doshi
    Besnik Baraj

    Ndrea Prendi
    Ina Rama deklaroi dje se një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht, ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke pasur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij,- tha Ina Rama.

    Kamerat
    Kryeprokurorja theksoi dje se është hetuar edhe në drejtim të fshirjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të Këshillit të Ministrave. Ekzaminimet më të specializuara të laboratorëve të FBI-së konfirmuan, përtej çdo dyshimi, se më datë 21.01.2011, nga ora 19:24’ deri 19:36’, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme (që mund të jetë Hard Disk, USB, DVD dhe DVD-Writer). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë qenë të programuara të kryejnë filmime të cilësisë së lartë.

    Panorama

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    PS: Do votojmë heqjen e imuniteteve

    PS i kërkon Prokurorisë të hetojë Berishën e Bashën: Janë përgjegjës për përdorimin e pushkëve

    Tahiri: Prokuroria, manovër për ekuilibër të papranueshëm në hetime

    Partia Socialiste shprehet e gatshme të dorëzojë imunitetet e të gjithë deputetëve të saj për t’u hetuar për ngjarjet e 21 janarit, teksa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, si përgjegjës për katër viktimat.
    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Sajmir Tahiri, doli mbrëmë në darkë në një konferencë për shtyp, ku foli në emër të kryetarit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë pune në Gjermani. Ai tha se pas kërkesës së Prokurorisë për t’i hequr imunitetin Tom Doshit, Besnik Bares dhe Taulant Ballës, të gjithë deputetët janë gati të vihen në dispozicion të zbardhjes së ngjarjes. “Dua të nënvizoj që në fillim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur deri në fund hetimin e 21 janarit. Nëse Prokurorisë i duhet kontributi në hetim i tre deputetëve të PS-së, jemi gati të votojmë heqjen e imunitetit të tyre dhe të të gjithë deputetëve pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit për të ndihmuar në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës. Vetë kryetari Edi Rama thekson se, në mungesë të imunitetit të tij parlamentar, është në dispozicion të Prokurorisë, bashkë me të gjithë deputetët. Shtoj këtu se edhe unë, deputeti Saimir Tahiri, njësoj si gjithë kolegët e mi, kam qenë aktiv në organizimin e asaj demonstrate dhe nuk shoh asnjë arsye në botë që unë dhe kolegët e mi të veçohemi nga tre kolegët e tjerë”, u shpreh Tahiri. Sipas tij, asnjë prej deputetëve të tjerë të Grupit Parlamentar socialist nuk ka bërë më pak sesa Doshi, Bare e Balla në ushtrimin e së drejtës kushtetuese për një demonstratë paqësore. Tahiri tha se deputetët e PS-së janë të gatshëm të hetohen. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje organit të akuzës të marrë në hetim Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin Basha, si përgjegjës për vrasjet e katër personave në bulevard. “Nuk ka të vërtetë të plotë për 21 janarin pa drejtësi të plotë, që për ne do të thotë ndëshkim për ekzekutorët dhe autorët e vrasjeve, të cilët për ne janë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit mbi protestuesit! Për ne, për të gjithë popullin opozitar, ashtu si për çdo shqiptar të arsyeshëm, të kërkosh imunitetin e tre deputetëve opozitarë dhe jo të Sali Berishës, që ka përgjegjësinë e madhe të vrasjeve të 21 janarit, nuk është aspak normale. Ashtu siç nuk është aspak normale që ndërkohë kur kërkohet procedimi për tre deputetë opozitarë, nuk kërkohet për eprorin e drejtpërdrejtë të vrasësve të identifikuar nga ekspertiza, i cili është ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha”, tha Tahiri. Sipas tij, “opozita shqiptare akuzon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si përgjegjës të drejtpërdrejtë për përdorimin e pushkëve ndaj popullit, me pasojë vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ata duhet të hetohen deri në fund, ata duhet të merren në procedim menjëherë, edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha, përndryshe kërkesa për imunitetin e tre deputetëve opozitarë nuk mund të mos na duket si manovër për të krijuar një ekuilibër të papranueshëm në hetime”. Tahiri tha gjithashtu se nëse Berisha, Basha dhe Gjergj Lezhja, përgjegjës për serverin e fshirë të Kryeministrisë, do të lihen jashtë hetimit, “opozita do ta konsiderojë përfshirjen e tre deputetëve të saj në hetime si një kalkulim ekstraligjor të Prokurorisë për të dalë mbi palët, por në fakt duke u bërë palë në pengimin e drejtësisë së plote për 21 janarin”. Në të njëjtën kohë, Tahiri tha se “nga ana tjetër, Gjykata tregoi edhe njëherë që është kthyer në vegël të pushtetit. Masa arrest shtëpie për vrasës e për bashkëpunëtorë të përfshirë në fshehjen e gjurmëve të krimit, është jo vetëm e turpshme, por edhe kërcënim i hapur për procesin gjyqësor. Arrest shtëpie, me Saliun në krye të qeverisë e të policisë, do të thotë liridalje e plotë dhe mundësi 24 orë për të komunikuar për ndotjen e mëtejshme të hetimeve e të procesit penal të 21 janarit”.

    Bare: Veprimet e mia janë parë në media
    Deputeti socialist, Besnik Bare, akuzoi Kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor të vrasjeve të 21 janarit. “E mirëpres të gjithë këtë veprim të Prokurorisë. Gjithçka që kam parë unë është bërë prezente dhe nga media, ku tregohet qartë se cilët janë vrasësit dhe dhunuesit e vërtetët të 21 janarit. Nuk mund të ketë një komandant garde që qëllon mbi protestuesit me kokën e vet, por përgjegjësit e vërtetë të masakrës së 21 janarit janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Mediat treguan se cili ishte roli i deputetëve të Partisë Socialiste në qetësimin e situatës atë ditë përpara Kryeministrisë dhe ushtarëve të armatosur të Gardës”, u shpreh Bare.

    Balla: Të mos hetohet Saliu është qesharake
    Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të cilin është kërkuar heqja e imunitetit për ngjarjet e 21 janarit, është shprehur i gatshëm ta lërë atë. Megjithatë sipas Ballës, të ngelet jashtë hetimit Kryeministri Berisha është qesharake. “Ai që duhet të shkojë para gjyqit është Saliu, është Lulzim Basha. Ne jemi gati të heqim imunitetin e çdo deputeti që kërkon Prokuroria, por të hetosh Besnik Baren e të mos hetosh Saliun është qesharake!”. Taulant Balla në fund të deklaratës thotë se: “Të më hetosh mua dhe jo Lul Bashën është qesharake! Ne duam drejtësi”.

    Doshi: Qetësova protestuesit më 21 janar
    “Edhe kur policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetësuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Çdo hap i imi atë ditë është filmuar dhe çdo gjë është transparente. Kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush nuk ka dyshim se urdhrin e ka dhënë Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe urdhrave fshihen nga stafi i Këshillit të Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdhri është dhënë nga Kryeministri. Sot është hedhur një hap i madh për vënien në vend të drejtësisë për krimin e 21 janarit”, tha dje deputeti Tom Doshi.

    Rregullorja për imunitetin
    Sipas Rregullores së Kuvendi, heqja e imunitetit të një deputeti bëhet vetëm në rastet kur ai akuzohet për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Kërkesa për heqjen e imunitetit i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori i Përgjithshëm, dhe kërkesa duhet të shoqërohet me dokumente të cilat provojnë shkeljet e pretenduara. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet e vë në dijeni deputetin.

    Katër javë afat në Kuvend
    Kuvendi ka katër javë në dispozicion për të hartuar një raport për seancën plenare në të cilën rekomandohet rrëzimi apo miratimi i heqjes së imunitetit dhe lejimi i ndjekjes penale për deputetin. Deputeti, për të cilin kërkohet heqja e imunitetit, lajmërohet dhe i dorëzohet kërkesa e Prokurorisë. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve shpjegimet rreth çështjes.

    Heqja e imunitetit, me votim të fshehtë
    Heqja e imunitetit të një deputeti bëhet në Kuvend me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë. Sipas procedurës, deputetit i jepet fjala në fillim të seancës për të shpjeguar rreth çështjes. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

    Panorama
    ARISTIR LUMEZI & TRAZHGIM SOKOLAJ

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Imuniteti, të premten Tom Doshi para Këshillit

    TIRANE- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka vendosur sot qe diten e premte ne oren 10.00, deputeti Tom Doshi do te jape shpjegimet e tij per kerkesen e prokurorise per nisjen e procedures hetimore per 21 janarin.

    Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate mes kreut te Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut te grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci.

    Nderkohe qe Topalli ka kerkuar moszvarritjen e procedurave dhe nisjen qe neser ne 11.00 me pyetjen e deputeteve te PS-se, Ruci ka kerkuar zbatim te rregullores dhe mbledhjen e keshillit te Mandateve, diten e premte.

    Keshilli, drejtuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka njohur keshillin me tre dosjet e mberritura nga Prokuroria per kerkesen per procedim penal të 3 deputetëve socialistë, Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi.

    “Kur bëhet kërkesë për autorizim për procedim penal, Kuvendi nis menjëherë procedurën. Kjo mbledhje është thirrur për t’i bërë të njohur anëtarët e këtij këshilli dosjet e sjella pas një viti nga Prokuroria e Përgjithshme. Deputet janë lajmëruar, do zbatohet rregullorja. Kuvendi do të japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim të gjithanshme të asaj dite të zezë të 21 janarit të një viti më parë. Them të zgjedhim relatorët që d të hartojnë raportin dhe nesër të thërrasim në orën 11.00 njërin nga këto tre deputete për të dhënë mundësi në respekt të rregullores për të dhënë shpjegimet e tyre”- tha Topalli.

    Kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka kerkuar zbatimin e rregullores, t’i lihet kohe anetareve te njohen me dosjet dhe vete deputeteve te njihen me materialet e mberritura.

    “Nuk kemi asnjë vërejtje, pasi jemi të qartë që si ata dhe të gjithë ne, veprimtaria jonë ka qenë në përmbushje të plotë të ligjeve dhe të drejtës që siguron Kushtetuta. Meqë hetimi duhet të prekë politikën, ka radhë dhe hetimi nis nga ata që dhanë urdhër, ata kanë emër të përvecëm kryeministri dhe ish ministri i brendshëm”- tha Ruci.

    Pas tij ka reaguar Topalli, duke kerkuar te mos zvarritet me tej kerkesa per procedim, qe pritej prej nje viti.

    Duke deklaruar zhvillimet e fundit te hetimeve, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se eshtë e nevojshme hetimi i disa deputetëve, të cilët gjatë protestës krijojnë dyshime se me vepimet e kryera kanë organizuar dhunë. “Kështu Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi do hetohen për organizim dhe pjesmarrje në tubim të dhunshëm”,- bëri me dije dje kryeprokurorja Ina Rama.

    Pas saj, deputeti socialist, Sajmir Tahiri shprehu ne emer te PS-se, gatishmerine per cdo procedure ligjore, lenien e imunitetit per deputetet e kerkuar, por ka shtuar se kjo do te jete e pakuptimte, nese ne hetime nuk perfshihen edhe kreu i qeverise, Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshem, Lulzim Basha.

    Panorama

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin

    po prokurores iu desh ekspertiza fe-be-iane per te pare edhe keto pamje qe flasin troc per zjarr dhe hekur nqse se Sala nuk do te pranonte akordin e servirur nga Edver Rama per te zgjedhur presidentin sipas deshirave te tij ....????!!!!




    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #60
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Zjarrfikesi=Zjarrvenesi, ky eshte lejtmotivi i gjithe kesaj çfaqjeje te cilen e pame qarte me ze e figure... dhe nese zjarrfikesi ka bere pis shtepine ku ka rene flaka, o burra te denojme zjarrfikesin..., ..sa per ty zjarrvenes ti ke te drejten tende t`i vesh zjarrin shtepise, (por me pare duhet t`i kishe marre leje te zotit)...

    a thua se keta qe na u paditkan per vrasje, do fitonin pasuri, a do u shtohej rroga, pas vrasjes,...vec ne qofshin manjake dhe vrasin per hobi....
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •