Close
Faqja 8 prej 40 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 391
  1. #71
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Pse per c'fare shkuan protestuesit atje , per papunesi, per munges uji drite , munges buke ??
    Ajo u be zbrit o Sale nga karrigia dhe hyp Edi Rama lol
    Fatkeqesisht e paguan ata 4 te shkretrit .

    Ne cilin ministri ne bote ( me sa info nga postimet jeton jashtatdheut) te lejohet ty si protestues te shetites neper korridoret e ministris ?
    Ta thy koken polici lol
    Nuk ka asnjë rëndësi se pse shkuan protestuesit atje.
    Për çdo thyerje të ligjit që mund të kenë bër ata ka ligje dhe gjykata që i vlerësojnë dhe dënojnë.
    Cili ligj i jep të drejtën Sali Berishës për ti vrarë me plumb??

  2. #72
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    PS: Do votojmë heqjen e imuniteteve

    PS i kërkon Prokurorisë të hetojë Berishën e Bashën: Janë përgjegjës për përdorimin e pushkëve

    Tahiri: Prokuroria, manovër për ekuilibër të papranueshëm në hetime

    Partia Socialiste shprehet e gatshme të dorëzojë imunitetet e të gjithë deputetëve të saj për t’u hetuar për ngjarjet e 21 janarit, teksa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, si përgjegjës për katër viktimat.
    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Sajmir Tahiri, doli mbrëmë në darkë në një konferencë për shtyp, ku foli në emër të kryetarit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë pune në Gjermani. Ai tha se pas kërkesës së Prokurorisë për t’i hequr imunitetin Tom Doshit, Besnik Bares dhe Taulant Ballës, të gjithë deputetët janë gati të vihen në dispozicion të zbardhjes së ngjarjes. “Dua të nënvizoj që në fillim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur deri në fund hetimin e 21 janarit. Nëse Prokurorisë i duhet kontributi në hetim i tre deputetëve të PS-së, jemi gati të votojmë heqjen e imunitetit të tyre dhe të të gjithë deputetëve pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit për të ndihmuar në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës. Vetë kryetari Edi Rama thekson se, në mungesë të imunitetit të tij parlamentar, është në dispozicion të Prokurorisë, bashkë me të gjithë deputetët. Shtoj këtu se edhe unë, deputeti Saimir Tahiri, njësoj si gjithë kolegët e mi, kam qenë aktiv në organizimin e asaj demonstrate dhe nuk shoh asnjë arsye në botë që unë dhe kolegët e mi të veçohemi nga tre kolegët e tjerë”, u shpreh Tahiri. Sipas tij, asnjë prej deputetëve të tjerë të Grupit Parlamentar socialist nuk ka bërë më pak sesa Doshi, Bare e Balla në ushtrimin e së drejtës kushtetuese për një demonstratë paqësore. Tahiri tha se deputetët e PS-së janë të gatshëm të hetohen. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje organit të akuzës të marrë në hetim Kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin Basha, si përgjegjës për vrasjet e katër personave në bulevard. “Nuk ka të vërtetë të plotë për 21 janarin pa drejtësi të plotë, që për ne do të thotë ndëshkim për ekzekutorët dhe autorët e vrasjeve, të cilët për ne janë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit mbi protestuesit! Për ne, për të gjithë popullin opozitar, ashtu si për çdo shqiptar të arsyeshëm, të kërkosh imunitetin e tre deputetëve opozitarë dhe jo të Sali Berishës, që ka përgjegjësinë e madhe të vrasjeve të 21 janarit, nuk është aspak normale. Ashtu siç nuk është aspak normale që ndërkohë kur kërkohet procedimi për tre deputetë opozitarë, nuk kërkohet për eprorin e drejtpërdrejtë të vrasësve të identifikuar nga ekspertiza, i cili është ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha”, tha Tahiri. Sipas tij, “opozita shqiptare akuzon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si përgjegjës të drejtpërdrejtë për përdorimin e pushkëve ndaj popullit, me pasojë vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ata duhet të hetohen deri në fund, ata duhet të merren në procedim menjëherë, edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha, përndryshe kërkesa për imunitetin e tre deputetëve opozitarë nuk mund të mos na duket si manovër për të krijuar një ekuilibër të papranueshëm në hetime”. Tahiri tha gjithashtu se nëse Berisha, Basha dhe Gjergj Lezhja, përgjegjës për serverin e fshirë të Kryeministrisë, do të lihen jashtë hetimit, “opozita do ta konsiderojë përfshirjen e tre deputetëve të saj në hetime si një kalkulim ekstraligjor të Prokurorisë për të dalë mbi palët, por në fakt duke u bërë palë në pengimin e drejtësisë së plote për 21 janarin”. Në të njëjtën kohë, Tahiri tha se “nga ana tjetër, Gjykata tregoi edhe njëherë që është kthyer në vegël të pushtetit. Masa arrest shtëpie për vrasës e për bashkëpunëtorë të përfshirë në fshehjen e gjurmëve të krimit, është jo vetëm e turpshme, por edhe kërcënim i hapur për procesin gjyqësor. Arrest shtëpie, me Saliun në krye të qeverisë e të policisë, do të thotë liridalje e plotë dhe mundësi 24 orë për të komunikuar për ndotjen e mëtejshme të hetimeve e të procesit penal të 21 janarit”.

    Bare: Veprimet e mia janë parë në media
    Deputeti socialist, Besnik Bare, akuzoi Kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor të vrasjeve të 21 janarit. “E mirëpres të gjithë këtë veprim të Prokurorisë. Gjithçka që kam parë unë është bërë prezente dhe nga media, ku tregohet qartë se cilët janë vrasësit dhe dhunuesit e vërtetët të 21 janarit. Nuk mund të ketë një komandant garde që qëllon mbi protestuesit me kokën e vet, por përgjegjësit e vërtetë të masakrës së 21 janarit janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Mediat treguan se cili ishte roli i deputetëve të Partisë Socialiste në qetësimin e situatës atë ditë përpara Kryeministrisë dhe ushtarëve të armatosur të Gardës”, u shpreh Bare.

    Balla: Të mos hetohet Saliu është qesharake
    Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të cilin është kërkuar heqja e imunitetit për ngjarjet e 21 janarit, është shprehur i gatshëm ta lërë atë. Megjithatë sipas Ballës, të ngelet jashtë hetimit Kryeministri Berisha është qesharake. “Ai që duhet të shkojë para gjyqit është Saliu, është Lulzim Basha. Ne jemi gati të heqim imunitetin e çdo deputeti që kërkon Prokuroria, por të hetosh Besnik Baren e të mos hetosh Saliun është qesharake!”. Taulant Balla në fund të deklaratës thotë se: “Të më hetosh mua dhe jo Lul Bashën është qesharake! Ne duam drejtësi”.

    Doshi: Qetësova protestuesit më 21 janar
    “Edhe kur policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetësuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Çdo hap i imi atë ditë është filmuar dhe çdo gjë është transparente. Kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush nuk ka dyshim se urdhrin e ka dhënë Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe urdhrave fshihen nga stafi i Këshillit të Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdhri është dhënë nga Kryeministri. Sot është hedhur një hap i madh për vënien në vend të drejtësisë për krimin e 21 janarit”, tha dje deputeti Tom Doshi.

    Rregullorja për imunitetin
    Sipas Rregullores së Kuvendi, heqja e imunitetit të një deputeti bëhet vetëm në rastet kur ai akuzohet për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Kërkesa për heqjen e imunitetit i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori i Përgjithshëm, dhe kërkesa duhet të shoqërohet me dokumente të cilat provojnë shkeljet e pretenduara. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet e vë në dijeni deputetin.

    Katër javë afat në Kuvend
    Kuvendi ka katër javë në dispozicion për të hartuar një raport për seancën plenare në të cilën rekomandohet rrëzimi apo miratimi i heqjes së imunitetit dhe lejimi i ndjekjes penale për deputetin. Deputeti, për të cilin kërkohet heqja e imunitetit, lajmërohet dhe i dorëzohet kërkesa e Prokurorisë. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve shpjegimet rreth çështjes.

    Heqja e imunitetit, me votim të fshehtë
    Heqja e imunitetit të një deputeti bëhet në Kuvend me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë. Sipas procedurës, deputetit i jepet fjala në fillim të seancës për të shpjeguar rreth çështjes. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

    Panorama
    ARISTIR LUMEZI & TRAZHGIM SOKOLAJ


    Ja ka vendos topet ne morse Vrromes, ambasador Arvizu. Dhe po ja shterngon pak nga pak.

    Tre "kolonelet" e Vrromes po i kerceno me burg. K/Prokurores i tha na lexo kete deklarate dhe kujdes se mos gabon ndonje rresht.

    Ndersa social-enveristat bejne gam gam. S'kane ç't'i bejne Arvizut dhe i thone shoqes Rama nuk ke bere "par condicio". Arvizut duhet t'i ankoheni mer legena, jo asaj pushverdhes.

    S'ka per te gjetur rehat Arvizu sa ta plasi ne "shpi pa qera" Vrromen ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #73
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk ka asnjë rëndësi se pse shkuan protestuesit atje.
    Për çdo thyerje të ligjit që mund të kenë bër ata ka ligje dhe gjykata që i vlerësojnë dhe dënojnë.
    Cili ligj i jep të drejtën Sali Berishës për ti vrarë me plumb??
    Ligji per mbrojtjen e instuticioneve .
    C'fare vlere kane pistoleta apo pushka qe mbajne gardianet ?
    Nuk ma do mendja se eshte sa per figure. Plus ne ministri kishte njerez , nuk duhet te mbroheshin ata ?
    Protesta kaloi ne ekstrem , policite rrinin si te shushatur , hengren dru . Pse ai nuk eshte popull ?


    Te jemi realist jo direkt po indirekt ata i vrau ai qe e organizoi ate protest , ai qe e shfrytezoi pakenaqesit e nje pjese te protestuesve ( se pjesa tjeter ishin thjesht per gjurulldi ) per arsyet e veta politike .
    Nqs organizuesi kerkonte karrige le te rrinte ne balle te turmes , ta qetsonte dhe ajo protest mos te merrte ato permasa qe mori.


    Ps. Kujt i interesonin ato 4 vrasje ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #74
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Ligji per mbrojtjen e instuticioneve .
    C'fare vlere kane pistoleta apo pushka qe mbajne gardianet ?
    Nuk ma do mendja se eshte sa per figure. Plus ne ministri kishte njerez , nuk duhet te mbroheshin ata ?
    Protesta kaloi ne ekstrem , policite rrinin si te shushatur , hengren dru . Pse ai nuk eshte popull ?
    Që ta thuash pa tu dridhur qerpiku fare duhet më e pakta ta njohësh atë ligj.

    Po unë këtë po them që: "Sali Berisha me gardën e tijë i ekzekutoi ata njërëz në shkelje të plotë të ligjit"

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Albo ke blere fshes te re me duket

    Fshika goxha mire.
    Ku e bleve aman se me cmendi gruaja per nje fshese te hajrit ?




    Ps
    Dhe mos me dergo mesazh ne fb ku te me shpjegosh perjashtimin
    Ma thuaj ketu se nuk e kam problem
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk ka asnjë rëndësi se pse shkuan protestuesit atje.
    Për çdo thyerje të ligjit që mund të kenë bër ata ka ligje dhe gjykata që i vlerësojnë dhe dënojnë.
    Cili ligj i jep të drejtën Sali Berishës për ti vrarë me plumb??
    Problemi me ate qe ti shkruan eshte se ti i shikon institucionet demokratike te vendit si persona. Kryeministria per ty nuk eshte institucion demokratik por "Kryeministria e Sales". Garda e Republikes, prokuroria, policia, po e njejta gje. Per aq kohe sa njerez si puna tende, shtetas te atij vendi, do te ngeleni injorante kur vjen fjala tek kultura demokratike, dhe nuk respektoni as kushtetuten e as institucionet demokratike te atij vendi, huligane si puna e kreut aktual te PS, Edi Rames, do ta perdorin injorancen tuaj per te sulmuar institucionet demokratike. Ne mendjet tuaja, nuk po sulmohet institucioni kryesor i shtetit shqiptar pa te cilin shteti nuk funksionon fare, por po sulmohet "pushteti i Berishes". Sot eshte kryeminister i vendit Berisha, neser do te jete nje tjeter, por konstantja nuk ndryshon: keto jane institucione demokratike qe na perkasin te gjithe shtetasve dhe njerezit qe i drejtojne keto institucione i ngrehim dhe rrezojme jo me dhune ne rruge si rrugace, por me voten e lire.

    Nuk ka gje me anti-demokratike, se sa te shikosh e degjosh kreun e opozites te sulmoje e kercenoje institucionet me rradhe, duke filluar me Kryeministrine e Garden, e duke mbaruar me KQZ-ne qe numeron voten e lire te shqiptareve. Dikur te njejtin gabim e bente edhe kreu i atehershem i opozites Sali Berisha, por vuri mend dhe e la rrugen ne 2003 dhe perqafoi opoziten institucionale: opoziten nuk e bente ne rruge por ne Kuvend. Pushtetin nuk e kerkonte me me dhune por me voten e lire, pavaresisht se sa kriminal dhe i korruptuar ishte pushteti socialist ne ate dekade qe ata ishin ne pushtet. Dhe ky aksion politik i opozites se atehershme, u kurorezua me fitoren e opozites ne zgjedhjet e 2005. Nje nga momentet me madheshtore te demokracise shqiptare, ku pushteti nderronte duart me vote e ne menyre paqesore, pasi ky ishte vullneti i shumices se shqiptareve.

    Prandaj mesoni te respektoni ligjin kushtetues, mesoni te respektoni institucionet demokratike te ngritura mbi ate kushtetute qe vete socialistet hartuan e aprovuan me votat e tyre. Dhe kushdo qe ju shtyn qe te sulmoni e dhunoni institucione, nuk duhet ti shkoni nga pas, por duhet ta denonconi ne prokurorine e vendit, ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten.

    Detyra e gardistit eshte te mbroje keto institucione demokratike nga dhunimi i tyre. Gardistet nuk jane duke mbrojtur "kryeminstrine e Berishes", jane duke mbrojtur kryeministrine e shtetit shqiptar, privilegjin e drejtimit te se ciles e kane vetem ata njerez qe arrijne te sigurojne mbeshtetjen e shumices se shtetasve shqiptare, e askush tjeter.

    Eshte me mire te vriten 4 apo 400 ne mes te Tiranes duke dhunuar keto institucione demokratike, se sa te vritet demokracia, paqia dhe liria e 3 milion shtetasve shqiptare qe jetojne ne ate vend.

    Albo

  7. #77
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Unë nuk e kuptoj se si diskuton ti Albo flet fjalë në erë pa dal asgjëkundi.
    Sa për parantezë, nuk ka shqiptar në Shqipëri që ti shikoj institucionet ndryshe veçse si të Saliut sepse kjo është e vërteta, ai njëri ashtu i përdor ato, sitë tijat dhe askush nuk duhet tja prekë.

    Nejse se u zgjata kot me këtë.
    Sa për rastin në fjalë garda e republikës ka një ligj organik në përdorim dhe po të zbatonin ligjin asnjë gardist nuk do ishte sotë nën akuzë.
    Por problemi është se ata të mjerë janë ekzekutuar në shkelje të plotë të ligjit dhe prandaj sot ata gardistë janë të akuzuar për vrasje.

    P.s. Ti po ke ndonjë fakt që unë nuk e di dhe shfajson gardistët ma thuaj.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Station ti nuk ke atributet per te folur ne emer te gjithe shqiptareve. Fol per veten tende me mire.
    Une mendoj se Kryeministria eshte ne perdorim te Kryeministrit te rradhes, dhe nuk mund te jete tjeter vecse Kryeministria e Shtetit Shqiptar. Qeverite duam apo sduam ne do te nderohen me rrotacionin e votes, por Institucioni do mbetet aty.
    Ne jemi te nderuar dhe te detyruar ti mbrojme institucionet, pasi kjo na ngre vlerat si qytetare .
    Nese garda nuk arrin dot te mbroje keto institucione, atehere me thuaj ti mua : - Perse tjeter sherben ajo????
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #79
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nese garda nuk arrin dot te mbroje keto institucione, atehere me thuaj ti mua : - Perse tjeter sherben ajo????
    Garda e Republikës shërben për të mbrojtur Institucionet e Shtetit dhe shtetarët në zbatim të ligjit.

    Çdo gjë e kryer në kundërshtim me ligjin është kriminale dhe pikë.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Garda e Republikës shërben për të mbrojtur Institucionet e Shtetit dhe shtetarët në zbatim të ligjit.

    Çdo gjë e kryer në kundërshtim me ligjin është kriminale dhe pikë.
    Nese ti do ishe gardist dhe do sulmoheshe, ashtu sic ata u sulmuan , cfare do te beje?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 8 prej 40 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •