Close
Faqja 87 prej 127 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 870 prej 1268
  1. #861
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kurti: Thaçi si Ali Shukria e Sinan Hasani

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, të premten ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se është duke i shërbyer Serbisë njëjtë sikurse që i kanë shërbyer më parë personat që sot cilësohen si tradhtarë të kombit.
    ...

    Nuk është e rastësishme që kryeministri aktual, Thaçi, është takuar dy herë tinëz me Boris Tadiqin, madje një herë sa ka qenë në opozitë, siç ka njoftuar Wikileaks. Kjo rrugë e kësaj qeverie, e cila e bënë Kosovën të hapur për Serbinë e të mbyllur për Shqipërinë, është rrugë e Ali Shukrisë e Sinan Hasanit”, ka thënë Kurti, i cili me këtë e ka “prekur në tel” kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka ndërhyrë duke e “këshilluar” atë që të merret me çështje konkrete e mos të merret shumë me histori.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-sinan-hasani/

    :D

    Thaçi, VV-së: “Marre duhet me iu ardhë”

    20-01-2012 18:00 CET

    Pas akuzave të bëra nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, ky i fundit ka replikuar me deputetët e Vetëvendosjes.

    Në fjalimin e tij përmbyllës për mocionin, atyre që e kanë kritikuar, u ka thënë se nuk janë pronarë të patriotizmit, dhe u ka thënë se “ka kaluar koha e Stalinit, e Leninit dhe besa edhe e Musolinit”.

    Duke kujtuar protestën e 14 shkurtit të vitit 2007, Kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar pjesës ku ishin të ulur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe në atë kohë ka pasur kërkesë për t’iu bashkëngjitur protestës, mirëpo e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi që, sipas tij, rruga nuk është zgjidhje, ku sërish i bëri thirrje Vetëvendosjes se duhet t’i kthehet debatit në Kuvend për zgjidhje, e t’i lënë rrugët.

    Ai akuzoi direkt Lëvizjen Vetëvendosje për vdekjen e dy protestuesve të protestës së 10 shkurtit, 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladinit. Thaçi madje iu drejtua deputetëve të VV-së me fjalën “marre duhet me iu ardhë”.
    /Zëri/

  2. #862
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Sot ne kuvendin e kosoves ju dha drite e gjelber barikadave ne veri te kosoves, nga disa Parlamentar sharllatan qe nuk e njohin politiken dhe nuk e dine ç'eshte politika . Sot ne ket parlament e gjykuane Policin e kosoves duke e bastardizuar ate deri ne ate mase qe e barazuane me ate te millosheviqit

    Qe nga sot policia e kosoves nuk duhet perishur timin e duhanit as atyre ne veri se edhe ata paskan te drejte si mbase kuvendarve dhe parlamentarve te kosoves per protesta dhe barikada ne rruge. shtrohet pyetja kushe doti mbroje policin e kosoves nga huliganizmi i kuvendarve te kosoves nga taborret qe jane ne pushtet,dhe ne opozite qe me ç'do kushte done te jane ne pushtet me çdo kushte, dhe mu perate arsye sulmohet policia

    Me siguri se i ka rroke gripi i EDI RAMES dhe i SALES. E po virus i keq eshte i pa sherushem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 20-01-2012 më 14:02
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #863

    !!Po sikur nesër policët shqiptarë të bëhen me protestuesit e të ndahen nga milicët!

    Seç m'u kujtua për djall një film kur disa zabitë shqiptarë në kohë të turkurt, kur këta u zënë pritë patriotëve shqiptarë, shumë prej syresh hoqën uniformën turke dhe iu bashkangjitën forcave përparimtare shqiptare.

    Vallë të ketë nesër ndonjë të tillë nga policët shqiptarë të thotë: "jo unë nuk e rrah shokun tim me të cilin gjatë luftës bashkë e kemi luftuar këtë shka që sot .... dhe ta dorëzonte armën ( të cilën nuk e ka kundër vëllait të vet ) gjithashtu edhe uniformën dhe vetëm në brekë t'i bashkangjitet turmës së protestuesve?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #864
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Seç m'u kujtua për djall një film kur disa zabitë shqiptarë në kohë të turkurt, kur këta u zënë pritë patriotëve shqiptarë, shumë prej syresh hoqën uniformën turke dhe iu bashkangjitën forcave përparimtare shqiptare.

    Vallë të ketë nesër ndonjë të tillë nga policët shqiptarë të thotë: "jo unë nuk e rrah shokun tim me të cilin gjatë luftës bashkë e kemi luftuar këtë shka që sot .... dhe ta dorëzonte armën ( të cilën nuk e ka kundër vëllait të vet ) gjithashtu edhe uniformën dhe vetëm në brekë t'i bashkangjitet turmës së protestuesve?

    Per kete hyra dhe e paske pas thane ti para meje.

    Zor qe ndodh. Qato far paresh si shperblim qeveria qe ja dha policise ka 300 euro e 400 euro badihava s'jav ka dhane.

  5. #865
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Seç m'u kujtua për djall një film kur disa zabitë shqiptarë në kohë të turkurt, kur këta u zënë pritë patriotëve shqiptarë, shumë prej syresh hoqën uniformën turke dhe iu bashkangjitën forcave përparimtare shqiptare.

    Vallë të ketë nesër ndonjë të tillë nga policët shqiptarë të thotë: "jo unë nuk e rrah shokun tim me të cilin gjatë luftës bashkë e kemi luftuar këtë shka që sot .... dhe ta dorëzonte armën ( të cilën nuk e ka kundër vëllait të vet ) gjithashtu edhe uniformën dhe vetëm në brekë t'i bashkangjitet turmës së protestuesve?
    Nese demostrimi eshte paqesor perse duhet qe policet te perdorin dhune?????
    Perse kerkon te krijosh konflikte pa filluar mire akoma demostrimi??????
    Perse shtron nje pyetje sikur ti je i sigurt se dicka do te ndodhe neser!!!!!!!
    Boll mor njeri me pacavure te tilla e mos krijoni konflikte te kota.Boll u tallet me kete popull te varfer.

  6. #866
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin

    Nese demostrimi eshte paqesor perse duhet qe policet te perdorin dhune?????edhe unë këtë po thosha. Pse të provokojë milicia
    Perse kerkon te krijosh konflikte pa filluar mire akoma demostrimi??????me këtë milici, konflikti është i hapur gjithmonë. ka vend për dyshim
    Perse shtron nje pyetje sikur ti je i sigurt se dicka do te ndodhe neser!!!!!!!duke u bazuar në provokimet e milicisë
    Boll mor njeri me pacavure te tilla e mos krijoni konflikte te kota.Boll u tallet me kete popull te varfer.me këtë popull po tallet qeveria që përditë po e varfëron e ndoshta edhe do ta vrasë një ditë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #867

    Islam Morina: A po komandohet Policia e Kosovës nga ish UDB-ashët?

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Nese demostrimi eshte paqesor perse duhet qe policet te perdorin dhune?????
    Perse kerkon te krijosh konflikte pa filluar mire akoma demostrimi??????
    Perse shtron nje pyetje sikur ti je i sigurt se dicka do te ndodhe neser!!!!!!!
    Boll mor njeri me pacavure te tilla e mos krijoni konflikte te kota.Boll u tallet me kete popull te varfer.
    Lexoje edhe këtë shkrim

    Islam Morina: A po komandohet P(olicia) e K(osovës) -ja nga "ish" UDB-ashët?

    --------------------------------------------------------------------------------
    Disa gazetarë mbetën në shtëpi, e disa u blenë nga politikanë pozitarë e opozitarë, në mënyrë që publiku të informohej si të dojë politika e kalbur në korrupsion, të cilën e dinë të gjithë, por nuk e denoncon thuajse askush.

    Nga, Islam Morina

    Të gjithë e dimë së Shefi Operacional i Policisë së Kosovës (PK) Shpend Maxhuni u bë Drejtor i saj. A ka pyetur ndonjëherë ndonjë gazetar kush është ai?

    Jo. Sepse gazetaria sot është protokollare dhe lajm për ne ishte se ai u bë Drejtor i PK-së. Drejtor Shpendi është i biri i Enver Maxhunit, ish punëtorit të sigurimit serb, i cili ka rrahur shqiptarë në vitet e 80-ta vetëm se ishin veshur kuq e zi apo bartnin plisin e bardhë. Edhe Enveri nuk ka dalë në pension, se dikush mund të mendojë se për të nuk ka vend në institucionet tona, jo, jo edhe ai bart uniformën e PK-së, madje shërben në stacioin numër 4 siç e njohim ne dhe nuk do të çuditesha sikur edhe ai të ketë post të lartë në hierarki ( unë nuk e di çfarë posti mbanë).

    Dikush edhe mund të thotë se Shpendi nuk ka faj për atë çka ka bërë i ati. Në rregull. Edhe unë jam që të mos kryqëzohet Shpendi për fajin e të atit, Enverit, por a është distancuar ndonjëherë ai nga veprimet e të jatit. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë ta bëjë një gjë të tillë. Fundja “dardha pik ndër dardhë”. Pyesni bashkëfshatarët e këtyre dy personave a i njohin? Atyre nuk u flet askush nga ta, sepse i njohin dhe e dinë se çka bërë Enver Maxhuni.

    Tjetër rast, kur punonjës të sigurimit serb futen në struktura të sigurisë është edhe Fadil Suloviqi i famshëm që ka rrahur shqiptarë me shkop të Serbisë deri kur NATO-ja ka filluar bombardimet mbi trupat serbe.

    Ju mendoni se ai njeri është në Serbi e po jeton keq, sikundër kam dëgjuar për Ramadan Balën, i njohur edhe si “Dan Lepri i Gllarevës”. Jo, jo, jo! Fadili është në PK dhe madje në një sektor që është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë, siç është njësia e antiterrorit! Unë po kam frikë të mendoj se çka tjetër mund të ketë në strukturat tona të sigurisë. Ai që deri në sulmet e NATO-s terrorizonte shqiptarët e shkretë në tregun e gjelbër të Prishtinës, të cilët mundoheshin të mbeteshnin gjallë duke shitur pemë dhe perime, tash na mbroka nga terrori!! Se kush është Fadili më së miri e dinë tregëtarët e tregut të gjelbërt të Prishtinës dhe e dinë se si vepronte Fadil Suloviqi, që tash e ka ndërruar mbiemrin. Jo, më nuk e ka Suloviqi, tash e ka Syla, bile i ka lëshuar edhe mustaqet.

    I lumtë Qeverisë se i ka gjetur njerëzit e duhur që kanë me mbrojtë këtë popull nga e keqja, nga terrori e nga dhuna.

    Këta janë tre personat që ua di bëmat e tyre, andaj po flas për ta, dhe për të gjithë kam për të shkruar në momentin që të marr informata se kush janë dhe kush ishin.

    E pra, për këtë arsye nuk çuditem edhe për dhunën që u ushtrua në Podujevë ndaj protestuesve të Vetëvendosjes. Çka mund të presim tjetër nga një polici që komandohet nga ish punëtorët e sigurimit serb të dikurshëm?

    Më dhimbsen ata policë, djem e vajza që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre dhe janë në gjendje që edhe sot të sakrifikojnë edhe jetën për këtë vend, por dikush ua bëri komandanë - UDB-ashët e dikurshëm ( që ndoshta janë edhe sot !!) dhe pasojat po i vuajnë populli bashkë me policët që po u duhet t’i zbatojnë urdhërat e tyre.

    Një polic që ishte në Merdare me 14 janar, ish ushtarë i UÇK-së më tha: “ Aiii burrë bre, m’u ka dokë vetja si tradhtarë, si shpiun, po a u bihet njerëzve tu bre, a rrehet poplli yt pse po proteston. Pasha një zot që më ka falë po më caktuan në protestë kam me desh uniformen e nuk shkoj ma. Unë jam kanë edhe jashtë e di qysh vepron policia ndaj qytetarëve të vet në kësi rastesh. Ska pasë nevojë me i rreh e me i arrsetu hiq, po si të kish ra nata asnjë s’e kishe pa aty, se s’kishin mujt me njet prej të ftohtit”, rrëfen polici i shkretë që ishte në siklet se si të veproj po u caktua në protestën e 22 janarit të paralajmëruar nga Vetvendosja.

    Kjo tergon se pse vidhet dhoma e dëshmive e nuk zihet hajni kurr dhe pse rrahen protestuesit, tregon edhe sa në pozitë të vështirë janë edhe disa nga policët që caktohen në protesta të tilla, ku qytetarët tanë hanë dajak, por ka edhe nga ata qe mezi presin të caktohen në protestë.
    __________________
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #868
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Z.Projekti,vertet eshte e pabesueshme kjo cfar lexojm nga Ju!Aq shum po te mungoka ,,milicija''?
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #869
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Z.Projekti,vertet eshte e pabesueshme kjo cfar lexojm nga Ju!Aq shum po te mungoka ,,milicija''?
    Nuk po më mungon milicija, por po më pengon pse ende milicë në Kosovën e Lirë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #870
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Nese demostrimi eshte paqesor perse duhet qe policet te perdorin dhune?????edhe unë këtë po thosha. Pse të provokojë milicia
    Perse kerkon te krijosh konflikte pa filluar mire akoma demostrimi??????me këtë milici, konflikti është i hapur gjithmonë. ka vend për dyshim
    Perse shtron nje pyetje sikur ti je i sigurt se dicka do te ndodhe neser!!!!!!!duke u bazuar në provokimet e milicisë
    Boll mor njeri me pacavure te tilla e mos krijoni konflikte te kota.Boll u tallet me kete popull te varfer.me këtë popull po tallet qeveria që përditë po e varfëron e ndoshta edhe do ta vrasë një ditë!
    Ne baze te ketyre qe shkruan i bie qe ti te jesh nje prej <<demostruesve paqesor>> .......qe po pergatitet per <<demostrim paqesor>> neser .

Faqja 87 prej 127 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •