
Postuar më parë nga
projekti21_dk
Lexoje edhe këtë shkrim
Islam Morina: A po komandohet P(olicia) e K(osovës) -ja nga "ish" UDB-ashët?
--------------------------------------------------------------------------------
Disa gazetarë mbetën në shtëpi, e disa u blenë nga politikanë pozitarë e opozitarë, në mënyrë që publiku të informohej si të dojë politika e kalbur në korrupsion, të cilën e dinë të gjithë, por nuk e denoncon thuajse askush.
Nga, Islam Morina
Të gjithë e dimë së Shefi Operacional i Policisë së Kosovës (PK) Shpend Maxhuni u bë Drejtor i saj. A ka pyetur ndonjëherë ndonjë gazetar kush është ai?
Jo. Sepse gazetaria sot është protokollare dhe lajm për ne ishte se ai u bë Drejtor i PK-së. Drejtor Shpendi është i biri i Enver Maxhunit, ish punëtorit të sigurimit serb, i cili ka rrahur shqiptarë në vitet e 80-ta vetëm se ishin veshur kuq e zi apo bartnin plisin e bardhë. Edhe Enveri nuk ka dalë në pension, se dikush mund të mendojë se për të nuk ka vend në institucionet tona, jo, jo edhe ai bart uniformën e PK-së, madje shërben në stacioin numër 4 siç e njohim ne dhe nuk do të çuditesha sikur edhe ai të ketë post të lartë në hierarki ( unë nuk e di çfarë posti mbanë).
Dikush edhe mund të thotë se Shpendi nuk ka faj për atë çka ka bërë i ati. Në rregull. Edhe unë jam që të mos kryqëzohet Shpendi për fajin e të atit, Enverit, por a është distancuar ndonjëherë ai nga veprimet e të jatit. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë ta bëjë një gjë të tillë. Fundja “dardha pik ndër dardhë”. Pyesni bashkëfshatarët e këtyre dy personave a i njohin? Atyre nuk u flet askush nga ta, sepse i njohin dhe e dinë se çka bërë Enver Maxhuni.
Tjetër rast, kur punonjës të sigurimit serb futen në struktura të sigurisë është edhe Fadil Suloviqi i famshëm që ka rrahur shqiptarë me shkop të Serbisë deri kur NATO-ja ka filluar bombardimet mbi trupat serbe.
Ju mendoni se ai njeri është në Serbi e po jeton keq, sikundër kam dëgjuar për Ramadan Balën, i njohur edhe si “Dan Lepri i Gllarevës”. Jo, jo, jo! Fadili është në PK dhe madje në një sektor që është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë, siç është njësia e antiterrorit! Unë po kam frikë të mendoj se çka tjetër mund të ketë në strukturat tona të sigurisë. Ai që deri në sulmet e NATO-s terrorizonte shqiptarët e shkretë në tregun e gjelbër të Prishtinës, të cilët mundoheshin të mbeteshnin gjallë duke shitur pemë dhe perime, tash na mbroka nga terrori!! Se kush është Fadili më së miri e dinë tregëtarët e tregut të gjelbërt të Prishtinës dhe e dinë se si vepronte Fadil Suloviqi, që tash e ka ndërruar mbiemrin. Jo, më nuk e ka Suloviqi, tash e ka Syla, bile i ka lëshuar edhe mustaqet.
I lumtë Qeverisë se i ka gjetur njerëzit e duhur që kanë me mbrojtë këtë popull nga e keqja, nga terrori e nga dhuna.
Këta janë tre personat që ua di bëmat e tyre, andaj po flas për ta, dhe për të gjithë kam për të shkruar në momentin që të marr informata se kush janë dhe kush ishin.
E pra, për këtë arsye nuk çuditem edhe për dhunën që u ushtrua në Podujevë ndaj protestuesve të Vetëvendosjes. Çka mund të presim tjetër nga një polici që komandohet nga ish punëtorët e sigurimit serb të dikurshëm?
Më dhimbsen ata policë, djem e vajza që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre dhe janë në gjendje që edhe sot të sakrifikojnë edhe jetën për këtë vend, por dikush ua bëri komandanë - UDB-ashët e dikurshëm ( që ndoshta janë edhe sot !!) dhe pasojat po i vuajnë populli bashkë me policët që po u duhet t’i zbatojnë urdhërat e tyre.
Një polic që ishte në Merdare me 14 janar, ish ushtarë i UÇK-së më tha: “ Aiii burrë bre, m’u ka dokë vetja si tradhtarë, si shpiun, po a u bihet njerëzve tu bre, a rrehet poplli yt pse po proteston. Pasha një zot që më ka falë po më caktuan në protestë kam me desh uniformen e nuk shkoj ma. Unë jam kanë edhe jashtë e di qysh vepron policia ndaj qytetarëve të vet në kësi rastesh. Ska pasë nevojë me i rreh e me i arrsetu hiq, po si të kish ra nata asnjë s’e kishe pa aty, se s’kishin mujt me njet prej të ftohtit”, rrëfen polici i shkretë që ishte në siklet se si të veproj po u caktua në protestën e 22 janarit të paralajmëruar nga Vetvendosja.
Kjo tergon se pse vidhet dhoma e dëshmive e nuk zihet hajni kurr dhe pse rrahen protestuesit, tregon edhe sa në pozitë të vështirë janë edhe disa nga policët që caktohen në protesta të tilla, ku qytetarët tanë hanë dajak, por ka edhe nga ata qe mezi presin të caktohen në protestë.
__________________
Krijoni Kontakt