Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 170
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #32
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Lajm i fundit: FIFA hedh poshtë kërkesën e klubeve kosovare për të luajtur në Superiore. Organi i larte i futbollit e refuzoi kërkesën me një letër dërguar presidentit të FSHF -së.

    Top-Channel
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Kush e pa neshjen e sotme per kupe ..Skenderbeu - Flamurtari >?

    Kur ndeshja ishte 1-1 ,korca shenon nje gol 5 metra offside lol ,dhe Goli quhet. Protestojne vlonjatet dhe tifozat e skenderbeut duke shenjestru portjerin e vlores me gure ,godasin ansorin dhe e bejne gjithe gjak lol. Me rregullore ndeshja duhej te nderpritet ,por n'fakt ndeshja vazhdon ,dhe flamurtari ne shenje protese urdherohet nga drejtuesit qe te hapin porten. I dhurojne topin korcarve qe me porte bosh shenojne golin e trete , te katert dhe me pas bejne pasa ne fushe pasi vlora spo lunte fare. Perfundimisht jemi vend bananesh dhe skemi per tu bo kurre njerez. Te vetmin sport qe kishim perzemer sapo futi politika hundet e ka qelb fare dhe po i vje era kerm.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #34
    Skenderbeu-Flamurtari, tifozët godasin anësorin

    POGRADEC- Sfida e shumëpritur ndërmjet Flamurtarit dhe Skëndërbeut është ndërprerë për disa minuta pasi tifozët goditën me sende të forta gjyqtarin anësor. Në minutën e 77’ është ndërprerë ndeshja, per disa minuta, pasi eshte goditur me nje send te forte anesori, madje eshte gjakosur, keshtu qe është kërkuar ndihma e mjekut.
    Fashohet në koke, ndersa ka patur tension edhe mes dy stolave te skuadrave. Vlonjatet pretendojne se ne zonen e portierit Spaho, ne momentin e gjuajtjes se Shkembit, ne golin e dyte, ka qene nje lojtar i Skenderbeut, qe i ka penguar rrezen. Megjithate, asgje nuk ndryshon rezultati ka mbetur 4-1. Pas incidentit me anësori për rreth 20 minuta loje Flamurtari ka qene pasi ne fushe duke mos u impenjuar maksimalisht ne loje, kohe ne te cilen pesuan “me deshire” dy gola duke e çuar rezultatin 4-1.





    Skenderbeu-Flamurtari 4-1
    Shenues: Shkembi 63′, 76′, Muzaka 79;, Plaku 80′ / Veliu 2′
    Skenderbeu: Shehi, Radas, Bici, Arapi, Orelesi, Biskup, Shkembi, Muzaka, Kerciku (Plaku 46′), Bratic, D.Xhafaj. Trajner: Stanislav Levi
    Flamurtari: Spaho, Abraham, Veliu, Brahja, Sakaj, Shtubina (Selimi 62′), Pezo, Kuqi, Arbri, Progni. Trajner: Shkelqim Muca
    Gjyqtar: Migen Masha
    Kartone te verdhe: Arapi, Bratic, Bici / Spaho, Brahja
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #35
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    ky eshte ai portugezi qe shtyu ne mekat kuzhen po me bashen nuk ka per tí ecur..engjejt nuk tuten nga peshperimat e djajve...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Kush e pa neshjen e sotme per kupe ..Skenderbeu - Flamurtari >?

    Kur ndeshja ishte 1-1 ,korca shenon nje gol 5 metra offside lol ,dhe Goli quhet. Protestojne vlonjatet dhe tifozat e skenderbeut duke shenjestru portjerin e vlores me gure ,godasin ansorin dhe e bejne gjithe gjak lol. Me rregullore ndeshja duhej te nderpritet ,por n'fakt ndeshja vazhdon ,dhe flamurtari ne shenje protese urdherohet nga drejtuesit qe te hapin porten. I dhurojne topin korcarve qe me porte bosh shenojne golin e trete , te katert dhe me pas bejne pasa ne fushe pasi vlora spo lunte fare. Perfundimisht jemi vend bananesh dhe skemi per tu bo kurre njerez. Te vetmin sport qe kishim perzemer sapo futi politika hundet e ka qelb fare dhe po i vje era kerm.
    Une ndeshjen nuk e pashe(lexova komentet e pas ndeshjes) po di te them nje gje, Geri Cipi i Flam. para disa ditesh llapte deklarata thumbuese te cilat "cuditerisht" i paraprine incidentit te radhes. Mgjth, incidenti te hetohet dhe te ndeshkohen veprimet majmunse!
    Tani kalojme tek nje tjeter kendveshtrim. Skenderbeu ka qene ekip i cili ka prodhuar nje numer modest lojtaresh cilesore qe nga vitet e pas LIIB dhe nuk ka bere buje titujsh ashtu si "te preferuarit" (Prtz, 17Nen, Din.) e nonmeklatures. E c'ndodh tani? Keto 20 e ca vitet e postkomunizmit, futbolli shqiptar ka qene nen "ethet" e tranzicionit ashtu si cdo aspekt tjeter i jetes atje. Vitin e kaluar Sk shpallet kampion dhe ngjarjet qe shoqerojne fillim-mbarim kampionatin jane nga me te ndryshmet, akuzat e panumerta i'u bashkangjiten dhe incidenteve me te fundit edhe kete kampionat. Lind pyetja, ku qendron problemi kryesor, dmth ku e ka fillin "lemshi"?! ta thom une Ender tironci! Skenderbeu(Korca) konsiderohet si ekip i dores se dyte, dhe nje "ngritje" e tij ne piedestalin prestigjioz te nje Kampioni s'ka se si te mirepritet nga qarqet snobiste (per ta kjo eshte e papranueshme dhe duhet te luftohet me cdo kusht dhe cdo menyre shtazarake)
    Z. Agim Zeqo (presidenti i klubit) ne bashkepunim me donatore te tjere vendosen te investonin ne kete ekip (qe prej vitit 2010 ne mos gaboj) dhe lojtare cilesore filluan t'i afrohen ekipit, ashtu si edhe ndodhi ne merkaton e dimrit, sikunder ne kampin tirons lojtaret vuajne mospagesat prej muajsh dhe kercenojne per braktisje te fushes se lojes.

    Per ta mbyllur, Skenderbeu-n nuk e ndal kush drejt rruges per titull, as komentet e tua te njeanshme or Ender tallavaja!

  7. #37
    Laçi 1 - 0 Vllaznia Shkodër
    Teuta Durrës 1 - 2 Tirana

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Per fansat e...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #39
    S'ka fitues ne "Qemal Stafa", Dinamo - Apolonia 3-3

    Dinamo dhe Apolonia, dy skuadrat që mbyllin renditjen e Superligës, u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të, zhvilluar të hënën.

    Rezultati nuk lë të kënaqur asnjë prej skuadrave, që vazhdojnë të mbeten në situatë tepër të vështirë në renditje. Si tiranasit ashtu edhe fieraket kerkonin patjeter piket e plota poer te shpresuar ringritjen, por asnjera nuk ja ka dale.

    Dinamo kaloi në avantazh e para, në të 13’, nëpërmjet një goli të shënuar nga Arifaj qe shtyn topin ne porte nga disa metra. Avantazh i merituar i dinamoviteve qe e fillojne me mire ndeshjen dhe tregohen superior ne minuta e para.

    Megjithate Apolonia kunderpergjigjet menjehere dhe pas disa minutash eshte Gërxho qe barazon rezultatin. Gjuajtja e tij nga nje goditje denimi nga rreth 30 metra nuk eshte shume e forte, por kap te papergatitur portierin Osmani.

    Portieri Osmani shtanget perseri nga kapiteni i Apolonise Gërxho. Ai realizoi një gol të dytë të shkëlqyer, me një goditje në një pozicion tepër të prirët, por jo i pakapshem per portierin.

    Vetëm dy minuta më pas akordohet nje penallti per vendasit. Muca merr karton te kuq ndersa skuadra mike proteston. Kuli barazon rezultatin me 11-metersh ndersa Dinamo ka dhe raste te tjera shenimi ne minutat e fundit te kesaj pjese.

    Në pjesën e dytë eshte Dinamo qe sulmon duke perfituar nga epersia numerike. Por eshte Rama qe shenon nje gol spektakolar per bardhejeshilet në të 52-en. Ai ben nje sulm vetjak dhe driblon 3-4 mbrojtesa dinamovite dhe me pas gjuan nga brenda zones duke i dhene avantazhin e përkohshëm Apolonisë

    Arifaj barazoi përsëri dhjetë minuta më pas, me një goditje të fortë nga hyrja e zonës së rreptësisë pas sulmeve te vazhdueshme te Dinamos. Ata kane edhe raste te tjera shenimi por portieri mik eshte ne nje dite te mire dhe shpeton porten nga te pakten dy raste te pastra shenimi.

    Ne minutat shtese edhe Dinamo mbetet me 10 lojtare pas nje nderhyrje te rende te Peqinit ne mesfushe.

    Ndeshja mbyllet pas pese minutash shtese dhe skuadrat ndajne nga nje pike qe nuk ndryshon asgje ne renditje. (FutbolliShqiptar.net)

  10. #40
    13.02.2012
    14:00 Dinamo Tirana 3-3 Apolonia Fier
    12.02.2012
    14:00 KS Pogradeci 1-1 Kastrioti Kruje
    13:05 Tomori Berat 2-4 Skenderbeu
    11.02.2012
    14:05 KF Kamza 0-1 Flamurtari Vlore
    14:00 Shkumbini 1-1 Bylis Ballsh
    10.02.2012
    17:00 Teuta Durres 1-2 KF Tirana
    14:00 KF Laci 1-0 Vllaznia Shkodë


    1 Teuta Durres 14 32 10 2 2 18 9 9
    2 KF Tirana 14 30 9 3 2 22 13 9
    3 Skenderbeu 14 29 8 5 1 24 9 15
    4 Flamurtari Vlore 14 25 7 4 3 21 11 10
    5 Kastrioti Kruje 14 24 7 3 4 22 15 7
    6 KF Laci 14 20 5 5 4 13 14 -1
    7 Bylis Ballsh 14 19 5 4 5 25 23 2
    8 Shkumbini 14 19 5 4 5 20 23 -3
    9 Vllaznia Shkodër 14 17 5 2 7 19 18 1
    10 KS Pogradeci 14 17 5 2 7 13 21 -8
    11 KF Kamza 14 14 4 2 8 12 15 -3
    12 Tomori Berat 14 11 3 2 9 14 26 -12
    13 Apolonia Fier 14 9 2 3 9 14 28 -14
    14 Dinamo Tirana 14 5 0 5 9 7 19 -12



    18.02.2012
    16:00 Apolonia Fier - Shkumbini
    16:00 Bylis Ballsh - KF Laci
    16:00 Flamurtari Vlore - Teuta Durres
    16:00 KF Tirana - Kastrioti Kruje
    16:00 Skenderbeu - Dinamo Tirana
    16:00 Tomori Berat - KS Pogradeci
    16:00 Vllaznia Shkodër - KF Kamza
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •