Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 170
  1. #51
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Në Vlorë ka festë për kthimin e 3 pikëve në kupë, reagon Zeqo: E dija vendimin

    Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ka ironizuar pas vendimit të dhënë dje nga Komisioni i Apelit. Ky i fundit la në fuqi dënimin e dhënë nga Disiplina për klubin korçar. “Të them të drejtën e dija që do të vepronin kështu”, – ka thënë shkurtimisht Zeqo për “Panorama Sport”. Tani Skënderbeut nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të presë shlyerjen e gjysmës së dënimit dhe më pas të paguajë pjesën e mbetur, në mënyrë që skuadra të rikthehet të luajë përpara tifozëve të vet. Sfidën e radhës ndaj Dinamos për kampionat, bardhekuqtë do ta luajnë në stadiumin e Peqinit.

    Pogradeci – Kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi, deklaroi: “Jam paraqitur vetë në Komisionin e Apelit për të mbrojtur deri në fund ankimimin tonë. Vërtet Pogradeci e meriton dënimin, por jo atë dënim, të cilin e kam cilësuar si me vdekje nga ana e Disiplinës për klubin tonë. Ishte absurde që të dënohej një qytet i tërë për gjithë sezonin. Ky vendim mendoj se i zgjidh të dyja: dënon dhunën dhe u jep të drejtë tifozëve pogradecarë të shikojnë ekipin e tyre në pjesën e mbetur të kampionatit. Pasi të shlyejmë edhe ndeshjen ndaj Tiranës, atëherë na lind e drejta të luajmë në fushën tonë, kundrejt një pagese në FSHF, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja. Pra, në sfidën e javës së 18-të me Flamurtarin, skuadra do të rikthehet të luajë në shtëpi para tifozëve”.

    Flamurtari – Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Disiplinës për shefin e klubit vlonjat, Geri Çipi. “Vendimi i Komisionit të Apelit konfirmon se nuk është e vërtetë ajo që ka shkruar në relacion delegati i ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, Arsen Hoxha. Nuk e di sesi e argumentojnë, sepse përderisa na janë kthyer pikët, atëherë edhe dënimi im duhet të ishte falur. Më duket absurde, pasi unë që e kam drejtuar braktisjen e ekipit, nuk jam falur, në një kohë që pikët na janë kthyer”, – është shprehur Çipi.

    ZEQO

    “E dija që Komisioni i Apelit do të vepronte kështu. Nuk kam çfarë të them më tepër. Ankimuam me shpresën se do të na reduktohej dënimi, por kjo nuk ndodhi”. Kështu është shprehur kreu i klubit korçar, Agim Zeqo, pas vendimit të dhënë dje nga Komisioni i Disiplinës. Skënderbeu i tij është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve në fushë asnjanëse. Deri më tani Skënderbeu ka shlyer një takim, ndërkohë që pas tri ndeshjeve pritet të paguajë në FSHF për të shlyer pjesën e mbetur.

    SHKEMBI

    “Vërtet Pogradeci e meriton dënimin, por jo atë dënim, të cilin e kam cilësuar si me vdekje nga ana e Disiplinës për klubin tonë. Ishte absurde që të dënohej një qytet i tërë për gjithë sezonin. Ky vendim mendoj se i zgjidh të dyja: dënon dhunën dhe u jep të drejtë tifozëve pogradecarë të shikojnë ekipin e tyre në pjesën e mbetur të kampionatit. Pasi të shlyejmë edhe ndeshjen ndaj Tiranës, atëherë na lind e drejta të luajmë në fushën tonë, kundrejt një pagese, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja”.

    CIPI

    “Nuk e di sesi e argumentojnë, sepse përderisa na janë kthyer pikët, atëherë edhe dënimi im duhet të ishte falur. Më duket absurde, pasi unë që e kam drejtuar braktisjen e ekipit, nuk jam falur, në një kohë që pikët na janë kthyer për atë çështje. Janë gjëra që nuk shkojnë, prandaj dua ta quaj këtë vendim si gjysma e së keqes. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri dhe duhet t’i pranojmë edhe të tilla realitete absurde. Për mua nuk ka asnjë problem, do të vazhdoj detyrën time te Flamurtari”.

    Panorama Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Barcaleta e dites: Superliga shqiptare,
    Keta genjejne veten apo si?

  3. #53
    1 • Tirana 15 10 3 2 23 10 33
    2 • Teuta 15 10 3 2 19 9 33
    3 • Skenderbeu 15 9 5 1 26 17 32
    4 • Flamurtari 15 7 5 3 22 10 26
    5 • Kastrioti 15 7 3 5 22 6 24
    6 • Bylis 15 6 4 5 29 5 22
    7 • Vllaznia 15 6 2 7 24 5 20
    8 • Shkumbini 15 5 5 5 21 -3 20
    9 • Laci 15 5 5 5 13 -4 14
    10 • Kamza 15 4 2 9 12 -7 14
    11 ↑ Tomori 15 4 2 9 18 -9 14
    12 ↓ Pogradeci 15 5 2 8 14 -11 14
    13 • Apolonia 15 2 4 9 15 -14 10
    14 • Dinamo 15 0 5 10 7 -14 2



    Java 15
    18/02/12

    Tomori

    4 – 1

    Pogradeci

    Skënderbeu

    2 – 0

    Dinamo

    Apolonia

    1 – 1

    Shkumbini

    Bylis

    3 – 0

    Laçi

    Vllaznia

    4 – 0

    Kamza

    Flamurtari

    1 – 1

    Teuta

    Tirana

    1 – 0

    Kastriot



    Java 16
    03/03/12

    Pogradeci

    -

    Tirana

    Kastrioti

    -

    Flamurtari

    Teuta

    -

    Vllaznia

    Kamza

    -

    Bylis

    Laçi

    -

    Apolonia

    Shkumbini

    -

    Skënderbeu

    Dinamo

    -

    Tomori
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #54
    11.03.2012
    17:00 Dinamo Tirana 4-1 Tomori Berat
    13:00 KF Kamza 1-0 Bylis Ballsh
    13:00 KF Laci 1-0 Apolonia Fier
    13:00 KS Pogradeci 1-2 KF Tirana
    10.03.2012
    18:00 Teuta Durres 0-1 Vllaznia Shkodër
    14:00 Kastrioti Kruje 1-1 Flamurtari Vlore
    14:00 Shkumbini 2-4 Skenderbeu



    1 KF Tirana 16 36 11 3 2 25 14 11
    2 Skenderbeu 16 35 10 5 1 30 11 19
    3 Teuta Durres 16 33 10 3 3 19 11 8
    4 Flamurtari Vlore 16 27 7 6 3 23 13 10
    5 Kastrioti Kruje 16 25 7 4 5 23 17 6
    6 Vllaznia Shkodër 16 23 7 2 7 24 18 6
    7 KF Laci 16 23 6 5 5 14 17 -3
    8 Bylis Ballsh 16 22 6 4 6 28 24 4
    9 Shkumbini 16 20 5 5 6 23 28 -5
    10 KF Kamza 16 17 5 2 9 13 19 -6
    11 KS Pogradeci 16 17 5 2 9 15 27 -12
    12 Tomori Berat 16 14 4 2 10 19 31 -12
    13 Apolonia Fier 16 10 2 4 10 15 30 -15
    14 Dinamo Tirana 16 8 1 5 10 11 22 -11



    17.03.2012
    15:00 Apolonia Fier - KF Kamza
    15:00 Tomori Berat - Shkumbini
    18:00 Vllaznia Shkodër - Kastrioti Kruje
    18.03.2012
    13:00 Bylis Ballsh - Teuta Durres
    13:00 Flamurtari Vlore - KF Tirana
    13:00 Skenderbeu - KF Laci
    15:00 Dinamo Tirana - KS Pogradeci
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #55
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Moviola e ndeshjeve, notat e skuadrave, dy formacionet; ja skaneri i javës 17-të

    Dy penallti të padhëna dhe një karton i dytë i verdhë, që do përkthehej më pas në të kuq, përbëjnë problematikën e javës së 17-të në Superiore. Të ndëshkuarat në rastin konkret nga gabimet e arbitrave janë Flamurtari dhe Apolonia, ndërsa ia ka hedhur paq sulmuesi i Kastriotit, Parid Xhihani, në Shkodër duke mos u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë nga Lorenc Jemini në momentin kur ky i fundit shkaktoi penallti në zonën krutane. Ishte minuta e parë e pjesës së dytë dhe Kastrioti do të kishte qenë i detyruar që ta luante gjithë këtë fraksion loje me një lojtar më pak. Kjo mund edhe të kishte ndikuar në rezultat, duke qenë se në atë moment miqtë fitonin vetëm 2- 1. Gjithsesi, “zemërgjerësia” e Jeminit në Shkodër nuk është më e rëndë sesa penalltia që Remzi Sadiku nuk akordoi në Fier për skuadrën e Apolonisë. Sulmuesi i vendësve, Andi Ribaj, krosoi nga fundorja në zonën e Kamzës dhe, para se topi të shkonte te lojtari tjetër fierak, u ndal me dorë qartazi nga një mbrojtës i skuadrës mike. Ishte vetëm minuta e dytë e lojës dhe ai 11-metërsh edhe mund të mos kishte qenë deciziv, por në fund të 90 minutave rezultoi si rasti që dënoi në një farë mënyre Apoloninë. Sakaq, arbitri veproi drejt kur i dha karton të kuq kapitenit të Kamzës, Fajton Tafaj. Probleme edhe në Vlorë, ku Bardhyl Pashaj anuloi një gol (i rregullt apo jo, është realisht çështje interpretimi), por ajo që ndikoi më shumë ishte mosakordimi i një penalltie të shkaktuar nga sulmuesi i Tiranës, Bekim Bala, për një prekje të topit me dorë. Shkodrani, i gjendur në murin bardheblu gjatë një goditje dënimi, ngriti më shumë sesa duhej bërrylin si për të mbrojtur fytyrën duke e devijuar topin që po shkonte drejt portës së mbrojtur nga Ilion Lika. Arbitri vazhdoi lojën, por realisht kishim të bënim me një penallti për vlonjatët. Ndërkaq një tjetër gol i anuluar, por me të drejtë, është verifikuar në Tomori-Shkumbini. Gjyqtari Ervis Peza i ndihmuar edhe nga anësori e konsideroi me të drejtë si të parregullt pozicionin e Klodian Arbrit në momentin kur mori pasimin nga Mile dhe shënoi për vendësit. Ndërsa ndeshje krejt të qeta konsiderohen ajo në Ballsh dhe sidomos në Peqin, ku nuk u dha asnjë një karton i verdhë.

    MOVIOLA E JAVES SE 17-të


    FLAMURTARI-TIRANA 0-1

    Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ A.Lamçe dhe I.Tartari

    - Minuta e 11-të, Lena në kufijtë e zonës së Tiranës, në momentin kur pason për Pejiç, pengohet nga një mbrojtës bardheblu (ngritje takash). Sakaq, sulmuesi kroat shënon në portën e Ilion Likës, por gjyqtari vërshëllen për goditje dënimi për Flamurtarin. Me rregullore arbitri ka vepruar drejt por, edhe nëse do të kishte lejuar vazhdimin e aksionit, përderisa topi po shkonte te një lojtar i Flamurtarit nuk do kishte bërë asnjë gabim. Në pak fjalë, është thjesht çështje interpretimi nga ana e arbitrit.
    - Minuta e 21-të, Veliu nga goditja e dënimit gjuan, por topi devijohet nga muri nga dora e Balës (ngre bërrylin për të mbrojtur fytyrën), vlonjatët kërkojnë penallti, arbitri vazhdon lojën. Faktikisht, me rregullore ishte penallti.

    APOLONIA-KAMZA 0-0

    Gjyqtarë: Remzi Sadiku/ G.Qirici dhe E.Biçaku

    - Minuta e dytë, Ribaj (Apolonia) kroson në zonë, por topi ndalet me dorë nga një mbrojtës i Kamzës dhe ndryshon drejtim. Arbitri vazhdon lojën por, faktikisht, ishte penallti për vendësit. Sakaq, i drejtë kartoni i kuq dhënë kapitenit të Kamzës në pjesën e dytë.

    VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-4

    Gjyqtarë: Lorenc Jemini/ E.Barushi dhe R.Çokaj

    - E drejtë penalltia akorduar shkodranëve në momentin kur Hajdari u pengua në zonë nga Xhihani. Gjithsesi, arbitri i kursen kartonin e dytë të verdhë këtij të fundit, çka do t’i linte krutanët me një lojtar më pak.

    TOMORI-SHKUMBINI 1-0

    Gjyqtarë: Ervis Peza/R.Avdo dhe D.Agaraj

    - Minuta e 35-të, Klodian Arbri (Tomori) merr një top në hyrje të zonës nga Mile dhe arrin ta dërgojë atë në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë vendimi i arbitrit.

    DINAMO-POGRADECI 1-0

    Gjyqtarë: Edvin Hoxha/ G.Koka dhe M.Dervishi

    - I drejtë kartoni i dytë i verdhë dhënë Çajkut dhe më pas automatikisht i kuqi.

    BYLISI-TEUTA 0-0

    Gjyqtarë: Enea Jorgji/ R.Preça dhe A.Mahmutaj

    - Nuk ka asnjë rast për moviolë.

    SKËNDERBEU-LAÇI 3-0

    Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi/ F.Elezi dhe N.Rrapaj

    - Nuk ka asnjë rast për moviolë.

    NOTAT E SKUADRAVE

    TIRANA – 8 – Skuadër cinike, e ekuilibruar që mbrohet mirë dhe shfrytëzon në maksimum çdo rast para portës kundërshtare. Kalon një transfertë mjaft të vështirë duke ruajtur kryesimin e kampionatit.

    KASTRIOTI – 8 – Të fitosh në Shkodër është gjithnjë e vështirë, por të marrësh pikë, sikundër bëri Kastrioti, është më shumë se një vlerësim maksimal i një 90-minutëshi. Lojë, spektakël, gola dhe tri pikë më se të merituara.

    TOMORI – 7.5 – Vinte nga një javë mjaft stresuese me pezullime dhe largim të trajnerit, por në fushë nuk u pa asgjë nga këto më sipër. Mori një trepikësh shumë të rëndësishëm ndaj një rivali direkt për mbijetesë.

    DINAMO – 7 – Mund të kishte shënuar të paktën edhe dy gola të tjerë me lojën që bëri, aq sa po ti referohesh përballjes me Pogradecin, të vjen keq dhe çudi që kjo skuadër ndodhet në fund të renditjes.

    TEUTA – 6.5 – Nuk fitoi, por doli me pikë nga një fushë historikisht e vështirë për këdo. Referuar edhe ecurisë negative, u pa një Teutë shumë më e kujdesshme.

    KAMZA – 6 – Barazim me vlera po të gjykosh se luante në transfertë ndaj një rivali direkt dhe për më shumë se 15 minuta ishte në fushë me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Tafajt.

    SKËNDERBEU – 6 – Përballë kishte një ekip me të rinj, pa asnjë motivim, ndaj fitorja, nga ana teorike thjesht u vu në zbatim.

    BYLISI – 5.5 – Një ekip që luan mirë, por ndaj durrsakëve nuk pati forcë goditëse, ndoshta edhe se ka shumë pak se çfarë t’i kërkojnë kampionatit, përderisa synimet janë më së shumti në kupë.

    FLAMURTARI – 5 – Një ekip i lodhur dhe pa qartësinë e duhur para portës. Gjithsesi, krijoi rastet e veta, por përballë pati një mbrojtje tepër të vëmendshme si ajo e Tiranës.

    APOLONIA – 5 – Pas këtij barazimi, ka shumë pak se çfarë ti kërkojë këtij kampionati. Humbi një rast për t’iu afruar zonë së “play out”-it, ndaj tani mbijetesa, referuar edhe kalendarit, është gati utopike.

    SHKUMBINI – 4.5 – Nuk bëri asgjë për të dalë me pikë nga kjo ndeshje. U duk sikur në Berat kishte shkuar thjesht për të mbaruar një 90-minutësh, i bindur se nuk kishte shanse as për barazim.

    POGRADECI – 4 – Ekip që gabon shumë në fazën difensive dhe ka probleme të mëdha në organizimin e lojës. Ndaj Dinamos rrezikoi që të pësonte edhe më shumë gola.

    VLLAZNIA – 3.5 – Nga parajsa në ferr. Kështu mund të përkufizohet kjo Vllazni në harkun e një jave. Gabime trashanike në mbrojtje, e mefshtë në mesfushë dhe pa forcë të madhe goditëse.

    LAÇI – 3 – Shkoi për të humbur në Peqin (fushë asnjanëse), duke i bërë haptazi një dhuratë Skënderbeut.

    TRAJNERËT

    MË I MIRI

    NDREU-RUBIO
    Të dy kanë merita të veçanta për nga mënyra sesi i përgatitën skuadrat e tyre për dy transferta mjaft të vështira. Ndreu me Kastriotin e tij tregoi superioritet ndaj Vllaznisë në fushën e kësaj të fundit, ndërsa Rubio mori tri pikë vazhdimësie ndaj një skuadre mjaft të fortë si Flamurtari.

    MË I DOBËTI

    DAIU-VATA
    Që të dy fajtorë për atë çka dhanë ekipet e tyre në fushë. I pari “ia fali” tri pikët Skënderbeut, përderisa luajti me një skuadër të rinjsh, ndërsa Vata nuk arriti dot që t’i motivonte si duhej lojtarët, duke vazhduar nga negativiteti i Kupës së Shqipërisë në atë në kampionat.

    Panorama Sport
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 20-03-2012 më 11:30
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #56
    18.03.2012
    17:00 Dinamo Tirana 1-0 KS Pogradeci
    13:00 Bylis Ballsh 0-0 Teuta Durres
    13:00 Flamurtari Vlore 0-1 KF Tirana
    13:00 Skenderbeu 3-0 KF Laci
    17.03.2012
    18:00 Vllaznia Shkodër 2-4 Kastrioti Kruje
    15:00 Apolonia Fier 0-0 KF Kamza
    15:00 Tomori Berat 1-0 Shkumbini



    1 KF Tirana 17 39 12 3 2 26 14 12
    2 Skenderbeu 17 38 11 5 1 33 11 22
    3 Teuta Durres 17 34 10 4 3 19 11 8
    4 Kastrioti Kruje 17 28 8 4 5 27 19 8
    5 Flamurtari Vlore 17 27 7 6 4 23 14 9
    6 Bylis Ballsh 17 23 6 5 6 28 24 4
    7 Vllaznia Shkodër 17 23 7 2 8 26 22 4
    8 KF Laci 17 23 6 5 6 14 20 -6
    9 Shkumbini 17 20 5 5 7 23 29 -6
    10 KF Kamza 17 18 5 3 9 13 19 -6
    11 Tomori Berat 17 17 5 2 10 20 31 -11
    12 KS Pogradeci 17 17 5 2 10 15 28 -13
    13 Dinamo Tirana 17 11 2 5 10 12 22 -10
    14 Apolonia Fier 17 11 2 5 10 15 30 -15



    24.03.2012
    14:00 Teuta Durres - Apolonia Fier
    15:00 Shkumbini - Dinamo Tirana
    25.03.2012
    13:00 KS Pogradeci - Flamurtari Vlore
    15:00 KF Laci - Tomori Berat
    26.03.2012
    15:00 Kastrioti Kruje - Bylis Ballsh
    15:00 KF Kamza - Skenderbeu
    18:00 KF Tirana - Vllaznia Shkodër
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #57

  8. #58

  9. #59

  10. #60
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Shkëlqejnë arbitrat, java e ndershmërisë

    Kishte plot 18 javë ka mpionat (që prej startit të sezonit) që nuk konstatoheshin thuajse zero gabime nga ana e arbitrave. Duket disi e çuditshme, por java që sapo lamë (e 19-ta) dhuroi jo vetëm futboll të vërtetë në të gjitha fushat e Superiores, por edhe një gjykim korrekt, në limitet e perfektes. Edhe pse u zhvilluan sfida mjaft “të nxehta” si në Korçë, Ballsh, por edhe në Peqin e Berat, duhet thënë se mënyra e arbitrimit ishte në nivelin më të mirë gjatë këtij sezoni. Është absolutisht hera e parë për 2011-2012 që në asnjë përballje nuk është regjistruar ndonjë gafë, e cila të ndikonte drejtpërsëdrejti në rezultatin e ndeshjes. I vetmi dyshim, ose më mirë i vetmi rast disi i debatueshëm, ishte vendimi i arbitrit Laver Alla në Ballsh, kur nxori kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuqin për mbrojtësin e Tiranës, Erjon Dushku. Edhe pse nga analistë të ndryshëm në emisionet sportive, kryesisht në mediat vizive, ky rast “ka ngrënë” debat, e përgjithshmja anon nga arbitri. Kjo edhe për faktin se Dushku ishte lojtari i fundit dhe nëse nuk do bënte faull, futbollisti i Bylisit mund të kishte rrezikuar seriozisht portën e mbrojtur nga Ilion Lika. Krejt pa vend edhe kontestimet si nga ana e Skënderbeut dhe nga ana e Teutës, lojtarët e të cilave kërkuan nga një penallti në 15 minutat e para në përballjen e së premtes në Korçë. As rrëzimi i Dostit në zonë dhe as prekja e dyshimtë e topit me dorë nga Da Silva nuk ishin në kushtet e vërshëllimës së 11- metërshave. Ndaj, që të dyja vendimet e Jeminit rezultojnë të sakta. Ndërkaq, e saktë penalltia dhënë për Dinamon dhe më pas e gabuar nga Kuli, në përballjen në kryeqytet ndaj Laçit, si dhe të drejta vendimet e Emirjon Sinos në Berat, Ditmar Jubicës në Fier dhe të Bardhyl Pashajt në Peqin. Në këtë këndvështrim duhet pranuar se ashtu sikundër u suprizuam nga ndershmëria dhe loja fair-play e të gjitha skuadrave gjatë kësaj jave në të shtata përballjet në Superiore, po aq surprizë kanë qenë edhe gjykimet e “bilbilave” shqiptarë, të kontestuar thuajse gjithnjë (shpesh herë me shumë të drejtë), në javët e shkuara.

    Moviola e javës 19-të

    BYLISI-TIRANA 1-0

    Gjyqtarë: Laver Alla/ D.Koreshi dhe G.Koka

    - Minuta e 70-të, Dushku ndërhyn ndaj një lojtari të Bylisit, për arbitrin është faull dhe karton i verdhë, që rezulton të jetë i dyti dhe automatikisht i kuq. Në moviolë ndërhyrja e mbrojtësit ishte e ndëshkueshme me faull, por i diskutueshëm kartoni i verdhë.
    - Minuta e dytë shtesë, në fund të ndeshjes Morina shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë në këtë rast vendimi i arbitrit.

    SKËNDERBEU-TEUTA 0-1

    Gjyqtarë: Lorenc Jemini/ E.Barushi dhe G.Qirici

    - Minuta e 9-të, Da Silva (Teuta) prek topin me dorë në zonë. Vendësit kërkojnë penallti por faktikisht nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh, pasi prekja ishte së pari e pavullnetshme, së dyti lojtari i bregdetarëve ishte shumë afër kundërshtarit dhe së treti dora ishte thuajse ngjitur me trupin.
    - Minuta e 13-të, Dosti (Teuta) shmang një mbrojtës dhe hyn në zonë, ku edhe rrëzohet. Durrsakët kërkojnë penallti, por vepron drejt Jemini, pasi nuk kishim të bënim me penallti.

    DINAMO-LAÇI 2-2

    Gjyqtarë: Enea Jorgji/ A.Mahmutaj dhe R.Preça

    Minuta e 47-të, Shtini rrëzohet në zonën laçiane dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. I drejtë vendimi i arbitrit.

    TOMORI-KAMZA 4-1

    Gjyqtarë: Ermijon Sino/ A.Lamçe dhe I.Tartari

    Nuk ka raste për moviolë.

    VLLAZNIA-FLAMURTARI 2-1

    Gjyqtarë: Sokol Çekaj/ R.Çokaj dhe F.Elezi

    Nuk ka raste për moviolë.

    APOLONIA-KASTRIOTI 1-0

    Gjyqtarë: Ditmar Jubica/ D.Salaj dhe S.Zekaj

    Nuk ka raste për moviolë.

    SHKUMBINI-POGRADECI 2-1

    Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ R.Avdo dhe D.Rexha

    Nuk ka raste për moviolë.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •