TIRANE- Tė gjithėve na ka ndodhur qė rrugėve tė Tiranės tė ndeshemi me adoleshentė qė shpėrndajnė fletushka me oferta shkollimi dhe kursesh tė ndryshme nė Universitetin Vitrina, por askush nuk e kishte menduar qė pak kohė mė vonė, studentėt e kėtij universiteti privat, do tė dhunoheshin nga truprojat. Plotė 8 truproje dhe administratori i universitetit janė arrestuar ditėn e djeshme nga forcat e Komisariatit 6, pasi fillimisht kanė dhunuar njė student, e mė pas kanė kundėrshtuar e janė konfliktuar dhe me forcat e Policisė, tė cilat kishin shkuar pas telefonatės sė bėrė nga studenti Fatjon Ismailgeci. Por, skandali ėshtė mė i madh, pasi njė numėr i madh studentėsh kanė denoncuar se mbi ta ėshtė ushtruar dhunė fizike dhe psikologjike nga ana e truprojave, nė rast se ata nuk pranonin tė blinin librat e Universitetit ose nuk paguanin gjobat qė u viheshin nga administrata.
NGJARJA
Mesditėn e djeshme, njė telefonatė ka mbėrritur nė Sallėn Operative tė Policisė sė Tiranės, ku njoftonte se truprojat e Universitetit Vitrina e kishin dhunuar rėndė. Sipas telefonatės sė bėrė nga studenti mėsohet se disa prej truprojave tė universitetit, pasi kishin debatuar fillimisht me fjalė me tė, kishin nisur ta godisnin me grushte me shkelma, duke i shkaktuar plagė tė rėnda studentit F.I.. Menjėherė pas marrjes sė kėtij njoftimi, forcat e Komisariatit Nr.6 kanė mbėrritur nė ambientet e universitetit privat. Sapo i janė afruar derės, mėsohet se truprojat kanė kėrkuar qė tė largohen pasi ajo ishte pronė private dhe nuk kishin tė drejtė tė afroheshin. Pas debateve disa minutėshe me forcat e rendit, truprojat e universitetit kanė nisur tė konfrontohen me ta, duke i kundėrshtuar dhe duke qėlluar mbi ta. Mėsohet se 3 efektiv policie kanė marrė plagė tė lehta si pasojė e konfrontimit me truprojat e universitetit. I menjėhershėm ka qenė dhe reagimi i tyre, tė cilat kanė kėrkuar forca tė tjera mbėshtetėse dhe vetėm brenda pak minutash ėshtė bėrė i mundur arrestimi i 9 personave, tė cilėt kishin dhunuar studentin si dhe kishin ushtruar dhunė mbi forcat e policisė.
ARRESTIMET
Nėntė tė arrestuarit janė dėrguar nė ambientet e Komisariatit 6 ku janė marrė nė pyetje nė lidhje me ngjarjen dhe reagimin e tyre tė dhunshėm mbi uniformat e policisė. Ndėrkaq, burime nga blutė e kryeqytetit bėjnė tė ditur se pas kallėzimit tė bėrė nga studenti i dhunuar, kanė qenė dhe disa student tė tjerė, tė cilat gjithashtu kanė denoncuar se mbi ta ishte ushtruar dhunė nga truprojat e universitetit. Sipas tyre, truprojat i kėrcėnonin nė rast se nuk blinin librat e universitetit, ose i vendosnin gjoba. Sipas deklarimeve tė studentėve, nė rast se ata kundėrshtonin, truprojat ushtronin dhunė mbi ta. Ndėrkohė mėsohet se, mes tė arrestuarve ėshtė dhe administratori i Universitetit Vitrina, Edmond Vlashi si dhe truprojat Hamit Leka, Leonard Vlashi, Jetmir Zhika, Artan Zefi, Lutfi Tufa, Gjovalin Zefi, Agron Bacaj dhe Ramazan Tarko. Bėhet e ditur se nėntė tė ndaluarit pritet tė akuzohen pėr goditjen e studentit dhe tė efektivėve tė policisė.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
------
E kane hak drunin kta qė rregjistrohen nė ktė lloj Universiteti me ktė emėr lol, bile pak i kanė rrafur, tua bėshin turitė pėrshesh lol.
Krijoni Kontakt