Close
Faqja 66 prej 127 FillimFillim ... 1656646566676876116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 1268
  1. #651
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    BE: Protesta e VV, kundër parimeve evropiane


    Publikuar: 16.01.2012 - 15:51
    Bruksel, 16 janar - Bashkimi Evropian i ka cilësuar si “dhunë për keqardhje” ngjarjet e së shtunës në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë, raporton Rel.

    “Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës. Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

    Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion në pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka penguar protestuesit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të topave të ujit.

    ”Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm më 22 janar.

  2. #652
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    BE: Protesta e VV, kundër parimeve evropiane


    Publikuar: 16.01.2012 - 15:51
    Bruksel, 16 janar - Bashkimi Evropian i ka cilësuar si “dhunë për keqardhje” ngjarjet e së shtunës në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë, raporton Rel.

    “Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës. Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

    Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion në pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka penguar protestuesit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të topave të ujit.

    ”Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm më 22 janar.
    BE (Bashkimi Europian) na thote citoj “ Protesta e LVV na qenka kunder parimeve europiane”. Do thote sipas kesaj organizate e quajtur BE – Ne Shqiptaret nuk duhet reaguar, nuk duhet protestuar edhe pse protestat jane demokraci dhe jane pikerisht thelb I demokracise europiane. Ne Shqiptaret sipas kesaj organizate duhet qe gjithnje te qendrojme neglezhent edhe kur atehere na servohen padrejtesite e llojit me te ndryshme. Sipas kesaj orgazitae e quajtur BE, ne Shqiptaret duhet pranuar edhe ato procese negative dhe qe jane kunder interesave tona shteterore e kombetare. Sipas kesaj organizate te quajtur BE- ne Shqiptaret duhet jetuar, e duhet pranuar keta pushtetar te cilet vjedhin shtetin e Kosoves, te cilet manipulojne votat dhe bejne vjedhje fabrikuese te votave te qytetareve. Sipas kesaj organizate te quajtur BE ne Shqiptaret duheshka qe te jetojme varferi te skajshme, duhet jetuar me me pak se 90 centi ne dite. Sipas kesaj organizate e quajtur BE, ne Shqiptaret duhet pranuar e jetuar me keta pushtetar te korruptuar e shantazhuar, dhe duhet pranuar qe keta pushtetar te jene mbi ligjin, ndresa populli te jet nen ligjin dhe nen meshiren e ketyre pushtetareve.

    Por tani personalisht kame nje pyetje per kete organizate e qujatur BE. Ne qoftese Protesta e LVV nga qekna kunder parimeve europiane!?!?!. Ateherash me cfare parime jane ato protesta qe behen ne Greqi, ku bile bile atje edhe vriten protestuesit. Me cfare parime jane ato protesta qe mbahen edhe ne France, edhe ne Gjermani, Britani te Madhe, Itali, Spanje, Portugali.

    Ne qoftese kjo proteste e organizuar nga LVV dhe e perkrahur nga populli I gjere me 14 Janar 2012 na qenka kunder parimeve europiane, sipas kesaj organizate e qujatur BE!?!?.
    Ateherash cfare parime europiane na qenka djegja e kufijve te nje shteti nga shteti tjeter. Dhe ate jo vetem nje here, por dy herash. Cfare parime europiane nga qenka bllokimi I rrugeve ne veri te Kosoves nga strukturat kriminele e okupuese te shtetit serbise. Cfare parime europiane eshte vrasja e policit te Kosoves po nga ato struktura kriminele e okupuese. Dhe pertej saj kjo organizate e quajtur BE (Bashkesia Europiane) me cdo kusht don qe Shtetin I cili beri 4 luftrtat me te pergjakshme ne truallin e BE-se (Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosove), beri masakrat, vrau mbi 8000 vije vetem ne nje dite ne Sebrenice te Bosnjes, beri maskra edhe ne Kosove ku vrau mbi 10 mije vete, largoi nga shtepite e tyre mbi gjysme milioni. Dhe pertej kesaj kjo oranizate e quajtur BE me vazhdimesi te plote mundohet qe kete shtet kriminel (Serbine) ta bejne anetare te saj. E tani na flete qe “ Protesta e 14 janarit 2012 ne Merdare dhe Dhe te Bardh” te organizuar nga LVV, dhe e perkrahur nga masa me e gjere e Shqiptareve nga gjitha trojet e tye, dhe ne vendet perendimore. E qellimi kryesor I kesaj proteste ishte qe te mbrohet vendimi I legjistrativit me kryesor ne Kosove – Kuvendin (Popullin) e Kosoves.

    E kjo na bjen qe kjo organizate e qujatur BE. Cdo gje qe ben Populli Shqiptar na qenka kunder parimeve europiane. Ndersa e gjithe ajo e kaluar, dhe e tanishmja e Serbise na paska qene, dhe na qenka me Parime Europiane.

    Ja pra kjo eshte kjo organizate e qujatur BE (Bashkimi Europian)!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #653
    Ballistëve” u ndalohet hyrja në Kosovë për dy vjet16-01-2012 17:03 CET
    Qytetarëve të thjeshtë dhe pjesëtarëve të grupit të tifozëve “Ballistët” iu është ndaluar hyrja për në Kosovë për dy vjet, për shkak të dëshirës së tyre si aktivistë për të hyrë në territorin e Kosovës më 14 janar në përkrahje të protestës së lëvizjes Vetëvendosje.

    Arsyetimi nga ana e shërbimeve kufitare të Jazhincës, ka qenë se grupi prej 14 personash përbën rrezik për shtetin e Kosovës.

    “Më 14 janar një grup aktivistësh të shoqërisë civile bashkë me shoqatën e tifozëve ‘Ballistët’ u nisëm për të përkrahur protestën e lëvizjes Vetëvendosje dhe u ballafaquam me një situatë absurde ku policia kufitare e Kosovës na refuzoi hyrjen në territorin e Kosovës me pretekst absurd se ne konsiderohemi si rrezik për sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare. Në dokumentin zyrtarë të lëshuar nga policët më thanë mua personalisht se ma kanë ndaluar për dy vjet”, u shpreh Zufer Bajrami, aktivist, transmeton Alsat-m.

    Sipas dëshmive të grupit që ishte nisur nga Tetova, ata janë mbajtur në anën e kufirit të Kosovës, për disa orë në pyetje. Ata thonë se do të ankohen në çdo institucion, përfshi ambasadën e Kosovës në Shkup për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe frenimin e të drejtës të udhëtojnë në Kosovë, apo të drejtës për të protestuar. /alsat-m/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...e-per-dy-vjet/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #654
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Bajram Rexhepi deklaroi se njejt do veprohet edhe me 22 jan. nese ka bllokim te rrugeve.

    Mendoj qe me kete tregohet serjozitet ne zbatimin e ligjit. Eshte shume te ju tregohet te gjithe huliganve se bllokimi i rrugeve dhe sulki ndaj policve eshte veper e rend kriminale dhe nuk lejohet.

    Une mendoj qe Shpk eshte afer plotesimit te standardve europine, sepse edhe shperndau turmen edhe nuk perdori shufren.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #655
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Jo le ti rrafin po kethehen me bisht ner kemb,e din bajram regjepi ku i has sharra ne gozhd.
    Ai duke i rrahur shqiptaret don me i tut shkiet po me doket

  6. #656
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A dini nje rast kun ne evrop qe eshte rrahur zevendesi i kryetarit te parlamentit nga policia e shtetit?
    A rrafet njeriu qe ka qen me tri plag ne trup nga shkau,dmth ka dhen gjymtyr te trupit per ti vesh keta polic me uniform te kosoves,a e din bajram regjepi qe neser ne vend tij mund te vij dikush tjeter dhe ti hakmerret ne te njejten menyr.
    A e din hashim thaqi qe policia e kosoves ka humbur qdo respekt nga populli dhe sot shiqohet me keq se policia e serbis.
    Pse bajram regjepi nuk na tregoi kurr se kush e vodhi dhomen e hetimeve ku pati me miliona evro dhe sasi droge.
    A e din bajram regjepi se qarkullimi i njerzve dhe mallrave ne veriun e kosoves eshte i ndaluar,perse nuk po shkon atje me i hap rruget.
    a ka ma turp se ti ndalosh shqiptaret e maqedonis ne kufi,dhe tua heq te drejten qe te hyjn ne kosove per dy vite,pse nuk po i ndalon qetniket ruset e kush dreqin tjeter hyn ne kosove kur ti teket.
    Veteranet e luftes duhet urgjentisht te dalin edhe ata ne rrug bashk me vv dhe ta bllokoin kufirin,policia duhet ta dij se nuk guxon te perdoret per kusure politike,qeverit shkoin e vijn policia mbetet.
    Bajram regjepin duhet te paditet penalisht,te kerkohet shkarkimi urgjent i tij,keshtu ti tregohet se politika me inate nuk zhvillohet

  7. #657
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ju femij qe merreni me fyerje ikni nga ketu,benu me serioz sepse kjo eshte tem serioze.
    Une asgje nuk kam te perbashket me albinin,por jam shume i zhgenjyer se kah po shkon kosova.

  8. #658
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Me cilen date te viti te kaluar ishin trazirat ne shqiperi ? me 21 apo 22 ?

  9. #659
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    BE: Protesta e VV, kundër parimeve evropiane


    Publikuar: 16.01.2012 - 15:51
    Bruksel, 16 janar - Bashkimi Evropian i ka cilësuar si “dhunë për keqardhje” ngjarjet e së shtunës në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë, raporton Rel.

    “Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës. Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

    Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion në pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka penguar protestuesit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të topave të ujit.

    ”Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm më 22 janar.

    Sipas BE-se Protestat na qenkan kunder parimeve europiane, edhe pse protestat jane thelbi I demokracise europiane.

    BE-me kete koment te saj, ne nje fare menyre e mbeshtet, e favorizon brutalitetin e Policise se Kosoves ndaj protestuesve, ndaj qytetareve te Kosoves. Te cilet protestuan per mbrojtjen e vendimit te Kuvendit te Kosoves ne lidhje me reciprocitet te plote ndaj Serbise.

    BE-ja me kete koment te saj, ndonese ne nje menyre apo menyre tjeter, po mbeshtet, po perkrah, po favorizon korrupcionin ne Kosove.

    BE-ja me kete koment te saj, ndonese po I perkrah hajnite, vjedhjet, manipulimet e votave te qytetareve te Kosoves, po I perkrah pushtetaret te cilet vjedhin parane e popullit.

    Do thote; se te vjedhish, te manipulosh me votat e qytetareve, te genjesh, ti rrafish protestuesit, ta c’perfillesh legjislacionin me te larte te Shtetit (Kuvendin), te jetosh ne vareferi, te mos protestosh per te drejtat e tua elemenatre e themelore, te jesh neglezhent ndaj cdo padrejetsie qe te servohet, te mos kerkosh ate se ck ate takon, sipas ketij komenti te BE na qenkan me Parime Europiane. Ndersa e kunderta e ketyre na qenka kundër parimeve europpiane.

    Por tani pyetja shtrohet. Keto parime a vlejne edhe me Serbine.

    Asnjehere gjer me tani nga BE-ja, nuk kame nedgjuar, dhe nuk kam lexuar ndonje koment te saj duke thene qe djegja e kufijeve shteteror te nje shteti nga ana e shtetit tjeter jane kundër parimeve europiane.

    Asnjehere gjer me tani nga BE-ja, nuk kame ndegjuar, dhe nuk kam lexuar ndonje koment te saj duke thene qe bllokada e bllokimi I rrugeve me gur e zhavorre jane kundër pariemeve europiane.

    Asnjehere gjer me tani nga BE-ja, nuk kame ndegjuar, dhe nuk kame lexuar ndonje koment e saj qe vrasja e policit te nje shteti nga ana e krimineleve te shtetit tjeter, eshte kundër parimeve europiane.

    Ateherash pse ore zonje Europe cdo herash kur Shqiptaret protestojne, kur Shqiptaret demonstrojne kundër te keqes na qenka kundër parimeve europiane.

    Ndersa ata qe shkelin legjislacionin me te larte te shtetit, ata qe vrasin police, ata qe vejne e bllokojne rruget me barikada te ndryshme, ata qe manipulojne me voten e popullit, ata qe vjedhin parate e popullit. Keta na qenkan me Parime Europiane APO JO – BE!?!?!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #660
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte e turpshme dhe e denueshme ligjerisht dhe moralisht ajo qe po ben Vetevendosja ne Kosove. Protesta te tilla anti-demokratike dhe anti-kushtetuese, nuk duhen lejuar ne Kosove. Protesta qe kane per qellim "bllokimin e pikave kufitare" nuk jane protesta kunder pales serbe apo bizneseve serbe, jane protesta kunder shtetit demokratik te Kosoves. Keto protesta jane te ngjashme me dhunen qe pame ne 21 janar 2011 nga protestat e opozites shqiptare ne Tirane. Kjo ka vetem nje emer: rrugaceri politike!

    Nuk ka ngelur as fati i Kosoves dhe as ceshtja jone kombetare ne duart e Albin Kurtit. Populli shqiptar i zgjedh me voten e tij te lire ata qe duhet te drejtojne qeverine e vendit, dhe te flasin ne emrin e gjithe interesave te popullit te Kosoves. Vetem qeveria e Kosoves, Kuvendi i Kosoves, presidenca e Kosoves kane te drejte te dalin e flasin ne emer te popullit te Kosoves e te mbrojne interesat e tij. Nuk kane ngelur interesat tona te perfaqesohen nga njerez sharlatane si Albin Kurti, qe jo vetem qe nuk po e ndihmon situaten ne Kosove, por po minon gjithcka qe shteti i Kosoves ka arritur ne keto 2 dekadat e fundit ne Kosove.

    Nese populli i Kosoves eshte i pakenaqur me qeverisjen e vendit, opozita nuk behet ne rruge, behet ne Kuvendin e Kosoves. Qeverite nuk rrezohen ne rruge, rrezohen ose ne Kuvend me mocion mosbesimi, ose ne zgjedhjet e ardhshme. Ashtu si populli i Kosoves nuk reflekton vlera kur imiton ekstremistet serbe me akte te tilla vandaliste. Me akte te tilla, nuk i tregojme botes qe jemi nje popull i qyteteruar, por qe jemi nje popull po aq i prapambetur sa edhe pala serbe qe ben akte te tilla.

    Kam qene une ai qe kam shprehur shpesh ne kete forum indinjaten time me vendime qe qeveria e Kosoves ka mbajtur dhe politikane te ndryshem ne Kosove. Por ne kete rast, qeveria e Kosoves, institucionet e Kosoves, policia e Kosoves, gezojne mbeshtetjen dhe respektin tim per detyren e tyre kushtetuese. Mos lejoni keta njerez sharlatane qe te shkaterrojne me akte te tilla demokracine e brishte kosovare qe eshte ndertuar me gjak e sakrifica. Gjithashtu i bej thirrje gjithe popullit te Kosoves, qe te bojkotojne thirrjet antikushtetuese per bllokimin e pikave kufitare.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •