Jo.........
Vertet po e them. Opinioni eshte i pergaditur, pergjegjsine e mban vetevendosja, rregullat po ashtu dihen, rruget nuk guxojne te bllokohem.
A duhet qe shteti me u dorezu para 10% te elektoratit qe ka votu? jo natyrisht.
Nese duhet, normal me veshtiresi, po stupci nganjhere eshte i domosdoshem.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Protesta ka qellim dashakeq, te bllokohet produkti ushqimor qe hane Shqiptaret ne Kosove e ne vend te tij ti imponohet atyre uji me ngjyre i devollit e sallami i lopes se masakruar "hallall" i perzier me brum
E lexova shkrimin e Beratit. Natyrisht ishte i shkruar me sarkazme, mirepo natyrisht ishte ne permbatje shume i mire, sepse vinte ne pah qellimet makiavelliste te Vetevendosjes mbi ate qe njihet "qellimi i arsyeton mjetet" keta idiot don te na kthejn mrapa me dhune, duke bere cmos per te ardh ne pushtet.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
mesazh shume, shume i qarte dhe i pastert eshte dita e neserme, e ata qe nuk e kuptojne, nuk kane per ta kuptuar kurre, siç nuk e kane kuptuar deri tani... ju pengon "bllokimi" i rruges neser, e nuk ju pengon fakti qe 1/5 e territorit te Kosoves ne veri eshte mbi nje dekade e bllokuar, me liri te cunguar, e kufizuar ne levizje te lire e zhvillimi, e qe e tera financohet direkt nga nje shtete si Serbia qe parate i merr nga Kosova dhe kudo qe shkon, ne rrafshin politik, diplomatik punon dhe vepron hiç pa ja ndalur kunder shtetit te Kosoves!
Kur i lexoj ca diskutime, per te mos e pergjithesuar, sepse kape shume e gjere, e sidomos pjesen e pafajshme, perndryshe e meritoni me ua perserite Bllacen e Kukesin e 1999 edhe duke ju grahur mu sikur lopet, ec shtaze se ti je njeri pa memorje... mbrenda nje kohe kaq te shkurte, kur arrite te harrosh... kush te dhunoj, masakroj e ne fund sikur shtaze te deboj e vini shkruani per "levizje te lire"... te tillet e meritojne, ne çdo dekade ti riperseritet e njejta histori e deri sa te mbushen mend mire e mire !
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
e a do te vendoset rendi dhe ligji ne veri pas bllokimit te rrugeve ne merdare dhe te dheu i bardhe.....edhe per tregtin me serbin vv dhe albini po sherbehen me rrena,serbia exporton mallera ne vler rreth 9 miliard $ ne kosove exporton rreth 400 milion euro,serbia me se shumti exporton ne BE prijn Italia mbi 1 miliard euro,Gjermania rreth 1 miliard euro,Kosova eshte treg i vogel.Kosovaret blejn mallera serbe grur,miser,vaje ushqimor,material ndertimor sepse jan me te lira se konkurentet vendor dhe nderkomtar.
Bllaca dhe Kukesi mund te na perseriten nese e humbim perkrahjen amerikane,e me politiken e vv perkrahja amerikane eshte e humbur,vv eshte copy paste e die linke ne Gjermani,kundershtare e ekonomise se tregut,privatizimit per vv amerikanet jan kolonialist,vv e don sovranitetin e xhaxhit enver.
dita e neserme, nuk eshte ajo qe ta percakton vendosjen e ligjit ne veri, e sovranitetin nuk po ua ktheje as perkrahja amerikane, por ka nje mesazh me nje permbajtje shume me te madhe dhe te qarte, qe duhet te vetedijesoheni, si shoqeri, si shtet e si institucione !
kthehu edhe njehere logjiko, se ate me statistika nuk do e komentoj ! pra, shkoni bleni material ndertimore, nga ai qe te shkaterroj ate qe kishe te ndertuarpor kryesore lire ua shete edhe ate me lire se konkurrentet vendore dhe nderkombetare !!!!!
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
TIRANË-Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi shprehet se egziston frika që aksioni i Vetvendosjes të kthehet në favor të Serbisë.
“Mes dy vendeve ekzistojnë disa marrëveshje, ajo për menaxhimin e kufirit, tregtisë, një ndërhyrje si aksioni i nesërm do t’a shfajësonte Serbinë në moszbatimet e marrëveshjeve. Serbisë i intereson destabiliteti në Kosovë dhe në rast se ka, asaj i hiqen masat ndëshkuese që i janë vënë nga ndërkombëtarët”, u shpreh sot ne mbremje Gashi nga Tirana, në TVNEWS24, i ftuar në emisionin “Studio24” e drejtuar nga Denis Minga.
Zv/ministri thekson se më 14 Janar, qytetarët duhet të tregojnë pjekuri, për hir të përpjekjeve disa vjecare që Kosova po kryen për të futur në rrugë zyrtare marrdhëniet me Serbinë.
“Qytetarët duhet të tregojnë pjekuri nesër. Janë bërë përpjekje 20 -vjecare që marrëdhëniet me Serbinë të kthehen në rrugë zyrtare. Zbatimi i reciprocitetit është një marrëveshje me Serbinë, kjo ndërhyrje mund të bëjë që Serbia të thotë se Kosova nuk zbaton marrëveshjen”.
Zv/ministri Gashi shtoi më tej se qeveria ëshë e vendosur të ruajë endin dhe qetësisë, dhe do të ruajë të ruajë reciprocitetin. “Unë mendoj që lëvizja ‘VV’ nesër do të reflektojë si parti parlamentare”.
Gashi kërkoi që nesër rrugët duhet të jenë të qarkullueshme në pikat kufitare.
Aksioni
Prej ditësh Kryetari i ‘Vetvendosja’, Albin Kurti ka njoftuar rreth aksionit me moton “Serbia nuk kalon”, që do të nisë më 14 Janar, ora 13:00. Nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.
Sipas Kurtit aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikes se Serbisë. Kurti theksoi se përderisa mallrat kosovare nuk eksportohen në shtetin serb, as ato serbe nuk duhet të hyjnë në Kosovë.
“Më 14 Janar do të bllokojmë të gjitha pikat kufitare që na lidhin me Serbinë. Bëhet fjalë për një aksion, protestë ku policia duhet të jetë në krah të qyetarit të Kosovës. Ky aktivitet vjen si rrjedhojë e mosrespektimit të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë, për vendosjen e reciprocitetit te plotë politik, tregtar e ekonomik karshi Serbisë”.
Albin Kurti ftoi shqiptarët e Shqipërisë të marrin pjesë në këtë aksion të ‘Vetvendosjes’.
“Aksioni nuk ka të bëjë vetëm me kosovarët, por me shqiptarët, kudo ata janë. Të hidhemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të prodhimeve të vendit tonë. Ftojmë shqiptarët të marrin pjesë. Kam mësuar se nga qytete të Shqipërisë ka organizime lidhur me këtë aksion”, ka bere te ditur Kurti.
'Vetvendosja' siguron se aktiviteti është legjitim dhe do të jetë paqësor. Përmes tij, Lëvizja Vetëvendosje mbron vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si të obligueshëm për Qeverinë, pasi që vjen nga organi më i lartë vendimmarrës i Republikës.
(d.b/el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt