Close
Faqja 23 prej 127 FillimFillim ... 1321222324253373123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1268
  1. #221
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Thaçi: “Vetëfundosje”, s’fitohet pushteti me dhunë

    12-01-2012 11:58 CET

    Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia.

    Thaçi thotë se veprime të tilla janë anti-ligjore dhe anti-kushtetuese dhe nuk do të lejohen.

    “Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisionerës Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë”, ka thënë Thaçi në intervistën dhënë REL-it.

    Ai tha se për Qeverinë e tij është jashtëzakonisht me rëndësi që të punojmë me standarde, vlerat, dhe vizionin evropian, “dhe në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që definitivisht rrezikon edhe progresin për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur”.

    Paralajmërimet e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet apo reagimet e dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale kontrollin e kufijve të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund të mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë.

    “Kjo tejkalon çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral, janë paralajmërimet e tyre të dhunshme, diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar por joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër kushtetues, ligjor, antireformator”, ka theksuar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

    Ai porosit aktivistët e Vetëvendosjes se duhet ta kuptojnë që “me veprime të dhunshme nuk fitohet pushteti” dhe në asnjë rrethanë “nuk do të lejojmë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë”.

    Ai, edhe në këtë intervistë, sikurse në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur ditën e mërkurë, lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur “Vetëfundosje”, që sipas tij, “ata do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë”.

    “...Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë”.

    “Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë për fund, Kryeministri Hashim Thaçi. /Zëri/

  2. #222
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    MAKOLLI: NË PRESHEVË ME TARGA DHE DOKUMENTE TË KOSOVËS
    Serbia kthen Makollin mbrapsht
    12-01-2012 12:16 CET

    (E plotësuar) Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, rreth orës 11:00 është kthyer mbrapsht në vendkalimin kufitar të Konçulit dhe nuk iu është lejuar që të hyjë në territorin e Serbisë, raporton portali “Presheva”.

    Sipas informatave të siguruara nga “Zëri”, vizita e ministrit Makolli në Luginë të Preshevës nuk është lejuar pasi që kërkesa ka qenë që të futet si delegacion zyrtar, ndërsa autoritetet serbe kanë kërkuar që të hyjë vetëm si qytetar i thjeshtë.

    Ndërkaq, në pikën kufitare të Konçulit ka shkuar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i cili ka bërë përpjekje që ta mundësojë vizitën e Makollit në Luginë të Preshevës si delegacion zyrtar, mirëpo një gjë e tillë nuk është lejuar.

    Ditë më parë, qeveritarë serbë kanë deklaruar se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kërkojë leje, pasi që, sipas zyrtarëve serbë “ai është qytetar i Serbisë”.

    Ministri Makolli është pritur të takohet me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe atë të Preshevës, Ragmi Mustafa. /Zëri/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #223

  4. #224
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VV PO E KRYEN PUNEN E VET KARSHI ROLIT QË I TAKON.

    Është tjetër gjë që në Kosovë përkrahet qeveria e rrenes, korrupcionit dhe diktatit.

    Po të kryente qeveria punen e vet që i takon , Kosova do të ecte përpara.

    Sa i përket Doris Pack, doli që edhe kjo kur të vije puna te shtetësia e Kosoves është e rezervuar.
    Pra po duket kjart se edhe ata që në shumë raste na kan përkrah , nuk jan për Kosovë sovrane.

    Makolli po e "shijon" atë që njerëzit e zakonshëm e përjetojn cdo ditë nag "lëvizja" e lirë e edita tahirit e hashim hashhashit!

    Ka filluar ti duket fundi i qeverisjes antishqiptare në Kosovë.
    Bashkësia ndërkombëtare do të jap "vaksinen" e fundit kësaj qeverie mendoi edhe në këtë rast, dhe pastaj do të filloi të ngiti duart nga ky sistem korruptiv qeveritarë .

    2012 do të jet fundi i hashimit me hijenat e tijë !

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Ka pas udhëheqës më të mëdhaj e më të fuqishem se hashim e që kan kaluar në të sëmur për të udhëhequr si hitleri, milloshi, him gova ,sadami, gadafi... po nuk jan më!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #225
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Uene Jo e.

    Do ta perkrahja qe 1 dite para se te vinte tadiqi ne Kosove ti barrikadonim rruget magjistralet mos te vinte ne manastir te deqanit hiq. Por e lan tadicin te vinte ne Ks tash dalin e thon ta bllokojm serbin mos ta lejojm te futen ne Kosove.

    Kjo sikur me ben nime me dyshu.

  6. #226
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VV po e kryen punen që i takon si Lëvizje dhe si parti.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    hahahah , na dul brari=gomari qe po i ditka punët.
    Mjer toka që maban kësi gomarsh!
    brari=gomari , të rroftë him gova ty .

    lexues!
    pak po lexojshe ti ...nejse.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Lufta ekonomike është më e shenjtë se çdo gjë tjetër,sepse rreth saj janë të lidhura zinxhir kërkesash që i duhen një qytetari të rëndomtë.Qeveria mendëbosh e Kryeministrit H.TH. nuk është e zoja të kuptoj,ç'lojë po e kurdisë Serbia me shtetin tonë,që sipas asaj,as që ekziston dhe nuk e njeh.Habitem si po e zgjasin kaq shumë bisedat edhe ndërkombëtarët,ata si duket shikojnë ineresat e veta,ndërsa për ne qytetarë të rëndomë s'u ha palla fare.
    Plotësisht drejt e ka Lëvizja Vetvendosja dhe shumë i falenderohem për këtë organizim të urtë,që sadokudo po u jep gajret të rinjve se mund të presin ndryshime ,sepse tani për tani jemi n'fund t'pusit me:Vjedhje,hajni,korrupsion,diskriminim,papunësi,v arfëri,msashtrime,jo seriozitet në respektimin e ligjit etj.

    Me fat PROTESTA DHE PËRPARA-TË NDËRROHET E KEQJA ME TË MIRËN!
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 12-01-2012 më 08:09

  8. #228
    Hashim Thaqit dhe militanteve te tije si ne kete forum, e si cdo kund, i ka kapur paniku. I ka kapur paniku qe populli dita - dites po vetedisohet. I ka kapur paniku qe LVV dita - dites po forcohet, e kurse PDK-ja dita - dites po dobesohet.

    Thaqi e permend UCK-ne dhe Uniformat e UCK-se vetem atehere kur pushteti, vetem ateher kur karriga e tije si pushtetar eshte ne rrezik.

    LVV nuk don ta marr pushtetin me dhune. LVV ne Merdare e tek Dheu i Bardhe vetem mbrone vendimin e Kuvendit te Kosoves te miratuar me 7 Dhjetor 2011.

    Ne Shtetet Demokratike, me vlera demokratike si ne SHBA, e ne vende tjera Europiane nese Pozita e ketyre Shteteve nuk punon per interes te vendit e popullit. Ateherash Sovrani i vertete - populli ngritet kunder Qeverive. Kete gje edhe LVV eshte duke e bere. Eshte duke perdore mjete demokratike si ne vendet me demokratike europiane.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #229
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Serbia kthen Makollin mbrapsht
    12-01-2012 12:16 CET

    (E plotësuar) Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, rreth orës 11:00 është kthyer mbrapsht në vendkalimin kufitar të Konçulit dhe nuk iu është lejuar që të hyjë në territorin e Serbisë, raporton portali “Presheva”.

    Sipas informatave të siguruara nga “Zëri”, vizita e ministrit Makolli në Luginë të Preshevës nuk është lejuar pasi që kërkesa ka qenë që të futet si delegacion zyrtar, ndërsa autoritetet serbe kanë kërkuar që të hyjë vetëm si qytetar i thjeshtë.

    Ndërkaq, në pikën kufitare të Konçulit ka shkuar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i cili ka bërë përpjekje që ta mundësojë vizitën e Makollit në Luginë të Preshevës si delegacion zyrtar, mirëpo një gjë e tillë nuk është lejuar.

    Ditë më parë, qeveritarë serbë kanë deklaruar se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem dhe nuk ka nevojë të kërkojë leje, pasi që, sipas zyrtarëve serbë “ai është qytetar i Serbisë”.

    Ministri Makolli është pritur të takohet me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe atë të Preshevës, Ragmi Mustafa. /Zëri/
    po pra keta jan miqt e albinit qe punon per ta
    e kha kishe po i kritikoni perse nuk shkoni ne preshev
    kha ju thoni miqve mos i lshoni

  10. #230
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    QEVERIA E SHQIPËRISË: VETËVENDOSJE SIKUR SERBËT

    Nga Express 12 Janar 2012 14:55

    Ministria e Punëve të Jashtme dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.

    “Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet konstruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së së Shqipërisë.

    Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të agjendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Europian, dhe nuk ndihmojnë në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës.

    “Shprehim besimin se energjitë e këtyre forcave politike duhet të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane”, thuhet në komunikatën e MPJ’së së Shqipërisë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •