
Postuar mė parė nga
EuroStar1
Video ėshtė ēuar si denoncim nė Prokurorinė e Tiranės.
Nė njė koment tė postuar online, nė pėrgjigje tė lexuesve tė Shekullit qė kanė komentuar lajmin se pas disa ditėsh do bėhet publike njė tjetėr video, nė qendėr tė sė cilės ėshtė njė nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit, ish-Ministri i Energjetikės, Dritan Prifti, ka shkruar se video ėshtė dorėzuar nė prokurori dhe ai pret qė ajo tė reagojė. Nė rast tė kundėrt, video do bėhet publike.
Video ėshtė ēuar si denoncim nė Prokurorinė e Tiranės. Tė shohim ēdo bėjnė prokurorėt. N.q.s ata nuk bėjnė gjė, atėherė do ta bėj publike, qė tė kenė presionin e popullit dhe opinionit publik. Unė sdua tė bėj estradė dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam ēuar nė Prokurori. Ata tė veprojnė u shpreh dje Prifti.
***
Prifti ka konfirmuar ndėrkohė edhe disa hollėsi mbi kėtė video tė tretė tė dhėna dje nga deputeti socialist Erjon Braēe. Ky i fundit, duke komentuar lajmin e djeshėm nė Shekulli mbi pėrmbajtjen e videos sė re, ėshtė shprehur se kjo video e trete e disponuar nga ish ministri i ekonomisė do te zbardhe nje tjeter aferė korrupsioni.
Braēe ka dhėnė hollėsi plus lidhur me pėrmbajtjen e videos qė me sa duket ėhstė regjistruar gjithashtu nė zyrėn e ish-ministrit mes kėtij tė fundit dhe z.Fahri Balliu.
Bėhet fjalė pėr skrap, tentuar pėr tju shitur me kontratė njė kompanie ruse! Ndėrmjetės ėshtė njeriu i afėrt me Sali Berishėn dhe pėrmbarues i punėve tė Ilir Metes! Ka aty plot pėr tė gjithė, edhe pėr mua, Ilirin dhe ty i thotė njeriu i Berishės ish-ministrit Prifti. Ėshtė i njėjti sipėrmarrės qė ndėrtoi barrakėn e Gėrdecit! Prokuroria nuk mund ta falė sėrish! tha Braēe lidhur me pėrmbajtjen e videos
***
Lajmet mbi tė paktėn dy video tė tjera nisi tė pėrhapej dy ditė mė parė pas pėrfundimit nė Gjykatėn e Lartė, tė seancės Meta. Disa orė pas gjyqit nė adresat e drejtuesve dhe redaktorėve tė mediave ka mbėrritur njė lajm mbi njė video ku shfaqet Dritan Prifti me njė biznesmen. Lajmi jepte edhe disa hollėsi mbi profilin e biznesmenit nė fjalė, pa pėrmendur emrin e tij, por duke shtuar se nė ditė nė vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video. I pyetur nė mbrėmje nga Shekulli rreth kėtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atė njė presion, por pranoi se ka video tė filmuara nga njė kamerė e orės sė murit nė ish-zyrėn e tij. Sipas z.Prifti, njėra nga videot ka si protagonist njė njeri shumė tė afėrt me kryeministrin Berisha. Ajo ėshtė njė video me z.Fahri Balliu tha Prifti pėr Shekullin pas seancės nė Gjykatė.
***
Gjykata ka vendosur qė njė grup ekspertėsh tė rianalizojnė videon Meta-Prifti dhe disa video tė tjera qė mund tė gjenden nė laptopin dhe orėn e murit tė zyrės, tė cilat Prifti i ka dorėzuar si prova nė Prokurori. Nė kėtė etapė tė procesit ka patur shumė rezerva nga Prokuroria, sidomos pėr hedhjen poshtė tė ekspertizės ndėrkombėtare pėr videon Meta (e cila e nxirrte atė autentike dhe pa probleme) si dhe pėr ekspertimin e videove tė tjera, tė cilat nuk janė bėrė publike. Prokuroria ka shfaqur rezerva edhe ndaj tre ekspertėve tė pėrzgjedhur pėr ekspertim, pasi ata nuk kanė asnjė eksperiencė tė lidhur me kėtė punė. Njė prokuror do shoqėrojė gjithsesi ekspertimin e videove pėr tė mos lėnė mundėsin qė ato tė kopjohen ose keqpėrdoren.
Prifti: Do publikoj njė video me Fahri Balliun
Pak orė pas pėrfundimit dje nė Gjykatėn e Lartė, tė seancės Meta nė adresat e drejtuesve dhe redaktorėve tė mediave ka mbėrritur njė lajm mbi njė video tė regjistruar nga njė kamerė e vendosur nė orėn e murit tė zyrės sė ish-ministrit Prifti. Sipas kėtij e-maili tė botuar mbrėmė edhe nė disa gazeta online, tė cilat ia atribuonin burimin e lajmit Gjykatės sė Lartė, ekziston njė video tjetėr ku shfaqet Dritan Prifti me njė biznesmen, pronar televizionesh. Lajmi jepte edhe disa hollėsi mbi profilin e biznesmenit nė fjalė, pa pėrmendur emrin e tij, por duke shtuar se nė ditė nė vazhdim, do botoheshin detaje nga kjo video.
I pyetur dje nė mbrėmje rreth kėtij lajmi, ish-ministri dhe deputeti Prifti e quajti atė njė presion nė valėn e presioneve tė shumta qė i janė bėrė gjatė kohės sė gjyqit, por pranoi se ka video tė filmuara nga njė kamerė e orės sė murit nė ish-zyrėn e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist njė njeri shumė tė afėrt me kryeministrin Berisha. Ajo ėshtė njė video me z.Fahri Balliu. Nėse dėshironi mund ta publikoj brenda tri ditėve tha Prifti mbrėmė nė telefonatėn me Shekullin.
Ekspertėt, 30 ditė kohė pėr videon Prifti-Meta
Video-pėrgjimi Meta-Prifti
Flamur Vezaj
Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė vendosi dje ti japė 30 ditė kohė ekspertėve audio-vizivė pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e video-pėrgjimit Meta Prifti. Seanca e djeshme e procesit me tė pandehur kryetarin e tė Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, u karakterizua nga debate tė shumta mes prokurorisė dhe gjykatės nė lidhje me miratimin apo jo tė tre ekspertėve shqiptarė. Prokuroria kundėrshtoi ekspertėt si tė paaftė ndėrsa gjykata i miratoi me argumentin mė tė mirė nuk kemi ku tė gjejmė.
Pėr pesėshen gjykuese tė kėtij kolegji tė kryesuar nga gjyqtari Ardian Dvorani, nuk ka qenė e lehtė edhe kėtė radhė vendimmarrja, siē nuk ishte pėr mėnyrėn dhe radhėn e marrjes sė provave. Mes pesė gjyqtarėve, nė dhomėn e kėshillimit kishte debate pėr kėrkesat e prokurorisė, mes tė cilave mungesa e profesionalizmit tė tre ekspertėve tė caktuar nė seancėn e kaluar si dhe pėr kryerjen e ekspertimit tė vetėm USB-sė sė dorėzuar nga deputeti Dritan Prifti. Disa nga pesė gjyqtarėt pranuan kėto kėrkesa tė prokurorisė, por, qė hasėn nė kundėrshtim tė kolegėve tė tyre, tė cilėt me shumicė votash vendosen tė rrėzojnė kėrkesat e prokurorisė,- thuhet nga burimet e rezervuara tė Gjykatės sė Lartė.
Ndėrkohė, nga ana tjetėr ishin avokatėt mbrojtės, tė cilėt kėrkuan qė pėrveē se tė pranoheshin tre ekspertėt pėr tė ekzaminuar videon Prifti Meta, edhe qė ekspertimit ti nėnshtrohet edhe ora me tė cilėn ėshtė bėrė regjistrimi dhe kompjuteri ku ndodhej videoja. Por, kėto pretendime tė mbrojtjes u kundėrshtuan nga prokurori i ēėshtjes, i cili kėrkoj qė vetėm USB-ja ti nėnshtrohet ekspertimit. Sipas prokurorit, nė orėn-regjistrues dhe nė kompjuter ka materiale tė tjera, tė cilat nuk bėjnė pjesė nė kėtė shqyrtim gjyqėsor dhe janė sekret hetimor.
Pas disa debateve mes prokurorit, avokatėve dhe gjykatėsve, kėta tė fundit vendosen tė pranojnė kėrkesėn e avokatėve, pėr tė ekzaminuar tė USB-nė, orėn dhe kompjuterin e deputetit Prifti. Ndėrkohė, nė dhomėn e kėshillimit ky vendim u kontestua, por, nuk u mor parasysh pasi edhe ky vendim u mor me shumicė votash. Gjithashtu, gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore, ajo qė shkaktoi mė shumė debat ishte edhe aspekti profesional i tre ekspertėve tė caktuar nga Gjykata e Lartė nė seancėn e fundit.
Sipas prokurorisė, ekspertėt Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqirin nuk kanė kualifikimin e duhur pėr kėtė ekspertim, pasi sipas akuzės, i mungon aspektin profesional. I vetmi ekspert nė Shqipėri qė pėrmbush kriteret e pėrcaktuar nga ligji pėr ekzaminimin e kėsaj video-pėrgjimi ėshtė eksperti Dritan Zoto. Por, ky i fundit ėshtė shprehur nė njė media tė shkruar dhe nuk mund tė caktohet, ēka na lind e drejta pėr tė kėrkuar ekspertė tė huaj-tha prokurori Bujar Sheshi. Por, ky pretendim i prokurorit u kundėrshtua nga avokatėt, tė cilėt u shprehen se Gjykata e Lartė ėshtė shprehur pėr kėtė ēėshtje, duke caktuar edhe ekspertėt. Pas kėtij debati, ishin po ata gjyqtar qė vendosen rrėzimin e kėrkesės sė prokurorisė, duke pranuar qė tre ekspertėt tė bėnin betimin nė seancėn e djeshme.
Pas betimit, tre ekspertėt mbajtėn shėnim 18 pyetjet qė i parashtruan avokatėt, prokurori dhe Gjykata e Lartė. Pėr pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve, ekspertėt i kėrkuan togave tė zeza 30 ditė kohė pėr tė kryer ekzaminimin e USB-sė, orės-regjistrues dhe kompjuterit tė deputetit Dritan Prifti. Gjatė kėtij ekzaminimi, ekspertėt do tė pėrshkruajnė nėse zėri dhe videoja ėshtė e montuar dhe pėr tė zbardhur dyshimet e tė vėrtetės sė videos. Nė pėrfundim tė seancės sė djeshme, qė u mbyll nė ora 17:30 minuta kryesuesi i pesėshe gjykuese njoftoi se seanca tjetėr do tė zhvillohet me datė 23 tetor 2011.
Kush janė tre ekspertėt e video Meta-Prifti
Ekspertėt e caktuar dje nga gjykata pėr videon Meta-Prifti kanė paraqitur CV-tė e tyre, tė cilat pėrmbajnė punė nga mė tė ndryshmet nga kamerier deri tek punonjės i Sigurimit tė Shtetit, por nė asnjė rast nuk kanė kryer ekspertime tė ngjashme.
Kėshtu, eksperti Artur Rrahmani ėshtė diplomuar nė shkollėn e lartė tė Ministrisė sė brendshme, dega Sigurim. Ai ka shėnuar nė CV-nė e tij se ka punuar nė Kombinatin Mekanik tė Poliēanit si oficer operativ pėr sigurimin. Rrahmani ka licencė avokati, punon nė njė qendėr pėr mbrojtjen e tė drejtave tė individit dhe ėshtė ekspert kontrolli pėr kartėmonedhat. Ai ka bėrė edhe njė kurs 7 ditor pėr identifikimin me anė tė zėrit.
Ermal Beqiri, ėshtė drejtor i IT nė Universitetin e Tiranės dhe ka gradėn doktor nė fushėn e sistemeve informatike pėr administratėn e universiteteve. I specializuar nė mirėmbajtje rrjeti dhe krijim programesh ai shėnon se ėshtė i aftė nė negocim me klientėt dhe furnitorėt. Nė vitet 2003-2004 ka qenė i punėsuar si kamerier nė restorantin universitar, ndėrsa nė vitin 2002 ka punuar nė montim garazhesh. Hobi ka notin, futbollin, robotikėn dhe informatikėn.
Adrian Pollo ėshtė diplomuar pėr inxhinieri elektronike dhe ėshtė autodidakt nė fushėn e kompjuterėve. Nė CV ai shėnon mbi 50 trajnime tė ndryshme 1-2 javore nė Bari tė Italisė, Gjermani etj. Pollo ushtron profesionin e inxhinierit elektronik dhe e vetmja lidhje me videot, sipas CV-sė sė tij, ėshtė Projektim dhe instalim i sistemeve tė videosurvejimit dhe mirėmbajtjes sė tyre. Pėr pesė vjet ai deklaron se ka qenė i vetėpunėsuar nė montimin e programeve.
Burimi: Shekulli.com.al
Krijoni Kontakt