Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 96
  1. #1

    Exclamation Tensionohen marrëdhëniet Turqi-Francë

    Tensionohen marrëdhëniet Turqi-Francë



    Tensionohen edhe më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës. Pas kryeministrit turk Erdogan, edhe presidenti Abdullah Gul i ka bërë thirrje Francës të ndalojë planet e saj për të miratuar një ligj që shpall krim të mohohet që vrasjet masive të armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin genocid. Dhoma e ulët e parlamentit francez pritet të marrë në konsideratë këtë projektligj i cili propozon një vit burg dhe një gjobë të majme për këdo që mohon genocidin ndaj armenëve. Por Turqia ka paralajmëruar për dëme të pariparueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve nëse ky ligj do të miratohet në parlamentin francez. Në deklaratën e tij sot, presidenti Gul tha se legjislacioni i mohon Turqisë lirinë që të hedhë poshtë këto akuza të padrejta dhe pa bazë.

    Kriza e Libisë ngre tensionet Turqi-Francë


    Ankaraja ka kohë që nuk shkon mirë me Parisin lidhur me pikëpamjen e tij se Turqia nuk duhet të bashkohet me BE. Tani, konflikti në Libi vetëm ka ngritur tensionet. Francezët ishin një nga të parët të thonë se duhej të kishte një zonë ushtarake e ndalimit të fluturimit mbi Libinë.

    Sipas ekspertit francez të politkës së jashtme Ulla Holm, nga Instituti Hollandez për Studime Ndërkombëtarë, Franca dëshironte që të vepronte shpejt në Libi sepse ishte kritikuar lidhur me reagimin e ngadalshëm të saj në Tunizi dhe Egjipt.

    "Franca dëshiron të paraqesë veten si një vend që e njeh jugun. Sarkozi donte të vepronte sa më shpejt që të mundej në lidhje me Libinë, me qëllim që të harrohej ajo që ndodhi në Tunizi," i tha Holm SETimes.

    Gjatë një fjalimi në Stamboll më parë këtë muaj, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzoi Francën që mendonte më shumë rreth burimeve të naftës në Libi sesa aspekteve humanitare. "Dëshiroj që ata që shohin vetëm naftë, miniera ari dhe pasuri nëntokësore kur shohin në atë drejtim do t'a shihnin rajonin përmes ndërgjegjes së tyre tani e tutje," tha Erdogan.

    Ekspertët kanë thënë se retorika e Erdoganit rreth ndërhyrjes perëndimore në Libi ka për qëllim si forcimin e ndikimit të Turqisë si një lojtar botëror, ashtu edhe tërheqjen ndaj bazës vendase të partisë së tij përpara zgjedhjeve të 12 qershorit.

    Pikërisht përpara sesa të niste operacioni në Libi, Franca zgjodhi të mos e ftojë Turqinë në një takim të nivelit të lartë në Paris. Pas takimi, udhëheqësit turq e akuzuan Francën se përpiqet të përdorë forcën në operacionet në Libi.

    "Franca e ka trajtuar të gjithë gjendjen dhe e ka monopolizuar atë. Ajo ishte kundër atij qëndrimi që Turqia kishte qenë gjithashtu kundër," shpjegoi profesori i Universitetit të Bogaziçit Gun Kut.

    Si Turqia, ashtu edhe Franca shpresojnë të jenë fuqi rajonalë në Afrikën e Veriut. Turqia dëshiron të shfaqet mes të fuqishmëve dhe ndikuesve në botë, dhe Franca dëshiron që të shihet si një lojtar i madh në rajonin e Mesdheut.
    Artikuj që kanë lidhje
    Sarkozi qëndron midis Turqisë dhe BE


    Pas Luftës së Parë Botërore, Britania, Franca dhe Italia zëvendësuan otomanët si fuqi koloniale në Afrikën e Veriut. Holm shpjegoi se për shkak të së kaluarës koloniale të saj, Franca e konsideron zonën si një pjesë të sferës së influencës së saj. Edhe pse Libia nuk ka qenë kurrë një koloni franceze, Franca dëshiron që të luajë një rol në mbarë rajonin.

    "Franca ka një lidhje shumë të ngushtë me Afrikën e Veriut për shkak të së kaluarës koloniale të saj. Franca ka lidhje të ngushta me elitën e europianizuar, veçanërisht në Marok dhe Tunizi. Shumë vetë nga këto vende morën arsimin e lartë të tyre në Francë," tha Holm.

    Kut nuk mendon se interesat turke dhe francezë në Afrikën e Veriut po përplasen dhe tha se Turqia vetëm po reagon ndaj vendimit të Sarkozit për të përjashtuar vendin nga procesi vendim-marrës.

    "Papritmas, Turqia e gjeti veten në një pozitë që të lihet mënjanë dhe të kufizohet nga Franca," tha ai. "Përndryshe, Turqia nuk do të kishte mosmarrëveshje me Francën [mbi Libinë]."

    Setimes
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 22-12-2011 më 14:28
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Ligji u votua dhe u miratua

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Cfare jane keto ligje qe shkelin parimin me elementar te lirise se mendimit, te hash burg se mohon dicka?

  4. #4

  5. #5
    Eshte ligj i mire se ve ne pah ne forme zyrtare dhe te vendosur nje krim kundra njerezimit. Eshte i keq sepse cenon lirine e mendimit. Gjithsesi ne vija te pergjitheshme eshe me shume nje ligj i mire sesa i keq
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me ne fund doli nje shtet qe po ua thyen hunden turqve arrogante qe thone se vrasjet e armeneve jane kryer nga osmanet e jo nga ata, por kur u thua qe eshte gjenocid, kercejne perpjete e thone qe otomanet ishin turq dhe nuk ka gjenocid. Popull i ndyre qe na mori ne qafe per 500 vjet.

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me ne fund doli nje shtet qe po ua thyen hunden turqve arrogante qe thone se vrasjet e armeneve jane kryer nga osmanet e jo nga ata, por kur u thua qe eshte gjenocid, kercejne perpjete e thone qe otomanet ishin turq dhe nuk ka gjenocid. Popull i ndyre qe na mori ne qafe per 500 vjet.
    You are so right . Vetem miq nuk mund ti konsiderojm na shkatrruan.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me ne fund doli nje shtet qe po ua thyen hunden turqve arrogante qe thone se vrasjet e armeneve jane kryer nga osmanet e jo nga ata, por kur u thua qe eshte gjenocid, kercejne perpjete e thone qe otomanet ishin turq dhe nuk ka gjenocid. Popull i ndyre qe na mori ne qafe per 500 vjet.
    Se besoj deri ne ate pike qe e thua, kur llogarit popullsine tone dhe genocidin qe beri me Armenet, neve do na binte qe nuk do ekzistonim fare. Ose ne kemi ndenjur urte dhe i kemi shitur menderen Osmaneve dhe ketu automatikisht bie poshte historia e Gjergj Kastriotit ose !! ?
    Revolution 1848

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me ne fund doli nje shtet qe po ua thyen hunden turqve arrogante qe thone se vrasjet e armeneve jane kryer nga osmanet e jo nga ata, por kur u thua qe eshte gjenocid, kercejne perpjete e thone qe otomanet ishin turq dhe nuk ka gjenocid. Popull i ndyre qe na mori ne qafe per 500 vjet.

    E qe nga viti 1912, kush na mori n'qafe ?

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ja edhe nje hipokrizi tjeter perendimore...
    na rrofte lirija e fjales.
    ABSURDITET
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •