
Postuar më parë nga
Pika-Kufi.1-31
Thaçi: Skeptikët nuk duan ta pranojnë që Kosova ka fituar në Bruksel
Pas një qëndrimi disa ditor, në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministri, Hashim Thaçi sot është kthyer në Prishtinë. Gjatë konferencës për medie, ai vlerësoi se pas Republikës së Kroacisë, Kosova është vendi që ka përfituar më së shumti nga samiti i djeshëm i Bashkimit Evropian por se këtë fitore nuk duan ta njohin skeptikët. Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh shumë qartë hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Procesi i dialogut me Serbinë ka shkuar në dobi të Kosovës mendon dhe beson kryeministri, Hashim Thaçi.
Krijoni Kontakt