Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 75
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kufiri ose esht kufi ose sesht si psh. nje femer ose esht shtatzen ose sesht

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Mocioni i zhvleftësoi marrëveshjet e Brukselit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit të riformuluar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila obligon Qeverinë të rivendosë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë.

    Mocioni i paraqitur nga “Vetëvendosje” u plotësua me propozimet e LDK-së dhe AAK-së, dhe më pas u votua nga shumica e deputetëve. Për votuan 42 deputetë, kundër ishin 33 dhe abstenuan 2.

    Pas kthimit nga pauza, disa deputetë kanë dashur t’i tërheqin votat, me arsyetimin se nuk e kanë ditur se për çka po votojnë.

    Por, kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk ka pranuar kërkesat që të rivotohet mocioni i Vetëvendosjes. “Votimi ka qenë i rregullt. Jeni të shkolluar dhe duhet ta dini çka votoni. Gjatë seancës është folur shqip”, ka thënë ai.


    Përpos deputetëve nga opozita, VV, LDK dhe AAK, ka pasur edhe deputetë nga koalicioni qeverisës që kanë votuar mocionin, duke e përfshirë këtu deputetin e PDK-së, Nijazi Idrizi, Goran Maringoviq nga Partia Liberale Serbe(SLS), Emin Gërbeshi nga AKR.

    Për nënkryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti, Qeveria është e obliguar ta zbatojë këtë vendim të Kuvendit. Sipas tij, votimi i këtij mocioni i bën të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë të pavlefshme.

    Kjo i bën të gjitha marrëveshjet në Bruksel të pavlefshme, sepse asnjëra nuk është bazuar në parimet e reciprocitetit”, ka thënë Ahmeti.

    Sa i përket reciprocitetit të plotë politik, Ahmeti thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe reciprociteti duhet të fillojë nga kjo pikë.


    Në anën tjetër, zyrtarët e Qeverisë thonë se nuk e kanë shumë të qartë mocionin e votuar në Parlament.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë të mërkurën për “Zërin” se nëse flitet për reciprocitetin tregtar, përkatësisht sa i përket njohjes së dyanshme të vulave, atëherë, sipas saj, ky reciprocitet është duke u zbatuar.

    Mirëpo, sipas saj, po flitet për një term më të gjerë dhe ky mocion nuk mund të zbatohet pa i ditur mirë të gjitha specifikat.

    Duhet konkretizuar më shumë çështjet sa i përket këtij mocioni. Ata që e kanë paraqitur mocionin duhet të jenë më të qartë dhe nëse duhen më shumë detaje, atëherë kjo çështje duhet të rikthehet në Kuvend për votim”, thotë Kusari-Lila.

    E pyetur se pas votimit të këtij mocioni a duhet zbatuar reciprociteti i plotë me Serbinë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë thotë se ky mocion nuk ka si të zbatohet, pasi që për të ndodhur një gjë e tillë, edhe Kuvendit i duhet të ndryshojë shumë ligje.

    Prandaj, për më shumë detaje, kjo çështje duhet të rivotohet”, thotë ajo.

    Ndërsa Shpend Ahmeti nga “Vetëvendosje” përsërit se Kosova nuk zbaton reciprocitet me Serbinë. “Ndoshta Mimoza është personi i vetëm që mendon se kemi një reciprocitet të tillë”, potencon ai.

    Përndryshe, sipas tekstit të mocionit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë obligohet ta nxisë dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e imortuara nga Serbia, ndërsa Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/3...t-e-brukselit/
    Qeveria as qe ka ndermend ta zbatoj Kushtetuten dhe ligjin!
    Per shumicen e qeveritareve te Kosoves Kuvendi edhe ashtu eshte vetem per te prodhuar ligje qe ju nevojiten dhe per te aprovuar (simbolikisht) veprimet te tyre. Ne te kunderten, Kuvendi do te anashkalohet...

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Thaçi: Serbia “de jure” njohu kufirin me Kosovën


    Me këtë marrëveshje është vënë ligjshmëria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Por, në të njëjtën kohë me këtë marrëveshje është edhe një njohje në një kuptim apo kuptimin tjetër edhe ‘de jure’ të Serbisë për Republikën e Kosovës, pra kufijve nga Serbia në raport me kufijtë e Kosovës, në të gjashtë pikëkalimet kufitare me Serbinë.

    ...
    Jahjaga i bënë thirrje Serbisë të heq dorë nga territori i Kosovës

    ...
    Ajo i bëri thirrje udhëhesëve të Serbisë, që të heqin dorë nga pretendimet territoriale për Kosovën, si dhe të ndërpresin përkrahjen për struktrurat ilegale kriminale.
    RTK Postuar: 10:37:05 / 08.12.2011

  4. #54
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Normalisht se do arrihen marrveshje e marrveshje. Ne kemi deshmuar se jemi shtet pro integrimeve europiane dhe keto integrime deshirojne edhe serjozitet dhe obligime per nje antarsim ne BE.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Thaçi: Nga bisedimet me Serbinë fitoi Kosova

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur konkluzionet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), duke thënë se mesazhet e dhëna për Kosovën janë shumë të qarta.

    Ai në një konferencë për media të shtunën ka thënë se samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

    “Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përshëndes konkluzionet e Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE). Dhe, mesazhet e dhëna janë shumë të qarta. Procesi i integrimit në strukturat evropiane varet kryekëput nga përmbushja e kritereve përbrenda, dhe qasja evropiane ndaj fqinjësisë të secilit shtet veç e veç. Për herë të parë, perspektiva e përsëritur evropiane për Kosovën është përkthyer në një ofertë konkrete, në mënyrë unike nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
    Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh shumë qartë: hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).
    Duke pasur 1/3 e qytetarëve në diasporë, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian (BE), për familjet tona, procesi i liberalizimit të vizave është mbase më i rëndësishmi. Por, si kryeministër, vlerësoj se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me BE-në përmes marrëveshjes tregtare dhe qasjes në programet e komunitetit shënon një kapitull të ri historik për relacionin në mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Thaçi.

    “Si kryeministër i vendit, jam i vetëdijshëm që na presin edhe shumë punë deri në sendërtimin e plotë të vlerave dhe standardeve evropiane në Kosovë. Jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi, sidomos në fushën e rendit dhe ligjit, luftimin e korrupcionit dhe reformën e administratës publike. Unë sot zotohem para jush, që të gjitha detyrat që dalin nga ky proces do t’i përmbushim në një afat rekord. Ju siguroj që do ta mbikëqyr personalisht realizimin e agjendës për liberalizimin e vizave dhe marrëdhënieve tregtare. Dje, po ashtu u konfirmua fakti që qasja konstruktive dhe e përgjegjshme evropiane, të cilën e kemi dëshmuar në procesin e dialogut me Serbinë, ka shkuar në dobi të Kosovës dhe askujt tjetër. Shpeshherë, padrejtësisht dhe në mënyre naive jemi akuzuar se po ia përshpejtojmë rrugën Serbisë për BE, përmes dialogut që ndodhte në Bruksel”, tha mes tjerash kryeministri Thaçi.

    “Në fakt, ndodhi ajo që pritej të ndodhte, e kundërta pra: për herë të parë, edhe zyrtarisht, rruga e Serbisë për në BE kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës. Nga Brukseli prapakthim në këtë standard evropian nuk do të këtë. Kosova është e zotuar për fqinjësi të mirë, dhe unë edhe sot e konfirmoj që ne duam dhe punojmë për evropianizimin e rajonit dhe ndërtimin e raporteve të shëndosha në mes nesh, me të gjithë fqinjët, edhe me Serbinë. Më lejoni po ashtu të falënderoj partitë opozitare, të cilat qoftë përmes kontributit në Parlament, qoftë përmes ideve konkrete kanë ndihmuar agjendën evropiane. Posaçërisht dua të falënderoj kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, pa përjashtim, secilin prej tyre, për angazhimin në përmbushjen e detyrimeve për procesin e liberalizimit të vizave. Pa përkushtimin e tyre, dialogu për liberalizimin e vizave nuk do të mund të ecte përpara. Para vetes kemi një agjendë shumë ambicioze, të cilën mund ta realizojmë vetëm duke punuar bashkërisht. Të bashkuar rreth vizionit, për Kosovën demokratike, mirëqeverisëse, të sundimit të ligjit, të reformave demokratike, mund dhe do ta bëjmë Kosovën Evropiane. Kosovën do ta anëtarësojmë në NATO dhe në BE në mënyrë meritore”, tha në fund të fjalës së tij kryeministri Thaçi.




    http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=147278
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 10-12-2011 më 19:21

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Thaçi: Nga bisedimet me Serbinë fitoi Kosova

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur konkluzionet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), duke thënë se mesazhet e dhëna për Kosovën janë shumë të qarta.
    ...



    http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=147278

    Qeveria kuislinge dhe kryekuslingu vazhdmisht po tallen dhe po e mashrojne dhe popullin.

    Kosova le qe nuk ka fituar apo perfituar asgje, por as nuk njihet si pale kontraktuese, pjesemarrese, dialoguese...
    Prandaj, cdo veprim dhe vendim i BE-se lidhur me Kosoven ndodhe plotesisht dhe pa perjashtime brenda kornizes se Rezolutes 1244 te OKB-se.
    Perfaqesimi i Kosoves ne cdo takim dhe bisedim nuk behet si shtet por ekskluzivisht si Institucione Vetqeverisese te Kosoves sipas R. 1244 te OKB-se. Thaci& Bashkekuislinget e tij priten ekskluzivisht si perfaqesues te Institutioneve te Kosoves sipas R. 1244 te OKB-se dhe ne asnje aspekt si perfaqesues te nje shteti apo te Republikes se Kosoves. Eshte dicka tjeter qe Kuslinget, per arsye politike dhe pushtetore i genjejne vazhdimisht qytetaret per statusin e tyre pjesmarres, perfaqsues apo kontraktues me BE-ne etj.
    Ne te kunderten, ata do te duhej te pranonin publikisht se asnje "marreveshje" e tyre me BE-ne, as liberalizimi i mundshem i vizave, nuk po behet ne kuader te shtetit te Kosoves, por zyrtarisht ne kuader te Institucioneve te Perkoheshme
    Veteqeverisese te Kosoves ne baze te R. 1244 te OKB-se, pa status te definuar perfundimisht. Cdo hap drejt BE-se po behet ne kete kuader, jo si Republika e Kosoves, sic genjejne kuislinget.
    Ne vend qe popullit ti thuhet e verteta, ne menyre qe te njihet qendrimi i vertete i shumices lidhur me kete ceshtje te rendesishme per te ardhmen e vendit, kuislinget dhe padronet e tyre kolonialist dhe atishqiptar kane vendosur ta mashtrojne dhe genjejne popullin, te cilin edhe ashtu ne mase te madhe dhe ne forma te ndryshme e nenqmojne.
    BE edhe "udherrefyesin e famshem", te cilin Kosova ndoshta do ta pranon, kur Serbia te behet zyrtarisht kandidate per BE, dhe jo ashtu sic deklarojne aktualisht kryekuislingu dhe bashkepuntoret e tij, nuk do ta adresoj tek Qeveria e Republikes se Kosoves, por tek Institucionet Veteqeverisese te Kosoves ne baze te R. 1244 te OKB-se. E njejta do te ndodhe ne cdo hap te bashkepunimit te Kosoves me BE-ne. Nderkohe qe Institucionet Antishqiptare Kolonialiste sipas R. 1244 te OKB-se do te vazhdojne ta mashtrojne dhe ta genjejne popullin, duke shtemberuar realitetin...

    Ja vetem nje shembull konkret:
    Proposal for a
    REGULATION OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL
    on the Instrument for Pre-accession Assistance (IPA II)

    Brussels, 7.12.2011

    This proposal should be viewed in the context of all proposed financial instruments for the
    financial perspective 2014-2020 as outlined in the Communication 'A Budget for Europe
    2020'1. The Communication sets the budgetary framework for EU external action instruments
    under the Heading 4 (Global Europe), including the Instrument for Pre-accession Assistance
    (IPA).


    THE EUROPEAN PARLIAMENT AND THE COUNCIL OF THE EUROPEAN UNION,
    Having regard to the Treaty on the Functioning of the European Union, and in particular
    Article 212(2) thereof,
    Having regard to the proposal from the European Commission,
    After transmission of the draft legislative act to the national Parliaments,
    Having regard to the opinion of the European Economic and Social Committee1,
    Having regard to the opinion of the Committee of the Regions2,
    Acting in accordance with the ordinary legislative procedure,
    Whereas:
    ...
    (6) The European Council has granted the status of candidate country to Iceland,
    Montenegro, the former Yugoslav Republic of Macedonia and Turkey. It has
    confirmed the European perspective for Albania, Bosnia and Herzegovina, Serbia as
    well as Kosovo 5
    , which are considered potential candidates.

    (*5 = Under UNSCR No 1244/1999)
    ...
    Albania, Bosnia and Herzegovina, Serbia as well as Kosovo under UNSCR 1244/99
    ANNEX
    – Albania
    – Bosnia and Herzegovina
    – Iceland
    – Kosovo*
    – Montenegro
    – Serbia
    – Turkey
    – The former Yugoslav Republic of Macedonia

    (*Under UNSCR 1244/1999)

    http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/...207_ipa_en.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 11-12-2011 më 01:05

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Thaçi: Nga bisedimet me Serbinë fitoi Kosova

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur konkluzionet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), duke thënë se mesazhet e dhëna për Kosovën janë shumë të qarta.

    ...

    Per cilat konkluzione po flet?

    Ne konkluzionet zyrtare te BE-se nuk figuron fare emri i Kosoves.
    Permendet vetem dialogu mes Beogradit dhe Prishtines ne kontekst te vendimit per dhenjen e statusit per Serbine:

    EUROPEAN COUNCIL
    9 DECEMBER 2011
    CONCLUSIONS

    ...

    III. ENLARGEMENT

    13. The European Council notes the considerable progress Serbia has made towards fulfilling the political criteria set by the Copenhagen European Council and the Stabilisation and Association Process requirements and that a fully satisfactory level in its co-operation with ICTY was reached. It welcomes that Serbia has re-engaged in the Belgrade-Pristina dialogue and is moving forward with implementation of agreements in good faith, and the Agreement on IBM. With a view to granting Serbia the status of Candidate country, the European
    Council tasks the Council to examine and confirm that Serbia has continued to show credible commitment and achieved further progress in moving forward with the implementation in good faith of agreements reached in the dialogue including on IBM, has reached an agreement on inclusive regional cooperation and has actively cooperated to enable EULEX and KFOR to execute their mandates. In the light of its examination, the Council will take the decision in February 2012 on granting Serbia candidate status, to be confirmed by the March European
    Council.

    ...
    http://www.consilium.europa.eu/uedoc.../ec/126714.pdf

    Ku jane mesazhet e qarta per kosoven??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 11-12-2011 më 01:46

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Thaçi: Nga bisedimet me Serbinë fitoi Kosova
    ...
    Samiti i djeshëm konfirmoi konkluzionet e Ministrave të Jashtëm, që për Kosovën parasheh shumë qartë: hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave, hapjen e negociatave për marrëdhënie tregtare, qasjen e Kosovës në programet e Komunitetit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

    ...
    Ku apo ne cilin dokument zyrtar jane konfirmuar keto konkluzione...?

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Ja frytet e dialogut

    Nga Express 11 Dhjetor 2011 17:17


    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh shefe e delegacionit në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se angazhimi i Qeverisë së Kosovës në këtë dialog ka avancuar Kosovën drejt Bashkimit Evropian.

    Ajo në një prononcim përmes telefonit për Kosovapress ka deklaruar se një gjë të tillë e dëshmon mbështetja që Bashkimi Evropian i ka dhënë nisjes së dialogut për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale dhe për anëtarësimin e vendit në Bankën Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    “Dua të jap një porosi për skeptikët e dialogut teknik të cilët vazhdimisht po flasin që dialogu po përdorët për qëllimet e Serbisë që të marrë statusin e kandidatit dhe tash u pa që është e kundërta. Pikërisht dialogu teknik ishte ai që nxori në pah jo seriozitetin e Serbisë në përmbushjen e obligimeve të dialogut dhe rrëzoi kandidaturën e Serbisë në BE”, ka thënë Tahiri, e cila po merr pjesë në Stamboll në konferencën e lobit të grave të rajonit me temën “Situata e sigurisë në rajon dhe pozita grave në kuadër të shteteve euro-atlantike”.

    Ndryshe, dje kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli, ka përshëndetur konkluzionet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, duke thënë se mesazhet e dhëna për Kosovën janë shumë të qarta.

    Serbia nuk ka marrë statusin e kandidatit për BE, pasi ka marrë si kusht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Deri në mars të vitit të ardhshëm Serbia duhet ta bindë Këshillin Evropian, duke dëshmuar angazhim dhe duke shënuar përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, përshirë menaxhimin e integruar të pikëkalimeve, marrëveshje për bashkëpunim të plotë rajonal, si dhe të bashkëpunojë aktivisht që të mundësohet zbatimi i mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it.

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kufiri (administrativ) ka egzistuar edhe ne kohen e Jugoslavise dhe Serbise, dhe ka qene i njohur edhe nga Jugosllavia dhe Serbia.
    Prandaj, eshte e pakuptimte dhe e pavertete ajo qe propagandon Tahiri.

    I vetmi ndryshim, i cili ka egzistuar edhe apo vecanarisht pa dhe para kesaj "marreveshje" apo tradhetie kombetare te z. Tahiri dhe shefave te saj ne qeverine kuislinge te Thacit, eshte fakti qe pjeserisht ekzistonin dhe ekzistojne vendkalime zyrtare kufitare, te cilat edhe simbolikisht (gje qe eshte e domosdoshme ne raportet me Serbine) e kane perkufizuar shtetin edhe ashtu gjithnje e me te deshtuar te Kosoves.

    Z. Tahiri dhe bashketradhetaret e saj ne Qeverine antikombetare te Thacit jane ata te cilet i kane pranuar kushtet e Serbise, qe Kosova ne te ardhmen (nese zbatohet "marreveshja"?) mos te kete asnje simbol zyrtar-juridik dallues ne kufi me Serbine. Ata kane pranuar qe aty te ngriten ndertesa, ku organet perkatese te Kosoves dhe Serbise se bashku do ta vezhgojne qarkullimin e mallrave dhe njerzve. Gje e cila ka egzistuar koh pas kohe edhe ne kohet e jugosllavise dhe Serbise se Millosheviqit. ...
    tregona ti neve ku tregohet dokumenti i udhtimit pasaporta etj
    dhe ku paguhet dogana
    ne kufi apo ne diskoteka
    leni prrallat se u bat bajat ma tani

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •