Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 75
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Tadiq: Doganierët e Kosovës do të jenë vëzhgues
    ...
    Në marrëveshjen e arritur nuk ka simbole shtetërore të Kosovës, nuk ka asnjë simbol shtetëror, as doganierë të cilët do ta kryenin detyrën doganore, por vetëm do të jenë vëzhgues
    http://www.kohaditore.com/?page=1,15,79515

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Republika e Kosovës kozmetike

    Beqë Cufaj

    ...
    Por ja që ajo që këto ditë dhe këto kohë ngjau me veriun dhe konkretisht kufirin me Serbinë është jo vetëm për keqardhje por për revoltë. Nuk është problemi si e kanë arritur këtë marrëveshjen e fundit sepse ajo edhe ashtu nuk do zbatohet (kur ka zbatuar Serbia marrëveshje?!). As nuk është problemi se kush është humbësi e kush fituesi.

    Bile po shkojmë aq larg saqë edhe po themi që po e "hamë" edhe Tahirin e padurueshme me "përvojën" e saj e cila pranon që në mes të Ballkanit të bëjë eksperimente "kioskash Brukseli e Londre"... por ajo që është absolutisht e padurueshme dhe patolerueshme është arroganca me të cilën këta njerëz marrin këto dhe këso vendimesh.

    Pa pyetur askënd dhe pa diskutuar me askënd! Pyetja që shtrohet: pse e bëjnë këtë gjë? Sepse janë të shantazhuar nga krizat dhe paaftësia për të qeverisur. Sepse për Thaçin më e rëndësishme është fletorja e "Udhëzuesit" për vizat sesa krejt kufijtë e Kosovës... Sepse ai mendon që me këto lëvizje mund t'u shpëtojë krejt problemeve që ka në qeveri, parti, popull, izolim... e ku jo tjetër.

    Prandaj kjo kozmetikë prej lëvizjesh fatale të cilat i kushtojnë atij, stabilitetit
    të vendit dhe vizionit për një shtet stabil dhe të qëndrueshëm.

    Nuk duam të hyjmë këtu fare për argatin që i bëhet Beogradit me këto pranime... Kjo, njerëz të dashur të këtij vendi, kjo që kjo kastë politike është duke e bërë nuk është tradhti. Por mund ta quajmë thjesht si një vazhdimësi në morinë e ndërhyrjeve kirurgjike në zbukurimin e maskës së Republikës së Kosovës... kozmetike.

    Puna a problemi që del është ky: çka kur të bjerë maska me kozmetikën që këta njerëz po ia veshin kësaj republike... çka do të ngjajë? Përgjigjja del: Ruana Zot!
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...ves-kozmetike/

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2011
    Postime
    15

    Thumbs up Serbët fillojnë me cmontimin e barrikadave - Shqiptarët në veri patrullojnë natën

    Kryetari ilegjitim i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, sipas të përditshmes së Beogradit, “Blic”, urdhëroi cmontimin e barrikadave pasi që u moren vesh me KFOR-in për pike kontrolli te perbashket me policine lokale serbe në ato troje.

    Sipas kësaj gazete Ristiq ia ka dalë që në vend të barrikadës aty të jetë pika e kontrollit ku përveç pjesëtarëve të KFOR-it do të jenë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës.

    Pohohet se Ristiq ka mbështetjen e kryetarëve ilegjitimë të komunave të tjera për formimin e pikës së kontrollit të përbashkët me KFOR-in.

    ---

    Shqiptarët në veri patrullojnë natën

    Derisa në Bruksel është arritur një marrëveshje, me implementimin e së cilës nuk dihet nëse do të hiqen edhe barrikadat së shpejti, banorët shqiptarë që jetojnë atje vazhdojnë të ndihen mjaft të rrezikuar.

    Banorët e matanë lumit Iber, në Mitrovicë, shpeshherë kalojnë net të tëra pa gjumë nga frika dhe kërcënimet e ndryshme, raporton KTV-ja. Më të rrezikuarit janë shqiptarët që jetojnë në lagjet e përziera etnikisht, si “Kroi i Vitakut”, “Kodra e Minatorëve”, “Lagjja e Boshnjakëve” dhe ajo te “Tre Rrokaqiejt”. Ata po patrullojnë gjatë natës, në mbrojtje të familjeve të tyre.

    Artikullin mund ta lexoni ne :

    http://www.lajmeditore.com/portal/index.php?option=com_content&view=article&id=2850:serbet-cmontimi&catid=54:kosove&Itemid=70

  4. #34
    Pershendetje te nderuar Bashkeatdhetar - te nderuar Forumista,

    Personalisht mendoj qe problemi kryesor dhe kyc eshte kjo Kosove e tanishme ku pasoje e gjithe kesaj eshte vet Pakoja e Ahtisarit. Kjo Kosove me me kete Pako te Ahtisarit eshte Gjithcka perpos Kosova e Shqiptareve. Kjo Kosove e tanishme eshte Kosove per minoritetin Serb respektivisht Shtetin Serb. Ku permes kesaj Pakoje te Ahtisarit i mundohet Kontroll - Ndikim ne pjesen Veriore te Kosoves (ku edhe ashtu Shteti Serb ka Ndikim ne ate pjese) dhe enklavat tjera (komunat tjera te formuara po nga kjo Pako e Ahtisarit) ku jane shumice Serbe. Dhe pjesa tjeter e Kosoves ku shumice jane Shqiptar por Ndikim dhe Kontroll ne kete Kosove ne thonjeza te Shqiptarve kane Nderkombetaret me Strukturat e Tyre dhe te gjitha Qeverite e Pasluftes, e sidomos kete qeveri te tanishme qe jane vetem Pushtetare Servil ne kete Pushtet (Shtet) Servil qe eshte krijuar. Dhe kjo Kosove e tanishme deshem ne Shqiptaret apo nuk deshem te pranojme, edhe pse jetojme ne kete Kosove, edhe pse jemi shumice absolute, kjo Kosove e tanishme nuk na perket neve, nuk eshte e jona. Sepse nuk kemi as te drejten qe te kemi REFERENDUM per te shprehur mendimin tone te lire si Shoqeri Kolektive, si nje Shumice absolute qe jemi.

    Sa i perket ketyre bisedime apo negociatave qe po zhvillohen ndermjet Qeverise se Thacit dhe asaj te Shtetit Serb me ndermjetesim Nderkombetar ne kete rast me ndermjetesim te BE-se, une mendoj qe ne fakt keto bisedime apo negociata zhvillohen ndermjet dy lojtareve kryesor ne kete rast Shtetit Serb (Beogradit) si dhe Bashkimit Europian (Brukselit), ndersa Qeveria e Thacit (Qeveria Servile dhe e Korruptuar) jane vetem vezhgues dhe vegel e ketyre dy lojtareve, si dhe vetem behet nje mashtrim tek Shqiptaret se ja tani keni Shetet dhe se Qeveria e Juaj ben bisedime ne te miren e juaj. Dhe e gjitha kjo loje vazhdon dhe do te vazhdoj gjer ne ate moment, gjer ne ate kohe se lojtari kyc sic jane Shqiptaret nuk te reagojne.

    Sa i perket ketyre Termeve - " Arrihet marrëveshja në parim për menaxhimin e integruar te kufirit ". Mendoj qe Shqiptaret, jo te gjithe, por nje pjese dermuese qe ende mendojne qe keto mareveshje me Shtetin Serb jane te miren e Kosoves dhe Shqiptareve, une mendoj qe keta gabohen shume, e arsyet jane te shumta.

    Si Mund te Menzxhosh Kufirn tend Shteteror me ate Shtet (Serbine) qe ne kushtetuten e saj Kosova ende eshte pjese integruese e saj.

    Si Mund te Menaxhosh Kufirin ten Shteteror me ate Shtet i cili me vite te tera, me decenie te tera, me nje shekull te tere, na ka masakruar, na ka shkaktuar dhembje te medha, na ka pre, na ka djeg, na ka dhunua.

    Si mund te Menaxhohet Kufiri apo Kufijte tane Shteteror me nje Shtet i cili nuk na njef Qenien tone Egztenciale si Shtet, dhe se cod dite me politiken e saj Anti-Shqiptare mundohet ta beje sa me JO Funksionale Shtetesine e Kosoves.

    Si mund te Menaxhohet Kufiri apo Kufijte tane Shteteror me ate Shtet (Serbine) i cili ben represion te papare ndaj BashkeKombasve tane ne Lugine te Presheves ne cdo aspekt te tyre jetesor.

    Si mund te Menaxhoeht Kufiri apo Kufijte tane Shteteror me ate Shtet i cili djeg Kufijte Tane, ben vuarjen e barikadave e me te ndryshmet neper rruget e veriut si dhe ben te mizorable jeten e Shqiptareve ne Veri.

    Por ja se nje pjese dermuese e Shqiptareve ende jane nen mjegulla dhe si duket paskan harruar te gjitha mekatet qe Shteti Serb ka bere, ben dhe gjithnje do beje ndaj Shqiptareve.

    Me keqardhje them se ne jemi nje popull injorant, jemi nje populli qe gjithnje te fundit zgjohemi nga gjumi, jemi nje popull i ndare, jemi nje popull qe vetem jemi mesuar ti nenshtrohemi gjdokujt dhe se nuk kemi respekt per ata qe punojne, veprojne e sakrifikojne jeten e tyre per nje te ardhme me te mire, jemi nje popull qe jemi nencmues ndaj vetevetes dhe se vetem respektojme servilitetin.

    Nje gje eshte shume e qarte, dhe kjo eshte nje tregues shume i madh, se e vetmja zgjedhje reale, e drejte, dhe e domosdoshme do thoja per Shqiptaret eshte Bashkimi Kombetar.

    Sepse keshtu te ndare sic jemi - orekset e fqinjeve (armiqeve tane shekullore) per te okupuar e ozurpuar territoret tona gjithnje do jete ne rritje. Ndersa Shqiptaret te Bashkuar si Komb ne nje Shtet te Perbashket te tyre keto orkese te ketyre Fqinjeve Tane do shuhen njehere e pergjithmone.

    Ndonese ky Bashkim per nje numer te Shqiptareve mund te jete edhe Bashkim Patriotik - por se pari une mendoj qe duhet te jete Bashkim i DOMOSDOSHEM ne rrethanat dhe ne kohen ne te cilen jemi.

    Me Respekt,

    Ariani,
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Tahiri: Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën

    Nga Express 05 Dhjetor 2011 17:45



    Me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit, e njohur si IBM, Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën dhe se kjo marrëveshje rikonfirmon veprimin e 25 korrikut dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, për të shtrirë sovranitetin, sundimin e ligjit në pjesën veriore të munguar për një kohë të gjatë.

    Kështu deklaroi shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri në një konferencë për media, me ç’rast informoi për rrjedhat dhe rezultatet e raundit të tetë të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë për tri ditë radhazi në Bruksel.

    Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se delegacioni i Kosovës në këto bisedime ka mbrojtur interesat e shtetit, Kushtetutën e Kosovës, ligjet e saj si dhe parimet evropiane për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

    Duke dhënë sqarime se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është koncept evropian, që duhet të aplikohet midis shtetesh, që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, Tahiri vlerëson se më këtë akt Serbia e ka pranuar kufirin me Kosovën.

    “Me këtë marrëveshje Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën. Gjithashtu me marrëveshje, thuhet qartë në pikën 6, se në pikë kalimet kufitare me Serbinë, do të zbatohet legjislacioni i njërës dhe palës tjetër. Në anën serbe do të vlejnë ligjet e Serbisë, ndërsa në anën tonë, do të vlejnë ligjet e Republikës së Kosovës dhe bashkë me këtë në objektet e përbashkëta do të jenë Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe agjencionet tjera, me një anë dhe në anën tjetër do të jenë ato të Serbisë dhe do të jetë edhe EULEX- i, i cili së bashku me BE-në është një lloj garantuesi i zbatimit të plotë të marrëveshjes”, është shprehur ajo.

    Rëndësi e veçantë gjatë tri ditë diskutime në Bruksel sipas Tahirit i është dhënë edhe implementimit të plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe janë vënë në pah dështimet e Serbisë për moszbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

    Po ashtu, ajo tha se është kërkuar nga BE-ja të vlerësojë drejtë performancat e të dy palëve gjatë këtij dialogu dhe të shpërblejë Kosovën për marrëdhënie kontraktuale, hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave dhe marrëdhënieve tregtare.

    Zëvendëskryeministrja Tahiri hodhi poshtë edhe manipulimet e Serbisë se gjoja EULEX-i do të ketë një mandat ekzekutiv për marrëveshjen, ndërsa sqaroi edhe vendimet që ajnë marrë lidhur me vendosjen e simboleve shtetërore nëpër pikë kalimet kufitare.

    “Ne do të vendosim flamurin dhe të gjitha simbolet e shtetit, një centimetër pasi që të përfundoj objekti edhe ashtu kjo zonë e përbashkët është zonë neutrale dhe në zonën neutrale nuk vendosen as tash simbolet. Simbolet shtetërorë do të jenë aty ku janë edhe sot”, ka thënë ajo.

    Në marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit, siç tha Tahiri përfshihen 6 pika ekzistuese kufitare dhe jo vetëm dy, për të cilat ka insistuar Serbia.

    Në çdo pikë kufitare të IBM, sipas saj, do të jenë policët dhe doganieret dhe agjencionet tjera përkatëse të Kosovës dhe se me këtë marrëveshje merren nën kontroll pikat 1 dhe 31, si dhe do të hiqen barrikadat.

    “Me këtë marrëveshje është vulosur rezultati i aksionit të Qeverisë i datës 25 korrik për marrjen nën kontrolle të pikës 1 dhe 31 si dhe është rikonfirmuar zbatimi i planit operativ i datës 16 shtator i koordinuar me KFOR-in dhe EULEX-in. I tërë qëllimi i barrikadave ka qenë të mos lejohen policët dhe doganierët e Kosovës të jenë në veri. Tash Serbia e ka pranuar zyrtarisht këtë prani dhe si rrjedhojë edhe barrikadat do të hiqen. Nëse nuk hiqen ato, barra është mbi Serbinë dhe serbët”, ka theksuar ajo.

    Marrëveshja për lëvizje të lirë, parashihet të fillojë të implementohet me 26 dhjetor, ndërkaq marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit do të implementohet sa më shpejtë që të jetë e mundur operacionalisht. Raundi i tetë i dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE dhe me pjesëmarrjen e SHBA, është zhvilluar nga data 30 nëntor deri me 2 dhjetor. Marrëveshjen e arritur e kanë kundërshtuar ashpër të gjitha partitë opozitare, kurse Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. /kp/

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    KOMPROMISI

    05 Dhjetor 2011 12:00, Nga Shkëlzen Maliqi

    Kontrolli i përbashkët i kufijve është arritje e një standardi evropian për të dy palët, dhe në esencë siguron se kufijtë e Kosovës me Serbinë janë te këto pika, se Kosova është territor dhe tërësi doganore e veçantë nga Serbia.

    Marrëveshja për menaxhimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është një kompromis tipik diplomatik. Marrëveshja siguron bashkëpunimin dhe kalueshmërinë e kufirit në rrethanat që përndryshe nuk do të lejonin zgjidhjen e problemeve edhe për një kohë shumë të gjatë. Nisur nga ngulitja në interesat dhe pikëvështrimet maksimaliste nga të dyja anët, në Veri të Kosovës dhe në raportet e Kosovës me Serbinë, pa këtë marrëveshje do të kishim vetëm ndonjë zgjidhje të dhunshme, ose krizë dhe bllokadë shumëvjeçare çfarë është ajo e Qipros.

    Për zgjidhjen eventuale të dhunshme nuk e kanë forcën dhe autorizimet asnjëra palë sepse Kosova kontrollohet nga trupat e NATO-s. Ndërkaq, NATO nuk ka ndërmend që të përdorë forcën për një kauzë që do të kuptohej si pro-kosovare, e as si pro-serbe.

    Urtësia e kompromisit qëndron në heqjen dorë nga kërkesat e skajshme. Nëse Kosova do të insistonte që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës si kusht për marrëveshje, kjo do të refuzohej nga Serbia mbase për shumë kohë. Po kështu, edhe këmbëngulja e Serbisë që Kosova të heq dorë nga pavarësia është diçka pa kuptim dhe e pamundur. Me këto kushtëzime nuk do të kishte dialog, as avancim raportesh. Andaj qëllimi i dialogut nuk kanë qenë realizimi i interesave maksimale. Dialogu është marrë me problemet që kanë mundur të zgjidhen me kompromis në interes të dy palëve dhe të qytetarëve, duke mos i dëmtuar interesat vitale të dy shteteve, ashtu siç perceptohen ato në kohën e sotme. Në këtë konsiston logjika e kompromisit të arritur.

    Ekstremistët nuk mund ta kuptojnë këtë logjikë. Serbët e gjorë në veri të Kosovës, të manipuluar prej kohësh, ëndërronin si në kohën e Millosheviqit se për shkak të tyre do të mund të fillonte edhe një luftë e tretë botërore. E donin Rusinë përkrahë, kërkonin shtetësinë ruse, si një çmendi të sojtë pas zhgënjimit që përjetuan kur Beogradi zyrtar dhe sinjale se po e pranon kompromisin.

    Edhe faktorët ekstremistë shqiptarë bënin presion në Qeverinë e Thaçit që të shkohet deri në fund në sigurimin e sovranitetit të Kosovës, duke e marrë dhunshëm kontrollin mbi veriun. Ishin kundër dialogut dhe që paraprakisht Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur. Janë këto demagogji të bukura për vesh, por aspak realiste. Janë vetëm ca ndërsime të papërgjegjshme luftënxitëse dhe po kështu një çmendi e sojtë në qasje.

    Qasja e tretë, realiste, ka qenë ajo e BE-së dhe SHBA-ve, që kërkonin dhe projektonin zgjidhjen e problemeve konkrete mes dy shteteve, pa i adresuar çështjet statusore. Ndërmjetësuesi Robert Kuper kishte shtruar këso pyetje: a mund të bëhen marrëveshjet për çështje konkrete siç janë qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, njohja e ndërsjellë e dokumenteve personale dhe të udhëtimit, të diplomave, shfrytëzimi i librave të kadastrit, marrëveshjet për energji dhe pos-telekom etj.?

    Kur i shtronte këto pyetje ndërmjetësuesi kishte parasysh modelet e bashkëpunimit mes shteteve që nuk e kanë njohur njëri tjetrin, por kanë bërë marrëveshje kompromise të përkohshme. Njëri prej këtyre modeleve ka qenë bashkëpunimi mes dy shteteve gjermane pas Luftës së Dytë Botërore.

    Pikënisja tjetër e Brukselit ka qenë dëshira e Kosovës dhe Serbisë për t’u anëtarësuar në BE. Kuper andaj këmbëngulte: nëse sinqerisht doni që të jeni pjesë e BE-së, duhet gjithsesi t’i përmbushni standardet, si ato të lëvizjes së lirë dhe të bashkëpunimit rajonal. Pse nuk i arrini këto standarde menjëherë?

    Është gabim trashanik kur në Kosovë pohohet se vetëm Serbia ka pas interes dhe përfitim nga marrëveshja, sepse është shumë afër pranimit të kandidaturës për anëtarësim në BE. E vërteta është se për ta fituar statusin e kandidatit, kjo marrëveshje i duhet po aq edhe Kosovës. Ne jemi një çik me vonesë në krahasim me Serbinë, por kjo nuk çon shumë peshë. Me gjasa, as Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa Kosovën, e as Kosova pa Serbinë, në kuptimin se këto dy shtet duhet të rregullojnë çdo kontest dhe problem mes veti, për të fituar statusin e anëtarit të barabartë.

    Marrëveshja e arritur në Bruksel për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare duhet të çojë drejt tejkalimit të gjendjes së tensionuar në veri. Kuptohet, me këtë marrëveshje dialogu nuk ka përfunduar, por është kapërcyer njëra nga nyjat më të vështira në krejt procesin, ajo e definimit dhe menaxhimit të kufijve.

    Kontrolli i përbashkët i kufijve është arritje e një standardi evropian për të dy palët, dhe në esencë siguron se kufijtë e Kosovës me Serbinë janë te këto pika, se Kosova është territor dhe tërësi doganore e veçantë nga Serbia. Prezenca e policisë dhe doganës serbe në këto pika nuk do të thotë se Serbia ushtron kontrollin mbi brendinë e Kosovës, madje as mbi Veriun, sepse në këtë pjesë të Kosovës nuk do të ketë më hyrje dalje pa kontroll dhe për kontrabandime mallrash. Serbia do të t’i ketë në këto pikë të kontrollit policët dhe doganierët për territorin e vet, ashtu sikurse që edhe Kosova do t’i ketë policët dhe doganierët për territorin e vet.

    Dhe EULEX-i do të sigurojë që marrëveshja të respektohet në përpikëri dhe të zgjidhen konfliktet eventuale. Thjesht, ata që janë kundër marrëveshjes, gënjehen dhe gënjejnë. Është tjetër gjë nëse analizat do të tregonin se ka mundur të arrihet më shumë, se ka pas mundësi edhe për kompromise më të favorshme, por kompromiset janë të tilla, që askënd nuk e lënë të kënaqur. Sa bërtet opozita kosovare se kjo është tradhti, po aq e zëshme është edhe ajo serbë që pohon se Serbia praktikisht me marrëveshjen e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Një misfikim i kundërshtarëve më duket tejet manipulues kur pohohet se me marrëveshjen Serbia ka arritur që të rikthejë kontrollin mbi Kosovën dhe se hapi tjetër është integrimi i Kosovës me Serbinë. Nuk bëhet fjalë për këtë. Por është e vërtetë se në të ardhmen jo edhe aq të largët, do të jemi me Serbinë, si shtet fqinjë, në një bashkim me shtetet evropiane. Dhe kompromisi i së shtunës është një hap drejt kësaj të ardhme kur do të duhej të kuptonim se mes fqinjëve armiqësitë nuk mund të janë të përjetshme.

    Kuptohet, nuk e kam as iluzionin se rrugët e pajtimit do të janë të lehta. Për këtë kanë të drejtë ata që thonë se duhet të kemi kujdes se çfarë kompromise bëhen sot, se a janë në funksion të të ardhmes më të mirë, apo janë abuzime dhe manipulime të pushtetarëve të pasinqertë. Besoj se kompromisi aktual është i dobishëm dhe në funksion të paqes dhe sigurisë.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Tahiri: Serbia ka pranuar kufirin me Kosovën

    ...
    Kufiri (administrativ) ka egzistuar edhe ne kohen e Jugoslavise dhe Serbise, dhe ka qene i njohur edhe nga Jugosllavia dhe Serbia.
    Prandaj, eshte e pakuptimte dhe e pavertete ajo qe propagandon Tahiri.

    I vetmi ndryshim, i cili ka egzistuar edhe apo vecanarisht pa dhe para kesaj "marreveshje" apo tradhetie kombetare te z. Tahiri dhe shefave te saj ne qeverine kuislinge te Thacit, eshte fakti qe pjeserisht ekzistonin dhe ekzistojne vendkalime zyrtare kufitare, te cilat edhe simbolikisht (gje qe eshte e domosdoshme ne raportet me Serbine) e kane perkufizuar shtetin edhe ashtu gjithnje e me te deshtuar te Kosoves.

    Z. Tahiri dhe bashketradhetaret e saj ne Qeverine antikombetare te Thacit jane ata te cilet i kane pranuar kushtet e Serbise, qe Kosova ne te ardhmen (nese zbatohet "marreveshja"?) mos te kete asnje simbol zyrtar-juridik dallues ne kufi me Serbine. Ata kane pranuar qe aty te ngriten ndertesa, ku organet perkatese te Kosoves dhe Serbise se bashku do ta vezhgojne qarkullimin e mallrave dhe njerzve. Gje e cila ka egzistuar koh pas kohe edhe ne kohet e jugosllavise dhe Serbise se Millosheviqit. ...

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Z. Tahiri dhe bashketradhetaret e saj ne Qeverine antikombetare te Thacit jane ata te cilet i kane pranuar kushtet e Serbise, qe Kosova ne te ardhmen (nese zbatohet "marreveshja"?) mos te kete asnje simbol zyrtar-juridik dallues ne kufi me Serbine.
    gabim koke informuar apo po te pelqen te jet keshtu

    flammuri dhe stema e Republikes se Kosoves do te mbesin aty ku jane
    mu ne centimetrin e par te teritorit ton
    ndersa ndertesa e kufirit do te jet ne zonat neutrale dhe ne ato ndertesa nuk do te ket simbole te asnjerit shtet
    ndersa vetem pak metra apo centimetra mu ne kufi ku fillon teritori i jone do te valoi flamuri i Republikes se Kosoves .

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    SHBA: Marrëveshja avancon Kosovën si shtet

    Nga Express 06 Dhjetor 2011 19:20

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpret marrëveshjen e arritur së fundi për menaxhimin e integruar të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

    Përmes një komunikate për media Ambasada e SHBA-së vlerëson se siç ka qenë rasti edhe me marrëveshjet e tjera të arritura brenda kornizës së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja, Qeveria e Kosovës ka treguar maturi dhe fleksibilitet në arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë.

    “Ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur”, thuhet në komunikatë.

    Më tutje, thuhet se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve (MIK) mbështetet në mirëkuptimin e shtatorit 2011 ndërmjet Kosovës dhe BE-së e KFOR-it, që ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar në pikat veriore kufitare të Kosovës dhe ka garantuar që Kosova do të ushtrojë kontroll mbi të gjitha kalimet e saj kufitare.

    “Marrëveshja për MIK po ashtu siguron që zyrtarët doganorë dhe kufitarë të Kosovës do të qëndrojnë në portat veriore për të ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit të Kosovës”.

    Ambasada e SHBA-ve vlerëson se tash është koha që edhe bllokadat e tjera ilegale të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës të hiqen, sepse atop janë bërë pengesë për të gjitha institucionet.

    “Ato bllokada të rrugëve po pengojnë KFOR-in dhe EULEX-in për të ushtruar përgjegjësitë e tyre anekënd Kosovës në pajtim me mandatet e tyre përkatëse. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se duhet të ketë liri të lëvizjes pa kusht kudo nëpër Kosovë për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, përfundon komunikata

  10. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Thaçi: Serbia “de jure” njohu kufirin me Kosovën


    Kryeministri Thaçi: Me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit është vënë ligjshmëria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës
    Prishtinë, 6 dhjetor 2011

    Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Të nderuar ministra,
    Kabinet qeveritar,

    Më lejoni që ta hap mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës në rendin e ditës të cilin e keni para jush.

    Ajo çka sot dëshiroj është t’iu informoj juve, pasi edhe keni qenë të informuar, por në të njëjtën kohë edhe të integruar në proces, por edhe opinionin publik dhe institucionet e Republikës së Kosovës, qytetarët e vendit, gjithmonë në shërbim të transparencës dhe përgjegjësive më të larta shtetërore, kushtetuese dhe ligjore, dhe obligimit qytetar.

    Ditë më parë është arritur marrëveshja mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit.

    Dëshiroj të theksoj që në fillim se menaxhimi i integruar i kufirit është koncept dhe model evropian që duhet aplikohet dhe që aplikohet vetëm midis shtetesh që aspirojnë të hyjnë në Bashkim Evropian, si parapërgatitje për integrim në zonën Shengen.

    Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovë në maj 2008.

    Menaxhimi i integruar të kufirit, arrihet vetëm mes dy shteteve, dhe jo në nivele tjera.

    Dëshiroj të potencoj edhe njëherë se Republika e Kosovës tashmë e ka infrastrukturën ligjore të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian për këtë fushë, të cilën e zbatojmë me të gjitha shtetet fqinje, në këtë kuadër edhe me Serbinë. Pra, menaxhimi i integruar i kufirit do të përfshijë gjithë vijën kufitare të Republikës së Kosovës me të gjithë fqinjët, me Maqedoninë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe Serbinë, derisa do të hapen krejt kufijtë dhe do të kemi një rajon me kufij të hapur të modelit të vendeve të Bashkimit Evropian.

    Me këtë Kosova plotëson edhe një standard evropian për kufijtë, liberalizimin e vizave dhe hyrjen sa më të shpejtë dhe më të lehtë në zonën e Shengenit në të ardhmen.

    Menaxhimi i integruar i kufirit nënkupton bashkëpunim dhe bashkërendim kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha autoriteteve përkatëse dhe agjencive të përfshira në sigurinë kufitare, dhe lehtësimin e tregtisë, të vendosjes së sistemeve më të efektshme dhe me rendiment të menaxhimit të integruar të kufirit, me qëllim arritjen e objektivit të kufirit të hapur, por të mirëkontrolluar dhe të sigurt.

    Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit e arritur në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen dhe prezencën e plotë të SHBA-së është marrëveshje që do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve tona. Me këtë marrëveshje, Republika e Kosovës ka përmbyllur kuadrin e kontrollit kufitar në të gjitha pikat e kalimit kufitar anë e kënd kufijve të saj.

    Menaxhimi i integruar i kufirit si model evropian garanton kalim të shpejtë dhe të lehtë të njerëzve dhe mallrave, por njëkohësisht siguron që autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës të luftojnë dhe parandalojnë kontrabandën, trafikimin dhe krimin e organizuar që kishte lulëzuar veçanërisht në veri në 12 vitet e kaluara.

    Me këtë marrëveshje është vënë ligjshmëria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Por, në të njëjtën kohë me këtë marrëveshje është edhe një njohje në një kuptim apo kuptimin tjetër edhe ‘de jure’ të Serbisë për Republikën e Kosovës, pra kufijve nga Serbia në raport me kufijtë e Kosovës, në të gjashtë pikëkalimet kufitare me Serbinë.

    Gjithashtu do të zbatohet në tërësi legjislacioni i Republikës së Kosovës nga ana e të gjitha agjencive të zbatimit ë ligjit të Republikës së Kosovës, policisë, doganave, agjencisë së veterinës, etj.
    Ndërsa EULEX me ftesën tonë do të jetë aty në përputhje me mandatin që e ka nga ftesa e institucioneve të Republikës së Kosovës. Pra do të monitorojë dhe mbështes zbatimin e standardeve evropiane për menaxhimin i integruar të kufirit.

    Të gjitha simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës do të jenë prezentë anekënd kufijve të Republikës së Kosovës, ashtu si janë deri më tash, ashtu si është në Merdare, do të jetë edhe në pikën kufitare 1 dhe 31.

    Me këtë marrëveshje është vënë ligjshmëria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

    Më lejoni të përshëndes dhe mirëpres konkluzionet e Këshillit të ministrave të BE-së të nxjerra mbrëmë për Kosovën, konkluzione këto që do të konfirmohen rimohen në samitin e BE-së më 9 dhjetor, ndërsa të katër konkluzionet janë të mirëseardhura dhe të përshëndetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës: e para agjenda e qartë evropiane e Kosovës, dy- dialogu për liberalizimin e vizave fillon këtë vit, pra në ditët e ardhshme, marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, ndërmjet lidhjes së marrëveshjes tregtare dhe qasjes në programe të shumta të financimit të BE-së dhe katër, zotimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për mbështetje të plotë të Kosovës në Bankën për zhvillim dhe Ndërtim Evropian.

    Ajo çka kërkohet tani edhe nga dëshmitarët dhe garantuesit e marrëveshjes ndërshtetërore, është përcjellja nga afër e fillimit të implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, në mënyrë që Serbia mos t’i bishtnojë kësaj marrëveshje, sikur ka pretenduar herëve të tjera, dhe diçka e tillë do të kërkohet edhe ditëve të ardhshme në Bruksel por edhe nga SHBA-a.
    Por do të jetë kusht për dy vendet implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel për integrimin dhe perspektivën evropiane.

    Nuk do të ketë blanko mbështetje për askënd pa u implementuar marrëveshjet, ndërsa Kosova do të jetë e përgjegjshme në implementim në mënyrë që të ketë kontroll të plotë të kufirit, menaxhim të integruar, sundim të ligjit në veri, lëvizje të lirë, gjithashtu angazhim të përbashkët të të gjithëve për zgjedhje të lira atje, në mënyrë që të kemi investime ekonomike dhe një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve lokale.

    Duam dhe do t’i shërbejmë si Qeveri e Republikës së Kosovës të gjithë qytetarëve pa dallim etnike, në këtë drejtim mendoj se është një mbështetje apo përkushtim i gjithë spektrit kosovar, por para së gjithash, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •