Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 130
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Kam dy gra, derën hapur për të tretën

    shekulli

    Ahmet Bajramaj është banor i fshatit Zall Bastar në Tiranë. Është 48 vjeç, për herë të parë është martuar në vitin 1986. Me dasmë të madhe, ashtu siç e do zakoni. Gruan e kishte nga i njëjti fshat, profesioni i saj, mami-infermiere. Aktualisht punon në qendrën shëndetësore të fshatit ku vazhdojnë të banojnë.

    Lindën njëra pas tjetrës, 3 vajza. Ahmeti e donte një djalë. Dilte e tepronte si arsye për t’a folur njëherë me gruan idenë për një…grua të dytë! Vite të tëra biseda, përplasje dhe më në fund.. Pas plot 20 vitesh martesë ai çon në shtëpi gruan e dytë me ‘konsensusin’ e së parës.


    Para se të martohej për të dytën herë, Ahmeti bëhej 5 vetë në familje, ndërsa tani janë 8. Vajza e madhe është 24 vjeçe, kurse djali më i vogël 8. Gruaja e dytë e ka gëzuar me dy djem. Ahmeti dhe dy bashkëshortet jetojnë në të njëjtën banesë dykatëshe, të cilën Bajramaj e ka të trashëguar nga i ati. Sipas tij, ato shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Ah, edhe një “hollësi”.. Gratë janë edhe kushërira, vajza tezesh.

    Marrëdhëniet intime? Mëse të mirëkuptueshme. “Përderisa arrita të martohesha dhe të kem harmoni në familje, nuk e kam problem këtë pikë, me radhë çdo gjë…” – thotë Ahmeti që si punë të përditshme bën rrugën Zall Bastar-Tiranë me një furgon “Ford” të kuq. Kur e pyesim a ka ndërmend të marri një grua të tretë, përgjigjja e tij është: “Çfarë nuk bën vaki, kërkesa kam pasur boll. Derën të hapur e kam…” Ky është Ahmeti nga Zall Bastari. Gjithçka për martesat dhe gratë e tij na i rrëfen më poshtë.




    Z. Ahmet, jeni i vetmi në këtë fshat që keni dy gra në shtëpi apo ka edhe të tjerë?

    Ka pasur të tjerë, momentalisht janë dy. Kanë qenë tre po njeri është larguar nga fshati ka zbritur në Tiranë. Këto gjëra janë bërë me mirëkuptime, por ka pasur edhe nga ato “aksidentalet”, një shokut tim për shembull i ngeli si “dopio gjashtë” në dorë, e kishte të dashur, ra shtatzënë dhe kështu iu bënë dy edhe atij.



    Me gruan e parë, si jeni martuar?

    E kam marrë me dashuri. Edhe ajo është banore e fshatit, punon infermiere-mami në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit. Jemi martuar në vitin 1986.



    Po me gruan e dytë?

    Po edhe me të dytën me dashuri, të dyja i kam gjetur vetë. Kjo e dyta, përveç dashurisë, ka dhe një tjetër histori. Me gruan e parë kisha tre fëmijë, vajza, dhe të treja me operacion. Siç e ka zakoni, e doja një djalë, por edhe plaka më hëngri veshët, bëj një çun, bëj një çun, dhe kështu duhet t’i plotësoja dëshirën vetes dhe nënës. Pas martesës me gruan e dytë, kam bërë dy djem.



    Bashkëshortja e parë si e priti vendimin tuaj për t’u martuar, e pati problem?

    Jo, nuk është problem, tani me duar në qafë nuk të lë kush, por nuk është se nxori ndonjë problem të madh. Ato janë edhe kushërira me njëra-tjetrën. Këto nuk janë vendime që merren për 24 orë, kam ndenjur 4- 5 vjet duke punuar për këtë punë. Pengesë tjetër ishte dhe fakti që gruaja punonte mami, gjithë natën rrinte atje, priste lindje, ndërsa unë duhet të mbaja vajzat. Pra, të bëja si të thuash dhe rolin e nënës.



    Po familja e vajzës nuk e ka problem këtë situatë?

    Po çdo bëjnë ata? Ku do e çojnë fëmijën vajza? Janë të detyruar ta pranojnë, nuk kanë rrugë tjetër.



    A është problem për vajzat në këtë fshat për t’u martuar?

    Jo. Kjo situatë nuk ka lidhje me martesën e vajzave. Nuk është problem. Mund të ketë ndonjë tek-tuk që kanë kaluar moshën. Unë tre vajzat e mia i fejova për një vit.



    Çfarë moshe ka pasur gruaja e dytë kur u martua me ju?

    Unë isha 35, ajo ishte 19-20 vjeçe. U martuam në vitin 2001.



    Është e vështirë për ju të mbani familjen, se tani jeni familje e madhe?

    Po tani, çfarë vështirësie? Ja… janë shtuar një tre të tjerë. Nga pesë që ishim ne, u bënë dhe tre, vajtën tetë, mirë, pak nuk janë, por gjithsesi.



    Të ardhurat në familjen tuaj cilat janë?

    Puna që bëj unë, aq sa mund të çoj në shtëpi, veç kalojmë kohën, dhe gruaja e parë që punon në qendrën shëndetësore.



    Nga komuna merr ndihmë?

    30 mijë lekë të vjetra asistencë.



    Bijat tuaja si e pritën martesën tuaj të dytë?

    Nuk e patën problem se kam pasur komunikim të mirë unë me to. Nuk kam luajtur rolin e babit të rreptë. E madhja është 24 vjeçe, e martuar.



    Fshati e ka përfolur martesën tuaj?

    Ambient fshati, normalisht. Dhe gratë e fshatit me nusen, e pyesnin, se kishin hallin e tyre më shumë, mos i çonte dhe burri i tyre nesër në shtëpi.



    Po për sa i përket martesës ligjore, ju jeni celebruar vetëm me gruan e parë apo jo?

    Po, vetëm me të parën, pasi nuk ka ligj që të lejojë martesën me dy gra. Ndërsa fëmijëve me gruan e dytë u kam njohur vetëm atësinë.



    Si shkojnë gratë me njëra-tjetrën, pasi ato jetojnë në një çati?

    Shumë mirë. Punët i kanë të ndara.



    Me të parën keni bërë dasmë?

    Me të parën kam bërë dasmë, normale, të madhe, ndërsa me të dytën jo, asgjë, veç e mora e solla në shtëpi, kaq.



    Po familjarët e gruas së dytë, e pranuan lehtë martesën tuaj?

    Në fillim nuk e pranuan këtë lidhje, por më vonë u qetësuan e tani kemi marrëdhënie të mira. Dhe ata të gruas së dytë nuk është se e pranuan lehtë, por nuk kanë çfarë të bëjnë.



    Të duket vetja i veçantë që ke dy gra në shtëpi?

    Ç’i veçantë! Ambientohesh. Ka dhe nga ata burra që e dinë historinë time, më kanë ndaluar në rrugë, duke më thënë; ore si ia bëre që i ke mbush mendjen…



    Ndihesh me fat që ke dy gra?

    Jo, fati është si ta kërkosh.



    A bëhen xheloze për njëra-tjetrën?

    Po çfarë xheloze do bëhen ato tani? U mësuan. Edhe derr të jesh, do zbutesh.



    Tani që keni dy gra, mendoni se mund të merrni një të tretë?

    Po tani, çfarë nuk ndodh, kurrë mos thuaj kurrë. Derën e kam të hapur. Kërkesa kam pasur, në fshat e jashtë fshatit. I kam thënë unë: Kur të thyejë këmbën ndonjëra, prisni radhën.



    Po familjet e nuseve e patën probleme?

    Vjehrra e nuses së madhe e pati pak problem se normalisht është me mentalitet të vjetër, ndërsa unë i thoja, do të marr një tjetër veç këtyre dyjave. Aty pastaj heshti…



    Kur linde djalë, u gëzove?

    Normalisht që po. Ishte ajo që doja. Kam pas shumë vizita nga të dyja familjet e nuseve dhe të afërmit e mi.



    Çfarë i afron tek ju kaq shumë?

    Nuk e di, por unë në fakt nuk i kërcënoj, nuk i rrah. Nuk bëhet çdo gjë me dajak. Me fjalë bëhen punët.



    Thatë që keni pasur kërkesa të tjera, sa keni pasur?

    Po, kam pasur, por jo shumë, se nuk jam Berluskoni unë.



    Ka ndonjë moment që bëhesh pishman?

    Jo, i kam bërë me paramendim çdo gjë. 5-6 vjet kam folur çdo ditë me nusen e parë për të marrë këtë të dytën. Nga një çikë çdo ditë.



    Fshati i burrave me shumë gra



    Të shkosh në Zall-Bastar? Është fshat i kryeqytetit, por nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Për të shkuar atje, harroje se mund të përdorësh një makinë normale. Duhet të jetë fuoristradë që të përballojë gropat, kthesat e vështira. Duket sikur nga momenti në moment mund të përfundosh në përrenjtë e greminat e që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugës në malin e Dajtit e atij me Gropa. Mendoni se si mund të jetë rruga kur dhe një mushkë transportohet në fshat me kamion…

    Natyra që ke përballë, është e bukur, por gjatë gjithë gjatësisë së saj sheh punëtorë dhe makineri gjigante e, herë pas herë, bomba që shpërthejnë shkëmbinjtë dhe transformojnë peizazhin. Pasi kalojmë 2 fshatra, të cilat në pjesën e parë të emrit fillojnë me Zall, na shfaqet Zall Bastari, i cili shtrihet në një pllajë mes malesh. Veç kullave dykatëshe, bien menjëherë në sy minare xhamish të bardha. Në qendër të fshatit gjendet një lokal, me disa karrige të drunjta, ku nuk janë të ulur më shumë se 5 veta, përbri tij qendra shëndetësore e fshatit. Po ashtu, shumë pranë tyre është edhe shkolla, pjesën më të madhe të punonjëseve i ka nga vetë fshati dhe rrethinat përreth.

    Njerëzit na shohin me kureshtje. Rrallëherë ndodh që në fshatin e tyre të ketë vizitorë… Edhe zbritja në Tiranë është shumë e vështirë për të gjithë banorët. Ata vijnë në kryeqytet vetëm kur kanë ndonjë hall të madh apo kur duan të blejnë diçka. Të ardhurat e tyre janë nga blegtoria, delet apo lopët, ndërsa pjesa me e madhe e djemve janë në emigrim. Kur pyesim një djalë se me çfarë pune merret, na përgjigjet me shaka se “mat rrugët”… Si ai ka shumë të tjerë të papunë. Nisim pyesim burrat e fshatit për atë që kemi shkuar. Pse burrat e këtij fshati martohen me më shumë se një grua? Kjo gjë nuk është vënë re vetëm vitet e fundit, por edhe para viteve 90’ ka pasur raste të tilla në të njëjtën zonë. Banorët na japin argumente nga më të ndryshmet. Më të besueshëm na duken ata që thonë se vajzat e kanë të vështirë të martohen, pasi zona është e thellë… bien në dashuri me njëri-tjetrin pasi nuk dalin…





    Poligamia

    Poligamia është praktika e të paturit më shumë se një bashkëshort/e njëkohësisht. Në doktrinën islame, psh lejohet martesa me më shumë se një grua, por gjithmonë vetëm nëse burri është në gjendej t’i trajtojë dhe të veprojë në mënyrë të drejtë me secilën prej tyre. Poligamia gjithmonë kryhet me vullnetin e personit.
    BOOBOO ca teknike Don Zhuani ka Ahmet Bajramaj nga Zallbastari...i ecen me grate se nuk i rref...O Ahmet,iku Sadami,ra komunizmi, iku Kadafi,iku 97,po mundohen ti bine Sirise dhe Iranit,po cojne rrobot ne Mars,U kap Ylli pango ne flagrance ,Edi Rama u be shkrimtar dhe ju po katnara ngelet or burre ?
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    BOOBOO ca teknike Don Zhuani ka Ahmet Bajramaj nga Zallbastari...i ecen me grate se nuk i rref...O Ahmet,iku Sadami,ra komunizmi, iku Kadafi,iku 97,po mundohen ti bine Sirise dhe Iranit,po cojne rrobot ne Mars,U kap Ylli pango ne flagrance ,Edi Rama u be shkrimtar dhe ju po katnara ngelet or burre ?
    ke meritu rep per ket lol ahahahahahahhaahhaah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Ashtu eshte. Duhet patur kujdes, se nen petkun e fese meshkuj te degjeneruar `martohen` me gra qe i mbajen per prostituta me ligj, njelloj se ne vendet perendimore ku femra te vecanta prostituojne vetem me njerez te pasur.

  4. #94
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Ashtu eshte. Duhet patur kujdes, se nen petkun e fese meshkuj te degjeneruar `martohen` me gra qe i mbajen per prostituta me ligj, njelloj se ne vendet perendimore ku femra te vecanta prostituojne vetem me njerez te pasur.
    krahasim shume me vend...
    femra pa karakter qe nuk respektojne vehten dhe shohin vetem interesin ekonomik ne njerin rast,
    femra pa karakter qe nuk respektojne vehten dhe shohin vetem interesin ekonomik ne rastin tjeter.

    pse flitet vetem per mshkujt ketu? jane femrat ata qe pranojne te prostituohen ose te jene gra te treta apo te trembedhjetta te dikujt.
    nuk po flitet per rastet kur detyrohen me dhune.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #95
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    krahasim shume me vend...
    femra pa karakter qe nuk respektojne vehten dhe shohin vetem interesin ekonomik ne njerin rast,
    femra pa karakter qe nuk respektojne vehten dhe shohin vetem interesin ekonomik ne rastin tjeter.

    pse flitet vetem per mshkujt ketu? jane femrat ata qe pranojne te prostituohen ose te jene gra te treta apo te trembedhjetta te dikujt.
    nuk po flitet per rastet kur detyrohen me dhune.
    Ato jane femra te nenshtruara admiral.Po te shohesh realitetet sociale apo familjet nga te cilat rrjedhin keto femra do te kuptosh se ato nuk kane asnje faj por jane viktima.

  6. #96
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ato jane femra te nenshtruara admiral.Po te shohesh realitetet sociale apo familjet nga te cilat rrjedhin keto femra do te kuptosh se ato nuk kane asnje faj por jane viktima.
    me fal, por per ke e ke fjalen, se nuk te kuptova? per prostitutat, apo per ata qe jane gra te dyta apo te treta?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #97
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    me fal, por per ke e ke fjalen, se nuk te kuptova? per prostitutat, apo per ata qe jane gra te dyta apo te treta?
    ka edhe prostituta viktima por grate e dyta apo te treta qe po flasim per rastin ne fjale jane produkt i nje mendesie orientale dhe dihet mire se c'pozicion ka gruaja ne orient...personalisht nuk mar persiper te mekatoj duke quajtur grate e dyta apo te treta fajtore per gjendjen ne te cilen ndodhen..

  8. #98
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    ka edhe prostituta viktima por grate e dyta apo te treta qe po flasim per rastin ne fjale jane produkt i nje mendesie orientale dhe dihet mire se c'pozicion ka gruaja ne orient...personalisht nuk mar persiper te mekatoj duke quajtur grate e dyta apo te treta fajtore per gjendjen ne te cilen ndodhen..
    patjeter qe ka prostituta viktima. kjo kryesisht aty ku prostitucioni eshte ilegal. si ne itali psh. ndersa ne vende si hollanda, shumica derrmuese e prostitutave e bejne me deshire te tyre dhe paguajne taksa ne shtet.
    sa per grate e dyta apo te treta, une po flas per rastin sikur nje femer, me deshire te saj behet gruaja e dyte e nje te pasuri, ajo eshte nje femer pa karakter qe nuk ka respekt per vehten.
    nese e ben me deshire, zgjedhje e saja eshte.
    rastet ku femrat detyrohen me dhune qe te marrin vendime te tilla, nuk po i llogaris fare, sepse natyrisht raste te tilla i denoj.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #99
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    patjeter qe ka prostituta viktima. kjo kryesisht aty ku prostitucioni eshte ilegal. si ne itali psh. ndersa ne vende si hollanda, shumica derrmuese e prostitutave e bejne me deshire te tyre dhe paguajne taksa ne shtet.
    sa per grate e dyta apo te treta, une po flas per rastin sikur nje femer, me deshire te saj behet gruaja e dyte e nje te pasuri, ajo eshte nje femer pa karakter qe nuk ka respekt per vehten.
    nese e ben me deshire, zgjedhje e saja eshte.
    rastet ku femrat detyrohen me dhune qe te marrin vendime te tilla, nuk po i llogaris fare, sepse natyrisht raste te tilla i denoj.
    po leri keto tani o burr i dheut!nje grua ne afganistan me deshiren e saj pranoi te behej gruaja e katert e nje burri!...ne keto vende per te cilat po flasim,fatkeqsisht edhe nje pjese e vogel ketu te ne,nuk mund te flitet per vullnet te lire apo per karakter kur vjen fjala te femrat,edhe ne qofte se flitet per nje vullnet te lire,ky vullnet eshte brenda nje konteksti te caktuar,i projektuar sipas dhe ne sherbim te nje sistemi te frikshem patriarkal...

  10. #100
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ne shume vende arabe apo ne afrike te jugut, femra behet me deshire gruaja e dyte e nje te pasuri. po ta siguroj 100%. kryesisht per t'i ikur varferise.
    shikoje ne swaziland. nja 13 gra ka mbreti atje. thua jane detyruar? ato vihen ne rradhe.
    vjet njeren e zune ne shtart me ministrin e drejtesise. lol
    shikoje zumen ne afrike te jugut. thua i ka detyruar ai grate qe te martohen me te? une nuk besoj.
    sdq po flasim per raste te rradhe pasi vetem 3-4% e meshkujve ne keto vende praktikojne bigamine ose poligamine.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2008, 01:06
  3. shkolla e Frankfurtit
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 22:59
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •