Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 130
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Martesa me shumë gra një degradim moral e social nën justifikimin e petkut fetar

    Vërehet një tendencë paradoksale në shoqërinë shqiptare të dalë me vështirësi nga diktatura ish-komuniste. Në një kohë kur aspiratat e kësaj shoqërie dikur shumë entuziaste për të shkuar në Europë të kristalizuar atëhere edhe nën parrullën e famshme në kohën e ndryshimit të sistemeve: `E duam Shqipërinë si Europa` sot, shohim që shoqëria shqiptare përpiqet të integrohet me dëshirë në BE nëpërmjet plotësimit të kritereve të integrimit.
    Krahas aspiratave të qarta të kthimit të Shqipërisë në një shtet Europian jo vetëm nga reformat e thella politike, ekonomike dhe sociale,por dhe për shkak të emigracionit prej 1.3 milionë njerëzish ë cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, ashtu dhe për shkak të interesimit të madh të BE dhe SHBA ndaj qeverisë dhe shtetit shqiptar për ta mbajtur atë afër dhe për ta orientuar se si të mund të plotësojë standardet dhe se si të integrohet tashmë drejt perëndimit o jo nga lindja sic duan disa të rrjedhur.
    Krahas tendencës së theksuar pro-perëndimore të shoqërisë shqiptare, në një kohë kur shoqëria shqiptare evoluon dhe emancipohet vazhdimisht, arsimohet (sepse arsimimi është në fakt e vetmja mënyrë të për ruajtur identitetin kombëtar dhe për të qënë të barabartë me shoqëritë perëndimore), vërehet gjithashtu një tendencë sociale paradoksale, e heshtur ,në rritje, e cila nën petkun fetar po cfaqet dhe po lulëzon në zonat rurale por dhe në qytet - tendenca e krijimit të familjeve me më shumë se një grua apo familjeve me shumë gra, familje të cilat janë karakteristike për komunitetet myslimane e kryesiht familjet fshatare ose me mentalitet të theksuar fshatar.
    Problemi në dukje mund të ngelet deri në nivelin e barcaletave, por faktet janë tronditëse kur sheh se kjo tendencë ushqehet maksimalisht e me bollëk nga crregullimet që po ndodhin në disa faktorë sociale, dhe të etikës e moralit si:
    - Niveli i lartë i papunësisë kryesisht tek rinia por dhe tek moshat e rritura,,
    - Divorcet,
    - Abortet,
    - niveli i lartë i degjenerimit moral tek disa komunitete të rinjsh sidomos nga ajo që ndodhet në nga zonat rurale afër qytetit dhe ato që janë larg kujdesit familjar,
    - Abuzimet me programet pornografike, dhe serialet limonadë ameriko-latinas ose të tjera që nxisin degjenerimin e familjes,
    - Disa tradita fetare të cilat justifikohen nën petkun fetar,,
    - Rritja e komunitetit LGBT (lesbikë-homoseksualë-biseksualë-transeksualë),
    - Kriza e moshës së mesme (tek burrat e gratë) e cila theksohet nën stressin e jetesës,
    Megjithëse kultura perëndimore e punës nxit divorcin, abortet, prish familjet, rrit fëmijë të stresuar nën konfliktet familjare, apo fëmijë të rritur pa dashurinë e domosdoshme e të dyanshme prindërore, gjë që prodhon vazhdimisht të rinj dhe individë përherë e më tepër me tendenca dhune e kriminlae, nxit pasivisht prostitucionin e rrugës dhe atë selektiv, kultura dhe tradita lindore e fetare myslimane, degjenerimin e tregon nëpërmjet rasteve të shtuara të martesave me shumë gra, martesa të cilat ndonëse reklamohen si martesa të rregullta sipas `parimeve islamike`, në fakt martesa të tilla janë një mënyrë prostituimi me ligj.
    Kjo tendencë degjenerimi moral dhe social po i shtohet shoqërisë sonë të trazuar shqiptare krahas prostitucionit të njohur të dënuar me ligj në Shqipëri, por që edhe kjo formë nuk po njeh pengesë, duke shkaktuar pasoja të rënda në shoqërinë shqiptare edhe kështu të stresuar që ka vënë në rrezik serioz familjen solide shqiptare.
    Martesa me shumë gra e anashkaluar nga ligji shqiptar, por e dënuar që në kohën e Zogut, është një turp për shoqërinë shqiptare, dhe ve në rrezik familjen shqiptare të tronditur seriozisht nga divorcet, problemet ekonomiko-sociale, dhe nën presionin e degjenerimit moral të shkaktuar gjithashtu nga pamundësia e cifteve për të bërë një jetë normale në një mjedis dhe jetese të tensionuar për të fituar, sa më shumë para, për të gjetur punë, për të punuar sa më shumë.
    Në rastin e individëve që martohen me shumë gra, kemi të bëjmë, me njerëz të degjeneruar dhe kurvarë të cilët pasi kanë bredhur `lule më lule`, `pendohen`, i afrohen fesë jo me qëllimin që të nderojnë dhe të bëjnë punën e Zotit, por për të justifikuar dhe për të kënaqur epshet e tyre perverse duke marrë gra të dyta e të treta, ose dhe më tepër me ligj?! Efektet e këtyre martesave do të jenë në të ardhmen (nëse do të lejohen me ligj) do të jenë shkatërrimtare në rradhë të parë për fëmijët të cilët do të rriten pa njërën nga dashuritë prindërore e për pasojë do të rriten të dhunshëm,e me tendenca kriminale, duke i shkaktuar shoqërisë shqiptare që po shkon në kah të kundërt me këta delenxhinj- një dëm të madh social e moral.
    Së fundmi, këta individë po dëmtojnë edhe komunitetin e respektuar mysliman shqiptar, sepse nëpërmjet këtyre martesave (pavarësisht se ata thonë që e lejon Kurani), ata ulin, nënvlerësojnë, pengojnë emancipimin e gruas shqiptare e cila në zonat rurale, nën hundën e ligjit- dhunohet, përdhunohet, skllavërohet duke krijuar konflikte të rënda moral dhe sociale në shoqërinë shqiptare qoftë me skllavërinë e tyre seksuale me ligj, qoftë duke rritur fëmijë më konflikte psikike, të dhunshëm e ndoshta të rrezikshëm për shoqërinë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Jam mjaftueshmerisht dakord.

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    personalisht per deri sa te jeme pro legalizimit te prostitucionin, do isha hipokrit sikur te isha kundra martesave me 2,3 apo 15 gra.
    nese nje grua do shese trupin e vet, le ta beje.
    nese nje grua deshiron te jete gruaja e dyte, e trete, apo e dymbedhjette e nje burri, le te behet.
    as nuk ma ndjene fare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ku jane verejtur keto martesat poligame ??? Me ate "injorancen" time, ligji ne Shqiperi nuk e lejon poligamine !!! Mos ka ndryshuar gje keto muajt e fundit ???



    Me vjen te qesh kur thote se nje faktor ndikues tek poligamia eshte pornografia. Qenka personi i vetem ne bote, i cili kur sheh nje film porno perpiqet te kuptoje subjektin si dhe çfare mesazhi percjell filmi.




    Lere pastaj larmia e epiteteve te perdorura. Duket qe eshte nje "puritan" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    pirro i kujt eshte ky shkrim pershesh..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kam dy gra, derën hapur për të tretën

    shekulli

    Ahmet Bajramaj është banor i fshatit Zall Bastar në Tiranë. Është 48 vjeç, për herë të parë është martuar në vitin 1986. Me dasmë të madhe, ashtu siç e do zakoni. Gruan e kishte nga i njëjti fshat, profesioni i saj, mami-infermiere. Aktualisht punon në qendrën shëndetësore të fshatit ku vazhdojnë të banojnë.

    Lindën njëra pas tjetrës, 3 vajza. Ahmeti e donte një djalë. Dilte e tepronte si arsye për t’a folur njëherë me gruan idenë për një…grua të dytë! Vite të tëra biseda, përplasje dhe më në fund.. Pas plot 20 vitesh martesë ai çon në shtëpi gruan e dytë me ‘konsensusin’ e së parës.


    Para se të martohej për të dytën herë, Ahmeti bëhej 5 vetë në familje, ndërsa tani janë 8. Vajza e madhe është 24 vjeçe, kurse djali më i vogël 8. Gruaja e dytë e ka gëzuar me dy djem. Ahmeti dhe dy bashkëshortet jetojnë në të njëjtën banesë dykatëshe, të cilën Bajramaj e ka të trashëguar nga i ati. Sipas tij, ato shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Ah, edhe një “hollësi”.. Gratë janë edhe kushërira, vajza tezesh.

    Marrëdhëniet intime? Mëse të mirëkuptueshme. “Përderisa arrita të martohesha dhe të kem harmoni në familje, nuk e kam problem këtë pikë, me radhë çdo gjë…” – thotë Ahmeti që si punë të përditshme bën rrugën Zall Bastar-Tiranë me një furgon “Ford” të kuq. Kur e pyesim a ka ndërmend të marri një grua të tretë, përgjigjja e tij është: “Çfarë nuk bën vaki, kërkesa kam pasur boll. Derën të hapur e kam…” Ky është Ahmeti nga Zall Bastari. Gjithçka për martesat dhe gratë e tij na i rrëfen më poshtë.




    Z. Ahmet, jeni i vetmi në këtë fshat që keni dy gra në shtëpi apo ka edhe të tjerë?

    Ka pasur të tjerë, momentalisht janë dy. Kanë qenë tre po njeri është larguar nga fshati ka zbritur në Tiranë. Këto gjëra janë bërë me mirëkuptime, por ka pasur edhe nga ato “aksidentalet”, një shokut tim për shembull i ngeli si “dopio gjashtë” në dorë, e kishte të dashur, ra shtatzënë dhe kështu iu bënë dy edhe atij.



    Me gruan e parë, si jeni martuar?

    E kam marrë me dashuri. Edhe ajo është banore e fshatit, punon infermiere-mami në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit. Jemi martuar në vitin 1986.



    Po me gruan e dytë?

    Po edhe me të dytën me dashuri, të dyja i kam gjetur vetë. Kjo e dyta, përveç dashurisë, ka dhe një tjetër histori. Me gruan e parë kisha tre fëmijë, vajza, dhe të treja me operacion. Siç e ka zakoni, e doja një djalë, por edhe plaka më hëngri veshët, bëj një çun, bëj një çun, dhe kështu duhet t’i plotësoja dëshirën vetes dhe nënës. Pas martesës me gruan e dytë, kam bërë dy djem.



    Bashkëshortja e parë si e priti vendimin tuaj për t’u martuar, e pati problem?

    Jo, nuk është problem, tani me duar në qafë nuk të lë kush, por nuk është se nxori ndonjë problem të madh. Ato janë edhe kushërira me njëra-tjetrën. Këto nuk janë vendime që merren për 24 orë, kam ndenjur 4- 5 vjet duke punuar për këtë punë. Pengesë tjetër ishte dhe fakti që gruaja punonte mami, gjithë natën rrinte atje, priste lindje, ndërsa unë duhet të mbaja vajzat. Pra, të bëja si të thuash dhe rolin e nënës.



    Po familja e vajzës nuk e ka problem këtë situatë?

    Po çdo bëjnë ata? Ku do e çojnë fëmijën vajza? Janë të detyruar ta pranojnë, nuk kanë rrugë tjetër.



    A është problem për vajzat në këtë fshat për t’u martuar?

    Jo. Kjo situatë nuk ka lidhje me martesën e vajzave. Nuk është problem. Mund të ketë ndonjë tek-tuk që kanë kaluar moshën. Unë tre vajzat e mia i fejova për një vit.



    Çfarë moshe ka pasur gruaja e dytë kur u martua me ju?

    Unë isha 35, ajo ishte 19-20 vjeçe. U martuam në vitin 2001.



    Është e vështirë për ju të mbani familjen, se tani jeni familje e madhe?

    Po tani, çfarë vështirësie? Ja… janë shtuar një tre të tjerë. Nga pesë që ishim ne, u bënë dhe tre, vajtën tetë, mirë, pak nuk janë, por gjithsesi.



    Të ardhurat në familjen tuaj cilat janë?

    Puna që bëj unë, aq sa mund të çoj në shtëpi, veç kalojmë kohën, dhe gruaja e parë që punon në qendrën shëndetësore.



    Nga komuna merr ndihmë?

    30 mijë lekë të vjetra asistencë.



    Bijat tuaja si e pritën martesën tuaj të dytë?

    Nuk e patën problem se kam pasur komunikim të mirë unë me to. Nuk kam luajtur rolin e babit të rreptë. E madhja është 24 vjeçe, e martuar.



    Fshati e ka përfolur martesën tuaj?

    Ambient fshati, normalisht. Dhe gratë e fshatit me nusen, e pyesnin, se kishin hallin e tyre më shumë, mos i çonte dhe burri i tyre nesër në shtëpi.



    Po për sa i përket martesës ligjore, ju jeni celebruar vetëm me gruan e parë apo jo?

    Po, vetëm me të parën, pasi nuk ka ligj që të lejojë martesën me dy gra. Ndërsa fëmijëve me gruan e dytë u kam njohur vetëm atësinë.



    Si shkojnë gratë me njëra-tjetrën, pasi ato jetojnë në një çati?

    Shumë mirë. Punët i kanë të ndara.



    Me të parën keni bërë dasmë?

    Me të parën kam bërë dasmë, normale, të madhe, ndërsa me të dytën jo, asgjë, veç e mora e solla në shtëpi, kaq.



    Po familjarët e gruas së dytë, e pranuan lehtë martesën tuaj?

    Në fillim nuk e pranuan këtë lidhje, por më vonë u qetësuan e tani kemi marrëdhënie të mira. Dhe ata të gruas së dytë nuk është se e pranuan lehtë, por nuk kanë çfarë të bëjnë.



    Të duket vetja i veçantë që ke dy gra në shtëpi?

    Ç’i veçantë! Ambientohesh. Ka dhe nga ata burra që e dinë historinë time, më kanë ndaluar në rrugë, duke më thënë; ore si ia bëre që i ke mbush mendjen…



    Ndihesh me fat që ke dy gra?

    Jo, fati është si ta kërkosh.



    A bëhen xheloze për njëra-tjetrën?

    Po çfarë xheloze do bëhen ato tani? U mësuan. Edhe derr të jesh, do zbutesh.



    Tani që keni dy gra, mendoni se mund të merrni një të tretë?

    Po tani, çfarë nuk ndodh, kurrë mos thuaj kurrë. Derën e kam të hapur. Kërkesa kam pasur, në fshat e jashtë fshatit. I kam thënë unë: Kur të thyejë këmbën ndonjëra, prisni radhën.



    Po familjet e nuseve e patën probleme?

    Vjehrra e nuses së madhe e pati pak problem se normalisht është me mentalitet të vjetër, ndërsa unë i thoja, do të marr një tjetër veç këtyre dyjave. Aty pastaj heshti…



    Kur linde djalë, u gëzove?

    Normalisht që po. Ishte ajo që doja. Kam pas shumë vizita nga të dyja familjet e nuseve dhe të afërmit e mi.



    Çfarë i afron tek ju kaq shumë?

    Nuk e di, por unë në fakt nuk i kërcënoj, nuk i rrah. Nuk bëhet çdo gjë me dajak. Me fjalë bëhen punët.



    Thatë që keni pasur kërkesa të tjera, sa keni pasur?

    Po, kam pasur, por jo shumë, se nuk jam Berluskoni unë.



    Ka ndonjë moment që bëhesh pishman?

    Jo, i kam bërë me paramendim çdo gjë. 5-6 vjet kam folur çdo ditë me nusen e parë për të marrë këtë të dytën. Nga një çikë çdo ditë.



    Fshati i burrave me shumë gra



    Të shkosh në Zall-Bastar? Është fshat i kryeqytetit, por nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Për të shkuar atje, harroje se mund të përdorësh një makinë normale. Duhet të jetë fuoristradë që të përballojë gropat, kthesat e vështira. Duket sikur nga momenti në moment mund të përfundosh në përrenjtë e greminat e që të shoqërojnë gjatë gjithë rrugës në malin e Dajtit e atij me Gropa. Mendoni se si mund të jetë rruga kur dhe një mushkë transportohet në fshat me kamion…

    Natyra që ke përballë, është e bukur, por gjatë gjithë gjatësisë së saj sheh punëtorë dhe makineri gjigante e, herë pas herë, bomba që shpërthejnë shkëmbinjtë dhe transformojnë peizazhin. Pasi kalojmë 2 fshatra, të cilat në pjesën e parë të emrit fillojnë me Zall, na shfaqet Zall Bastari, i cili shtrihet në një pllajë mes malesh. Veç kullave dykatëshe, bien menjëherë në sy minare xhamish të bardha. Në qendër të fshatit gjendet një lokal, me disa karrige të drunjta, ku nuk janë të ulur më shumë se 5 veta, përbri tij qendra shëndetësore e fshatit. Po ashtu, shumë pranë tyre është edhe shkolla, pjesën më të madhe të punonjëseve i ka nga vetë fshati dhe rrethinat përreth.

    Njerëzit na shohin me kureshtje. Rrallëherë ndodh që në fshatin e tyre të ketë vizitorë… Edhe zbritja në Tiranë është shumë e vështirë për të gjithë banorët. Ata vijnë në kryeqytet vetëm kur kanë ndonjë hall të madh apo kur duan të blejnë diçka. Të ardhurat e tyre janë nga blegtoria, delet apo lopët, ndërsa pjesa me e madhe e djemve janë në emigrim. Kur pyesim një djalë se me çfarë pune merret, na përgjigjet me shaka se “mat rrugët”… Si ai ka shumë të tjerë të papunë. Nisim pyesim burrat e fshatit për atë që kemi shkuar. Pse burrat e këtij fshati martohen me më shumë se një grua? Kjo gjë nuk është vënë re vetëm vitet e fundit, por edhe para viteve 90’ ka pasur raste të tilla në të njëjtën zonë. Banorët na japin argumente nga më të ndryshmet. Më të besueshëm na duken ata që thonë se vajzat e kanë të vështirë të martohen, pasi zona është e thellë… bien në dashuri me njëri-tjetrin pasi nuk dalin…





    Poligamia

    Poligamia është praktika e të paturit më shumë se një bashkëshort/e njëkohësisht. Në doktrinën islame, psh lejohet martesa me më shumë se një grua, por gjithmonë vetëm nëse burri është në gjendej t’i trajtojë dhe të veprojë në mënyrë të drejtë me secilën prej tyre. Poligamia gjithmonë kryhet me vullnetin e personit.

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ne esence kjo eshte shenje e nje degradimi social, dhe kalbjeje e familjes se mirefillte shqiptare dhe vlerave te saj.
    Degradim social pasi e pare ne aspektin shoqeror, femra e shtepise kthehet ne objekt koleksioni te rendomte. E zevendesueshme dhe aspak speciale. Ne nje shoqeri ku ferma eshte mjaft e nenvleftesuar, nuk ka nevoje per shembuj dhe zakone te tjera qe ta bejne kete dukuri akoma me te theksuar.
    Kalbje e vlerave te familjes shqiptare, sepse per nje arsye a per nje tjeter, Shqiperia ka ruajtur nje tradite familjare shume me te mire se "perendimi". Ndryshe nga vendet ku femijeve pas nje fare moshe nuk iu bie ne mend per prinderit e tyre, ne e kemi ruajtur solide hallken lidhese familjare. Kjo eshte nje gje per t'u prezervuar e jo per ty ndryre e zvetenuar nga zakone te sajuara prej kafshesh qe arsyetojne me penis. Qofshin keto zakone justifikuese te tipit "shqiptari kerkon femije mashkull prandaj merr grua tjeter", apo akoma me keq te tipit "feja ime me lejon...."

    Do me pelqente qe shtepia shqiptare, sipas tradites te kishte nje mbretereshe dhe aq. Ata meshkuj qe e njohin veten si kurvare, bejne mire te mos martohen kurre.

    Edhe ujqit qe jane bisha, jane monogame e rrine me nje partner deri ne fund te jetes se tyre.

    Dhe ne fund, te gjithe ketyre liberaleve te rinj shqiptare, te cilet gjoja gjykojne me mendje te hapur, me vizion gjoja perendimor, me largpamesi futuristike ju them : "F U C K Y O U ! ! !"
    Uroj qe femrat e fisit tuaj e bijat tuaja te behen gra te dyta, te treta, te katerta e te shtata.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Force-Intruder
    Shume mire e ke theksuar
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Tradita Islame e pranon qe burri te marre nje grua?
    Kurani nuk e thote keshut.
    Ne do te shkonim me tradita atehere- dhe tradita e murgjeve eshte te mos martohen fare Pse keshtu do te shkohet/
    Ligji nuk e lejon,
    Te dy rastet, si prostitucioni ashtu dhe martese me shume gra ka vetem nje qellim: te behet qejf sa te mundet- njeri kraha duke paguar dhe mos mbajtr pergjegjesi tjetri duke blere gruan si skllave dhe duke e perdorur vetem per qejf.
    Turp

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Nuk eshte shkrim pershehs por eshte shkrim- shesh-besh- i nderuar.
    Eshte nje shkrim qe po kap nje problem per te cilin heshtet pikerisht se njerez dhe komunitete te ndryshme ne Shqiperi - ju pelqen te shkelin ligjinbiles shkojne aq larg sa te bejne sikur pendohen kthehen ne `myslimane te devotshem` dhe pastaj bejne gjithashut sikur martohen duke skllaveruar ferma e duke i perdorur ato vetem per shfryrjen e pesheve.
    Duke i trajtuar keq, duke i nenvleresuar, dhe duke rritur per fat te keq femije me komplekse dhe kontigjente te krimit.
    Turp.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2008, 01:06
  3. shkolla e Frankfurtit
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 22:59
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •