Opinion, Shekulli Sot|27/11/2011 09:02
Po gjymtohet alfabeti shqip
Ardian Vehbiu
Nga Ardian Vehbiu
Kėto ditė u kremtua, aty-kėtu, pėrvjetori i Kongresit tė Manastirit (14-22 nėntor 1908), i njohur ndryshe edhe si kongres i Alfabetit, meqė aty delegatė nga tė gjitha viset shqiptare vendosėn se me ēalfabet do tė shkruhej gjuha shqipe.
Alfabeti i dalė de facto prej kongresit dhe qė e pėrdorim sot e kėsaj dite e ka treguar veten si njė zgjedhje e mirė pėr shqipen; i lehtė pėr tu mėsuar nga fėmijėt dhe pa kosto shtesė pėr shtypshkronjat. Njėqind e kusur vjet qė kanė kaluar nga ajo kohė janė tė mjaftueshme pėr ta nxjerrė kėtė pėrfundim.
Nė tė vėrtetė, njė nga arsyet kryesore tė alfabetizimit tė suksesshėm tė shqiptarėve, gjatė shekullit XX, lidhet pikėrisht me natyrėn e kėtij alfabeti, i cili arrin tė ruajė baraspeshėn nė marrėdhėniet e shqipes sė shkruar me shqipen e folur.
Megjithatė, sot njė rrezik i madh i kėrcėnohet stabilitetit tė alfabetit shqip: teknologjia e tastierave tė kompjuterėve dhe tė telefonave celularė, e cila e vėshtirėson pėrdorimin e shkronjave ė dhe ē.
Tekstet shqipe ku kėto dy shkronja zėvendėsohen nga e dhe c i gjen kudo jo vetėm nė kontekste informale tė Internetit dhe nė miliona SMS-tė qė i dėrgojnė shqiptarėt shoku-shokut, por ndonjėherė edhe nė mediat e shtypura; dhe jo rrallė fjalė tė tilla si ēėshtje dhe ėshtė i ndesh tė shkruara si ēėshtje dhe ėshtė.
Shumė prej nesh e kanė sakrifikuar me lehtėsi integritetin e alfabetit, pėr hir tė lehtėsisė sė shtypshkrimit dhe pėrballė vėshtirėsive objektive qė nxjerr njė teknologji, e cila nuk ėshtė dizajnuar, as realizuar me shqipen nė mendje.
Njė shtet qė kujdeset pėr punėt e veta dhe, ndėr tė tjera, pėr gjuhėn dhe kulturėn, duhej tė paktėn tė kish ngulur kėmbė qė kompjuterėt e pėrdorur nė Shqipėri tė vinin me tastiera tė shqipes, nė tė cilat shkronjat ė dhe ē tė pėrftoheshin drejtpėrdrejt. Kjo nuk ka ndodhur, as ka gjasa tė ndodhė nė tė ardhmen; sikurse shumė tė mira tė tjera publike, mbarėshkrimi i shqipes ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit, ose tė vandalėve.
Pėrdoruesit e shqipes sė shkruar nuk e kuptojnė vetvetiu dėmin qė shkaktohet nėse ia reduktojmė shqipes alfabetin arbitrarisht, ose pėr arsye tė kufizimeve teknologjike nė tastierat; meqė shumė prej tyre janė alfabetizuar nė njė kulturė ku tekstet kanė qenė tė shkruara, si rregull, me alfabet tė plotė. Megjithatė, brezat qė po vijnė do tė komunikojnė me shkrim, gjithnjė e mė tepėr, nė hapėsira dixhitale, ku ė-tė dhe ē-tė po pėrdoren gjithnjė e mė rrallė. Me kalimin e kohės, kjo do ta vėshtirėsojė e problematizojė komunikimin nė fazėn e marrjes ose tė leximit, ashtu siē ndodh me ēdo teknikė stenografike.
Disa autorė, zakonisht amatorė, kanė propozuar zgjidhje nga mė tė larmishmet, pėr kėtė sfidė tė paparashikuar teknologjike ndaj integritetit tė shqipes sė shkruar nga kėto zgjidhje, zėvendėsimi i ē-sė me ch ėshtė mė se i pranueshėm nga ēdo pikėpamje; por zgjidhje tė ngjashme pėr zėvendėsimin e ė-sė janė jopraktike, i zgjasin tekstet tej mase, dhe nuk do tė pranohen ndonjėherė nga masa e pėrdoruesve kompjuterikė.
Shumė prej nesh, qė ende e respektojmė alfabetin e shqipes, arrijmė tia pėrftojmė tė gjitha shkronjat edhe kur shkruajmė nė kompjuter, me fare pak mundim shtesė. Megjithatė, pėr masėn e shqipshkruesve, e vetmja zgjidhje e pranueshme do tė ishte imponimi me ligj i tastierave shqipe, nė kompjuterėt qė importohen.
Sa pėr telefoninė celulare, kjo zgjidhje duket problematike, jo vetėm pėr ata me tastierė numerike, por edhe me pajisjet me tastierė tė plotė (tė llojit Blackberry); ndėrsa pėr pajisjet e tjera, me fushėprekje, alfabeti i plotė i shqipes mund tė sugjerohet nė trajtė tė njė aplikacioni tė posaēėm, lehtėsisht tė instalueshėm para shitjes, nga kompanitė e komunikimit celular.
Ideja ėshtė e thjeshtė: vėshtirėsitė teknologjike me alfabetin shqip nuk do ti zgjidhė dot masa e pėrdoruesve, por ofruesit e teknologjisė, tė detyruar dhe tė rregulluar nga autoriteti publik. Ideologjia e laissez-faire, e trumbetuar me bujė si zgjidhje universale pėr tė gjitha problemet e tregut, nuk ka punė nė fushėn e komunikimit shqip, ku, pėrkundrazi, disiplina mbetet kusht pėr suksesin; dhe rregullimi i niveleve elementare tė komunikimit, si alfabeti, kusht pėr lirinė e tė njėjtit komunikim, nė nivele mė tė larta.
Pėr gjuhėn shqipe, shkronjat ė dhe ē nuk janė ornamentale, as opsionale; por tė domosdoshme tė paktėn pėr mėnyrėn si komunikon sot shqipja e shkruar me shqipen e folur. Mjaft tė kujtoj kėtu se dallimi ė/e ėshtė i domosdoshėm pėr tė dalluar midis rasave emėrore/kallėzore dhe rasave gjinore/dhanore/rrjedhore tė emrave femėrorė tė pashquar tė tipit mollė, punė, shkollė etj., dallim qė vjen e rrafshohet, qė nga momenti kur vendosim ta zėvendėsojmė ė-nė me e nė tė shkruar. I njėjti dallim ėshtė themelor dhe i vetmi, pėr ēiftet e fjalėzave tė/te, mė/me, sė/se, lė/le, nė/ne, kė/ke, qė/qe, qė kanė denduri pėrdorimi jashtėzakonisht tė lartė nė gjuhė.
Deri mė sot, pėrdoruesit e shqipes sė shkruar u janė pėrshtatur, herė me sukses e herė pa sukses, kufizimeve tė teknologjisė kompjuterike dhe telefonike; dhe rezultat i kėtij kaosi improvizimesh ėshtė dobėsimi i mėnyrės si funksionon, nė marrje (receptim), shqipja e shkruar. Pėr kėtė arsye, alfabeti i shqipes mund tė mirėmbahet dhe tė ruhet vetėm nė nivelin e raporteve tė autoritetit publik me teknologjinė, ose me ndėrhyrjen e legjislatorit.
Krijoni Kontakt