Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Butrinti është shqiptar, por ka mbishkrime greke

    David Hernandez: Butrinti është shqiptar, por ka mbishkrime greke


    Unë mendoj se Butrinti ësh të shqiptar dhe i përket Shqipërisë. Aty ka shumë mbishkrime greke nga ana tjetër. Njerëzit që kanë jetuar para Krishtit kanë folur greqisht. Në atë kohë, shtetet nuk kanë qenë të ndara siç janë sot, dhe aty ka pasur epirotë grekë". Kështu shprehet arkeologu David Hernandez, pjesë e ekspeditës shqiptaro-amerikane, që prej dy muajsh gërmonte në Butrint. Prej disa ditësh emri i tij kritikohej nëpër rrjetet sociale, duke u "akuzuar" disa turistë në Butrint (të cilët kishin ardhur me jahte) ai ka thënë se Butrinti është grek. Ka qenë i pari studiuesi Auron Tare, njëkohësisht ish-drejtor i këtij parku arkeologjik, që ka mësuar për ngjarjen. “E pabesueshme. Një n arkeolog amerikan i quajtur Hernandes që gërmon sot në Butrint, gjatë një turi me disa personalitete, ju shpjegon atyre se Butrinti është grek, se banorët tradicionalisht kanë qenë grekë, se kultura ka qenë vetëm greke, se kjo është zonë greke”, thotë Auron Tare. Më tej, ai pyet se si ka mundësi që autoritetet e kultures lejojnë konkluzione të tilla në dëm të kulturës shqiptare? Mbas debateve të shumta në rrjetet sociale për këtë çështje, ne iu drejtuam drejtorit aktual të Parkut Arkeologjik të Butrintit, Mond Kola, i cili tha se nuk ka qenë i pranishëm dhe nuk e ka të qartë ngjarjen, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Hernandezi në Butrint. Më tej, "Gazeta Shqiptare" iu drejtua vetë arkeologut amerikan, për të mësuar se si ka rrjedhur biseda me grekët vizitorë. "Ndryshe kanë qenë njerëzit para 2500 vitesh e ndryshe janë sot, tani nuk ka grekë. Mbishkrimet janë të tjera e historia është tjetër", tha Hernandezi. Prononcimi i tij i mësipërm, është dhënë në kuadër të një interviste, ku ai na bën me dije edhe rezultatet e gërmimeve dymujore, që janë mbyllur ditën e djeshme. Në faqen zyrtare të "Universitetit të Notre Dame", prej nga vjen ai, shkruhet se David Hernandez është asistent profesor dhe arkeolog i periudhës greko-romake në Mesdhe. "Ai ka drejtuar projekte të mëdha në Butrint dhe Amantia, dhe ka njohuri të gjera mbi metodat e gërmimit dhe stratigrafinë e kompleksit urban. Kërkimi i tij përqendrohet në kolonizimet romake, topografinë, teknologjinë e përgjithshme dhe urbanizmin grek e romak, si edhe tregtinë e Epirit të lashtë në veçanti", - shënon "Universiteti i Notre Dame". Më tej, institucioni shton se, "publikimet e tij (të Hernandezit) në "Gazetën e Arkeologjisë Romake", formulojnë fazat kryesore të urbanizmit në Butrint në dritën e kolonizimit e imperializmit romak".
    Zoti Hernandez, ju keni mbyllur ekspeditën e sivjetshme të gërmimeve në Butrint. Çfarë doli në dritë?
    Janë gjetur dëshmi të një hershmërie më të madhe të zonës, se sa dihej deri më tani në pjesën e forumit
    romak. Kemi gjetur gjurmë jete, që shkojnë deri në shekullin VII para Krishtit.
    Cili ka qenë objekti më me rëndësi që ka zbuluar ekspedita?
    Ajo çka më është dukur interesante ka të bëjë me bazilikën. Mendoj
    se kemi zbuluar kishën më të hershme në Butrint, që i takon shek. IV. Në Butrint, fazat e ndërtimit janë të ndryshme, nga më
    të hershmet deri tek më të rejat. Gërmimet gati 2-mujore të ekspeditës sonë, janë përqendruar në pjesën lindore të forumit romak,
    atje ku kohë më parë është zbuluar bazilika. Mjaft me rëndësi është edhe një godinë publike që ka dalë
    në dritë në anën lindore të Forumit, që i takon shekullit II para Krishtit. Hapësira ka përmasat 20.5 x 72 metra.
    Cilat janë hipotezat që hidhni pas këtyre zbulimeve?
    Mendohet se këtu afër, më përpara ka qenë bregdet, sepse kemi
    gjetur një sasi të madhe objektesh që të bëjnë ta mendosh këtë, duke filluar që nga qeramika. Këto objekte
    janë në formë 'mbeturinash' dhe përveç kockës apo xhamit ka edhe objekte prej druri.
    Këto ishin në thellësi të mëdha?
    Ne kemi gërmuar deri në 6-7 metra thellësi. Ndër të tjera kemi gjetur edhe një parmendë prej druri. Gërmimi në thellësi është bërë i mundur të realizohet duke hequr ujin me pompa. Objektet e zbuluara nga gërmimet e fundit e shtyjnë më thellë në kohë, jetën e Butrintit. Sigurisht që ato do të studiohen më në detaje, janë prova të jetës dhe zhvillimeve më të hershme se periudha romake, duke shkuar në periudhën moderne. Jeta në Butrint shtrohet nga shekujt VIVII e deri në shekullin XVII.
    Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?
    Shumë vite më parë, në 2005-ën, ndërsa në vitet 2006-2007 unë kam jetuar në Tiranë për një vit. Ime shoqe jep mësim në një universitet.
    Zoti Hernandez, ditët e fundit në rrjetet sociale qarkullon një lajm sipas të cilit ju, në një takim të rastësishëm me disa grekë që
    kanë vizituar Butrintin, iu keni thënë atyre se Butrinti është grek. A mund të na e sqaroni këtë?
    Varet se si është kuptuar ajo që unë kam thënë. Unë mendoj se Butrinti është shqiptar dhe i përket Shqipërisë. Aty ka shumë mbishkrime greke nga ana tjetër. Njerëzit që kanë jetuar para Krishtit kanë folur greqisht. Në atë kohë, shtetet nuk kanë qenë të ndara siç janë sot, dhe aty ka pasur epirotë grekë. Megjithatë, ndryshe kanë qenë njerëzit para 2500 vitesh e ndryshe janë sot, tani nuk ka grekë. Mbishkrimet janë të tjera e historia është tjetër. Unë nuk e vë në dyshim që Butrinti është shqiptar dhe i takon Shqipërisë. Kam vënë re se këtu njerëzit nuk janë shumë miqësorë me athinasit. Duhet të themi se grekët e shqiptarët e asaj kohe ndryshojnë nga grekët e shqiptarët e sotëm.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Ky eshte nje nga rastet tipike kur persona te veshur me vellon e "arkeologut" bejne deklarime diletanteske sic jane shkruar ne postimin origjinal.

    Eshte gomarllek fund e krye te deklarosh ETNI linguistike duke u bazuar ne "skripturat zyrtare"
    Sipas ketij rregulli, edhe Egjipti eshte Grek, dhe se ka qene toke greke ngaqe "egjiptasit shkruanin greqisht".

    Te kerkosh Etnos gjuhesor ne periudhen Skllavopronare edhe "injorance shkencore".
    Sot eshte debat historik perkatesia gjuhesore e Epiroteve, sipas fakteve dhe dokumentave te kohes, Epirotet cilesoheshin si Barbare. Nga e mori zoteria informacionin se "Njerëzit që kanë jetuar para Krishtit kanë folur greqisht"? E di zoteria qe te shkruash dhe te flasesh jane dy gjera te ndryshme si nata me diten?

    Dhe si perfundim, zoteria e mbyll me gomarllekun e radhes:

    Duhet të themi se grekët e shqiptarët e asaj kohe ndryshojnë nga grekët e shqiptarët e sotëm.
    Kjo si kunderpeshe, per cilet shqiptare te asaj kohe e ka fjalen? Keta shqiptaret e asaj kohe c'gjuhe flisnin ... o zot, shqiptare te asaj kohe
    Historiografia ilire, me veshtiresi argumenton Iliret ky na gjeti dhe shqiptare. haha

    Po ketij i lumte suma, se ia mbushen greckat xhepat me para dhe ben derr-verr neper media tani. Pale dhe ne krize financiare se!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 21-06-2012 më 08:29
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Butrinti paska qënë qytetërim grek, pastaj Romak, pastaj Vencian, pastaj Turk, pastaj kujt i intereson më? Tani është shqiptar, çfarë është TANI ka rëndësi.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Kujte i plasi, nuk jetojme ketu sepse fqinjet na kan lejuar te jetojme por sepse e kemi mbrojture me gjak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •