
Postuar mė parė nga
Hyllien
Qė nuk ka gjithshkah pėr gjithkėnd as e diskutoj, plotėsisht e drejtė, por naftė ka, tė paktėn nė termin e shkurtėr 2-3 shekullor edhe sikur tė fillojnė ta pėrdorin tė gjithė. Problemi ėshtė se Nafta = Energji = Zhvillim. Hypja e cmimit nuk ka tė bėj me Demand/Supply Economics, por sepse Amerikės i leverdis ta prodhoj Naftėn nė vendin e vet me cmim mbi 60 USD, pra manipulimin e Naftės nuk e bėjnė Arabėt sic ju ngjesh. Mund tė kenė dorė por ėshtė neglizhente. Cmimi real i Naftės ėshtė 30-40 USD kaq, jo 100+ sac ka vajtur. Kina psh, merr naftė nga Rusia me cmim nėn 40 USD, por qė Rusia kur tė dojė edhe mund t'ja presi dhe me tė ti hedhi gjith ekonominė nė erė.
Sic pėrmenda sipėr Nafta e Irakut nuk po pėrdoret, dhe Amerika madje heziton tė pėrdori dhe ato qė ka nėn shelfin e vet kontinental. Arėsyeja ėshtė pėrvec se nafta ėshtė strategjike sepse lėviz gjithė makinerinė ushtarake tė njė vėndi, ajo sjell dhe zhvillim me cmim shumė tė ulėt(sillte tė paktėn se me kėtė cmim Afrika nuk zhvillohet dot po tė dojė). Pra shkurt hesapi kemi tė bėjmė me fenomenin e ndėrvartėsisė, sepse pėrvec Naftės, Amerika ka dhe komision pėr heqje digash, madje edhe nė Evropė duan ta bėjnė kėtė gjė se gjoja prish ambientin, etj etj. Shqipėria nuk u la tė zhvillohet energjitikisht pasi duhet ta importoj atė nga fqinjėt vėrdallė, pėrvec se celėsi energjitik i zhvillimit ka tė bėj dhe me modelin gjeopolitik qė aplikohet nga njė shtet apo grupshtetesh. Nė rastin e Shqipėrisė, qė Ballkani pasi u copėtua nė sa shtete janė bėrė tė jetė viable dhe mos ketė luftė duhet qė Shqipėria tė ketė zhvillim ekonomik mė tė ultė se Maqedonia. Le tė nxjerrėsh 2000 Einstein ti brėnda 1 gjenerate, ti prap e ke tė caktuar limitin e zhvillimit ekonomik, sepse po u zhvillove mė shumė se Maqedonia, natyralisht ai shtet do copėtohet se ti do kesh fuqi ta shkrumbosh dhe ti ndikosh nga brėnda me 40%+ shqiptarė, Kosova do kėrkoj tė bashkohet me ty, dhe Serbia dhe Rusia do futen sesbėn dhe ke luftė. Atėhere caktohen kuota, ti si Shqipėri le tė kesh burime ujore apo minerare qė tė zhvillohesh, ne si kėshill Europe, apo elitė quje si tė duash kemi vendosur qė ti do prodhosh kaq dhe do importosh kaq. Prandaj dhe politika Shqiptare ėshtė luftė vec pėr pushtet dhe asgjė pa ide fare vec premtime boshe qė nuk mund tė realizohen kurrė, jo me kėtė model. Dhe ky model aplikohet dhe tek zona tė tjera tė zjarrta, pėr kėto arėsye por dhe pėr tė tjera nė rastin e Irakut.
Ana tjetėr pastaj ėshtė dhe transformimi i ekonomisė qė pėr Europėn ėshtė vitale pasi nuk ka mjaftueshėm resurse dhe varet nga Rusia e cila ka gaz natyror edhe pėr tė paktėn 1000 vjet, rrjedhimisht oligarkėt atje vec sa do shtohen, dhe meqė gazi natyror ndot 3 herė mė pak se nafta ai duket do jetė zevendėsuesi kryesor sepse era e djelli spo bėjnė punė. Nė Amerikė ajo lėvizje ka filluar dhe kryesori ėshtė T Boone Pickens dhe Chesepeake Energy tė cilat duan ta bėjnė gazin natyror bazė tė ekonomisė, dhe nafta do mbetet e kycur nėntokė si rezervė strategjike, ushtrinė etj.
Krijoni Kontakt