Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Kosovarët janë pro islamit të moderuar

    Kohëve të fundit në Kosovë ka pasur protesta publike të disa grupeve islamiste të pakënaqura me qëndrimin e autoriteteve në Kosovë ndaj disa të drejtave të besimtarëve muslimanë. Ata kanë kërkuar që në shkollat publike të lejohet mbulimi i kokës së nxënëseve, të futet lënda e fesë në kurrikulat, si dhe të ndërtohet një xhami e madhe në qendër të Prishtinës.

    Partia e Drejtësisë me orientim islamist, e cila bën pjesë në koalicionin qeveritar aktual, madje e ka sfiduar Kuvendin e Kosovës me kërkesën që lënda e fesë të futet në shkollat publike, por është refuzuar me shumicë votash. Tensionet rreth këtyre kërkesave u patën rritur në fund të verës dhe gjatë muajit shtator, kur edhe Bashkësia e Fesë Islame doli në përkrahje të grupeve radikale. Njëra nga parullat që ka ra në sy gjatë protestave ka qenë ajo se muslimanët janë 90% të popullsisë së Kosovës dhe se duhet të dëgjohet dhe respektohet zëri i tyre.

    Për të parë se sa realisht përkrahen këto kërkesa në opinion, për herë të parë në Kosovë është organizuar një sondazh, i porositur nga OJQ-ja Forumi 2015, dhe realizuar nga Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi”. Ky sondazh është publikuar këto ditë dhe ka sjellë disa të dhëna me mjaft interes. Pos këtyre tri çështjeve që kanë dalë sheshit, në sondazhin janë shtruar edhe disa pyetje tjera që e kanë pas për qëllim që të sqarojnë edhe botëkuptimin dhe orientimin e qytetarëve kosovarë. Kampioni i sondazhit ka qenë reprezentativ për Kosovën, por janë lënë jashtë zonat e banuara me serbë.

    Sondazhi në shumë aspekte vërtetoi supozimet që kanë qarkulluar prej shumë kohësh, se shqiptarët e Kosovës në përgjithësi nuk janë besimtarë të fortë. Rreth 2/3 e të anketuarve, ose 66,2 %, kanë deklaruar përkatësinë e fesë islame, sipas traditës familjare; ndërkaq 29% se janë fetarë aktivë. Ky raport është një e dhënë që duhet të kihet në konsiderim si përshkrues i disponimit të shoqërisë kosovare. Edhe kur deklarohen si besimtarë, religjioziteti i shumicës së tyre është në esencë sipërfaqësor. Kjo do të thotë se në jetën e shumicës së kosovarëve religjioni nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm.

    Sondazhi nuk i ka vërtetuar pohimet e grupeve radikale mbi diskriminimin e muslimanëve në Kosovë. Vetëm 8% e të anketuarve kanë pohuar këtë. Megjithatë, kur janë pyetur në mënyrë direkte për çështjet që janë ngritur në protesta, në sondazh nuk janë gjykuar ashpër as çështja e ndërtimit të xhamisë, as mbajtja e shamisë, e as futja e lëndës së fesë në shkollat publike. Kundër mbajtjes së shamisë janë deklaruar 34.5%, pro 12.1 % dhe pro duke aprovuar ligjin 42.4%. Pak më befasues ka qenë qëndrimi ndaj futjes së lëndës së fesë në kurrikula; kjo mundësi është refuzuar nga 34.5% të të anketuarve, pro kanë qenë 59%. Edhe për ndërtimin e xhamisë shumica dërmuese është deklaruar pro, vetëm 4.3% kanë thënë se nuk ka nevojë, sepse Prishtina ka mjaft xhami.

    Këto të dhëna tregojnë se edhe muslimanët softë, që nuk e praktikojnë fenë në mënyrë aktive, kanë një dozë të mirëkuptimit për çështjet që janë shtruar, duke i vlerësuar më shumë në aspektin e të drejtave të njeriut, ose edhe si një traditë që nuk është shpikje e sotme, p.sh. kur është në pyetje mbulimi i kokës me shami për vajzat. Në debatin që është organizuar gjatë prezantimit të sondazhit, është thënë se shamia nuk duhet t’u imponohet vajzave që janë të mitura.

    Mirëpo, sa i përket orientimit gjeneral të shoqërisë kosovare, shumica e të anketuarve kanë shfaqur preferencën pro-perëndimore të Kosovës. 60% kanë pohuar se Kosova definitivisht është Perëndim, kurse 30% po kështu konfirmuan drejtimin perëndimor, por njëkohësisht mendojnë se duhet të ruhen disa vlera tradicionale të vendit. Vetëm 4.5% kanë përkrahur opsionet se feja dhe kultura islame janë e vërteta e vetme, dhe se kosovarët duhet të janë të kujdesshëm ndaj Perëndimit.

    Është interesante edhe një e dhënë që doli nga ky sondazh. Të pyetur nëse preferojnë format tradicionale të praktikimit të islamit në Kosovë dhe rajon, apo risitë që i sjellin grupet radikale nga vendet arabe, shumica dërmuese është deklaruar se preferon islamin tradicional (61%).

    Shkruan:
    Shkëlzen Maliqi
    20-11-2011 11:58

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kosovarët janë pro islamit të moderuar
    Kosovaret, shumica absolute e tyre, nuk e dine se cka eshte "islami i moderuar".

    Gjithashtu, islam te moderuar nuk ka. Ka vetem forma individuale, grupore dhe regjionale te manifestimit te rregullave fetare dhe traditave lokale. Islami i kuranit ose islami sipas mendimit te shumices absolute te perfaqsuesve zyrtar te islamit eshte i vetmi "islam i vertete". Cdo forme tjeter eshte faktikisht devijim ose keqinterpretim dhe pershtatje arbitrare e rregullave perkatese fetare.
    Prandaj, ajo cfare kosovaret "kerkojne" apo jane "pro", eshte vetem ruajtja e traditave te deritanishme fetare. Ato tradita nuk jane "islam i moderuar", nese nje i tille do te ishte i definueshem, por ne fakt nje islam tejet liberal, individual dhe "evropian" me tradita popullore lokale. Nje islam, i cili per shumicen absolute te perfaqesuesve fetar ne Kosove dhe jashte Kosoves praktikisht eshte i papranueshem. ...

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    60% kanë pohuar se Kosova definitivisht është Perëndim, kurse 30% po kështu konfirmuan drejtimin perëndimor, por njëkohësisht mendojnë se duhet të ruhen disa vlera tradicionale të vendit. Vetëm 4.5% kanë përkrahur opsionet se feja dhe kultura islame janë e vërteta e vetme, dhe se kosovarët duhet të janë të kujdesshëm ndaj Perëndimit.
    Jo mor car nuk eshte e vertete! Ne te gjithe jemi terroriste islamike, kunder perendimit, te pakten nga ajo qe pasqyrohet ne kete forum! 99% te popullsise eshte fetare ekstreme dhe shkon cdo dite ne xhami dhe flasim 50% turqisht dhe 50% shqip. Baba e kemi Erdoganin, dhe duam te shkojme drejt Turqise!

    Shpresoj qe do te na biresoje sa me shpejt Baba Sultan Erdogan!

    Ju flm!~
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 20-11-2011 më 08:27

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Kur vajta vjet ne Prizren pashe nje tjeter mentalitet,nje tjeter menyre jetese dhe veshjeje.Cfare pashe une, prizrenasit ishin me evropian se cdo qytet tjeter te shqiperise.Sigurisht qe kishte gra te mbuluara por ishin te pakta madje disa prej tyre ishin turke apo gorane.Mbizoteronte rregulli dhe dinin si te argetoheshin.Nuk vajta me tej por besoj se edhe qytetet e tjera jane po aq ok pavarsisht nese Kosova si shtet eshte i varfer,por une kam pare rinine e cila eshte shume aktive dhe jane shume te talentuar.Ky eshte mendimi im sigurisht.Nuk ka pyll pa derra,se hingerijne ca boshnjake mjekrrosha bashke me grate e tyre dhe bejne pervete nje grusht te pashkolluarish nuk do te thote se keshtu jane te gjithe.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E mira e te mire do kishte qen qe te mos i takoim fare islamit,por ja qe kjo demk siq pat then i madhi kadare na perfshiu pa deshiren ton,meq jemi siq jemi te mos i dhem rendesi feve por te ecim me kohen sepse aty ku ka fe ka mjerim

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Ska islam te moderuar ,tradicional , arab etj , islami eshte nje i shpallur per gjith njerzimin, dhe eshte ashtu siq ishte para 14 shekujve dhe ashtu do jet deri ne perfundim te botes, nuk ka nevoj per risi per ndryshime eshte i patemeta sepse ate e ka persos ai qe ka kriju gjdo gje ne tok e qiej ,ate nuk e kan kriju njerzit por e ka kriju krijusi i universit i cili eshte i pa te meta ,sepse po ta krijonin njerzit natyrisht qe do kishte nevoj per ndryshime sepse njeriu e di te kalueren por se di se qka do ndodh ne te ardhmen
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin

    Nese eshte ashtu edhe me keq per neve,ateher duhet mu martu me motra tona me i pas nga 7 gra me hanger me grushta,nuset mundesisht mos me kan ma te vjetra se 12-13 vjeqare(te kesaj moshe e kishte njeren nga grat muhamdi).
    Dhuna ne familje dhe ne shoqeri duhet te jet alfa dhe omega,pra te futet sherjati ne vend te kushtetutes dhe qateher behemi mysliman te fort,opa harova
    mundesisht me u be edhe terrorista
    Kete islam do ti apo jo?

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nese eshte ashtu edhe me keq per neve,ateher duhet mu martu me motra tona me i pas nga 7 gra me hanger me grushta,nuset mundesisht mos me kan ma te vjetra se 12-13 vjeqare(te kesaj moshe e kishte njeren nga grat muhamdi).
    Dhuna ne familje dhe ne shoqeri duhet te jet alfa dhe omega,pra te futet sherjati ne vend te kushtetutes dhe qateher behemi mysliman te fort,opa harova
    mundesisht me u be edhe terrorista
    Kete islam do ti apo jo?
    Ti nuk din asgje per fen ti thjesht fen islame e ke mesu ne net nga islamofobet e ne realitet nuk di asgje, eshte mir te besh nje vizit ne nje familje muslimane shqiptare dhe ta shohesh realitetin ,une nuk e di se ku feja te obligon mu martu me moter, perkundrazi ate ta ndalon, askund ne fen time se kam lexu se duhet mu martu pa tjeter me motra, kusherina, teze etj kete e kam degju dhe e degjoj vetem nga ju,

    Askund ne fen time nuk shkrun se duhet mi pas 7 gra ,por lejohet mi pas 4 gra ,por nuk je i obliguar ti kesh 4 mundesh edhe hiq mos mu martu ajo eshte ne deshiren e njeriut ,por nese ai njeri nuk mund ti permbaj epshet e tij me mir esht ti ket kater gra se sa te dal me gra te kusherive e te kojshive e tja qet fytyren e zez familjes e fisit

    Askund ne fen time nuk shkrun me hange me grushta ,dhe per pasterti dhe kulturen e te ngrenit qe ka islami sot ja ka lakmi e gjith bota une te thash me heret se ke nevoj te besh nje vizit ne nje familje muslimane dhe do e shohesh realitetin . Askund ne fen time nuk te obligohet se duhet mu martu patjeter ne moshen 12 apo 13 vjeqare kete e kam degju vetem nga ju,

    Dhuna ne familje dhe shoqri eshte rrepsisht e ndaluar ,dhe kemi fakte se besimtarert qe praktikojn fen jan ata qe me se paku kan ber vepra te dhunshme mund te gjendet nje ne 10 000 raste kete nuk po e them une e ka then policia e Kosoves ,

    Ndersa sa i perket kushtetutes islame kur ligjet e saj kan fillu te zbatohen ne shum shtete evropiane pse te mos zbatohen edhe ne kosov , une jam pro kushtetutes islame sepse ajo nuk e fal kriminelin dhe nuk e demton te dobetin,ju thyn turinjet kriminelve ,dhe nuk do te lejonte qe sot politikanat tan te beheshin milionera me parat e popullit

    Dhe ajo e fundit qe thua mu ba terrorist ,natyrisht se qdo musliman eshte i obliguar rrepsisht qe te mbroj familjen e tij ,shtepin e tij ,atdheun e tij ,kombin e tij ,nuk lejohet ne fen time me vdek me marre kete sna lejon feja jon por na urdheron te jetojm te punojm dhe te vdesim me nder siq i ka hije nje njeriu ,kur eshte ne pytje ,nderi, familja ,kombi, atdheu ,pasurin dhe jeten nuk e kursejm

    Nese je njeri qe kupton drejtov ne nje familje besimtaresh te fes islame ne drenic prishtin apo ne cilin dush qytet te kosoves dhe kaloje nje 24 oresh me ta dhe mesoe se qka eshte feja islame perndryshe nese ke pakez fytyr mos gjyko pa pasur njohuri per fen islame, largohu prej saj dhe mos ofendo pa te drejt .

    Nese me ofendon mu dhe me quan ekstremist terrorist etje se besoj qe do fitosh diqka e as qe do mund te me demtosh mua me ofendime ,thjesht do tregosh kulturen tende dhe te familjes tende , andaj ti je ai qe do humbesh jo une
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ximo, ke lajthit, po ta them pa të keq. Ato që ti ja mvesh fesë me mbrojt familje a ku di unë janë gjëra shumë të vjetra mor shoku, sidomos tek një popull si ky i yni. Se nuk filloi bota as kur erdhi Muhamedi as kur erdhi Krishti! Pak më si ta them, me këmbë në tokë në analiza.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e aadili
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Ti nuk din asgje per fen ti thjesht fen islame e ke mesu ne net nga islamofobet e ne realitet nuk di asgje, eshte mir te besh nje vizit ne nje familje muslimane shqiptare dhe ta shohesh realitetin ,une nuk e di se ku feja te obligon mu martu me moter, perkundrazi ate ta ndalon, askund ne fen time se kam lexu se duhet mu martu pa tjeter me motra, kusherina, teze etj kete e kam degju dhe e degjoj vetem nga ju,

    Askund ne fen time nuk shkrun se duhet mi pas 7 gra ,por lejohet mi pas 4 gra ,por nuk je i obliguar ti kesh 4 mundesh edhe hiq mos mu martu ajo eshte ne deshiren e njeriut ,por nese ai njeri nuk mund ti permbaj epshet e tij me mir esht ti ket kater gra se sa te dal me gra te kusherive e te kojshive e tja qet fytyren e zez familjes e fisit

    Askund ne fen time nuk shkrun me hange me grushta ,dhe per pasterti dhe kulturen e te ngrenit qe ka islami sot ja ka lakmi e gjith bota une te thash me heret se ke nevoj te besh nje vizit ne nje familje muslimane dhe do e shohesh realitetin . Askund ne fen time nuk te obligohet se duhet mu martu patjeter ne moshen 12 apo 13 vjeqare kete e kam degju vetem nga ju,

    Dhuna ne familje dhe shoqri eshte rrepsisht e ndaluar ,dhe kemi fakte se besimtarert qe praktikojn fen jan ata qe me se paku kan ber vepra te dhunshme mund te gjendet nje ne 10 000 raste kete nuk po e them une e ka then policia e Kosoves ,

    Ndersa sa i perket kushtetutes islame kur ligjet e saj kan fillu te zbatohen ne shum shtete evropiane pse te mos zbatohen edhe ne kosov , une jam pro kushtetutes islame sepse ajo nuk e fal kriminelin dhe nuk e demton te dobetin,ju thyn turinjet kriminelve ,dhe nuk do te lejonte qe sot politikanat tan te beheshin milionera me parat e popullit

    Dhe ajo e fundit qe thua mu ba terrorist ,natyrisht se qdo musliman eshte i obliguar rrepsisht qe te mbroj familjen e tij ,shtepin e tij ,atdheun e tij ,kombin e tij ,nuk lejohet ne fen time me vdek me marre kete sna lejon feja jon por na urdheron te jetojm te punojm dhe te vdesim me nder siq i ka hije nje njeriu ,kur eshte ne pytje ,nderi, familja ,kombi, atdheu ,pasurin dhe jeten nuk e kursejm

    Nese je njeri qe kupton drejtov ne nje familje besimtaresh te fes islame ne drenic prishtin apo ne cilin dush qytet te kosoves dhe kaloje nje 24 oresh me ta dhe mesoe se qka eshte feja islame perndryshe nese ke pakez fytyr mos gjyko pa pasur njohuri per fen islame, largohu prej saj dhe mos ofendo pa te drejt .

    Nese me ofendon mu dhe me quan ekstremist terrorist etje se besoj qe do fitosh diqka e as qe do mund te me demtosh mua me ofendime ,thjesht do tregosh kulturen tende dhe te familjes tende , andaj ti je ai qe do humbesh jo une
    Më pëlqen shumë kjo qe e ke shkruar i nderuar.Veçanërisht mënyra dhe sjellja e mirë ndaj atyre që ofendojn.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •