Si kanuni si keta islamiket jane te gjejte boll shit ,per ne hale ,po cka jeni vene pas ketyre kanuneve e sheriateve ore ,hapni syte njerzit vdesin per buke ,tani pritet edhe nje krize e re ju akoma mereni me histori
Si kanuni si keta islamiket jane te gjejte boll shit ,per ne hale ,po cka jeni vene pas ketyre kanuneve e sheriateve ore ,hapni syte njerzit vdesin per buke ,tani pritet edhe nje krize e re ju akoma mereni me histori
Kur u kane kanuni ka pase nder, bese, respekt etj etj. E sot nuk e ke asnjeren nga keto. Gjerat humane jane trete ! Tani nuk po e di se cila kohe eshte me sh.t!
Psh. kanuni nuk ka thene mu martu me cikat e axhes e tezes, aq thelbesore ka qene ETIKA ne kanun!
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 17-11-2011 më 08:57
Une faktikisht, me te vertete cuditem me njerez si puna e ketij lolos qe hap kete teme, dhe nuk ka aspak dituri mbi thelbin e temes, KANUNIN!!!
Biro, mos ju fut valles, kur sdi te kercesh!!!!!
Kape, lexoje njehere Kanunin, dhe pastaj formulo nje ide apo koment qe mund ta quash tendin.
Dicka qe duhet te kesh parasysh, kanuni eshte nje nga shkrimet me te vjetra qe kemi te mbrojtura ne shqip (pra ka vlere historike). Kanuni ka qene institucion, i veteshpjeguar, per te qene sa me i thjeshte ne kuptim per cdo klase shoqerore.
Dhe fajin mos ja ve samarit por gomarit, pra atyre njerezve qe kryejne krime gjoja ne emer te kanunit (duke mos e ndjekur ate aspak).
Kanuni ka ekzistuar para Lek Dukagjinit si pjese e jetes shqiptare, ate cka beri Leka ishte permbledhja e ketyre zakoneve, ligjeve dhe normave ne nje liber, si p.sh. Kushtetuta.
Pastaj ta shpif kur fusni ngacmime me nuanca fetare!!!!! SPERMATOZOID TURK!!!
Ergo cogito, ergo sum!
Shoku xim, shume i mencuri Ximi Abedin. A thote Kanuni se eshte e ndaluar me nxjerr hak nese eshte prezente aty nje femer. P.sh. burri eshte ne gjak, por ai shkon me gruan e tij te marrin uje, eshte e ndaluar me Kanun me vra at njeri sepse aty eshte edhe gruaja dhe nuk ben qe te frikesohet gruaja. Shoku nuk zbatohet Kanuni ku ju konvenon, ose zbatohet krejt ne teresi ose nuk zbatohet hiq. Qitash nese del dikush dhe e ben kete, nuk d.m.th. se i ka fajet Kanuni por ai njeri e ka pas zemren e lige se nuk vrahet femiu i dikujt, e aq me pak femiu yt, edhe nese shkon me 10 burra. Kanuni e le te kuptoje se vrasja e nje njeriu eshte si vrasja e nje familje, prandaj ai i len shqiptareve qe te mendojne dy here perpara se cfare do te veprojne.
Some things change, some things never change Ximi Abedin.
Edhe në Danimarkë është kanuni, por këtë e njohin vetëm si nocion. Besoj kështu të ketë edhe në shtete tjera.
Puna e kanunit sot duhet shikuar vetëm si një kod që shqiptarët kishin dikur dhe asesi të jetë aktiv. Unë them të bëhet një ligj i mirë dhe ta respektojmë atë. Fundja nëse ka dicka pozitive të merret edhe nga kanuni, por të futet në ligj dhe jo të veprojë si kanun. Kanuni i takon së kaluarës.
Kjo puna e kanunit, tek ne shqiptarët më shëmbëllen pak si ne kurbetçarët ( po i marr shembull këta në Danimarkë). Kur u konvenon diçka thonë: "e po ne shqiptarë jemi, danezë nuk bëhemi dot", ndërkaq kur nuk u pëlqen, thonë"E po ne në danimarkë po jetojmë, duhet vepruar sikur këtu".
Edh eme kanunin e ligjin është po e njëjta gjë: Kur na bie mirë dicka themi: " e ligji thotë kështu", ndërkaq kur na bie mirë nga kanuni e themi: " ne shqiptarëve kanuni na ka mbajtur dhe e resoktojmë atë".
Bile më duken pak absurde disa shkrime e mendime kur i lexoj që thonë: "prej që nuk po përdoret kanuni ka humbur besë e njerëzi". Cili ligj të jep të drejtë të jesh i pabesë dhe i panjerëzishëm?
Dhe sipas kësaj vetiu të vete mendja: pse për disa nëse nuk është e shkruar dikun të jesh besnik, do të thotë - bëhu i pabesë!!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Fola me Princin,Lekë Dukagjini!
Zeqir Lushaj
Besojeni këtë intervistë…,paçka se,isha në andërr! –
…!
Në një gjumë të thellë,
(Andërr…,natë dimni),
Në Shtek të Dashit,
(Të Shtyllës së Grisë),
U ndodha,kambëkryq,
Me princin,Lek Dukagjini!
1.
E pyta,pak me salltanet:
-Ku je,Figurë?
M’u përgjigj,prerë:
-Ju,“-kah po i kullotni”?
Unë,këtu jam,qyshkurë!
2.
Meqenëse u takuam,
(Qoftë e bekuar kjo ditë!),
A pranoni,Princ i nderuar,
Te ju marr,nje intervistë?
Ju ra mustaqeve,me pëllëmbë
Hijerandë-serioz,foli:
-Eeeu! Megjithë qejf,
Qysh jo,he burrë?
Nuk i shmangem kurrkujt,
…Kalemxhinjve-ma:-kurrë!
3.
I kallxova se:
-Në monizëm,
E kemi sha Kanunin Tand!
Përgjigje:
-Mos folni keq për Kohët,
Se,bani ma shumë dam!
4.
I thashë:
-E shembëm Komunizmin,
Se ishte shumë i keq!
M’u përgjigj:
-Edhe të keqen,legjitime,
Lereni në punë të vet.
5.
E pyeta:
-A mund të jemi,(ne),
Ish-komunistët,demokratë?
Tha:
-Mirë…,qe po mundohi,
Por,nuk ju ka shumë grat!
6.
Kur i thashë:
-Me politikë,po merren,
Përditë,edhe granija!
M’u përgjigj,serioz:
-Nuk ecen,në gra,
E shkretë-Mbretnia!
7.
Ju ankova:
-Kemi ligje të mira,
Por nuk zbatohen!
Më tha,me bindje:
-I keni marrë nga t’huajt,
…Nuk asimilohen!
8.
E pyeta:
-Pse Kanuni Jot,
Mbijeton,tash 500 vjet?
Hazerxhevap:
-Asht prodhim i vendit,
Asht,nga trolli i vet!
9.
I thashë:
-Kemi hall se,
Duam të hyjmë në Europë!
-Mjedis saj,na fali Zoti,
Nuk lue (jo),kjo Tokë!
10.
Po-po,-more zotni Lekë,
Por,mbetëm të izoluem?
-Për të qenë vetvetja,
Nëpër shekuj luftuem!
11.
Pak,me kuj,-i thashë:
-Ky,po më duket,
Si koncept komunist!
Me shikoi mrrolshëm:
-Edhe Ti,e paske hangër…!
Dhe ma bani me gisht.
12.
I thashë se:
Kur vdiq Skenderbeu,
Thonë,aq shumë ke qa’!
Shpejt ma priti:
-Gjergj,-ishte Një,
…Ai nuk vjen ma!
13.
E njoftova:
-Një shkrimtar i huaj,
E akuzon Prijësin tonë,
Për hakmarrje dhe zullum!
M’u përgjigj:
-Me luejt derën në thinxa,
Nuk duhet punë-shumë!
14.
I ndëruar Princ:
-Pse,e ke lanë,
Gjakun për gjak?!
…!:
-Aaa!…Ashti i Kanunit,
Tjetër rrugë nuk pat.
15.
Shumë,thonë se:
Femrën,e keni poshtnue!
-Gjykojnë gabim.
(Mos i shtini mish dhije),
E kam mbrojt e nderue!
16.
I thashë se:
-Dënimin me vdekje,
Ne,e kemi hjek!
Tundi kokën:
-E keni hjek në letra,
Duhet hjek në jetë!
E pyeta,me shqetësim:
-Si hiqet në jetë,
I nderuar Princ?
E rrudhi ballin:
-Kush vret,duhet të vritet,
Dhe,s’ka ma,–Hiç !
17.
I kallxova se:
-Europa,sot,
I ban ndryshe hesapet.
I kërciti dhambët:
-Ata që na kanë vra,
Po na i pleqnojnë gjaqet?!
18.
I tregova se:
-Kur vdiq Komandanti,
U shkrehem së qari,
Dhe…,mbas 5 vjetësh,
E nxorrëm nga varri!
-Uuuf,bani! Uli kokën,
Dhe…,foli duke tërrfatë:
-Faqe e zezë!
Nuk asht shqiptar,ky bidat!
Madje-madje,po deshët me e ditë,
Me Djalin e Hoxhës,get,jeni koritë!
19.
Kur i kallxova se,
Cilin,sot,kemi të parë!
(Qeshi me të madhe):
-Edhe Ba-Mir,edhe Top?
Kurrë nuk kam ndie,
Për t’madhin Zot!
20.
Në fund,i thashë:
-Për këtë intervistë me Ju,
Kushedi,ç’ka do t’më thonë?
Më shikoi vëngër:
-Tash 5 shekuj…!
Dhe,druheni me folë?
21.
Droe,kanë me më thanë:
-Si të besojmë,andërr,
Kur,nuk të besojmë çue?
Buzëqeshi,hijshëm:
-Për sa folëm sonte,
…Leni mbi Mue!!
22.
E falenderova shumë.
U bana gati që të ik…!
Ma bani me shenj:
-Prit…!
Edhe një dekik!
E ngriti kokën,
Më shikoi drejt-ndërsy:
-More lum zotnia;
Prej kah’,t’patëm,Ty?
(Buzëqesha,pak me ngurrim,
“A mos ish pyetje-vërejtje,
Për mosprezentim!”)
-…Jam,prej midis Krasniqes,
Ma e para shtëpi,te Kisha,
…Katundi Gri!
E nguli shikimin,
Ma hoqi drojtjen:
-Eeeuu…!
Po e çove ma gjatë,
Kie me m’dalë kushëri…!
23.
Brofi në kambë,
Ma shtërngoi dorën,
Duke më afrue ngat:
-Qofsh me nder,zotni:
Po ndahemi,
Per t’u takuar prapë!
…!
24.
Mendoj,i përgjumur:
-Me Lekën e para 500 vjetëve,
U mora vesh…,edhe fjetë!
…Po,me bashkëkohësit,
Në Milenumin e Tretë?!
…?!
…? (Pikë-pyetje),
…! (Pikë-çudi ):
-Gjithkush paska,kandarin e tij .
./.
Shënim:Vjersha “Fola me princin Lek Dukagjini”,është nxjerrë nga libri me titull “Piedestali”,që autori Zeqir Lushaj,po e përgatit për botim.
NJ,USA,2011
Kanuni nuk i pelqen dikujt se vetem ata/o te medhenjt mund ta perballojne. Kanunin e kane hequr garant minukat qe jane te dobet dhe te lig si qenie dhe si individe. Jam e bindur qe as 20% te tane shoqerise shqiptare kudo qe jane nuk e duan, se ua largon minukllekun qe e kane dhe ligesine.
Une nuk e di ca na duhet kurani dhe bibla, kur e kemi kodin tone. Une spo them qe te futet si kushtetute apo si ligj, por ta rregulloj jeten, mos te jete shqiptari vetem nje hajn, kriminel por nje njeri qe e lakmon tere bota. Para nje kohe e lexoja nje koment te nje hebreu plot respekt per kanunin dhe kodin e jeteses se shqiptareve e ne nuk e duam se kemi tupa.
Sot eshte koha e te dobetit dhe te ligut fatkeqesisht me hekjen e kanunit!
Me vrasjen e kanunit eshte vrare qenia e shqiptareve dhe duhet disi te inkorporohet ne jeten e shqiptareve ashtu sic jane bibla dhe kurani. Normal qe duhet te kete amandamente qe pershtatet me kohen, por esenca duhet te jetoje.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 18-11-2011 më 10:24
Kanuni eshte per ne m.ut ,ne hale ,per asgje tjeter nuk eshte ,nese ne kohen e sotme i referoheni kanunit ,tamam te ben te jeotsh ne kohen e gurrit
Po de njejte si bibla dhe kurani qe jane shpikur para se te zbulohej zjarri. Perderisa sot ato kane nje rol ne jeten e njeriut pse mos ta kete dhe kanuni !
une per veten kam nje respekt per biblen dhe kuranin se paku kane nje renje qe shpien tek Zoti ,aman ky kanuni ska asnje lidhje me as gje ,vetem prodhon vrasje,ngujime ,mos respekt ndaj gruas,burrin e ben grua e cka jo tjeter, thjeshte nuk kemi nevoje per nje liber te tille , fjuuuuu ne hale,atje e ka vendin
Krijoni Kontakt