Titulli nuk eshte aspak i ekzagjeruar, por ne perputhje me vete situaten e rende qe po kalon eurozona dhe Evropa ne pergjithesi. BE-ja ka qene nje nder projektet me interesante, dhe me te avancuara ne keto 50 vitet e fundit dhe eshte fare kollaj qe kur ndodhet ne udhekryq ta kritikosh. Evropa historikisht ka qene,eshte dhe do te ngelet nje nder kontinentet me te avancuara ne Bote (dhe Amerika vete nuk eshte asgje tjeter vecse versioni modern i Perandorise Evropiane), mund qe me te vertete ne vendet anetare te mos kete patur bashkepunim apo mire-besim por nuk eshte e thjeshte te kesh keto gjera kur jane 27 vende anetare me gjuhe e kultura e mentalitete te ndryshme, dhe normalisht interesat kombetare ka qene ne plan te pare.
Nuk mund te pretendohet qe Grecia, Talia, Espanjola, Ortugalia, Ire, (gjysma e BE-se) do ti kthejne patkojte nga dielli, dhe te ngrohen ne diell, dhe do hane buke, domate, dhe djathe, jo dhe ketu qendron ndryshimi me i madh, ata do te mundohen te mbrojne dhe te mbajne te gjitha standartet qe kane arritur brenda BE-se ne 40 vitet e fundit, ose ne te kundert do te marrin me vete kur te bien edhe gjysmen tjeter te Evropes. Dhe pjesa tjeter e Botes dhe sidomos (ju ne krahun tjeter te Atlantikut) e dine shume mire se Evropianet nuk do te mbledhin plackat te shkojne te mbushin barkun, ne Amerike apo ne Azi, por po ra Evropa pjesa e tjeter e Botes nuk ka imunitet, do te fundoset bashke me kontinentin e vjeter, keshtu qe nuk besoj se eshte koha dhe vendi per komente pa pergjegjesi shkrues i dashur.
Krijoni Kontakt