Asnje prej vendeve europiane kur kishin "Paren" e vet nuk kishte krize,te pakten per vitet 60-1999,dhe nuk besoj le te themi fare ne kete arsyetim,qe,po u shperbe EU do hame Miser,Hitleri,enveri.....e Coo jane tjeter mesele.
dhe ZGJIDHJA,do te vije shpejt,do t vije nga ata qe e PLANIFIKUAN kete krize,por nuk mendoj se do te jene ata SKENARET,qe po paraqiten ne forum,per vete,nuk jam ne gjendje te them se cfare mund te ndodhe,por IDEJA ime eshte qe dhe po u shperbe Euro,nuk ma do mendja qe te jete ndonje problem aq serioz.
Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 28-10-2011 më 13:38
Për mendimin tim shkatërrimi i Euros nuk do sjellë probleme ekonomike dhe politike po Luftë. Shpërbërja e Euros dmth shkatërrim i Sistemit dhe Sistemi nuk bie "Ok s'ka euro, le të ikim në shtëpi" por shkakton luftëra të përgjakshme.
Gjithsesi për mendimin tim Euro nuk ka qenë kurrë në rrezik. Këtu ka interesa që tregu të jetë në tension dhe po e mbajnë në tension.
Pastaj teoritë fantastiko-haluçinante të Bild-it janë "shkrepje në të thatë" (ose shashka u thoshim dikur).
Gjithë skenari "krizë-alarm-masa-dhe në minutën e fundit: mezi e zgjidhëm krizën" janë si ai skeçi me bombën atomike që çaktivizohej kur hiqej nga priza.
Gogoli në Amerikë është "terrorizmi" në Europë është "dështimi i euros". Kërcënoji njerëzit me falimentim të euros dhe janë të gatshëm të pranojnë çdo masë represive që i intereson "liderëve europianë".
Kriza e fundit e arriti qëllimin, Gjermania po e vë në binarë trenin Europa Ekspres me Lokomotivën e markës "Berlin 2011".
Ekonomitë e vendeve të Europës që tani do jenë thjesht "apendiks" i ekonomisë gjermane dhe qeveritë europiane do kenë statusin e qeverisë së Bavarisë.
Jetë të gjatë Rajhut Gjerman!
-
QEVERIA BAVAREZE,ka kohe qe.....shekuj qe ka komanduar.
PROBLEM-REAGIM-ZGJIDHJE.....D.ICKE
Per mua kjo qendron te tjerat jane ububja kot,
Krijohet PROBLEMI................
Kemi REAGIMIN..................obobo ska me eurooooooo
Pastaj ZGJIDHJA.......................si me magji..FAAPPP!....kuptohet ofrohet nga ata qe krijuan Problemin,dhe te gjithe pastaj e hane ne tresh,se ne katersh keputet![]()
Kur thashë "qeveria e Bavarisë" nënkuptova psh Këshilli bashkiak i Bashkisë Roskovec apo Pukë.
Megjithatë edhe teoritë e konsipiracioneve mistiko-mjegullnajore janë "ububuja kot".
Ideja e sundimit të botës nuk ka lindur në Bavari. Krijimi i Perandorive botërore ka qenë ëndërr e Mbretërve Asirianë, Babilonas, Egjiptianë, Romakë etj. Thjesht ndryshojjnë metodat. Dikur përdorej ushtria sot përdoret Paraja. Dikur përdorej Prifti dhe Profeti sot përdoret Media dhe "Opinion-bërësit' tip "ekonomistët e Bild" apo klasifikimi i Moody-t..
Misticizmi që i mvishet me tip "iluminati dhe shokët e tij" janë bomba tymuese për mendimin tim.
Dhe përderisa sot Europa në thelb është një Perandori, Perandoritë kur bien tundin dheun.
-
shume ekonomiste ne gazetat e UK e kane cilesuar si suva ne nje shtepi teplasaritur dhe gati ne shembje
pastaj keto trilona qe do krijoje BE ku do i gjeje kush do financoje
kjo krize eshte (ose ishte)nje mashtrim i bankave dhe tani po i bashkengjiten dhe politikanet
Pjesen e pare nuk e kuptova,mgjth kur pashe qe behej fjale,per Roskovec,Puke,Hamallaj....thashe lere fare me mire.
Konspiracione ose jo,Asiriane,Ilire,apo Romake,PARA,Ushtri,Misticizem,Perandori ose jo,ne fund eshte qe,DICKA sot dhe me pare ne kete BOTE nuk shkon!?
Se ku qendron e verteta apo genjeshtra,Misticizmi apo Realizmi,deri me tani askush nuk ka arritur te thote....cdo gje ka ngelur teori.......
"BOTA eshte e Qeverisur nga Shenja dhe Simbole,jo nga LIGJI e Llafet.....CONFUCI"
Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 28-10-2011 më 15:27 Arsyeja: rregullim
ne po shtypim DMark evroja ne te semes
Heqja dore nga Euro do sjell pasoja ekonomike patjeter. Shperberja e nje monedhe te perbashket do te thote qe te rikthehen shume monedha te ndryshe, te cilat duhet te kene patjeter nje kurs kembimi me njera tjetren; import eksportet duhet serish te rillogariten me vleren e monedhes se vendit; kosto shtese per stampimin e monedhes se vjeter e "hedhje nje kosh" te euros... borxhi publik rritet e hajt ti dalim ne krye.
Do kalonim nga nje krize e perbashket europiane, ne disa kriza pak me te vogla por jo me e perbashket. S'do kete me ndihma kaq kollaj sa iu dhane gjer ne sot greqise apo irlandes... cdo ndihme do paguhej me nje interes me te larte ndaj do sillte nje humbje me te madhe.
La vita non si spiega, si VIVE!
E para po me pelqen shume se kjo teme po merr formen dhe rendesine qe duhet te kete per momentin.
Zotni Elezi, eshte shume e thejshte per tu shpjeguar por shume komplekse per tu kuptuar kriza e Euros. Ju thoni qe kur vendet evropiane kishin monedhen e tyre nuk kishte krize, patjeter qe jo sepse edhe po te kishte vendet ne fjale do te zhvleresonin monedhen e tyre ashtu sic beri Argjentina apo Rusia apo Turqia apo vendet Aziatike ne krizen e vitit '98. Por tani kemi 17 vende me te njejten monedhe por me ekonomi te ndryshme dhe ketu qendron ndryshimi.
E kam shprehur edhe me lart krijimi i Euros ishte me shume veprim politik, dhe ketu fillon gjithe problemi sepse gjithcka tjeter mbeti ne doren e shteteve anetare. Banka Qendrore Evropiane ka shume pak mekanizma ne dore per te nderhyre, pervecse te bleje borxhet e ketyre shteteve ne rrezik, gje qe nuk e lejon Gjermania, ose te printoje Euro gje qe perseri nuk e lejon Gjermania.
Kjo krize tani e ka zanafillen ne krizen financiare te 2008, vetem me nje ndryshim se kesaj radhe nuk behet fjale per falimentim bankash por shtetesh, qe perdorin Euron.
E dyta tregjet financiare po e sulmojne Euron nepermjet vendeve periferike te Eurozones, qe kane borxh publik te larte dhe jo rritje ekonomike, ne fjale te jera e ka zene ngushte dhe po nuk u mbrojt se shpejti eurozona do te shperbehet. Atehere ketu lind pyetja sesi do te mbrohet Euro?
Dhe ne kete pike bie dakort me thenien e bosit te Pirelit qe citoi se, vendet e eurozones ndodhen ne nje kafaz dhe celesat e ketij kafazi jane hedhur ne det, dhe kane vetem dy rruge ose te integrohen ose te vuajne pasojat e dizintegrimit.
Ne fjale te tjera Veriu i pasur i Evropes duhet te paguaje per Jugun e varfer te Evropes, nepermjet asaj qe do te quhej ministria financiare Evropiane kjo do te sillte nje shtet federal Evropian per te gjitha vendet qe perdorin euron. Por sa gjasa ka qe kjo te ndodhe, dhe ne rast se ndodhe a do te funksiononte.
Kete duhet tja leme kohes.
mateo
Krijoni Kontakt