Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merkel: “Tani ose kurrë” të zgjidhen problemet e euros
    Disa orë para takimit të BE në Bruksel, Kancelarja Angela Merkel insiston me këmbëngulje për shpëtimin e euros. Europa ndodhet në momentin më të vështirë që pas luftës së dytë botërore, tha Merkel në një deklaratë qeveritare në Bundestag. Në qoftë se dështon euro, atëherë do të dështojë Evropa. Kjo nuk duhet të ndodhë, theksoi Merkel. Në stabilizimin afatmesëm dhe afatshkurtër të eurozonës janë të nevojshme edhe ndryshimet e traktateve evropiane, deklaroi kancelarja. Kjo duhet të kryhet sa më parë. Para samitit të BE dhe të eurogrupit këtë të mërkurë në mbrëmje në Bruksel pritet një goditje çliruese në krizën e euros. Mirëkuptim në parim ekziston në të ashtuquajturin levë e ombrelës për shpëtimin e euros, EFSF.
    Ky mjet financiar duhet të mobilizojë më shumë se një bilion euro, si domosdoshmëri për të ndihmuar sërish Greqinë e zhytur thellë në borxhe dhe për të përfshir më shumë bankat në mënyrë që ato të heqin dorë nga kërkesat ndaj Athinës së paku në masën 50 përqind.
    Sektori privat duhet të përfshihet në "shkallë më të mëdhe," tha ajo. "Ne duam Greqia të marrë përsëri këmbët e saja." Në të njëjtën kohë Angela Merkel vuri në dukje se vetëm me lehtësimin e borxheve nuk do të zgjidhën problemet e Greqisë.
    Merkel, gjithashtu theksoi nevojën e Evropës, për të qenë e sigurtë se kjo krizë nuk do të shpërndahet nëpër 17 vendet tjera antare të unionit

    .http://www.botasot.info/def.php?category=13&id=141439

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    nderkohe per te shpetuar nga kjo situat zonja merkel mbledh euro nga taksat e paguara nga drague dhe ja dhuron bankave.per sa kohe qe bankat qendrore do vazhdojne te jen ne dore te privateve bota do ritkhehet ne nje fare skllaverimi modern.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Jo nje bilion te mbledhi kjo,por edhe 100 bilion nuk e shpetojne greqine nga katastrofa qe ka marre tapepjeten.
    Kjo qe po bejne nuk eshte gje tjeter vetem TERROR PSIKOLLOGJIK.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Urime per temen, e vleresoj, por sa keq qe nuk po i kushtohet aq shume rendesi krizes se euros ne kete forum. Para ca kohesh u hap nje teme ne kete forum mbi euron nese do te mbijetoje apo jo, mu duk shume interesante dhe u zhduk pa shume vemendje. Nejse ti kthehem temes ketu, Merkel ka te drejte kur citon se pa euro nuk ka evrope (tek e fundit edhe shqiperia aspiron te jete ne Evrope nje dite edhe pse nuk besoj se kjo gje, do te ndodhe se shpejti te pakten jo ne 10 vjecarin e ardhshem, if not EVER).
    Euro, ishte nje hap politik me shume sesa ekonomik ne fillimet e saj, tani ka ardhur koha qe me te vertete Evropa te marre vendimet e duhura, ose sic kancelarja e citoj "tani ose kurre" ne fund e vetmja rruge qe mendohet per daljen nga kriza eshte nje MINISTRI FINANCASH EVROPIANE, vetem keshtu mund te shpetohet Euro, dhe se dyti eshte vitale qe te gjitha vendet brenda zones Euro te kene, ekonomi kompetitive dhe rritje ekonomike.

    Kjo mendohet te jete zgjidhja afatgjate per ekzistences e euros por tregjet financiare nuk do ti japin kohe euros deri sa keto hapa te arrihen ne Evrope. Prandaj ky eshte cilesuar si samiti me i rendesishem ne historine e BE'se. Hapi i pare qe u mundesua eshte rikapitalizimi i bankave, ne fjale te tjera bankat kane 9 muaj kohe, te gjejne parate e humbura si pasoje e 60 % humbje ose fshirje nga borxhi grek, ne rast se keto nuk e arrijne bankat do te ndihmohen nga qeverite dhe taksa paguesit.
    Problemi kryesor qendron ne EFSF ose (European, Financial, Stability, Fund) qe ne shqip do te perkthehej pak a shume, fondi stabilizues financiar evropian, per momentin ky fond kap vleren e 300 miliard eurove, pjesa tjeter prej rreth 150 miliard eshte perdorur per greqine, portugaline dhe irlanden.

    Qe Italia dhe Spanja ti shmangen falimentimit, ky fond mendohet se duhet te 4 ose 5- -fishohet, pra te arrije ne shifrat e 2 ose 2,5 TRILION EURO. Personalisht mendoj se kjo krize ka nje kompleksitet shume te madh dhe veshtire se mund te shpjegohet, pervec se nga lideret Evropiane, por te gjithe bien dakort ne nje pike qe "Euro is to big to fail" ose shume e fuqishme per te deshtuar.
    Spekulatoret financiare ne fillimet e krizes se euros me borxhin grek kane vene bast qe euro do te shperbehet ne me pak se 3 vjet, personalisht nuk do te vija bast dhe aq shpejt ne shperberjen e euros. Koha do ta provoje. Edhe njehere urime per temen
    mateo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin

    Po pse po falimentoi EURO,ku eshte problemi?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Po pse po falimentoi EURO,ku eshte problemi?
    zotni Elezi meqe me je drejtuar ne menyre te drejperdrejte do mundohem te te jap nje pergjigje por por nuk do te thote se eshte pergjigja e sakte.

    Skenari i pare i mundshem dhe me, me pak pasoja do te ishte, shperberja e eurozones dhe kthimi tek monedhat ekzistuese, kjo do te sillte padyshim krize ekonomike te dyfishte, ne Evrope dhe mbare Boten por nuk do te thote nje rrenim total i ekonomise boterore, vende te fuqishme te Evropes do ta merrnin veten shpejt, te tjerat do te mbijetonin si ne rastin e Argjentines, zhvleresim monedhe, humbje te medha nga bankat etj etj. Ne rast se Evropianet ne kete lloj skenari do te arrinin ta mbanin tregun e perbashket Evropian (nje nder shtyllat themelore te BE'se) do te ishte dicka shume pozitive.

    Skenari i dyte dhe ky do te ishte me me shume pasoja, do te ishte komplet shperberja e BE'se, ne vendet periferike te Evropes si Greqia, Portugalia apo Spanja duke perfshire dhe Italine, do te kishte rrenim teresor ekonomik, si pasoje greva, demonstrata, papunesi ne mase, etj etj. Evropa qendrore e lindore po ashtu do te ishte ne kaos, duke perfunduar ne ballkan (ketu do te kishte rikthim te viteve '90).

    Dhe skenari qe askush nuk do ta donte dhe as ta imagjinonte te ndodhte do te ishte ardhja ne pushtet e ndonje le te themi te tipit Hitler, pjesen tjeter pastaj ja leme historise.

    shpresoj ti jem pergjigjur sadopak pyetjes tuaj.
    mateo

  7. #7
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

    lol .............

  8. #8
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    zotni Elezi meqe me je drejtuar ne menyre te drejperdrejte do mundohem te te jap nje pergjigje por por nuk do te thote se eshte pergjigja e sakte.

    Skenari i pare i mundshem dhe me, me pak pasoja do te ishte, shperberja e eurozones dhe kthimi tek monedhat ekzistuese, kjo do te sillte padyshim krize ekonomike te dyfishte, ne Evrope dhe mbare Boten por nuk do te thote nje rrenim total i ekonomise boterore, vende te fuqishme te Evropes do ta merrnin veten shpejt, te tjerat do te mbijetonin si ne rastin e Argjentines, zhvleresim monedhe, humbje te medha nga bankat etj etj. Ne rast se Evropianet ne kete lloj skenari do te arrinin ta mbanin tregun e perbashket Evropian (nje nder shtyllat themelore te BE'se) do te ishte dicka shume pozitive.

    Skenari i dyte dhe ky do te ishte me me shume pasoja, do te ishte komplet shperberja e BE'se, ne vendet periferike te Evropes si Greqia, Portugalia apo Spanja duke perfshire dhe Italine, do te kishte rrenim teresor ekonomik, si pasoje greva, demonstrata, papunesi ne mase, etj etj. Evropa qendrore e lindore po ashtu do te ishte ne kaos, duke perfunduar ne ballkan (ketu do te kishte rikthim te viteve '90).

    Dhe skenari qe askush nuk do ta donte dhe as ta imagjinonte te ndodhte do te ishte ardhja ne pushtet e ndonje le te themi te tipit Hitler, pjesen tjeter pastaj ja leme historise.

    shpresoj ti jem pergjigjur sadopak pyetjes tuaj.
    Sigurisht dicka e tille do te mund te ndodhte.Kjo ndodh kur behen bashk dy mic(shtete) qe deri ne kohet e fundit kane qene ne armiqesi.Kurrkush nuk ta don te miren,nese eshte puna si ne eurozone e me pas ne BE,andaj flas direkt per Gjermanin se cka lypi kjo kur nderroi DM e vet.E them kete pa asnje info qe lidhet me Gjermanin e asaj kohe,them fillimi i viteve 2000.

    Zvicra nuk lekundet,nuk u lekund as atehere,them edhe UK gjithashtu.Kush paska patur te drejte?

  9. #9
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    zotni Elezi meqe me je drejtuar ne menyre te drejperdrejte do mundohem te te jap nje pergjigje por por nuk do te thote se eshte pergjigja e sakte.

    Skenari i pare i mundshem dhe me, me pak pasoja do te ishte, shperberja e eurozones dhe kthimi tek monedhat ekzistuese, kjo do te sillte padyshim krize ekonomike te dyfishte, ne Evrope dhe mbare Boten por nuk do te thote nje rrenim total i ekonomise boterore, vende te fuqishme te Evropes do ta merrnin veten shpejt, te tjerat do te mbijetonin si ne rastin e Argjentines, zhvleresim monedhe, humbje te medha nga bankat etj etj. Ne rast se Evropianet ne kete lloj skenari do te arrinin ta mbanin tregun e perbashket Evropian (nje nder shtyllat themelore te BE'se) do te ishte dicka shume pozitive.

    Skenari i dyte dhe ky do te ishte me me shume pasoja, do te ishte komplet shperberja e BE'se, ne vendet periferike te Evropes si Greqia, Portugalia apo Spanja duke perfshire dhe Italine, do te kishte rrenim teresor ekonomik, si pasoje greva, demonstrata, papunesi ne mase, etj etj. Evropa qendrore e lindore po ashtu do te ishte ne kaos, duke perfunduar ne ballkan (ketu do te kishte rikthim te viteve '90).

    Dhe skenari qe askush nuk do ta donte dhe as ta imagjinonte te ndodhte do te ishte ardhja ne pushtet e ndonje le te themi te tipit Hitler, pjesen tjeter pastaj ja leme historise.

    shpresoj ti jem pergjigjur sadopak pyetjes tuaj.
    Eshte edhe nje skenar tjeter qe per mua eshte me i mundshmi po ti referohemi si kane shkuar punet deri me tani.........
    Sipas gazetes Bild ne shkur 2012 kriza ne greqi do kapi majat dhe eshte e pritshme nje reagim i fort popullor, si pasoje do bjere qeveria e PASOK, behen zgjedhjet e reja, ne Prill 2012, vjen ne krye Nea Dimoktatia me Samara kryeminister i cili deklaron dalje te Greqise nga eurozona dhe rikthim ne dhrahmi Qeveria e ND do te mbaj mbyllur per 3 dite bankat dhe do te ndaloje cdo dalje te euros jashte greqise. Kjo do te coje ne pothuaj shketerrim bursen gjermane,franceze por edhe shkaterrim te plote te sistemit bankar ne Qipro.
    E ndodhur perball kesaj situate EU vendos dyfishim te parave ne mekanizmin mbeshtetes te eurozones por kjo nuk do te jete e mjaftueshme dhe si pasoje ne qershor 2012 Portogalia largohet nga eurozona.
    Ketu sipas gazetes hyn ne loje Amerika,Obama i cili vendos qe te behet realitet eurobono, ne korrik 2012 kjo.Por pjesmarja e Gjermanise me nje shume prej 100 miliard euro per mbeshtetjen e Italise dhe Spanjes do krijoje krize politike ne Gjermani.
    Keshtu ne gusht te 2012 realizohet nje takim i fshehte Merkel-Sarkozi te cilet vedosin krijimin e euros se veriut ne te cilen marin pjese edhe Hollanda,Belgjika,Luksemburg,Finland,Estoni,Austri ,Slloveni.
    Por kjo do te kete edhe pasojat e veta sepse do te coje ne mbivlersim te monedhes dhe rritje te cmimeve te produkteve gjermane.........me pak fjale shkaterrim te BE
    Ky eshte skenari sipas ekonomisteve ne gazeten Bild

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Eshte edhe nje skenar tjeter qe per mua eshte me i mundshmi po ti referohemi si kane shkuar punet deri me tani.........
    Pikerisht eshte e njejta gje qe kam cituar dhe me lart vetem se 'Bild' e ka formuluar ne nje forme tjeter, shkurt pa Euro, do te kishte shperberje te Evropes, shperberja do te sillte rrenim ekonomik per te gjitha shtetet Evropiane, kjo do te jepte efekt zinxhir ne te gjithe boten. shume komplekse apo jo? dhe te mos harrojme kriza e euros do te ishte shume here me e madhe se ajo e 2008 kur falimentoi Lehman Brothers, dhe me e madhe sesa dhe vete kriza e viteve 30 ne Amerike.

    Pjesa tjeter pastaj eshte histori.
    mateo

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •