Evropa | 19.10.2011
Mission Impossible: Grekėt kundėr kursit tė ashpėr tė kursimeve nė Greqi
Qindėra mijėra demostrues protestuan tė mėrkurėn nė manifestimin mė tė madh tė dekadave tė fundit nė qendėr tė Athinės. Pėrleshje tė ashpra me policinė ishin epilogu i kėsaj proteste masive.
Sot, (19.10) nė ditėn e parė tė grevės dyditėshe tė pėrgjithshme tė sektorit publik dhe privat, qė paralizoi Greqinė, nė qendėr tė Athinės u mbajt manifestimi mė i madh i dekadave tė fundit. Qindra mijėra demonstrues pėrfunduan para parlamentit duke manifestuar kundėr kursit qeveritar tė kursimeve tė rrepta dhe troikės dhe duke kėrkuar nga deputetėt qė t'i thonė jo multi-projektligjit. Nė fund tė manifestimit edhe njė herė sheshi Sintagma u shndėrrua nė shesh beteje nga konfrontimet e autonomėve me policinė, shkatėrrimet dhe zjarret, kurse lėndėt kimike krijuan atmosferė mbytėse. Tension pati dhe nė protestat nė Vollos dhe Selanik.
Dita e parė e grevės sė pėrgjithshme dyditėshe tė sektorit publik dhe privat qė shėnon dhe kulmin e cunamit tė grevave kundėr multiprojekt-ligjit, qė diskutohet dhe pritet tė aprovohet nesėr nė parlament, shėnoi dhe protestėn mė tė madhe tė punonjėsve tė dekadave tė fundit nė qendėr tė Athinės. Qindėra mijėra demostrues tė mbledhur nė dy manifestime tė veēanta, qė nė orėt e para tė mėngjesit, nė sheshin Areos tė dy sindikatave mė tė mėdha tė sektorit publik dhe privat GSEE dhe ADEDY dhe nė Omonia tė Partisė Komuniste, marshuan nėpėr dy bulevardet kryesore tė Athinės dhe pėrfunduan para parlamentit grek.
Sindikalistėt: Qeveria dhe troika zbatojnė politikė antipopullore
Rreth 100.000 demostrues manifestuan kundėr kursit qeveritar tė kursimeve tė rrepta dhe troikės dhe kėrkuan nga deputetėt qė tė votojnė kundėr multi-projektligjit tė shkurtimeve drastike dhe taksave deri nė vitin 2015 qė hap dritėn jeshile dhe pėr lėvrimin e kėstit tė 6-tė tė ndihmės prej 8 miliardė eurosh. Sot edhe nesėr mbahet greva mė e madhe, lėvizja mė e madhe e popullit grek kundėr masave tė padrejta dhe antipopullore qė qeveria nė bashkėpunim me troikėn zbatojnė nė kurriz tė popullit grek deklaroi Janis Panagopullos, presidenti i Konfederatės sė Pėrgjithshme tė Punonjėsve tė Greqisė.
Ėshtė ēėshtje kohe pėrmbysja e kėsaj politike qė drejtohet kundėr popullit, shoqėrisė dhe njerėzve tė mundit deklaroi nga ana e tij Kostas Cikrikas, kryesindikalisti i punonjėsve tė sektorit publik qė kėto ditė mbajnė tė zaptuara edhe ministritė kryesore pėr tė shprehur kundėrshtimin e tyre ndaj lirimeve nga puna pėrmes rezervave tė punės dhe shkurtimit drastik dhe horizontal tė pagave dhe pensioneve. Jam punonjės i 1.240 eurove nė kėto momente, jam 46 vjeē dhe nuk mund tė pranoj qė me kėtė projekt-ligj tė vihet guri i fundit mbi varrin e rrogėtarėve thotė Dė Kostas Kostandopullos, punonjės i transportit hekurudhor tė Athinės dhe Pireut.
Sheshi Sintagma nė flakė dhe nė tym
Epilogu i kėtij manifestimi qytetarėsh paqėsorė, qė nė tė shumtėn e rasteve ishin me gjithė familjet e tyre, e shndėrroi sheshin Sintagma dhe rrugėn nė hyrje tė parlamentit, nė bulevardin Vasilisis Sofias, ku ishte vendosur gardhi i hekurt, nė shesh beteje midis autonomėve dhe policėve qė pėrdoren gjerėsisht lėndė kimike pėr tė zbrapsur demonstruesit. U bėnė shkatėrrime nė fasada ndėrtesash, automjete si edhe njė bankė u pėrfshinė nė flakė nga sulmet e autonomėve qė policia me gjithė efektivat e saj prej 20.000 vetėsh dhe njė herė nuk mundi t'i parandalojė. Gjashtė qytetarė dhe katėr policė u lėnduan. Nga flakėt nuk shpėtoi as truproja e ushtarit tė panjohur.
Jeta publike e paralizuarJeta publike e paralizuar
Debat i ashpėr dhe atmosferė e elektrizuar nė parlament
Ndėrkohė brenda nė parlament zhvillohej njė debat i ashpėr mbi multi-projektiligjin midis pozitės dhe opozitės. Atmosfera u elektrizua edhe mė tepėr kur pozita shtroi edhe njė herė dilemėn ose votojmė pro ose fundosemi. Nė qoftė se ky projektligj nuk do tė votohet, qeveria nuk do tė mund tė pėrfaqėsojė vendin nė samitin evropian, nuk do tė mund tė negociojė ishin fjalėt e ministrit tė Financave Evangjellos Venizellos. Qeveria jeton me ankthin e votės sė deputetėve tė saj, qė pėrballė presionit tė madh tė elektoratit tė tyre dhe jehonės sė grevave tė papara mund tė tėrhiqen dhe tė thonė jo. Vetė kryeministri Papandreu nė tone dramatike i kėrkoi grupit parlamentar tė partisė sė tij qė tė japė votėn e tij historike pėr shpėtimin e vendit.
Opozita e djathtė refuzon ftesėn e Papandreut pėr konsensus politik
Papandreu dėshtoi ndėrkohė edhe njė herė nė pėrpjekjen e tij pėr tė siguruar konsensusin e opozitės, pas takimit qė pati me krerėt e saj partiakė. Kreu i Demokracisė sė Re Andonis Samaras iu pėrgjigj negativisht ftesės sė kryeministrit pėr tė shkuar sė bashku nė samitin evropian, duke fajėsuar pėr kėtė Papandreun. Me njė njeri qė ndodhet nė panik dhe shan ēdo njeri nuk kam pėr tė thėnė asgjė deklaroi Samaras pasi gjysėm ore mė parė Papandreu kishte akuzuar partinė e tij se siluron unitetin kombėtar dhe kultivon pėrēarjen me qėndrimin e saj kategorik kundėr politikės sė ndjekur.
Brenda dhe jashtė parlamentit me debatet dhe protestat, qė do tė vazhdojnė dhe nesėr, atmosfera mbetet tejet e tensionuar. Orėt janė kritike dhe asnjė nuk mund tė paragjykojė rezultatin e votimit nesėr nė mbrėmje. Nė kėto momente pėrplasen dy Greqi: Greqia e nėnshtrimit dhe Greqia e krenarisė ishin fjalėt e kreut tė sė majtės Aleksis Cipras pas takimit me kryeministrin duke parashpallur fitoren e sė dytės. Pavarėsisht rezultatit tė votimit tė nesėrm historia ėshtė ajo qė do tė gjykojė se kush ka tė drejtė kryeministri dhe qeveria e tij apo opozita e majtė.
Autor: Niko Anagnosti
Redaktoi: Lindita Arapi
E meritojne?![]()
Po pse vetem grekerit po bejne protesta e po djegin? Ca jane keto lloj komentesh aman? Cdo njeri i pakenaqur del ne proteste nje here -dy, por kur e sheh qe shtetit nuk i ben syri terr, normale qe egersohet e behet "kafshe".
Gjykohet kollaj te ulur para pc per t'u shplodhur pas 8 ore pune.... por vihu njehere ne vendin e atyre qe u hoqen nga puna e qe iu ul rroga!
La vita non si spiega, si VIVE!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-10-2011 mė 14:50
Krijoni Kontakt