Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kosova po ecën drejt greminës financiare

    Publikuar: 14.10.2011 - 11:34
    Prishtinë, 14 tetor - Kriza e madhe që ka pllakosur Greqinë për shkak të borxheve të mëdha shumë lehtë mund të vijë edhe në Kosovë. Vështirësitë ekonomike të Kosovës, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk do të vijnë nga ndikimi i drejtpërdrejtë i krizës greke dhe i asaj evropiane, por nga veprimet e pamatura të Qeverisë së Kosovës.

    “Jemi nisur në drejtim të Greqisë, pasi i kemi rritur shpenzimet pa pasur një ekonomi të qëndrueshme, e cila mund t’i përkrahë shpenzimet - fillimisht rritja e rrogave dhe pastaj investimet kapitale. Nëse nuk e kemi një rritje ekonomike, e cila nuk përkon me shpenzime, atëherë kemi veç një falimentim të shtetit”, ka thënë Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Gjithashtu, ai parasheh vështirësi në sigurimin e fondeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për shkak se edhe shtetet e tjera kanë pretendime për sigurimin e këtyre fondeve.

    “Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në sferën e ndihmave nga FMN-ja për shtetet që janë në krizë, atëherë Kosova do të ketë më të vështirë t’i thithë mjetet që janë premtuar, pasi institucionet ndërkombëtare mund të jenë më rigjide në marrjen e vendimeve për përkrahje buxhetore, sidomos pas gabimeve që i ka bërë Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai. Përveç këtyre ndikimeve, për shkak të veprimeve të pamatura të Qeverisë, Lekë Musa nuk pret se kriza do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës.

    Rënia dërgesave nga jashtë (remitancave), mungesa e investimeve të jashtme direkte, vështirësi në thithjen e fondeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe nga vendet e prekura nga kriza, janë disa nga ndikimet që sipas ekspertëve mund t’i ketë ekonomia kosovare nga kriza evropiane. Vendet e BE-së janë alarmuar nga kriza e borxheve që ka kapluar Greqinë dhe rrezikun potencial tek disa shtete të tjera të eurozonës. Nga BE-ja ka qëndrime të ndryshme dhe ato shkojnë deri në atë pikë sa thonë se rrezikohet valuta euro.

    Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Instituti Riinvest, ka thënë se efekti më i madh i krizës evropiane mund të shihet në rënien e remitancave, rënien e investimeve të huaja dhe donacioneve nga vendet e prekura nga kriza. Por, ai beson që efekti i krizës është më pak i hetuar, meqë, sipas tij, Kosova vetëm është në krizë.

    “Ndonëse duhet theksuar se çfarëdo të jetë kriza potenciale, efekti i saj në një vend ashtu-kështu në krizë do të jetë më pak i dalluar”, ka thënë ai, duke shtuar se shtetet në raste të krizave duhet të kenë një likuiditet të lart, gjë që mungon në Kosovë.

    Qeveria: Të hyrat janë sipas planit, ndërsa sektori financiar i pandikuar

    Mirëpo, zyrtarët qeveritarë janë më optimistë në vlerësimet lidhur me ndikimin e krizës. Ata thonë se sektori financiar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandikuar nga lëkundjet në tregjet financiare. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë në përcjellje të vazhdueshme të ecurive dhe zhvillimeve ekonomike, gjegjësisht mbikëqyrjen e sektorit financiare.

    “Një kontribut të çmueshëm në monitorimin e zhvillimeve nëpër tregjet financiare vazhdon të japë edhe BQK-ja përmes mbikëqyrjes të sektorit financiare, mbikëqyrje e cila raportohet rregullisht përmes publikimeve e tyre. Nga këto analiza konkludohet se sektori financiare në Kosovë ka mbetur pothuajse i pandikuar nga lëkundjet në tregjet financiare, megjithatë, rekomandohet një kujdes i rritur karshi këtyre zhvillimeve”, ka thënë Shahini, duke shtuar se niveli i ulët i borxheve e bën Kosovë më pak të rrezikuar nga kjo dukuri.

    “Shkaktarë i krizës momentale në eurozonë janë financat publike jo mirë të menaxhuara nëpër shtetet e caktuara te eurozonës, dhe deri më tani mund të themi se zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk rrezikohet nga kjo dukuri, duke marrë parasysh nivelin e ulët të borxheve.”

    Ai ka thënë se kjo krizë do të ketë më pak efekt për faktin se është pak e integruar me tregjet që kanë vështirësi. Trendi i të hyrave të deritanishme, sipas Shahinit, tregon se nuk ka vështirësi sa i përket stabilitetit makro financiar.

    “Në vitin 2011 të hyrat për buxhetin e Kosovës kanë performuar jashtëzakonisht mirë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi pasur një ngritje prej 18 për qind në dogana edhe në ATK...Deri me datën 30 shtator është përmbushur afro 75 për qind e planit dhe presim që deri në fund të vitit të kemi një tejkalim të planit në raport me buxhetin e aprovuar”, ka thënë Shahini.

    Dobruna: Mund të kemi shtrenjtim të importeve

    Kujtim Dobruna, udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën – ECIKS, ka thënë se Kosova mund të ndiejë pasojat e krizës që është shkaktuar nga mungesa e likuiditeti të disa shteteve evropiane. Ai nuk e ka quajtur këtë krizë, si krizë të euros, por krizë fiskale të disa shteteve të eurozonës.

    “Këto shtete nuk janë në gjendje t’i kthejnë kreditë që kanë marrë për financimin e shpenzimeve publike dhe e tërë kjo ka ndikuar në humbjen e besimit të investitorëve tek euro dhe në zhvlerësimin e tij”, ka thënë Dobruna. “Një numër prej këtyre shteteve kanë vepruar me mendjelehtësi duke jetuar jashtë mundësive reale, përmes krijimit të borxhit të lartë shtetëror. Kështu, jo vetëm që kanë rrezikuar qëndrueshmërinë vetjake fiskale e financiare, por kanë rrezikuar edhe valutën e përbashkët evropiane.”

    Meqenëse Kosova përdor valutën euro, ai ka thënë se Kosova mund të ndikohet në dy rrafshe.

    “Së pari, eksportet e Kosovës jashtë eurozonës bëhen më të lira, që është ndikim pozitiv. Së dyti, importet shtrenjtohen, posaçërisht ato që vijnë nga vendet jashtë eurozonës, si p.sh. nafta, ushqimi etj. dhe kjo ndikon në rritjen e inflacionit vendor, që është efekt negativ. Rrjedhimisht, balanca tregtare përkeqësohet dhe rritja ekonomike ngadalësohet.”

    Dobruna ka thënë se deri më tani nuk janë prekur shtetet evropiane ku qëndron pjesa më e madhe e mërgatës kosovare.

    “Kjo krizë mund të ndikojë më shumë në rrjedhën e investimeve të huaja direkte, sesa në remitanca, pasi që pjesa dërrmuese e diasporës kosovare jeton në vende, të cilat nuk janë prekur drejtpërsëdrejti nga kjo valë e re e krizës”, ka thënë ai. koha net

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Publikuar: 14.10.2011 - 11:34
    Prishtinë, 14 tetor - Kriza e madhe që ka pllakosur Greqinë për shkak të borxheve të mëdha shumë lehtë mund të vijë edhe në Kosovë. Vështirësitë ekonomike të Kosovës, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk do të vijnë nga ndikimi i drejtpërdrejtë i krizës greke dhe i asaj evropiane, por nga veprimet e pamatura të Qeverisë së Kosovës.

    “Jemi nisur në drejtim të Greqisë, pasi i kemi rritur shpenzimet pa pasur një ekonomi të qëndrueshme, e cila mund t’i përkrahë shpenzimet - fillimisht rritja e rrogave dhe pastaj investimet kapitale. Nëse nuk e kemi një rritje ekonomike, e cila nuk përkon me shpenzime, atëherë kemi veç një falimentim të shtetit”, ka thënë Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
    Teoretikisht ka te drejte.
    Ne realitet gjerat jane me ndryshe. Kosova me 3-4 miliard Euro ndihma buxhetore etj. mund te mbahet stabile se paku 10 vite. Ato shtete te huaja qe sundojne ne Kosove dhe qe jane te interesuara per stabilitet ne Kosove dhe me gjere, do ti paguanin patjeter edhe 6 apo 7 miliard, nese do tu rrezikoheshin interesat e tyre. Pranadaj, Leke Musa dhe te gjithe ekspertet tjere lirisht mund te heshtin deri ne vitin 2020 apo 2030. Kosova edhe ne ate kohe, nese ekziston si shtet apo perfaersisht sic eshte organizuar aktualisht, do te jete pothuajse njesoj e falimentuar apo e pafalimentuar sic eshte sot...


    Pershendetje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •