Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1

    Berisha: Opozita, kundër të mirës së shqiptarëve




    TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka akuzuar sot opozitën jo vetëm si bllokuese e proceseve integruese, por edhe si e vetëkënaqur për vuajtjet, papunësinë dhe izolimin e shqiptarëve. Duke folur nga fotorja e Kuvendit, Berisha është deklaruar i hapur për bashkëpunim konstruktiv mbi bazën e parimeve të shpallura, por ka shprehur mosbesim se opozitën nuk e lë lideri, që manifeston trashëgiminë e etërve.
    “Kryetari juaj i thotë gjithë botës, JO dhe pastaj nis letra të pështirosuara”- tha ai, duke shtuar se Rama ta harrojë se atë që se merr dot me votë, ta marrë me tryezë.
    Berisha ka renditur arritjet e vendit dhe reformat e ndërmarrara për afrimin e vendit me standardet e BE-së.
    “Se kemi ndjekur këto ia kemi dalë që në rroga e pensione të lëmë pas 2-3 vende anëtare të BE-së, kemi në sistemin tonë arsimor nivelet më të larta në botë në rekrutim, lamë mbrapa të gjitha vendet e rajonit, i vetmi vend në rajon që ka pasur rritje prej 316% të investimeve të huaja. Renditemi sot në një nga vendet që garanton investimet e vendeve të huaja më mirë në Evropë, kemi trefishuar eksportet. Ne do ndërtojmë shqipërinë e prodhimit”- tha Berisha.
    Ai ka akuzuar opozitën si unike në histori që kënaqet me të keqen e shqiptarëve.
    “Në këtë sallë si në asnjë vend tjetër e vetshpallur opozitë e miliarderëve voton kundër rritjes së rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, kundër uljes së taksave. Këta zotërinj nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5, por kanë votuar kundër gjithckaje, dhe e kanë bërë se e keqja juaj është e mira e tyre. Fërkojnë duart me papunësinë dhe varfërinë dhe izolimin tuaj”- tha Berisha.
    Sipas tij, atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë nuk ia ka bërë asnjë barbar.

    panorama.com.al
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    kemi në sistemin tonë arsimor nivelet më të larta në botë në rekrutim
    lamë mbrapa të gjitha vendet e rajonit
    i vetmi vend në rajon që ka pasur rritje prej 316%
    Renditemi sot në një nga vendet që garanton investimet e vendeve të huaja më mirë në Evropë

    ...kur gjen shesh ben pershesh thote nje fjale popullure

  3. #3
    Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ku pozita ankohet se opozita po e le vendin mbrapa. Hajde merre vesh. Po mire more zoti kryeminister qe ke 6 vjet ne pushtet (dhe qe kam qene simpatizant i jot para shume vitesh) ca dreqin behet me ate vendin qe drejton ti? Ku vriten njerez ne mes te dites per te drejten e prones, ku jot bije ka privatizuar Gjirin e Lalesit dhe gjysmen e Shqiperise, ku po i zini frymen njerezise me korrupsion, rryshfete, mafie e krim? Cben ai yt bir qe po i pret shpata majtas e djathtas? Cbehet me nje zvkryeminister qe kapet gjalle me afera korruptive ku hapur flitet per qindra mijera euro per te firmosur nje vendim (e kush e di sa te tjera qe si marrim vesh)? Si jane bere miliardera njerezit qe ke pas e poshte vetes? Ku i gjeten keto para, cfare biznesesh bene e si e vune kete pasuri? Nga vijne ata qe manipulojne zgjedhje, ata qe japin urdhera per te vrare njerez ne mes te protestave, ata qe fitojne tendera e ata qe kalojne valixhet me miliona neper bankat e Europes? Prape opozita ta ka fajin? Edvin muti e Gramoz kaka ta mbajne vendin te zhytur ne korrupsion e varferi e pa shprese? Po te hyri Serbia perpara teje ne Europe more qorr e ti me derdellit akoma si gjeli ne pleh dhe ke dhe kurajon t'i drejtohesh shqiptareve qe ti dhe gjithe ajo klase e degjeneruar politike e te dyja kraheve keni 21 vjet qe i zini frymen.

    Ju jeni mallkimi i atij vendi, te gjithe ju qe me kollariseni, trashni qafat e bythet neper karrige e makina luksoze, beni pazare ne kurriz te ketij populli duke shitur interesat e tija, tokat, te drejtat e tija per ato tuajat. Ju jeni cibani dhe kanceri i atij vendi dhe per aq kohe sa te gjithe ju te tallni menderen, ai vend ska per te bere hajer dhe as ka per te pare drite te bardhe me sy. Kush ta ka fajin more Berishe qe e futet vendin ne Konferencen Islamike dhe na vute vulen e nje vendi islamik ne mes te Europes? Kush ta ka fajin more palaco qe ne mes te Tiranes te bredhin ferexhe e muxhahedin si te jete shkretetira e Buharase dhe jo kryeqyteti i nje vendi europian? Kush ta ka fajin more jezit qe i puth ****** grekut qe te zhvarros te vdekurit e ti quan si ushtare te tij, te kerkon kufij detare e censuse ku te deklarosh kombesi apo i lepihesh turkut edhe kur ky i fundit me paturpesine me te madhe te kerkon te korrigjosh historine e te mos e quash pushtues ndersa heroin tend ta quash si plangprishes e shkaterrues te paqes?

    Si nuk hapet ai Dhe tju perpije ju monstra qe slate kob pa i shkaktuar atij vendi e akoma keni kurajon te dilni publikisht me akuza ndaj njeri tjetrit ndersa vendi po merr perrupine e po shkon ne gremine cdo dite e me shume. Po ca pret ti te te mos refuzoje Europa si kandidat more qorr me gjithe keto palacolliqe qe beni. Nuk do habitesha po te vinin prape dhe rregjimin e vizave. Me ate klase politike qe ka ai vend, pozite e opozite, vetem habere te tilla mund te degjosh e mos habitesh. Shume popull i pafat paskemi qene por dhe shume te paafte te bejme zgjedhjen e duhur ne momentet kyce tona. Ne fund te fundit nuk e thone kot, sipas kokes dhe festen. Tallu o Berishe me ne tallu, edhe ti Rama e kompani se sna e ka fajin as Europa e asnjeri tjeter. Fajin shqiptarit ja ka vetem shqiptari.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo ka shume te drejte Berisha.
    Kur del doc e ka opozita kur del i mbare ve medaljen ne gjoks dhe oburra feste me fshshekzjarre.
    Imagjino sikur ti ta kishim mare statusin This is a miracle of freedom sic na cau ****** me Naton.

    Eu ja ka treguar me se mire shqiptareve, te cileve ju lejoi regjimin e vizave, qeverine e ngeli dy here, per shkaqet qe i kane spjeguar ne raport.
    Ngerc poltik per shkak se zgjedhjet u vodhen, korrupsion, mosfunksionim te drejtesise, mosndeshkim te krimeve, gjendje ekonomike problematike me borxh te madh publik, administrate thellesisht partiake e injorante, poltika te vdekura sociale, si ne shendetsi, si ne kreditim, evazion fiskal te tejskajshem, nepotizem ne kulm, me prona te vjedhura e te rremujshme, me monopol ekonomik te kupoles sali, parlament fashist.
    E per te gjitha keto e ka fajin opozita !!!!!
    Mire ja ben xhanem eunukeve te Rames po mjere vendi qe ska opozite thuaj
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ai vendim nuk ishte gjë e mirë për shqiptarët.
    Por nuk mund të zgjidhet kjo kur njëra palë shan tjetrën!Kur ne fajësojmë vetëm njërën palë!Kjo është njëra anë.Ana tjetër është se sido që të themi tani,apo edhe ndoshta kemi thënë,apo edhe nuk kemi thënë,statusi nuk na u dha.Faji është i gjithë klasës politike që jo vetëm nuk bashkëpunojnë për të mirën e shqiptarëve,por më keq akoma.Nuk prodhojnë fare politikë për të arritur në destinacionin e dëshiruar prej kohësh.

  6. #6
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Zoti Kryeminister .Para se te akuzoni te tjeret duhet te shikoni nga vetja, sepse si ju dhe Opozita jeni njesoj .

    Padyshim ,Qeveria dhe Opozita jane fajtore 50% me 50% ....
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Berisha ka renditur arritjet e vendit dhe reformat e ndërmarrara për afrimin e vendit me standardet e BE-së.
    “Se kemi ndjekur këto ia kemi dalë që në rroga e pensione të lëmë pas 2-3 vende anëtare të BE-së, kemi në sistemin tonë arsimor nivelet më të larta në botë në rekrutim, lamë mbrapa të gjitha vendet e rajonit, i vetmi vend në rajon që ka pasur rritje prej 316% të investimeve të huaja. Renditemi sot në një nga vendet që garanton investimet e vendeve të huaja më mirë në Evropë, kemi trefishuar eksportet. Ne do ndërtojmë shqipërinë e prodhimit”- tha Berisha.
    Qe edhe opozita ka fajet e saja, s'ka pike dyshimi. Por, te thuash qe:
    1. kemi ndermarre reforma per afrim e vendit ne standartet e BE-se, nje dite pasi BE te vuri serish nje Jo eshte budalleku i radhes;
    2. rroga e pensione me te larta se 2-3 vende te BE qe pervec se jam kurioze te di kush jane kete 2-3 vende, me ben te mendoj gjithashtu qe nuk qenka ndonje faktor aq deciziv;
    3. nivelet me te larta te shkolles = ekzagjerim si gjithmone, kur fare mire mund te limitohej te thoshte qe kemi nje nivel te mire;
    4. rritje te investimesh me 316%?? Wow
    5. 3-fish eksportet??? Po ca kemi eksportuar ne qe s'prodhojme asgje?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Cdokush duhet ti mbaje pergjegjesite e veta,mirepo te shohesh lidere opozitare te nje vendi siq eshte Shqiperija te sillen keshtu,kjo vetem tek shqiptaret ndodh.
    Kjo opozite perveq zgerdhirjes se dhembeve ne te tilla raste kur humb Shqiperija sillet si te ishte musafire ne Shqiperi,e jo si pjese e saj ku edhe ajo ka rolin dhe pergjegjesite per arritjet ose deshtimet momentale te vendit.
    Shqiperija do antaresohet ne BE,heret ose vone,mirepo ku do e bejne vendin ata qe e vonuan kete proces-kushdoqofshin ata.
    Ja qka thote ambasadori amerikan.

    Arvizu: Askush nuk përparoi sa Shqipëria për 20 vjet

    Tiranë, 13 tetor - Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Alexandër Arvizu, në një intervistë për ABC News në Bruksel, duke folur mbi progres raportin e Komisionit Evropian, ka thënë se tashmë vendi nuk ka rrugë tjetër, përveçse ta konsiderojë momentin aktual si oportunitet për të ecur përpara me agjendën evropiane dhe se sinjalet për reformën elektorale janë inkurajuese.

    “Javën e kaluar ne festuam 20-vjetorin e hapjes së ambasadës amerikane. Njerëzit më dëgjuan të thosha se nuk ka vend tjetër në Evropë që ka ecur kaq në 20 vjet sesa Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre. Shqipëria sot është e pakrahasueshme me Shqipërinë e 1991-1992. Por me bisedimet që kam pasur me kolegë të mi në një konferencë në Bruksel dhe në Lubjanë, është evidente që asnjë vend nuk qëndron në vend, secili vend shkon përpara”, tha Arvizu.

    I pyetur, nëse SHBA-ja do të shtojë investimet e veta në Shqipëria dhe sa ka ndikuar vizita e kryeministrit shqiptar në New York për këtë, ai është përgjigjur se do të dëshironte të shihte edhe liderin e opozitës të tërheqë turistë dhe investitorë në Shqipëri.

    “Kryeministri Berisha është shumë efikas për të shitur imazhin e Shqipërisë. Do të doja të shihja zotin Rama dhe ndonjë tjetër përfaqësues të opozitës në vende si New York, Chicago apo Washtingon që të inkurajojnë më shumë turistë që të vijnë në Shqipëri apo të thithin investimet, pasi sa më shumë investime amerikane dhe evropiane të ketë, aq më mirë është për vendin. Ndoshta amerikanët që do të vijnë këtu do të befasohen nga mikpritja e shqiptarëve dhe do të hapin biznese të vogla. Kjo është pa diskutim pozitive për Shqipërinë”, theksoi ambasadori amerikan.


    Koha.net

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo noellag..

    nuk eshte ashtu..

    sot ne seli roz ka feste..
    dhe bamir topja dukej shende e vere
    per ata eshte arritje.. jo-ja e eu-se..per shqiperine.. sepse ata punuan per kte qellim..qe shqiperia te marre nje jo..

    kte e dini mire te gjithe.. shum me mire se brari.. sepse i kini lidhjet sojerore.. kanibalore..me seli rozen.. e patjeter gezoni me ta..

    ps-ja sic e kam thene.. te vetmen pun qe di..e qe e ka zellin maksimal.. eshte ..pengimi me te gjitha mjetet ..qe nga 21 janaret e deri tek ditmiro-djallezite ed ruciste.. i shqiperise..

    mbasi ja mbrriten kesaj loje te felliqur.. seli rozja do hidhet ne fazen e dyt te planit.. sabotimi i mbaresise qe po shkon me levizjen e lire te shqiptareve..
    pra tani detyra e seli rozes eshte te prishe levizjen e lire..dhe ktu do jemi kur industrias e mashtrimit te seli rozes do filloj te godas kte arritje..levizjen e lire..

    ka vetem nje faktor e fajtor.. ngecja.. eshte.. PS-ja dhe shtabi i saj khmer rruzh stalinsto enverist ed rucist.. djallo pocaqist..

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ti plak matuf, degjo ca do te te thote Fyle kush e ka fajin. e ka dhe ai gamori jot berisha, bashke me ate gamorin tjeter rama

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •