Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 110
  1. #1

    Exclamation Shtyhet statusi i vendit anëtar të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) për vitin 2012

    Komisioni Evropian ka propozuar që Serbisë t’i ndahet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka bërë të ditur se negociatat për pranim në bllok do të jenë të hapura në momentin kur Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

    Komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, në pjesën ku flitet për Serbinë, ka thënë të mërkurën në Bruksel se Serbia ka arritur progres në fusha të caktuara të rëndësishme dhe Komisioni mendon që këtij vendi t’ia japë statusin e kandidatit, duke pasur parasysh që ky vend të jetë i angazhuar në dialog me Kosovën.

    Për sa i përket datës së nisjes së bisedimeve për aderim, Fyle ia ka bërë të qartë Serbisë se një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të ketë normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

    “Ky është prioriteti i vetëm dhe ai vetvetiu përfaqëson konfirmimin e reformave në drejtësi, sundimin e ligjit dhe fusha tjera me rëndësi primare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagës”, ka thënë Fyle.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,64849
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Ja Pra te nderuar Bashke Kombasit e Mi - Shqiptaret Kudo qe gjindeni se cfare eshte BE-ja - Bashkimi Europian. Shqiperise i dhane nje JO te madhe per Status Kanditimi ne kete organizate - ndersa Shtetit (Serbise) i cili beri 4 luftrate me te pergjakshme ne Historine e njerezimit e sidomos ne Bosnje dhe Kosove - merr pa asnje pengese statusin e kandidatit. Ja kjo eshte Europa ku keta Qeveritare tane te Shantazhuar dhe Servilizuar mendojne per te, ne vend se te mendojne per vendin dhe popullin e tyre. Kjo Europe Shtrige e Vjeter dhe e Re per Shqiptaret asgje nuk do sjell gje te mire per ne si KOMB - nese Ne Vet nuk jemi te Bashkuar. Edhe kjo eshte nje arsye shume e madhe qe Shqiptaret patjeter dhe pa asnje hezitim duhet kerkuar Bashkimin Kombetar. E vetmja Zgjedhje Reale, e drejte dhe e qendrueshme per Shqiptaret dhe Kombin tone eshte Bashkimi Kombetar. Tani eshte koha dhe momenti me vendimtar dhe me kyq qe ne te zgjohemi nga gjumi dhe te Bashkohemi se vetem keshtu behemi me te fuqishem dhe vetem te bashkuar mund ti mbrojme interesat tona Kombetare - kundrejte kesaj Europe Shtrige te Vjeter - te Re dhe gjithnje Shtrige per Shqiptaret.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    E pse mendon Evropa ua ka fajin shqiptareve?

    Misioni i politikes shqiptare eshte hajdutlliku e jo BE-ja. Se kur je antare ne BE ata ti terheqin veshet ene ste lejne me vjedh sic i than Bullgarise ene Rumanise.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Serbia merr statusin e kandidatit !!!!
    Perhajr!

    Kosova nuk ka rendesi te madhe per BE-ne.
    Vetem nje qytet mesatar (200.000-300.000) ne vendet te zhvilluara te BE-se ka peshe ekonomike me te madhe se Kosova.
    Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine. Ose te mbetet si koloni e BE-se dhe te nxjerre miliarda kredi pa mbulese nga BE, si Greqia, ne menyre qe se paku te zhvillohet infrastruktura e vendit.
    Per "Warlordat" lokal dhe provincial te Kosoves nje Kosove e tille, as shtet i perkryer dhe as e bashkuar me Shqiperine, eshte ideale per perfitimet e tyre ilegale, gjysemlegale dhe kriminale. Prandaj,nuk ka shprese te madhe per dite me te mira ne Kosove.

    Pershendetje

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Shqiperise i dhane nje JO te madhe per Status Kanditimi ne kete organizate - ndersa Shtetit (Serbise) i cili beri 4 luftrate me te pergjakshme ne Historine e njerezimit e sidomos ne Bosnje dhe Kosove - merr pa asnje pengese statusin e kandidatit
    Po c'lidhje ka nese ka bere 4 luftra Serbia? Po te ishte kriter per BE nuk do futej as Gjermania naziste e as Italia fashiste.
    BE kerkon kushte te tjera per anetaresim, gje qe Shqiperia nuk i ploteson prandaj mori nje JO te madhe, nderkohe qe me sa duket, Serbia pak a shume i afrohet.

    Keq do jete per Kosoven nese hyn Serbia ne BE!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    C'fat te keq kemi pasur te kemi fqinj si Serbia ne kufi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kur ke Sali proserbin ne krye si do hyme ne ne Europe?
    Serbet na bene genocid neve e te tjereve, tani hyne para nesh ne EU.
    Dmth ne jemi me keq se genocidistet qe sna fusin.
    Salistan tribal asgje tjeter sjemi e prandaj sna e hapin deren EU
    Albania Uber Alles

  8. #8
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ja Pra te nderuar Bashke Kombasit e Mi - Shqiptaret Kudo qe gjindeni se cfare eshte BE-ja - Bashkimi Europian. Shqiperise i dhane nje JO te madhe per Status Kanditimi ne kete organizate - ndersa Shtetit (Serbise) i cili beri 4 luftrate me te pergjakshme ne Historine e njerezimit e sidomos ne Bosnje dhe Kosove - merr pa asnje pengese statusin e kandidatit. Ja kjo eshte Europa ku keta Qeveritare tane te Shantazhuar dhe Servilizuar mendojne per te, ne vend se te mendojne per vendin dhe popullin e tyre. Kjo Europe Shtrige e Vjeter dhe e Re per Shqiptaret asgje nuk do sjell gje te mire per ne si KOMB - nese Ne Vet nuk jemi te Bashkuar. Edhe kjo eshte nje arsye shume e madhe qe Shqiptaret patjeter dhe pa asnje hezitim duhet kerkuar Bashkimin Kombetar. E vetmja Zgjedhje Reale, e drejte dhe e qendrueshme per Shqiptaret dhe Kombin tone eshte Bashkimi Kombetar. Tani eshte koha dhe momenti me vendimtar dhe me kyq qe ne te zgjohemi nga gjumi dhe te Bashkohemi se vetem keshtu behemi me te fuqishem dhe vetem te bashkuar mund ti mbrojme interesat tona Kombetare - kundrejte kesaj Europe Shtrige te Vjeter - te Re dhe gjithnje Shtrige per Shqiptaret.
    Fatkeqeisht te ashtuquajtur Politikanet tone qofshin ne Tirane apo ne Prishtine, nuk jane as sa Serbet. Kaq shume vlejn ata. Serbet deshen nuk deshen, per te miren e Popullit tyre, dorezuan disa nga Kriminelat e Luftes se Kosoves dhe Bosnjes. Politikanet shqipetare akoma nuk kan denuar Kriminelat e Diktatures. Perse duhet ti jepet Shqiperise Statusi kur: e para 20 vjet me vone Kriminelet e Diktatures akoma sundojn. E dyta populli vet i voton ata vit per vit???

    Serbet ne fund te fundit persekutojn popujt e tjere. Kurse Shqipetaret ia bejn popullit vet. Nji popullat qe duron ne supet e saj poshtersirat qe i behen nga dita ne dite nuk meriton te jete ne Evrope!

    Fatkeqesisht ansji nuk na e ka dashur te miren dhe akoma vazhdojn te na trajtojn ne te njejten menyre. Per mua ajo qe ka me rendesi sote per sote eshte te mendojm per te ardhmen e vendit brenda per brenda. Te tjerat do te vine me kohe vet vetiu. Ne Evrope duhet te futemi vet dhe jo me lemoshe.

    Serbia duhet te ndeshkohet ketu e 500 vjet rresht po te ishte ne doren time. Por Politika eshe e poshter dhe shume here e padrejte. Serbia ka per te hyre ne BE me perpara se Shqiperia. Ne qoftese dicka e tille ndodh atehere pse e "lakmojm" kaq shume kete Evrope te "degjeneruar"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 12-10-2011 më 13:05
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po c'lidhje ka nese ka bere 4 luftra Serbia? Po te ishte kriter per BE nuk do futej as Gjermania naziste e as Italia fashiste.
    BE kerkon kushte te tjera per anetaresim, gje qe Shqiperia nuk i ploteson prandaj mori nje JO te madhe, nderkohe qe me sa duket, Serbia pak a shume i afrohet.

    Keq do jete per Kosoven nese hyn Serbia ne BE!
    Sigurisht qe ka lidhje , nuk jemi para 70-80 vjeteve.
    Serbet vrane e perdhunuan miliona njerez para syve te gjithe botes ne kohen e internetit e teknologjise.
    Kjo eshte hipokrizia me e madhe qe kam degjuar.
    C'kushte kane me teper vlere ne bote nese kryen akte barbare e c'njerezore?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po c'lidhje ka nese ka bere 4 luftra Serbia? Po te ishte kriter per BE nuk do futej as Gjermania naziste e as Italia fashiste.
    BE kerkon kushte te tjera per anetaresim, gje qe Shqiperia nuk i ploteson prandaj mori nje JO te madhe, nderkohe qe me sa duket, Serbia pak a shume i afrohet.

    Keq do jete per Kosoven nese hyn Serbia ne BE!
    Ajo qe beri Gjermania Naziste ishte 75 vjet me pare. Sote Gjermania eshte nje superfuqi Ekonomike. 75 vjet me Vone Serbet ben Genocid dhe Krime mesjetare ne mes te evropes. Ky eshte ndryshimi midis Gjermaneve dhe Serbeve. Njera udhetoj drejt rehabilitimit dhe perparimit te mirefillt ne te gjitha sferat e jetes, kurse tjetra edhe pse iu dhane te gjitha mundesite per te perparuar, arriti te conte rreputacionin e nje shteti dhe kombesie te tere jo 75 vjet por 750 vjet mbrapa. 4 Luftrat duhet te merren parasysh qe cke me te. Sepse u masakruan me mijera e mijera njerez te pafajshem.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •