Nuk e kane shpall me kot si femra me e fuqishme ne bote! Bravo se femrat kane sens te drejtesise!
Nuk e kane shpall me kot si femra me e fuqishme ne bote! Bravo se femrat kane sens te drejtesise!
Serbija large marrjes se rruges per antaresim ne eu..
Po keto jane propoganda te njerzve te cilet lidhen me pushtetin ne bograd ,per fat te keq jan disa shqipe folsa,,
e sa i per kete evropes evropa si gjithe here kuder karshi shqipatrev dhe muslimanve ne pergjethsi..sikures turqis si i thot jo se nuk i ke plotsuar kerkesat ebe,,
Po cilat kerkesa te be i plotsoj shkinia asnje ,as qe i plotson ,po thuj se qeni qenin nuk e han se sa per shkini si i plotson kushtet kurr edhe nja 10-15 vite jo...
po evropa kuder si gjithe here..
E ndoshta kesaj here do ja ndaloj merkeli se eshte hidhruar ne ta shume bilem pas plagosjes se ushtarev gjerman dhe austriak,,bilem austria e perkrahet serbin per antarsim deri ne momentin kur ju plagosen ushtaret e saj ne kosove..
e do shkrime te do papakave si i lexova ata me sa duket nuk jan kerka hiq sikur te ishin rritur dikunde ne gjungel,apo ne malet e tarabores ne avganistan ,sikur te ishin te shekullit 17 dikun...........
Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 02-12-2011 më 17:00
Gjermania nuk është shteti i vetëm i fuqishëm i BE-së që do ti thotë Jo Serbisë për ta fituar kandidaturën drejt familjes evropiane. The Guardian, prestigjiozja britanike shkruan se listës së vendeve i janë shtuar edhe Britania e Madhe, Austria e Holanda.
“Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën”, ka thënë ministri i jashtëm William Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin.
Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme. Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, The Guardian i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.
Portali Indeksonline sjell një pjesë të kësaj analize, që parashikon ditë të këqija për Ballkanin nëse Serbisë i mohohet statusi i vendit kandidat. “Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan” shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë.
Burimi: LajmeDitore.com
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-12-2011 më 17:58
Insistimi i zyrtarëve të BE-së që me tri ditë maratonike në rundin e tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet së paku një marrëveshje ia ka rritur gjasat Serbisë që të marrë statusin e kandidatit, por jo kësaj radhe.
Sipas disa diplomatëve të vendeve kyç të BE-së, të cilët i ka kontaktuar “Koha Ditore” gjatë fundjavës, duket se marrëveshja nuk do t’i ndihmojë Serbisë ta arrijë qëllimin këtë javë, por në mars 2012. Menjëherë pas arritjes së Marrëveshjes së pagëzuar si IBM zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe Robert Cooper dhe njerëzit e tjerë të Këshillit, janë vënë në veprim për ta shfrytëzuar këtë rezultat si argument për t’i ndihmuar Serbisë.
Madje, sipas diplomatëve, në këto përpjekje është thënë se “marrja e statusit të kandidatit nga ana e Serbisë do të mund të ndihmojë në vazhdimin e dialogut, ndërsa në të kundërtën do të jetë më e vështirë që Serbia të mbetet konstruktive”
Burimi: LajmeDitore.com
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-12-2011 më 17:58
Serbi, radikalët djegin flamurin e BE-së
http://www.youtube.com/watch?feature...v=mw3nMn-1vsE#!
Vendim i zgjuar i BE-së, Serbia s’e meriton statusin
19:24 / 9.12.2011
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel përshëndeti të premten vendimin e Brukselit për ta bërë Kroacinë anëtare të 28-të Bashkimit Evropian dhe për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës.
“Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në Bashkimin Evropian, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qëndrimeve penguese të Serbisë ndaj Kosovës”, tha Engel, njofton Zëri i Amerikës.
Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në Bashkimin Evropian derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. Po ashtu ajo (Serbia) sipas tij nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian.
Ndryshe liderët e Bashkimit Evropian vendosen të premten të shtyjnë dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë deri në samitin e ardhshëm, i cili pritet të mbahet në shkurt apo mars të vitit tjetër.
Serbia kishte pritje të mëdha për marrjen e këtij statusi, pas ekstradimit të disa të dyshuarve për krime lufte në fillim të këtij viti. Por, shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës, ku radikalët serbë të dirigjuar nga Beogradi bllokuan rrugët dhe u përplasën me paqeruajtësit e NATO-s, ka lënë pezull dhënien e këtij statusi. /Telegrafi/
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 09-12-2011 më 17:54
Djelic i dëshpëruar, jep dorëheqje
20:12 / 9.12.2011
Njëri prej nënkryetarëve të qeverisë serbe, i angazhuar për integrimet evropiane, Bozidar Djelic ka dhënë dorëheqje nga ky post menjëher pas vendimit të Bashkimit Evropian që Serbisë t’i shtyhet dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim.
Djelic ka thënë se me këtë vendim të tij e ka informuar edhe presidentin serb, Boris Tadic, transmeton B92. Ai iu tha gazetarëve se dorëheqja e tij nuk reflekton dështimin e politikës shtetërore, por sipas tij është vendim personal, pasi kishte paralajmëruar se do ta bënte këtë në qoftë se Serbia nuk e merr statusin e kandidatit për anëtarësim.
“Duhet të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të mbrojmë qytetarët tanë në Kosovë”, ka thënë Djelic në Bruksel, menjëherë pasi liderët e Bashkimit Evropian vendosën që Serbisë t’i shtyhet dhënia e statusit të kandidatit për shkak të qasjes së saj destruktive ndaj shtetit fqinj, Kosovës. /Telegrafi
srbija kao nokija i do tokija
Ne te kaluaren e shkieve, ne kohen e Milloshevicit e kane pase nje parulle shkiet: Serbia deri te Tokio/Japoni: e gjynahet spo munden as deri ne Bruksel me mberri.E kane edhe nje si moto kombetare nacionaliste me kater S, qe shkon keshtu:
Samo Siberija Srbina Spashavaqe ne perkthim i bie : vetem siberia e shpeton serbin, qe dtth kur te shkojne ne vend te origjines.
P.S. I paskan edhe ne flamur keto kater S-et ne cirlice, shkavellat!
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 09-12-2011 më 18:24
Hashim Thaci i ka fajet. Edhe kur shtyhet edhe kur pranohet. Per cdo gje ai eshte fajtor :d
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Krijoni Kontakt