ngushllime per disa qe me padurim e kan prit qe serbija te shkoi perpara ndersa Kosova te bllokohet
edhe njihere ngushllime per disa antar ketu te vetvendosjes
nuk po ju del pazari bash mier atyre
ngushllime per disa qe me padurim e kan prit qe serbija te shkoi perpara ndersa Kosova te bllokohet
edhe njihere ngushllime per disa antar ketu te vetvendosjes
nuk po ju del pazari bash mier atyre
Engel përgëzon Bashkimin Evropian për refuzimin e Serbisë
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për ta bërë Kroacinë anëtare të 28-të Bashkimit Evropian dhe për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës, që Engel i quan penguese.
“Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në BE, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qëndrimeve të tij penguese ndaj Kosovës”, ka thënë Engel.
Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në BE derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. “Ajo nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian”, tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku.
Turp ti vije BE-se qe e shtyri vendimin, duhet ti thonte nje JO perfundimtare te pakten per dy brezat e ardhshem duke para shovinizmin ekstrem qe kane Serbet
Revolution 1848
Asnjë fjalë nuk përmendet se kur do të nisë dialogu për liberalizimin e vizave për Kosoven dhe aq më pak kur do të krijojë marrëdhënie kontraktuale Kosova me BE-në.
Njëkohësisht, Serbia nuk e merr statusin e kandidatit për në BE, dhe afrimi i mëtutjeshëm i Beogradit me Brukselin është kushtëzuar me Kosovën.
Këshilli Evropian ka vendosur sot herët në mëngjes, që Serbia të mos e marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe që ky status t’i jepet, eventualisht në marsin e vitit të ardhshëm, me kusht që të arrijë rezultate në dialog me Kosovën dhe të ndihmojë në lëvizjen e lirë të EULEX-it e të KFOR –it.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne linkun:
http://www.lajmeditore.com/portal/index.php?option=com_content&view=article&id=2893:burimet-diplomatike&catid=54:kosove&Itemid=70
Engel: Statusi për Serbinë, Brukseli bëri mirë
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për ta bërë Kroacinë anëtare të 28-të Bashkimit Evropian dhe për të mos i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës, që Engel i quan penguese.
“Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në BE, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qëndrimeve të tij penguese ndaj Kosovës”, ka thënë Engel, raporton VOA.
Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në BE derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. “Ajo nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian”, tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku.
panorama
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Ballkani | 16.12.2011
Serbia duhet ta thotë hapur se ka dështuar politika e saj për Kosovën
A ka kërkuar BE prej Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës, si kusht për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE?
Kjo është pyetja e cila kohët e fundit më së shumti ka rënduar skenën politike në Beograd.
Raportuesi i posaçëm i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin pohon se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar prej Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës, si kusht për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërsa ministri i policisë Ivica Daçiq përgjigjet, sipas fjalës popullore, "nuk është buka po kulaçi". Sipas tij, "në qoftë se Serbia pranon kushtet të cilat i janë parashtruar për të fituar statusin e kandidatit, kjo do të thoshte njohje e pavarësisë së Kosovës".
Me fjalë të ngjashme është shprehur edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq. Ai bëri të ditur se nga Serbia në prag të samitit të BE-së është kërkuar që të heqë dorë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij, kjo do të thotë njohje e tërthortë e shtetit të Kosovës. Serbia e ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka mbetur pa statusin e kandidatit për anëtarësim, tha ai.
Jo vetëm lojë fjalësh
Raportuesi i posaçëm i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin Jelko Kacini dhe Daçiqi flasin me gjuhë të ndryshme politike, thotë Neven Cvetiqanin nga Instituti i shkencave shoqërore. Kacini shprehet me gjuhë burokratike, ndërsa ministri serb i policisë flet për pasojat e vendimeve që do të merreshin.
"Nuk është këtu fjala vetëm për lojë fjalësh, sepse nga Serbia është kërkuar të pranojë paraqitjen e Kosovës në takimet rajonale, duke mos respektuar Rezolutën 1244. Me heqjen dorë nga ky dokument, Serbia do të këpuste edhe lidhjen e fundit formale me Kosovën. Daçiqi është një politikan i shkathët dhe e thotë shumë qartë se cilat do të ishin pasojat e një vendimi të tillë", pohon Cvetiqanin.
Ndërsa kryetari i Klubit Përparimtar Çedomir Antiq, pohon se "është e turpshme, që nga pozicionet e një politikani të lartë të mos thuhet e vërteta". Por problemi kryesor është falimentimi i politikës serbe ndaj Kosovës, sepse Beogradi është përpjekur të balancojë mes politikës - edhe Kosova edhe BE-ja.
"Daçiqi dhe Tadiqi tani e thonë hapur atë që është kërkuar fshehurazi prej fillimit. Mendoj se për fillim do të ishte mirë që të thuhet se politika e deritanishme ka dështuar", thotë Antiq.
Kosova si Bosnja
Gjatë viteve të kaluara janë paraqitur modele të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Serbia ka dhënë disa propozime, por pasi është bërë e qartë, se tani nga Beogradi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe asgjë tjetër, shtrohet pyetja: a ka ndonjë kuptim të paraqiten propozime të tjera? Neven Cvetiqanin thotë po, me shpjegimin se "Kosova pa njohje nga Serbia dhe ndryshimin e forcave brenda KS të OKB, nuk mund të arrijë shtetësinë e plotë".
„Zgjidhja mund të jetë si në Bosnjë-Hercegovinë. Do të thotë: sovraniteti do të ndahej mes përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtarë, shqiptarëve dhe serbëve. Fakt është që Kosova nuk është shtet i pavarur, por një lloj protektorati. Pra është i mundur një lloj entiteti i ndarë në dy entitete, ku mbikqyrjen do ta kishte bashkësia ndërkombëtare", mendon Cvetiqanin.
Ndarja zgjidhja më e mirë?
Edhe Çedomir Antiq mendon se duhet gjetur një zgjidhje e tretë. "Në këtë moment do të ishte mirë që udhëheqësit e partive parlamentare të uleshin në një takim të organizuar nga presidenti i vendit dhe të bisedonin për zgjidhjet. Zgjidhja më e mirë për Serbinë do të ishte arritja e një marrëveshje historike me shqiptarët për ndarjen e Kosovës“, pohon Antiq.
Autor: Ivica Petroviq/Bahri Cani
Redaktoi: E. Xhani
dw
Ne Shqiperi ,Kosove dhe ne Iliride nuk ka politikane diplomate BE nuk bashkohet me korniza dhe Rezoluta ,pore BE pranon shtete me identitet te plote gjeografik ekonomik dhe politik.
Nuk ka anetaresim ne BE ,per shqipetaret asnjehere , sepse shqipetaret vete nuk kane politik dhe ekonomi stabile.
E paski bere kryteme pa le ngeljen ne klase te Serbise ne EU.
Sja qaka hallin kush Shqiperise qe ngeli dhe ajo ne klase po na vini serbine ne kryteme?
Albania Uber Alles
Serbia në BE, Degert: Tri kushtet, të qarta
“Kushtet që Serbia duhet të përmbushë, që më 27 shkurt te marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë të qarta dhe të arritshme”. Kështu tha kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert.
“Zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjeve me Prishtinën: duam zhvillim të mëtejshëm në lidhje me përfaqësimin rajonal të Prishtinës dhe që EULEX-it e KFOR-i të mund të kryejë mandatin e saj në tërë Kosovën. Këto tri kushte janë të qarta dhe të arritshme”, ka thënë Degert në parlamentin serb, në seancë publike mbi integrimin evropian.
Degert theksoi se kushtet për integrimin e mëtejshëm evropian, që përfshijnë edhe datën e fillimit të negociatave, kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, reformën e mediave, reformën gjyqësore dhe rritjen e konkurrencës tregtare.
Degert ka demantuar pohimet e deputetit të Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardzic, se BE e ka vënë në akull procesin e zgjerimit.
“Nuk është akull në procesin e integrimit evropian. Ne zhvillohemi dhe zgjerohemi. Kroacia do të bashkohet me BE, ndërsa ne duam që të gjitha vendet të jenë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha Degert. /Telegrafi/
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Krijoni Kontakt