Mirdita,
Gjysemhana si symbol karakteristik i "islamit" eshte i njohur qe nga perandoria osmane. Me heret gjysemhana ne historine islame nuk ka figuruar ne ndonje forme !!!
Sot per shkaqe semiotike ajo eshte prezente ne gjithe boten islame, si oponente e kryqit. Natyrisht sot ne fryme tolerante dhe njerezore (perpos ne forumin shqiptare, tek rubrika, toleranca fetare). Kryqi i kuq dhe gjysemhana e kuqe bashkpunojn per t'ju ndihmuar njerezve nevojtare ne gjithe boten.
Gjysemhana ka gjeneze "ushtarake" ose ndonje tjeter, por assesi fetare, nje rrjedhoje e tille nuk deshmohet nga shkollaret. Nderlidhja e saje me paganizmin burim e ka hamdenjen e qarqeve te caktuara te cilat bile edhe murin gjysemharkore para qabes/kubit, e cilesojn kajhere si rremuja te nje muri te madh, nga konkludojne se qabeja ka qene me heret "Kishe".....per te forcuar thezen, se islami eshte nje "kopje" e krishterimit, dhe jo frymezim hyjnore....
Kur osmanlijt i zaptonin qytetet bizante ata nuk i shkateronin kishat por i "shnderonin" ne xhamia. Edhe sot e kesaj dite xhamiat ne ballkan per shembull kane arkitekture "bizantine", si kishat. Symboli dallues i kishes ndaj xhamise eshte "kryqi" ose "gjysemhana". E ceka qe ne kulturen pravosllave ne krye te kishes qendron kryqi qe e shpon gjysemhanen, ku deshmohet edhe karakteri luftarak i symboleve fetare.
Sot gjysemnaha eshte mjet zbukurues i cili qendron ne maje te kupolles, zakonisht i perqendruar mbi nje zepter, edhe ate, ne vendet ku ka patur ndikim perandoria osmane. Muslimanet e kines apo ne afriken qendrore nuk njohin elemente te tilla zbukurimi.
Minarja si element stilistik poashtu nuk eshte pjelle e drejtperdrejte e muslimaneve te hershem, vet fjala MINARE ne gjuhen arabe pershkruan kullen e drites (lighthouese), qe eshte objekt nga gjuha detare e jo fetare. Sot natyrisht nuk mund te paramendohet nje xhami pa minare !!!, keto elemente kane te bejne me kulture ne essencen e fjales, pra prodhime qe nga nevoja shnderohen brenda kohes ne symbole.
Me nje fjale, gjysemhana si symbol fetare eshte drejtperdrejt pjelle e perandorise osmane......per njerezit normal dhe liridashes ajo eshte nje symbol qe deshmon nervin civilizues te perandorise osmane.....per keqdashesit eshte natyrisht nje element pagan, qe deshmon paganizmin e muslimaneve.....
me nderime
Krijoni Kontakt