Rastis qė pėr sa kohė norma ligjore nuk zbatohet, t’i shpėtojė gjykimit kritik, por nė rastin e parė qė vihet nė jetė tė paraqesė mospėrputhje me Rendin apo dhe thjesht me realitetin e fakteve.

Njė rast i tillė paraqitet nė paragrafin e tretė tė nenit 88, tė Kushtetutės sė RSH-sė. Qė prej miratimit, me referendum popullor, tė Kushtetutės, e deri mė sot, asnjė prej presidentėve nuk kishte zgjedhur tė pėrdorė mundėsinė qė i jepte ky paragraf, pra, i pari u bė presidenti i tanishėm. Pas leximit tė formulės sė betimit nė seancėn kuvendare, nga ana e kryetarit tė Kuvendit, presidenti vijoi me "Betohem, zoti mė ndihmoftė!", ashtu si ia jep kėtė mundėsi paragrafi i sipėrpėrmendur.

Debati mbi kėtė "zoti mė ndihmoftė" pėrfshin dy rrafshe.

Shprehja "zoti mė ndihmoftė" ėshtė bartėse e tė gjithė fatalitetit abrahamik, ku njeriu nė mėnyrė tė vullnetshme heq dorė nga ndikimi apo kundėrveprimi i tij mbi forcat e jashtme dhe merr njė qėndrim apatik kundrejt ēdo dukurie e ngjarjeje - ėshtė njė klithmė dorėzimi, njė flamur i bardhė dhe njėkohėsisht njė akt i madh mosbesimi kundrejt vetvetes, bashkėpunėtorėve dhe nė fund tė fundit ndaj tė gjithė qytetarėve tė shtetit qė ky institucion pėrfaqėson.

Gjendja e sotme politike kėrkon qė presidenti tė jetė veprues nė gjetjen e "gjuhės sė pėrbashkėt" mes palėve (ose thjesht palės sė dyzuar, sipas njė kėndvėshtrimi), madje tė jetė diktues e jo tė shpresojė se zgjidhja "do tė vijė nga zoti", thėnė ndryshe nga hiēi. Nė kėtė kuadėr, pra tė gjendjes aktuale politike, qėndrimi i presidentit, qėndrimi i parė politik i kėtij individi nė institucionin e presidentit, bėhet mė fatalist dhe mesazhi qė i dėrgon qytetarėve ėshtė i zymtė dhe dėshpėrues - mesazhi qė pėrēohet ėshtė ai i pamundėsisė pėr gjetjen e "gjuhės sė pėrbashkėt".

Por kėto janė vlerėsime, po i quajmė, psikologjike - nga ana tjetėr ėshtė e nevojshme njė analizė e kushtetutshmėrisė sė atij paragrafi.

Kushtetuta, nė nenin 10, paragrafi 1 pohon se "Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare". Paragrafi pasardhės vazhdon me "Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike". Pra, jo vetėm qė Shteti ėshtė laik, dhe si i tillė duhet tė heqė dorė nga ēdo veprim qė cenon kėtė laicitet, por duhet tė jetė asnjanės nė ēėshtjet e besimit dhe tė ndėrgjegjes, pra, duhet tė trajtojė nė mėnyrė tė barabartė tė gjitha fetė, dhe tė gjitha fetė tė trajtohen nė mėnyrė tė barabartė me ēėshtje (tė tjera) tė ndėrgjegjes, tė cilat me njė interpretim zgjerues pėrfshijnė edhe mosbesimin, pra ndėrgjegjen e pastėr nga ndikimet abrahamike, thėnė ndryshe ateizmin.

Kushtetuta shqiptare ateistėt dhe besimtarėt i vendos nė plan barazie, duke nisur qė prej "Preambulės", dhe mbi ta vendos laicitetin e Shtetit. Nuk duhet harruar as fillesa e Kushtetutės, mėnyra si u pėrpilua e u aprovua, e gjitha nė frymėn e gjithėpėrfshirjes.

Forma e betimit e pėrdorur nga Presidenti vetėm gjithėpėrfshirėse nuk ėshtė, pra bie ndesh me frymėn kushtetuese dhe ėshtė pėr t'u vlerėsuar konflikti me nenin 10, paragrafi 1 dhe 2.

Njė formė e drejtė dhe konform Kushtetutės e frymės sė saj do tė ishte "zoti mė ndihmoftė, Betohem", nė kėtė rast nuk cenohet as e drejta e lirisė sė besimit dhe e shprehjes sė saj, pėr faktin se pa thėnė "Betohem" individi nė fjalė ėshtė njė qytetar i thjeshtė, dhe nė tė njėjtėn kohė nuk pėrēohen mesazhe fataliste.

Ky spektakėl i shkeljes sė parimeve kushtetuese, qė po bėhet i rėndomtė tashmė nga ata qė supozohet se duhet tė zbatojnė tė parėt ligjin, shpalos tė gjitha ngjyrat e tij tė shėmtuara nė rastin e festimeve tė ndryshme tė kulturės abrahamike, kur politikanėt vihen nė garė kush tė tregohet mė servil ndaj shoqatave joqeveritare abrahamike (apo kujtdo fshihet pas tyre). Garėn sivjet e fitoi, padyshim dhe siē pritej, presidenti.

I shfaqur nė televizionet tona, si ishim mėsuar tė shikonim presidentėt vetėm nė urimet e fundvitit, presidenti aktual iu drejtohet shtetasve drejtpėrsėdrejti pėr herė tė parė, kujdeset dhe vetė ta nėnvizojė kėtė fakt, pėr njė ēėshtje fetare.

Nė mesazhin e tij presidenti shprehet se "besimi ėshtė njė nga cilėsitė mė tė ēmuara qė ka njeriu dhe qė e kanė ēuar njerėzimin pėrpara".1

Njė pohim qė as mė fanatiku i abrahamikėve nuk ka guxuar ta kryejė pėrpara njė publiku tė gjerė, reagimi mė i vogėl do tė ishte buzėqeshja ironike e shoqėruar me njė "Eppur si muove!". Do tė ishte e gjatė lista e djegieve, masakrave, dhunės sė pashembullt tė shkaktuar nga kjo "cilėsi e ēmuar” dhe nga vonesat e rėnda qė feja ka shkaktuar nė zhvillimin kulturor dhe shkencor tė njerėzimit, prandaj le tė ndalemi vetėm nė pak gjėra qė na pėrkasin drejtpėrsėdrejti si shqiptarė.

Gjatė pėrpjekjes pėr shkronjat shqipe, gazeta "Dielli" e Bostonit, mė 15 maj 1910, raporton se myderizi i Filatit udhėzoi tė 12 hoxhallarėt e Filatit qė tė propagandonin se myslimanėt e Ēamėrisė ishin turq dhe se "tė lexuarit shqip ishte mėkat".2 Jo vetėm kaq, por gjatė debatit mbi shkronjat xhonturqit nėpėrmjet hoxhallarėve fanatikė dhe civilėve tė korruptuar u pėrpoqėn nė tė gjitha mėnyrat pėr tė bėrė qė shqipja tė shkruhej me shkronja arabe dhe nė tė gjithė Shqipėrinė bota u nda nė dy anė: partizanėt e shkronjave latine edhe partizanėt e shkronjave arabe. E para pėrfaqėsonte kulturėn evropiane edhe e dyta kulturėn aziatike, e para pėrfaqėsonte nacionalizmėn shqiptare, e dyta fanatizmėn fetare; e para jetėn, e dyta vdekjen.3

Qėndrimi i barinjve tė besimtarėve gjithmonė ka qenė pėr kėtė "ēuarje pėrpara", nė vitet kur Veriori (Kosova) digjej nga pushtuesit tė vetmit qė jetonin tė qetė dhe rregullisht merrnin rrogat nga shteti serb ishin pikėrisht imamėt.4

Qėndrimi pėrparimtar i besimtarėve del edhe nė vitet e konsolidimit tė Shtetit shqiptar, pėrpara hyrjes nė fuqi tė Kodit tė ri Civil, mė 1927, i cili parashikonte pėrmirėsimin e pozitės sė gruas nė shoqėri, kėta barinj pohonin se gruaja ėshtė njė krijesė qė "duhet t'i nėnshtrohet burrit si zotit, sepse burri asht mbi gruen si Krishti mbi kishėn".5

Mund tė vazhdojmė gjatė duke renditur fakte se si besimi abrahamik, pėr tė cilin flet presidenti aktual, ka "ndihmuar" pėrparimin e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, por ndalemi kėtu.

Presidenti nė fjalimin e tij nuk harron tė pėrmendė edhe bashkėjetesėn fetare si njė virtyt tė popullit tonė. Por shqiptarėt nė realitetin e fakteve, kėtė dukuri e kanė njohur me herėt se ta dėgjonin si togfjalėsh, kjo sepse, jeta si nė veri dhe nė jug, e tė krishterėve dhe e myslimanėve, rregullohej prej tė njėjtave ligje.6 Nė thelb tė bashkėjetesės ėshtė barazia, si e pėrkatėsisė etnike ashtu edhe ligjore.

Nė fjalimin e tij presidenti shkel pikėrisht kėtė barazi, "nėpėrmjet besimtarėve myslimanė gjej rastin tė uroj gjithė popullin shqiptar qė ka shfaqur gjithmonė njė nga virtytet e tij mė tė mėdha, bashkėjetesėn fetare!", pra duket sikur "tė gjithė shqiptarėt" janė tė nėnrenduar nė raport me "myslimanėt" dhe sikur presidentit pėr tė uruar shqiptarėt i duhet ndihma e myslimanėve...

Kėtė cirk tė shėmtuar tė presidentit aktual e ndjekin prej disa kohėsh dhe shumė politikanė tė tjerė, tė cilėt i thurin lavde islamizmit dhe pastaj urojnė "tė gjithė shqiptarėt".

Miliona shqiptarė nė siujdhesėn ilire dhe nė kolonitė tona nėpėr botė, festėn abrahamike tė "bajramit" nuk e shohin veēse si njė minė me shpėrthim tė vonuar, jo thjesht si trashėgimi tė njė pushtuesi gjakėsor, por si farė tė njė pushtimi tė ri, si forcė prapakthyese, e cila gjithmonė ka penguar pėrparimin e kombit.

Fetė, duke cituar kėtu Dora d'Istrian, nuk janė tjetėr veēse mynxyra pėr popullin tonė.7

Nėse dikur Sami Frashėri pohonte se klerikėt nuk duhet tė pėrzihen nė ēėshtjet politike, sot duhet tė pohojmė me forcė se politikanėt nuk duhet tė pėrzihen me ēėshtjet e fesė, e aq mė keq tė fesė abrahamike qė nuk ėshtė pjesė e kulturės sonė burimore, sepse po shkatėrrojnė laicitetin e Shtetit dhe po bėhen palė e ofensivės neootomane.

Ateistet