Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 161
  1. #91
    Peter Lucas komenton vdekjen e Alisė


    Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas, i cili vizitoi pėr herė tė parė Shqipėrinė nė vitin 1988 dhe qė ndoqi mė pas rėnien e komunizmit si korrespondent i Boston Herald, mendon se Alia ishte njė njeri i mirė, por qe gjithashtu i burgosur nėn prangat e trashėgimisė sė Hoxhės.

    Lucas, i cituar nga gazeta “Shqip”, thotė se Alia nuk diti tė kuptonte se ēfarė po ndodhte, por qė gjithsesi duhet falėnderuar pėr lėshimin e pushtetit pa dhunė.

    Lucas ėshtė autor i disa romaneve dhe librave mbi Shqipėrinė e kohės sė komunizmit.

    “Mė vjen keq tė dėgjoj pėr vdekjen e Ramiz Alisė. Gjatė shumė rasteve qė jam takuar me tė, ai qe i mirėsjellshėm, me dinjitet dhe i rafinuar.

    Gjithsesi, unė e gjeta atė tėrėsisht tė papėrgatitur pėr ndryshimet qė po ndodhin nė Shqipėri dhe gjithkund tjetėr nėpėr Ballkan e nė Europėn Juglindore, pasi ai zuri vendin e Hoxhės si udhėheqės i vendit.

    Ndėrsa forcat qė kėrkonin ndryshim po demonstronin nėpėr rrugėt e Tiranės dhe qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė dhe ndėrsa komunizmi po binte, Alia nuk dukej i aftė pėr t’u pėrballur por u zu nėn status quo-nė e Partisė Komuniste.

    Ai premtoi ndryshim, por qe shumė pak dhe shumė vonė dhe u gllabėrua nga forcat qė ai nuk i kuptonte. Kjo ishte pėr tė ardhur keq nė njėfarė mėnyre. Ai trashėgoi njė shtėpi qė ishte e kalbur dhe po rrėnohej pėrreth tij dhe ai nuk diti ēfarė tė bėnte.

    Mendoj se ishte njė njeri i mirė, por mendoj gjithashtu se qe i burgosur nė prangat e trashėgimisė sė Hoxhės, - aq keq sa ē'qe dhe i burgosur nga Nexhmija dhe zyrtarėt e Partisė Komuniste qė e rrethonin atė dhe qė interesoheshin vetėm pėr tė mbajtur pozicionet e veta.

    Rezultati nė fund ishte qė ata tė gjithė u mėnjanuan. Megjithatė, nuk pati dhunė tė vėrtetė pėrgjatė tranzicionit nga komunizmi te demokracia nė Shqipėri, nuk pati luftė civile tė pėrgjakshme apo grusht shteti, nuk pati ekzekutime nė masė. Sa shumė e ndryshme qe kjo nga periudha kur komunistėt e morėn pushtetin!

    Largimi i tij qe pa gjakderdhje dhe ai duhet tė falėnderohet pėr kėtė. Ai thjesht u zhduk si mjegull me gjithė dinjitetin qė mund tė zotėronte. Mendoj se ky qe karakteri i tij.

    Nė rrethana tė tjera dhe nė kohė tė tjera ai mund tė kishte qenė njė udhėheqės i mirė. Pėr fat tė keq, ne nuk mund tė zgjedhim kohėn nė tė cilėn ne e gjejmė veten mbi tokė”.

    Ramiz Alia vdiq nė orėn 7.00 tė ditės sė premte nė sanatoriumin e Tiranės, ku ndodhej i shtruar pėr shkak tė komplikacioneve nė mushkėri.

    Nuk ėshtė e qartė nėse kryeministri Sali Berisha do tė respektojė apo jo ceremonialin zyrtar, pėr t'i rezervuar ish-presidentit Alia njė ceremoni zyrtare.

    top-channel

  2. #92
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    si mund te jesh "njeri i mire" kur i sherben nje diktatori!?

  3. #93
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    si mund te jesh "njeri i mire" kur i sherben nje diktatori!?
    Vetėm i shėrbeu? Po nė vitet '80 kur sistemi realisht u bė edhe mė i egėr, dhe kur Enveri ishte "30 mijė dollaro nė 1938', KUSH e drejtonte vendin?

    Nė ēdo intervistė shprehjet e tė ndjerit ishin: "Kėshtu mė thanė....kėshtu kam dėgjuar....kėshtu thuhej....ashtu ishte.....ashtu u bė". Tė gjitha folje pasive.
    Madje thoshte edhe "po edhe gabime janė bėrė...se ashtu mendonim atėhere".
    Nė fjalorin e ish-kreut tė shtetit pėremri "unė" kurrė nuk shoqėrohej nga folje aktive (vendimmarrėse).
    Madje edhr pėr "vendosjen e pluralizmit" shprehej "Unė nuk doja tė bėhej ashtu me rrėmbim....po tė tjerėt...".

    Gjithmonė vetėm "dėshmitar" asnjėherė "vendimarrės". Madje edhe kur kėtė ia kėrkonte Kushtetuta.
    -

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ceremonia mortore e Ramiz Alisė ditėn e dielė, do prehet nė Sharrė




    TIRANĖ- Ish-udhėheqėsi i fundit i regjimit komunist dhe ish-presidenti i parė pluralist pas viteve 90, Ramiz Alia do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit ditėn e ditėlė nė 9 tetor.

    Nė orėn 10:00 tė ditės sė diel protokolli i shtetit ka vendosur qė homazhet tė bėhen nė Shtėpinė Qėndrore tė Ushtrise.

    Vonesat pėr varrimin e Ramiz Alisė janė kushtėzuar nga ardhja e dy fėmijėve tė tij qė jetojnė jashtė.

    Djali i tė ndjerit gjendet nė Francė, ndėrkohė qė vajza nė Suedi. Institucioni i Protokollit tė Shtetit i pyetur nga Gazeta Shqiptare shprehet se ish-presidentėve u takon t’ju mbahet ceremonia e homazheve, por gjithnjė nė vullnetin dhe bashkėpunimin e familjes.

    Trupi i pajetė i Ramiz Alisė qėndron nė morgun e QSUT-sė. Ish-udhėheqėsi i fundit komunist Ramiz Alia u shua ne moshen 86-vjecare si pasojė e disa sėmundjeve kronike.

    FAMILJA: RAMIZ ALIA DO PREHET NĖ SHARRĖ
    Ora 11:18 Familjarėt e tė ndjerit Ramiz Alia kanė dhėnė detaje pėr NEĖS24 sa i pėrket ceremonisė mortore. Alia do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit tė dielen nė 9 tetor nė orėn 11:00 nė varrezat e Sharrės. Nė orėn 10:00 tė ditės sė dielė Protokolli i Shtetit ka vendosur qė homazhet tė bėhen nė Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė.

    (e.m/BalkanWeb)

  5. #95
    "Pervecse na la nje jete te tere ne mjerim,na u desh qe te paguajme 20 vjet per pensionin e tij.Shpresoj qe te terheqi sa me pare edhe Mamadhine (Nexhmijen)"

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Vlerėsime tė historianit Michael Schmidt-Neke figurės sė Ramiz Alisė

    I intervistuar sot nga Doutsche Welle, historiani Michael Schmidt-Neke, njohės i mirė i Shqipėrisė, jep vlerėsimet e tij pėr figurėn e Ramiz Alisė, qė ka ndėrruar jetė sot nė mėngjes. Ai shpjegon se pėrse ėshtė e vėshtirė tė bėsh njė vlerėsim tė qartė tė jetes sė ish Presidentit tė Shqipėrisė, Ramiz Alia.

    Historiani vėren se “Ramizi nė jetėn e tij ishte njeri shumė i shkathėt dhe shumė oportunist. Nė vitet shtatėdhjetė ai kishte njė simpati pėr njė liberalizim nė fushėn e kulturės, por pas festivalit tė kėngės tė viteve '72-'73 erdhi njė erė shumė e ftohtė nė skenėn kulturore tė Shqipėrisė, duke pėrfunduar nė njė spastrim politik, i cili goditi njerėz si Todi Lubonjėn e Fadil Paēramin etj. Por megjithatė Ramizi ishte si ngjalė ai diti tė ruante jo vetėm kokėn, jo vetėm lirinė, por edhe pozitėn politike, e cila pėr tė kishte pėrparėsi tė parė dhe nė vitet 80-tė ai nuk kishte ndėrmend tė vetėflijohej nė emėr tė tė ashtuqujaturit liberalizėm, por ai vepronte sigurisht nė njė mėnyrė shumė oportuniste, qė rezultoi nė vitin 90-tė, kur vala e ngjarjeve nė Evropėn Lindore kapi edhe Shqipėrinė, me hir e pahir u detyrua tė lejonte plurarizmin”.
    Michael Schmidt-Neke kujton “Ramizi ishte njė karakter krejt tjetėr, po ta krahasosh me Mehmet Shehun pėr shembull, qė ishte ushtarak i fortė gjithė jetėn. Ai ishte njeri mė i civilizuar, tė themi. Ai nuk ishte i preokupuar nga idetė e jetės ushtarake, tė forcave shtypėse represive, pėr mua ai ėshtė njė karakter shumė enigmatik, do tė ishte shumė interesant, kur njė ditė tė shkruhej biografia e Ramizit, por pėr sot ky moment nuk ka ardhur, duhet tė presim ca dekada, qė tė mos jetė as propaganda, as denigrimi i plotė. Por ėshtė njė karakter, siē thonė shqiptarėt nė dekadat e fundit, shumė poliedrik”

    Historiani thotė se nga njėra anė “Ramiz Alia qysh nga vitet 50-tė, 60-tė ka qenė njė funksionar shumė i rėndėsishėm i sistemit komunist, duke u bėrė trashėgimtar i Enver Hoxhės pas vekjes sė tij nė vitin 85, pra ai mban nė supet e tij pėrgjegjėsitė pėr tė gjitha tė metat dhe fajet e regjimit komunist pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut, pėr izolimin e Shqipėrisė” e nga ana tjetėr, nė fazėn e fundit tė regjimit kur “nė udhėheqjen e partisė sė punės kishte njė luftė mes dy fraksioneve, njė fraksion i moderuar reformist, jo nė shkallėn e Gorbacovit, por nė favor tė reformave, kundėr fraksionit tjetėr konservator, i cili nuk lejonte asnjė lajthitje nga kursi i Enverit, ishte ramiz Alia ai qė udhėhiqte tė parin”.

    Pyetjes nėse mund tė konsiderohet meritė e Ramiz Alisė, fakti qė ndryshimet politike nė Shqipėri u zhvilluan pa gjakderdhje, Michael Schmidt-Neke i pėrgjigjet “Nė njė farė mase po, por nė situata tė tilla ka gjithmonė dy palė. Asnjė palė nuk kishte interes pėr gjakderdhje tė madhe, pėr njė luftė civile. Ėshtė edhe merita e udhėheqjes sė kėsaj kohe, edhe e popullit vetė, qė nuk kreu akte dhune ndaj njerėzve, por vetėm kundėr objekteve tė regjimit, kam parasysh rrėzimin e pėrmendores sė Enverit nė shkurt 91. Pra ēmimi pėr kėtė tranzicion, nė momentin e parė ishte njė farė anarkie, njė prishje e ekonomisė, por tė paktėn Shqipėria nuk pėrjetoi nė kėtė moment historik pėrvojėn e Rumanisė me luftėn civile tė hapur, lufta civile pastaj ka ardhur nė vitin '97, pėr kėtė Ramizi nuk kishte pėrgjegjėsi”.


    Gazeta Shqiptari Italise
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Per ata qe mendojn se ramizi ka qene "reformator" api i "bute" apo ndihmoje "rrevolucionin" te behej ne paqe, e ku di une cfar analizash te tjera qe mundoheni ti beni. A nuk u "hapen" burgjet dhe u lane te gjithe ordineret te dilnin nga kafazi i tyre perpara se te liroheshin te burgosurit Politik. A nuk u vran me mijera te rinje ne Tirane, qe me vone u groposen ne nje varr masive, gjate te ashtu quajtur "rrevolucion" paqesor. A nuk u vran me dhjetra e dhjetra te rinje qe mundoheshin te kalonin kufirin, ne nje kohe qe "ligji" denonte vetem me 3 a 5 vjet heqje lirie. Si mund te jeni kaq naive, dhe mendoni se ne ate kohe ka pasur organe te pavarura dhe qe menrinin vendime pa dienin e Diktatorit. Si mund te ndodhnin gjera te tilla ne nje sistem Totalitar, gjakpires sic ishte ai i shqiperise. Juve e quani meriten e ramizit qe nuk u vra njeri gjate "revolucionit". Si jua ha mendja juve se Shqiperia qe perjetoj diktaturen me te eger, me Kriminele per nje gjysem shekulli, nuk denoj As edhe Nji person, nuk mbajti pergjegjes As edhe Nji per krimet qe iu ben ati populli, per gjakun qe u derdh si rreke!


    Kush i dha urdherat? kush e drejtoje Qeverine? Si mendoni juve qe nji njeri qe u brumos me frymen ibrishte te komunizmit, si ramizi, dora e djathe te Xhahilit vet, u beka reformist brenda nates. Eshte nji injorance shtazarake te mendosh dhe te pretendosh se keta Ordinera ben "rrevolucionin" paqesor sepse iu dhimseshte populli. Per ke popull e keni fjalen juve per ate qe ata masakruan per nji gjysem shekulli sikur te ishin skllever porsonal?

    Ata u munduan te mbanin gjendjen nen kontroll sepse , ben mekate pa hesape, dhe populli do ti linconte nji nga nji, po te mos kishin marre frenat ne dore vet. E ben per te ruajtu by*then e vet, dhe qe te vazhdonin te sundonin prap, ashtu sic po bejne edhe sote.

    Nuk ja vlen te shkruash as edhe nje shkronje per kete Zagar, jo me gjithe keto debate dhe ngushellime qe i beni.

    E dini juve qe ai ka qene as Shqiptare. Ka qene Boshnjak??????
    Nuk ka qene boshnjak...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    le te behet gati klani i edi rames e gramos rucit e ilir metes per varrimin e babait te tyre
    Mire e ke. Ndersa kuroren i takon doktorit t'a mbaje
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #99
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Nuk ka qene boshnjak...
    Ramiz Alia eshte shqiptar. Familja e tij eshte larguar nga Gjakova per ne Shkoder ku dhe ai ka lindur.

    Punen me te mire qe ka bere gjate gjithe jetes se tij, ka qene fakti se arriti me mjeshteri te zhduke nga faqja e dheut monstra te tipit Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-10-2011 mė 08:40

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    e quditeshme eshte se alia u vizitua ne spitale nga sali berisha,,,ilir meta,,,sabri godo,,,fatmir mediu,,,skender gjinushi,,,edi rama,,,,

    dhe keta njerez na moren frymen ka 20 vjet demokraci,,,

    ai na mori frymen po e pranonte qe ishte diktatore,,,


    po keta qe jane diktatore
    e ish komunista qe na hiqen demokrate

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •