Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 161
  1. #101
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Shikone se cfar shkruajn Aleatet e ramizit dhe te enverit. Jane te paret qe shkruajten dicka per ramizin. Anglezet po na tregojn neve shqiptareve se sa i bute dhe reformist paska qen ky. Ky paska qene Shpetimtari jone. Arkitekti i perestrojkes shqiptare.


    Media britanike flet pėr vdekjen e Alisė


    Gazeta "The Indipendent" boton sot nje shkrim te gjate per te, duke e cilesuar Ramiz Aline, politikanin qe menaxhoi tranzicionin e Shqiperise drejt demokracise.

    'Ramiz Alia, - thuhet ne kete shkrim, - ishte ne te njejten gjatesi vale me Hoxhen mbi domosdoshmerine e Shqiperise, nje vend me madhesi sa Uellsi, qe te aplikonte teorine marksiste, duke e pershtatur ate me natyren e vendit dhe trashegimine materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar, sesa te kopjonte verberisht Bashkimin Sovjektik dhe Kinen'.


    Gazeta 'The Guardian' shkruan per vdekjen e Ramiz Alisė, duke e cilesuar ate si sundimtarin e fundit komunist te Shqiperise dhe arkitektin e Perestroikes ne vendin e tij. Autorja e shkrimit, ekspertja e ceshtjeve ballkanike Miranda Vikers nenvizon se edhe pse Alia shihet nga shume vete, si nje force motivuese pas reformave dhe madje dhe jo komunistet ia njihnin meriten e te rezistuarit te presionit nga elementet konservatorė brenda Partise se Punes, per te frenuar procesin e reformave, duket se Alia mbeti seriozisht i kompromentuar nga lidhjet e tij te ngushta me Hoxhen.

    'Nje politikan me aparence modeste dhe sjelle te kendshme, Alia nuk kishte karizmen e lire te Hoxhes. Ai arriti te mbijetonte shume nga spatrimet e pameshirshme ne partine e tij, duke demostruar besnikeri totale ndaj Hoxhes dhe duke mesuar te rrinte gojembyllur per ceshtjet kontraversiale',shkruan Miranda Vikers ne shkrimin e botuar ne 'The Guardian'.


    BBC ne faqen e vet online, ne shkrimin per vdekjen e ish-udheheqesit komunist te Shqiperise shkruan se Alia nuk krijoi ate kult te individit si Enver Hoxha.Por pas vdekjes se z. Hoxha aleatit te tij te vjeter, z.Alia me ngurim u be udheheqesi i fundit i Evropes Lindore qe filloi reformat demokratike ne vend. BBC thekson se Alia e librin e tij “Jeta ime” shkruan se Partia Komuniste duhet t'i kerkoje ndjese shqiptareve, qe nuk e zhvilloi ekonomine e vendit per t'u dhene nje jete me te mire. “Jam i bindur se vendi yne nuk do mbese tere kohen delja e zeze e Evropes” , citon BBC Ramiz Aline.


    Ky zagar ka shkruar ne librin e tije se duhet ti kerkojm shqipetareve falje per jo zhvillimin ekonomik. Kurse per shtypjen skllaverore dhe vrasjet edhe gjaku i shqipetarve qe u derdh per 50 vjet as qe nuk zihet me goje.

    Eshte e kote te merresh me juve. Njeri i bie thumit tjetri patkoit. Me ju eshte fol e rruj Ve!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te huajt nuk mund ta analizojne shkiperine e politikanet e saje.

    eshte si me than..

    e kish ba te mir halla bakllaven...
    pse a e provove a?
    jo po e pash prej bires cilsit..

    politikajt e eu-se e usa-s por dhe analistet andej.. nuk munden te kuptojne.. shum gjera..
    ata din mire nje ane te politikajve diktatoriale..
    anen legene te servilizmit qe politikanet e regjimeve diktatoriale cfaqin ndaj fuqive te medha..
    pra u a njohin buzqeshjen.. hi hi ha ha-ne..
    keshtu dhe me tanet..

    ata qe provuan birucat.. e din mire fytyren e vertete te regjimit dhe udhehqjes se tyre..
    gjithashtu dhe ata qe.. degjojne mesojne e vrasin mendjen per ta kuptuar kte lloj regjimi..

    nje deputet eu-ropian.. smund te kuptoje se.. cdo te thote qe nje mama shqiptare .. nga sojet e thjeshta.. ne rinas.. dridhet.. qe po i hipen avionit per te vajtur tek cupa.. pa vize..pa u shk.erdh.ier mureve e deyerve te ambasadave.. me muaj e vite.. te sterlodhshme..

    smundet ta kuptoje..

    prandaj as nuk e kuptojne..pse e votuan lul bashen..
    as berishen nuk e kuptojne europiano amerikanet.. pse e do populli aq shume..
    sepse smund te kuptojne ata se cfar solli ai..

    qe ta kuptoc berishen duhet te kesh qen fshatar i rritur me buk misri te mutosur.. i rrahur e i shkokerdhier.. i pangopur kurre.. i pa veshur kurre.. e qe nje dit e sheh vehten me kerr.. me lope me toke e shpi te re..

    as ramizin nuk e kuptojne.. sepse e kan pare tu qeshe atyre neper takime.. tu thote frengjisht.. ui ui yes yes..
    por se cbente zylyftari e hekri birucave apo simoni kufijve.. ata nuk do e mesojne kurre..
    po dhe ne e mesofshin.. nuyku jan bijt e tyre te kallkanosurit maleve e te shqyer ujqish e qensh kufiri.. gerxheve..
    e keshtu me radhe..

    maqo..shum terselleme ke me ramizin..

    mirpo me ramizin jan dy pale te zemruara..

    njerzit e mire..per dobicerine e tij pro enver ne 40 vjet..

    dhe enverucet.. per "tradhetine" qe sipas tyre beri ramizi nga fundi.. qe i iku.. rruges se enverit.. sipas tyre..

    ti cfar inati ke?

    se kur ben letra obames e ke.. me berishen inatnė..

    dhe stasi e ka inat ramizin..

    se sipas tyre.. nuku qe aq gjaksor m.uti andej nga fundi.. ashtu derrce si e kan dashur ata..

    ne hall i ngrati ramiz..

    lol

    nje lab me tha.. do i vem minen tha te shpia qendrore e ushtrise se na i griu leberit me te mire ne koh te enverit..

    beni cdoni i thac.. vetem mo vrisni kamariera e shofera e milet kureshtar..

    .

    ..

  3. #103
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Peter Lucas komenton vdekjen e Alisė


    Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas, i cili vizitoi pėr herė tė parė Shqipėrinė nė vitin 1988 dhe qė ndoqi mė pas rėnien e komunizmit si korrespondent i Boston Herald, mendon se Alia ishte njė njeri i mirė, por qe gjithashtu i burgosur nėn prangat e trashėgimisė sė Hoxhės.

    l
    Kur po diskutoja me nja ca shoke dje ne kafe rreth vdekjes se alise u thashe ekzakli te njejten gje edhe mu hodhen ne qafe
    Mgjth sdo ma bente zemra me thene se ishte '' njeri i mire'' , por jam i sigurte qe ka qene i burgosur nen prangat e trashegimise se hoxhes.

  4. #104
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    te huajt nuk mund ta analizojne shkiperine e politikanet e saje.

    eshte si me than..

    e kish ba te mir halla bakllaven...
    pse a e provove a?
    jo po e pash prej bires cilsit..

    politikajt e eu-se e usa-s por dhe analistet andej.. nuk munden te kuptojne.. shum gjera..
    ata din mire nje ane te politikajve diktatoriale..
    anen legene te servilizmit qe politikanet e regjimeve diktatoriale cfaqin ndaj fuqive te medha..
    pra u a njohin buzqeshjen.. hi hi ha ha-ne..
    keshtu dhe me tanet..

    ata qe provuan birucat.. e din mire fytyren e vertete te regjimit dhe udhehqjes se tyre..
    gjithashtu dhe ata qe.. degjojne mesojne e vrasin mendjen per ta kuptuar kte lloj regjimi..

    nje deputet eu-ropian.. smund te kuptoje se.. cdo te thote qe nje mama shqiptare .. nga sojet e thjeshta.. ne rinas.. dridhet.. qe po i hipen avionit per te vajtur tek cupa.. pa vize..pa u shk.erdh.ier mureve e deyerve te ambasadave.. me muaj e vite.. te sterlodhshme..

    smundet ta kuptoje..

    prandaj as nuk e kuptojne..pse e votuan lul bashen..
    as berishen nuk e kuptojne europiano amerikanet.. pse e do populli aq shume..
    sepse smund te kuptojne ata se cfar solli ai..

    qe ta kuptoc berishen duhet te kesh qen fshatar i rritur me buk misri te mutosur.. i rrahur e i shkokerdhier.. i pangopur kurre.. i pa veshur kurre.. e qe nje dit e sheh vehten me kerr.. me lope me toke e shpi te re..

    as ramizin nuk e kuptojne.. sepse e kan pare tu qeshe atyre neper takime.. tu thote frengjisht.. ui ui yes yes..
    por se cbente zylyftari e hekri birucave apo simoni kufijve.. ata nuk do e mesojne kurre..
    po dhe ne e mesofshin.. nuyku jan bijt e tyre te kallkanosurit maleve e te shqyer ujqish e qensh kufiri.. gerxheve..
    e keshtu me radhe..

    maqo..shum terselleme ke me ramizin..

    mirpo me ramizin jan dy pale te zemruara..

    njerzit e mire..per dobicerine e tij pro enver ne 40 vjet..

    dhe enverucet.. per "tradhetine" qe sipas tyre beri ramizi nga fundi.. qe i iku.. rruges se enverit.. sipas tyre..

    ti cfar inati ke?

    se kur ben letra obames e ke.. me berishen inatnė..

    dhe stasi e ka inat ramizin..

    se sipas tyre.. nuku qe aq gjaksor m.uti andej nga fundi.. ashtu derrce si e kan dashur ata..

    ne hall i ngrati ramiz..

    lol

    nje lab me tha.. do i vem minen tha te shpia qendrore e ushtrise se na i griu leberit me te mire ne koh te enverit..

    beni cdoni i thac.. vetem mo vrisni kamariera e shofera e milet kureshtar..

    .

    ..
    Po po , eshte shume e vertete.
    Njerezit kane per te pasur ndenja te perziera ndaj udheheqesve te atij rregjimi.

  5. #105
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Te lumt i nerumi Maqellarjot, je i rralleti qe e ke vlersu diktatorin e fundit ashtu si e meriton.
    Ishte nje nder krye servilet qe ia bente aminin cdo vendimi te krye kriminelit.
    Servil,duar trokites i krimeve dhe pjese marres ne ta. Poeti trim shqyptar Havzi Nela u vare ne mes te Kuksit, nga ky gjelat pase ardhes i kryegjelatit titist pro jugosllav,stalinist , mao cedonist e me ne fund mbeti i vetmu me banden e ti nexhmije ramiziste.
    Pse diktatori fundit nuk beni ate qe deshironte pandora e zeze ta bente? si zagar nuhates i mire i oborrit te krimit, mesoj nga vrasesit te tipit si vete chaushesku -helena, jau beni te kjarete pandores zeze dhe zagrve tjer xhelil xhonve,se nuk donte te perfundonte me te njetin fat si krye diktatori vllahis. Per ndryshe programet,planet i bente me mjeshtri si te perjeton intrigat e ti qe i kishte ushtru tane jeten e tij. me dinakeri jetoi dhe me dinakeri i shpetoi ndeshkimit ti dhe familjes vete! Jo se i dhimbej shqyptaria por ai i nuhaste gjenat me kohe, e dinte se ska rrugdlje tjeter perpos dinakris dhe marifeteve qe ai zotnonte. Nuk kishte kethim prapa me per shqypnin. I kishte ardhe koha te shkatrrohej banda vrasese stalinisto-enveriste e Tiranes.
    Ngushllime familjes diktatorit dhe te jen krenar e te ndihen me fat qe paten nje dinak ne krye, dijti ti shpeton nga ma e keqja chaushesku helena.
    Shqyptaret me ane te historis kan me ia dhene hakun diktatorit fundit dhe krejte kastes ati pushteti vrases. Ata qe kan ndjenja te perzieme per udhe heqesit e atij rexhimi gjakatar, jan nostalegjiket ose nuk ju intereson se cfare ka ndodhe nen ate pushtet kriminel.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Po te jap nje paralelizem qe ti kuptosh pak me qarte gjerat.
    Stalini u quajt diktator i eger , i po te njejtes natyre ishte dhe enver hoxha.
    Nuk dime gje qe ne histori figura e khrushovit si pasues i stalinit ne diktature ishte i te njejtes grade. Bile ai u quajt si reformator ne shume gjera ne eren post-stalinizem. Prandaj dhe enveri e kritikoi eger ate.
    Ramizi si pasues i enverit pati te njejtat aplikime ne diktature.
    Zbutja e regjimit u duk qarte qe ne vitin e pare te qeverisjes se tij.

    Mgjth une nuk i jap merite per kete gje.
    Merita e vetme qe ai pati , per mua, ishte qe ne revolucionin e 90's , beri qe te mos shkaktoheshin viktima.Jeta e njerezve eshte me e shtrenjte se cdo gje.
    Ju do e kishit share me te njejten gjuhe edhe nqs ai do urdheronte forcat te gjuanin mbi popullin. Ju s'arrini te shihni diferencen , kjo eshte e gjitha.
    Une fola per merita, jo per vleresimin historik te veprimeve dhe vendimeve politike te R. Alise.
    Merita nuk fitohet permes veprimeve dhe vendimeve te zakonshme dhe te nevojshme per interesa personale, partiake, ideologjike, pushtetore... edhe nese ato ndonjehere mund te japin efekte pozitive per shumicen e qytetareve.
    P.sh. Nese ti e shpeton dike nga nje tragjedi sepse vetem ashtu mund ta shpetosh edhe veten nga e njejta tragjedi apo edhe dicka me e keqe, nuk mund te pretendosh se meriton patjeter lavdata apo dekorata per nje akt te tille.

    Ka njerez apo grupe te ndryshme, te cilet mundohen, me apo pa qellime politike, ta vleresojne edhe nacionalsocializmin gjerman apo regjimin e asaj kohe permes efekteve pozitive te disa veprimeve dhe vendimeve qe per regjimin dhe ideologjine ishin praktikisht te pashmangshme. Ne te kunderten, ai regjim dhe ajo ideologji nuk do te funksiononin fare. Per disa pretendime dhe prononcime te tilla publike, ku p.sh. pjese te politikes sociale te regjimit nacionalsocialist paraqiten si merita te tyre apo te asja politike dhe ideologjie, ka njerez qe jane perjashtuar nga puna apo pozita te rendesishme ne shoqeri. Sepse faktikisht eshe e palejueshme qe te vleresohet nje regjim i tille apo cfardo regjimi tjeter represiv nga perspektiva e disa efekteve te pashmangshme pozitive gjate zhvillimit te pushtetit te tyre.

    Shqiperia nuk mund te krahasohet as me Gjermani as me Rusi.
    Sepse ne te dyja rastet kemi te bejme me superfuqi apo fuqi, te cilat vendosin fatin e nje kontinenti apo te gjithe botes. Prandaj, kur dikush ben vleresimin e politikaneve apo regjimeve te ketyre vendeve, ai njekohesisht ka parsyesh rolin vendimtar te tyre per zhvilimet e ardhshme edhe ne shtete, regjione dhe kontinente tjera. Ne kete kontekst ka rendesi edhe paraqitja dhe analizimi i hollesishem i cfardo dallimi te vogel te veprimeve dhe vendimeve te njerit udheheqes ne krahasim me tjetrin.

    Ne rastin konkret, nese R. Alia do te konsiderohej si politikani qe ka kontribuar direkt, vullnetarisht dhe qellimisht ne drejtim te permbysjes se sistemit dhe regjimit te asaj kohe, dhe pa te cilin kjo permbysje nuk do te realizohej, atehere do te kishte merita. Eshte vetm spekulim, te thuhet se, po te ishte ai apo ky ne vend te R. Alise do te behej edhe me keq. Keso spekulimesh nuk ka mundesi te perdoren si argument per ti dhen merita R.Alise.
    Mundesia tjeter eshte, te analizohen dhe vleresohen te gjitha veprimet dhe vendimet e R. Alise, perfshire edhe protokollet dhe deshmite e ndryshme. Nese vertetohet se ai ka penguar direkt, vullnetarisht dhe qellimisht, per te miren e popullit dhe te vendit, jo per nevoja personale, te partise apo te pushtetit, qe "radikalet" e partise etj. ta marin pushtetin dhe ndoshta ta demtojne kombin dhe shtetin edhe me teper, perseri do te meritonte se paku lavdate, nese jo dekorata.
    Perndryshe, une nuk kam asgje kunder meritave te R. Alise, nese ka te tilla.

    Pershendetje

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Media britanike flet pėr vdekjen e Alisė



    'Nje politikan me aparence modeste dhe sjelle te kendshme, Alia nuk kishte karizmen e lire te Hoxhes. Ai arriti te mbijetonte shume nga spatrimet e pameshirshme ne partine e tij, duke demostruar besnikeri totale ndaj Hoxhes dhe duke mesuar te rrinte gojembyllur per ceshtjet kontraversiale',shkruan Miranda Vikers ne shkrimin e botuar ne 'The Guardian'.


    ...
    Apparatchik.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh

    --

    Mjekja: Orėt e fundit tė Ramiz Alisė
    » Dėrguar mė: 08/10/2011 - 16:14




    Esmeralda Keta

    Ish-Presidenti Ramiz Alia ishte i kthjellėt dhe optimist deri sa ndėrroi jetė. Madje, ai nuk ishte pėrgatitur fare pėr fundin". Kėshtu rrėfen pėr "Gazetėn Shqiptare" mjekja pneumologe, Silvana Bala, e cila e ka ndjekur pacientin Ramiz Alia, qė ditėn e hėnė kur u transportua nga Infektivi dhe deri dje nė mėngjes kur i janė bėrė edhe pėrgatitjet e fundit. Shefja e repartit tė dytė tė Pneumologjisė nė Sanatorium, prof.asc. Silvana Bala, shpjegon se ajo qė e ka habitur jo vetėm atė, por edhe tė gjithė stafin qė i shėrbeu ishte fakti se ai asnjėherė nuk pati pretendime as pėr vendin ku e lanė, as pėr kurėn, e as pėr ndonjė gjė tjetėr. Nė kėtė intervistė ajo na tregon se Alia ndėrroi jetė si pasojė e njė trombiliti pulmonar, rreth orės 6:15 tė mėngjesit, ku pėsoi njė arrest kardio-respirator. Ndėrkohė qė mėsojmė se mjekja reanimatore qė e ndiqte, Alma Cami, ishte vajza e ish-ministres sė Arsimit, Tefta Cami dhe ai bėnte shpesh shaka me tė.
    Cili ishte diagnoza e sėmundjes nga e cila vuante ish-Presidenti, Ramiz Alia?
    Pacienti nė fjalė ishte njė i sėmurė me diagnozėn tromembolite pulmonare me lokalizim qendror tė arteries pulmonare, i cili konsiderohet i sėmurė i rėndė dhe jo vetėm ai, por kushdo qė ka kėtė diagnozė futet nė reanimacion dhe ka ndjekje tė dyfishtė nga reanimatori dhe mjeku pneumolog. Unė ndėrkohė isha mjekja konsulente qė e mora nga infektivi i QSUT-sė, bashkė me doktoreshė Alma Cami, qė ishte mjekje reanimatore. Mbas njė konsulte tė bėrė nė nivel shefash tė Infektivit dhe Pneumologjisė u vendos qė tė dėrgohet nė reanimacionin e pneumologjisė nė Sanatorium, meqė ėshtė edhe reparti qė ndjek kėto patologji. Brenda 24 orėve tė para tė mbėrritjes kėtu, ekzaminohet dhe me angioskaner, qė vėrteton plotėsisht dyshimin e hedhur nga konsulta me shefin.
    Mjekimi pėr kėtė lloj patologjie ėshtė filluar menjėherė dhe ai ka qenė nėn mjekim intensiv, por tromembolia pulmonare ėshtė njė sėmundje qė bėn pusera tė herė pas hershme, tė hedhjeve tė reja tė trombeve, qė ndodhen nė organizėm. Hedhja e njė trombi tė madh tė ri, i mori jetėn pacientit sot nė mėngjes.
    Rreth ēfarė ore ka ndodhur kjo gjė?
    Rreth orės 6:15 tė mėngjesit. Tė gjithė shėrbimet ceremoniale tė vdekjes ia ka bėrė personeli. E kanė larė, e kanė zhveshur, e kanė veshur, e kanė rregulluar. Dhe ai ka shkuar nė morg vetėm pėr t'u ruajtur derisa t'i vijnė familjarėt.
    A ka qenė herė tjetėr i shtruar kėtu ish-Presidenti Ramiz Alia?
    Ka qenė njė herė tjetėr i shtruar kėtu, po nė reanimacion, por kjo para 7 vjetėsh, me njė pneumoni, jo me kėtė lloj patologjie qė u shtrua kėtė radhė.
    A ndikohet nga mosha kjo lloj patologjie?
    Ka disa faktorė risku qė e kanė sjellė kėtė patologji. Mosha po, pasi me kalimin e saj fillojnė e prishen faktorėt e kuagolimit tė gjakut, sėmundje tė cilat kishte kohė qė vuante. Pasi ai vuante edhe nga prostata, por ndėrkohė vuante edhe nga sėmundje kronike tė mushkėrive, pėr tė cilat ai ishte diagnostikuar jashtė shtetit dhe qė normalisht ne i konfirmuar sėrish nė skaner. Vihej re edhe njė enfizemė pulmonore, sėmundje kronike e mushkėrive. Pra, pacienti plus sėmundjes bazė qė i mori jetėn kishte edhe sėmundje bashkėshoqėruese.
    A ishte nė gjendje tė kthjellėt, apo ishte i pavetėdijshėm?
    Ishte nė gjendje fare tė kthjellėt dhe komunikonte fare normalisht, pavarėsisht se ishte nė Suficiencė respiratore, ishte nė kushte tė regjimit tė marrjes sė oksigjenit. Ka qenė koshient dhe me ndėrgjegje tė ruajtur, deri nė momentin kur ai ka bėrė pusenė e dytė pėr spitalin tonė. Nė pusenė e dytė ka qenė njė tromb i madh. Nė kėtė moment bėri njė gjendje me hipotension, me ulje tė shifrave tė tensionit, me humbje tė ndėrgjegjes dhe mjekėt reanimatorė nė njė konsultė tė tyren vendosėn ta intubonin, ta vendosin nė frymėmarrje tė drejtuar, por pacienti bėri arrest kardio-respirator.
    Po tė afėrmit i kanė qėndruar pranė?
    Vajza, dy mbesat dhe dhėndri kanė qenė nė spital qė nė momentin qė ai ka mbėrritur kėtu dhe deri sot nė mėngjes kur janė larguar bashkė me trupin e tij.
    A ishte tekanjoz? A kishte pretendime?
    Mė ka bėrė habi, pasi ai ishte njė person qė i ndiqte me pėrpikėri tė gjitha kėshillat e mjekėve. Nuk pati asnjė lloj pretendimi pėr vendin ku u fut, pėr terapinė qė ne i vumė, pėr komunikimin, madje na falenderonte vazhdimisht pėr shėrbimin qė i bėnim. Tė krijonte njė lloj lehtėsie nė marrėdhėnie qė mua mė ka befasuar dhe familjarėt ishin shumė tė komunikueshėm. Madje mua mė thėrriste me shaka: O nuse!
    A e priste Ramiz Alia pėr fundin? Po familjarėt?
    Jo, nuk e priste. Ngaqė edhe pati njė pėrmirėsim goxha tė madh nga dita e hėnė qė erdhi dhe deri dje pasdite. Ishte goxha mirė, por kjo lloj sėmundje ėshtė shumė e pabesė. Ndėrsa familjarėt, nė njė farė mėnyrė, ishin bėrė gati qė nė shtrimin nė infektiv. Nė njė farė mėnyrė ata ishin pėrgatitur.
    -

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Vetėm i shėrbeu? Po nė vitet '80 kur sistemi realisht u bė edhe mė i egėr, dhe kur Enveri ishte "30 mijė dollaro nė 1938', KUSH e drejtonte vendin?

    Nė ēdo intervistė shprehjet e tė ndjerit ishin: "Kėshtu mė thanė....kėshtu kam dėgjuar....kėshtu thuhej....ashtu ishte.....ashtu u bė". Tė gjitha folje pasive.
    Madje thoshte edhe "po edhe gabime janė bėrė...se ashtu mendonim atėhere".
    Nė fjalorin e ish-kreut tė shtetit pėremri "unė" kurrė nuk shoqėrohej nga folje aktive (vendimmarrėse).
    Madje edhr pėr "vendosjen e pluralizmit" shprehej "Unė nuk doja tė bėhej ashtu me rrėmbim....po tė tjerėt...".

    Gjithmonė vetėm "dėshmitar" asnjėherė "vendimarrės". Madje edhe kur kėtė ia kėrkonte Kushtetuta.
    kot nuk thone per shkodranet qe jane zogj kurve.
    edhe ramizi nje zog kurve, nje cope legeni ishte
    beri mire berisha qe e mbylli ne burg ne 1993-in.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Protokolli i Shtetit: Njė orė ceremoni pėr Alinė, zbulohet amaneti
    Aktualitete Shtunė, Tetor 8th, 2011




    Ne foto: ish-presidenti Ramiz Alia ne spital, nje nate para se te nderronte jete

    Shuhet Ramiz Alia, presidenti i parė i shtetit pluralist


    Lideri i fundit komunist i Europės qė drejtoi vendin pas vdekjes sė Enver Hoxhės

    Ramiz Alia, ish-presidenti i Shqipėrisė, shuhet nė moshėn 86-vjeēare. Udhėheqėsi i fundit komunist dhe presidenti i parė i shtetit pluralist shqiptar ndėrroi jetė mėngjesin e sė premtes nė spitalin e Sanatoriumit nė Tiranė, pas njė tromboze nė mushkėri. Mjekėt bėnė me dije se Alia vuante prej kohėsh nga trenboembolia pulmonare (njė komplikacion nė mushkėri) dhe ditėt e fundit u paraqit me probleme tė rėnda nė frymėmarrje, pėr tė cilat u kurua nga njė ekip i specializuar mjekėsh nė reanimacionin e Senaturiumit nė kryeqytet.
    JETA
    Ramiz Alia lindi mė 18 tetor 1925 nė Shkodėr dhe u bė pjesė e lėvizjes komuniste shqiptare qė nė fillimet e saj. Nė moshė tė re kreu detyra tė rėndėsishme nė formacionet e Ushtrisė Antifashiste Nacional Ēlirimtare. Nė vitet e para pas ēlirimit u zgjodh nė krye tė organizatės sė BRPSH. Pas diplomimit nė Moskė pėr filozofinė marksiste -leniniste nė vitin 1954, kreu detyra me pėrgjegjėsi nė strukturat e larta tė partisė e tė shtetit komunist. Nė vitin 1961, u zgjodh pėr herė tė parė anėtarė i Byrosė Politike tė KQ tė partisė, funksion tė cilin e mbajti deri nė vitin 1990, kur u vendos pluralizmi politik. Alia ka qenė President i Republikės nga viti 1982, deri nė vitin 1992, duke hyrė nė histori si Presidenti i parė i shtetit pluralist shqiptar. Nė prill tė vitit 1992, pas zgjedhjeve parlamentare tė 22 marsit 1992, ku fitoi koalicioni antikomunist, dha dorėheqjen nga posti i Presidentit dhe u tėrhoq nga jeta politike, ndėrkohė qė ish-Partia e Punės qė kishte drejtuar pėr dekada me radhė, u transformua nė njė parti tė majtė tė modelit europian socialdemokrat. Nė shtator tė vitit 1993, u arrestua dhe pas njė procesi gjyqėsor, u dėnua me nėntė vjet heqje lirie pėr shpėrdorim dhe abuzim me pushtetin. Doli nga burgu nė vitin 1995 dhe pėr njė periudhė tė gjatė nuk u shfaq publikisht. Qysh nga viti 1997 e deri nė momentet e fundit tė jetės, ka dhėnė njė sėrė intervistash pėr median. Libri mė i fundit “Jeta ime”, botuar vitin e kaluar, ėshtė nė vetvete njė autorrėfenjė pėr jetėn e tij, por edhe historinė e Shqipėrisė komuniste. Nė tė, por sidomos nė disa intervista tė viteve tė fundit, Alia ka zbardhur njė sėrė misteresh nga ngjarjet e diktaturės komuniste. Duke iu referuar njė sėrė vrasjesh nė kufi nė vitin 1990, ka pranuar faktin se pėrveē ndryshimit tė ligjit pėr kalimin e kufirit nė kėtė periudhė, nuk ka kėmbėngulur nė zbatimin rigoroz tė tij. Mėnyra arbitrare si ėshtė vepruar nga organet e rendit dhe atyre tė kufirit, ndaj tė rinjve qė guxuan tė kalojnė kufirin, ka pasuar me mjaft viktima pėr tė cilat Alia penalizonte shkarazi organet e Ministrisė sė Brendshme. Po kėshtu, ish-lideri i fundit komunist, teksa shpjegonte rrethanat si punoi pėr transformimin e Partisė sė Punės, duke afruar nė krye tė saj intelektualė e profesorė tė njohur, e vlerėsonte tė pajustifikuar vonesėn pėr largimin e figurave tė vjetra tė Partisė. Me presionin e shpurės sė byroistėve historikė, qė u larguan nga Blloku vetėm nė vitin 1981, ish-Presidenti komunist mundohej tė pėrligjte vonesat nė zhvillimet demokratike tė vendit. Nė refleksionet nga vitet e diktaturės, Alia mė nė fund nuk e shmangte pėrgjegjėsinė pėr mbylljen e objekteve tė kultit dhe thellimin e luftės sė klasave, por sakaq mundohej ta justifikohej me kontekset historike tė ngjarjeve. Si president i fundit komunist i ndodhur pėrballė presionit nė rritje, ushtroi ndikimin e vet pėr ndalimin e represionit politik nė agoninė e regjimit diktatorial dhe shpalli amnistinė e gjerė pėr tė burgosurit politikė nė vitin 1990. Nė periudhėn kur ishte nė krye tė shtetit, u vendosen pas shumė dekadash marrėdhėniet diplomatike me Perėndimin dhe u hapėn institucionet e kultit fetar. Me dorėheqjen nga posti i kreut tė shtetit, u tėrhoq nė jetėn private. Jetonte me tė bijėn nė njė pallat tė hershėm te zona e stadiumit “Dinamo”, ndėrkohė qė e shoqja Semiramisi, kishte vdekur nė vitin 1985. Alia bėri njė jetė tė zakonshme pensionisti dhe rrallė shfaqej si i ftuar nė veprimtari tė ndryshme me cilėsinė e ish-presidentit tė Republikės.

    funksionet
    .Komisar i Brigadės sė VII sulmuese (1944)

    .Komisar i Divizionit tė V Sulmues (1944-1945)

    .Sekretar i Parė i KQ tė BRPSh (1949-1955)

    .Ministėr i Arsimit dhe Kulturės (1955-1958)

    .Anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PPSH (1961-1990)

    .Sekretar i KQ PPSH-sė pėr propagandėn (1961-1982)

    .Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor (1982-1991)

    .Sekretar i Parė i KQ tė PPSH-sė (1985-1991)

    .President i Republikės sė Shqipėrisė (1991-1992)

    Vrasjet e pazbardhura
    “Jeta ime”, ky ishte libri mė i fundit qė botoi me autorėsinė e tij Ramiz Alia. Aty risjell njė biografi tė zgjeruar, jo vetėm tė jetės dhe veprimtarisė sė tij, por edhe tė historisė sė regjimit komunist shqiptar. Mjaft ngjarje e episode tė panjohura tė periudhės sė diktaturės zbulohen nė tė pėr herė tė parė. Por, autorrėfenja e gjatė e Alisė nuk ndriēon asnjė nga enigmat e vrasjeve tė bujshme tė liderėve komunistė, Qemal Stafa, Nako Spiro, Alqi Kondi, Mehemt Sheu etj.

    Brenga pėr Semiramisin
    Mėnyra si e pėrshkruan Ramiz Alia profilin e tė shoqes, Semiramisit, nė librin “Jeta ime”, ėshtė diēka e veēantė. Vdekja e saj nė shtator tė vitit 1985, vetėm pak muaj pasi Alia do merrte postin e Enverit, ka qenė njė nga ngjarjet mė tė rėnda pėr tė. Tė paktėn nė takimet konfidenciale ai nuk ngurronte ta shfaqte. Nė njė rrėfim pėr “Panorama”, para disa kohėsh, Alia e vlerėsonte humbjen e sė shoqes si njė nga brengat mė tė dhimbshme, jo thjesht pėr ikjen e parakohshme, por edhe pėr boshllėkun e krijuar nga ikja e “bashkėpunėtorit” mė tė afėr tė tij.

    Ramiz Alia do tė thirrej nė komisionin hetimor pėr Tivarin
    Ndarja nga jeta e ish-presidentit Ramiz Alia duket se i jep fund edhe njė hetimi qė kishte nisur Kuvendi pėr zbardhjen e masakrės sė Tivarit. Parlamenti ngriti njė komision hetimor nė korrik tė vitit 2010 pėr hetimin e asaj ngjarjeje dhe njė prej personazheve qė do tė pyetej ishte Ramiz Alia, i cili, sipas maxhorancės, ishte edhe organizator i saj. Fillimisht, mandati i komisionit tė drejtuar nga Fatos Beja ishte njėvjeēar, por nė korrik tė kėtij viti ky mandat u zgjat edhe me njė vit tjetėr. Burime nga PD-ja bėjnė tė ditur pėr gazetėn se deri tani janė mbledhur njė numėr i madh dokumentesh, kryesisht nga Arkivi i Shtetit, por edhe nga dėshmitarė tė kohės, dhe sė shpejti do t’u shpėrndahen deputetėve. Pak kohė mė parė, anėtarja e kėtij komisioni, deputetja e Partisė Demokratike, Mesila Doda, deklaroi se njė prej personave qė do tė pyetet do tė jetė pikėrisht ish-presidenti. “Do tė kėrkohet qė tė dalė e vėrteta, e cila ėshtė ende njė faqe e errėt nė historinė e Shqipėrisė. Vendi ynė ka nevojė pėr historinė e tij tė vėrtetė dhe kėrkohet tė zbardhet e vėrteta e mohuar pėr kaq shumė vjet”, deklaroi Doda. Sipas saj, komisioni pritet tė thėrrasė pėr hetim edhe ish-presidentin Ramiz Alia, i cili ėshtė i akuzuari kryesor i PD-sė pėr kėtė ngjarje. “Ramiz Alia ėshtė njė nga ata qė kanė dijeni pėr ngjarjen dhe askush nuk ėshtė i pėrjashtuar nga thirrja nė pyetje nga ana e kėtij komisioni”, deklaroi Doda, duke lėnė tė kuptohej se ish-presidenti ishte njė nga personat kryesorė qė do tė merrej nė pyetje. Tani qė ish-presidenti Ramiz Alia u nda nga jeta, hetimi duket se do tė pėrqendrohet vetėm nė materialet e arkivave.
    AFRIM IMAJ

    Mjekėt: Alia ishte mirė deri nė mesnatė
    “Mpiksja e gjakut nė mushkėri ēoi nė arrest kardiak”
    Deri nė orėn e mesnatės tė sė enjtes, gjendja shėndetėsore e ish- presidenti Ramiz Alia ka qenė e mirė. Kėtė konfirmuan dje mjekėt e spitalit tė mushkėrive “Shefqet Ndroqi”. Nga sa pamė vetė nga afėr pasdite dhe nga sa pohuan bluzat e bardha, Alia ka komunikuar normalisht gjatė gjithė ditės. Madje, nė atė pak komunikim qė mundėm tė kishim me tė nė reanimacion, ai u shpreh se ndiehej mė mirė. ”Edhe nė orėt e mbrėmjes, pacienti ishte nė gjendje konstante, ndėrkohė qė pas orės 24:00 nisi tė ankohej pėr dhimbje tė gjoksit dhe shfaqi probleme tė frymėmarrjes. Nė orėt e para tė mėngjesit tė sė premtes, gjendja e tij u rėndua edhe mė, ēka bėri qė tė intubohej me oksigjen. Sėmundja nga e cila ai vuante, tromboembolia pulmonare, ėshtė njė sėmundje dinake, e cila sjell nė kapėrcimin e gjendjes shėndetėsore nga normale dhe nė qetėsi, nė rėndim tė menjėhershėm, duke ēuar deri nė vdekje”, sqaruan mjekėt e rojės qė asistuan gjatė gjithė kohės ish- Presidentin. Sipas tyre, vdekja ka ardhur si pasojė e shkėputjes sė njė cope gjaku tė mpiksur, e cila ka shkaktuar hemorragji cerebrale dhe pėr rrjedhojė vdekjen. ”Rreth orės 6, pacienti kaloi nė arrest kardiak (ndalim i zemrės dhe mushkėrisė) dhe stafi i mjekėve tentoi ta mbante nė jetė edhe me shok elektrik, por edhe pėr shkak tė moshės, ishte e pamundur tė mbijetonte”, theksuan mjekėt e rojės. Ata pohuan pėr gazetėn se ish-Presidenti Alia ndėrroi jetė rreth orės 7:10. Ambulanca me trupin e pajetė tė Alisė u drejtua drejt morgut tė qendrės spitalore “Nėnė Tereza”, pas kėrkesės sė familjarėve, rreth orės 9:23 minuta, ku u kryen tė gjitha procedurat e nevojshme tė autopsisė.

    Trajtimi nė Senatorium
    Ish-Presidenti Alia ishte shtruar nė reanimacionin e Senatoriumit pėrpara 5 ditėsh. Ai vuante prej kohėsh nga ky komplikacion, ndėrkohė qė nė kartelė ishin shėnuar edhe dy sėmundje tė tjera. Fillimisht, rreth 12 ditė mė parė, Alia u shtrua nė spitalin infektiv pėr probleme pulmonare, mungesė oksigjenimi, dhe pas konsultės u vendos tė transferohej nė Senatorium. Gjatė gjithė ditės sė enjte, shpresat e mjekėve u shtuan pėr trajtimin e tij, pas pėrmirėsimit tė dukshėm tė gjendjes shėndetėsore. Ajo u rėndua nė orėt e para tė mėngjesit, kur ishte e pamundur qė Alia tė mbahej nė jetė mė gjatė.

    PD- PS heshtin pėr Ramizin, Meta mesazh ngushėllimi
    Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanė heshtur dje pėr ndarjen nga jeta tė ish- presidentit Ramiz Alia. Selitė e dy forcave kryesore politike nuk kanė lėshuar asnjė deklaratė. Ndėrkohė, kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, i shprehu ngushėllimet familjes sė ish-presidentit Ramiz Alia pėr ndarjen nga jeta tė njeriut tė tyre. “Ramiz Alia ishte njė figurė e shquar e Luftės Antifashiste”, thuhet nė ngushėllimin e Metės. Gjatė ditės sė djeshme kreu i LSI-sė ka qenė i pari politikan i lartė qė ka shprehur ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė Alisė. Ndėrkohė qė ka patur edhe njė deklaratė nga MSH, qė drejtohet nga njė tjetėr anėtar i LSI, Petrit Vasili.

    Amaneti: Mė varrosni pranė Semiramisit
    “Mė varrosni pranė Semiramisit”. Humbja e saj ka qenė brenga mė e madhe e Ramiz Alisė prej njė ēerek shekulli, por edhe amaneti i fundit nė shtratin e vdekjes. Nė trupin e lodhur dhe tė pamundur pėr ta lėvizur, mendja e ish-presidentit tė parė pluralist nė Shqipėri, ka qenė shumė e kthjellėt. Duke parandier lamtumirėn, ai u ka shprehur tė afėrmve dėshirėn qė trupi t’i prehet pranė bashkėshortes Semiramis, e cila ndėrroi jetė nė vitin 1985. Njė dėshirė qė pret pėr t’u pėrmbushur tė dielėn, ashtu si edhe mbledhjen e plotė tė familjarėve. Gjatė ditės sė djeshme, vetėm vajza Zana ka hapur dyert e mortit nė shtėpinė e tė ndjerit, por pėr rrethin mė tė ngushtė farefisnor. Pėr arsye pune, dy nga fėmijėt e Ramiz Alisė, djali Arben dhe vajza Besa, kanė qenė prej vitesh tė larguar jashtė Shqipėrisė, pėrkatėsisht nė Francė dhe Suedi. Fatkeqėsisht, lajmi i hidhur e ka gjetur Besėn edhe mė larg sesa Suedia, me shėrbim nė Argjentinė, ndaj pritet qė tė mbėrrijė sot rreth mesditės, ndėrsa Arbeni ėshtė kthyer mbrėmė nė orėt e vona. Sa i pėrket trupit, ai nuk ėshtė transportuar nė shtėpi, edhe pse njė makinė funerale qėndroi nė dispozicion pėr disa orė aty.
    Si ish-president i vendit, Ramiz Alia, do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit edhe nga autoritet shqiptare. Vendimi nr. 229, datė 23.4.2004 “Pėr miratimin e ceremonialit zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė”, pėrcakton njė ceremoni pėr ish-zyrtarin e lartė. Drejtori i Protokollit tė Shtetit, Ermal Dredha, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, tha se tė dielėn do tė bėhen homazhe pėr 60 minuta nė Shtėpinė e Oficerėve. “Pėr ish-presidentin parashikohet edhe nė protokoll njė ceremoni, e cila vendoset nė konsultim me familjen. Ėshtė vendosur qė tė dielėn, nė orėn 10:00-11:00, tė hapet Shtėpia e Ushtrisė pėr tė zhvilluar homazhe nė Shtėpinė e Oficerėve”, u shpreh drejtori i Protokollit. Burimet bėjnė tė ditur se trupi i pajetė i ish-presidentit do tė varroset nė varrezat e Sharrės. Sipas vendimit nė fuqi, ceremonia e homazheve organizohet (me lejen e familjes) nė institucionin pėrkatės, ku vendoset arkivoli dhe hapet Libri i Ngushėllimeve. Nė orėn e caktuar, kortezhi i pėrmortshėm niset drejt varrezave, i eskortuar vetėm nga patrulla policore. “Kjo ceremoni nuk pėrmban bandė, truprojė nderi dhe tė shtėna me armė. Nė varreza marrin pjesė personalitete tė larta tė shtetit. Pas mbajtjes sė pėrshėndetjes sė fundit, arkivoli zbret nė varr. Pjesėmarrėsit qėndrojnė nė heshtje deri nė fund dhe, pasi pėrshėndeten me familjen, largohen”, thuhet nė vendimin e ceremonialit zyrtar.

    Besnikėt
    Pas lajmit tė humbjes sė Ramiz Alisė, nė shtėpinė e tė ndjerit nuk ka pasur ndonjė vizitė “surprizė”, sa u pėrket politikanėve shqiptarė. Mė tė pikėlluar duket se janė tė njohurit e vjetėr. Muharrem Ymeri dhe Ilo Kodra kanė qenė tė parėt nga miqtė qė kanė vajtur nė shtėpinė e tė ndjerit Ramiz Alia, pėr ngushėllim. I pari, shoferi i tij qė nga viti 1969 dhe i dyti, sekretari personal pėr gati 3 dekada. Si tė tillė, ata flasin me shumė nostalgji pėr kohėn qė kanė punuar me Ramiz Alinė.

    Pastruesja
    Edhe pse shmanget dhe fshihet, duket se ajo e ka ndier shumė humbjen e Ramiz Alisė. Bėhet fjalė pėr gruan qė i shėrbente Ramiz Alisė, nė katin e tretė tė shtėpisė qė ndodhet nė kryqėzimin e rrugės “Emin Duraku” dhe “Gjin Bue Shpata”. Me dy fėmijė larg Shqipėrisė dhe vajzėn tjetėr tė martuar, Alia jetonte prej vitesh i vetėm, ndėrsa pėr pastrimin e shtėpisė dhe gatimin kujdesej pikėrisht kjo grua, qė pas lajmit tė vdekjes, i ka sytė me lot.

    Familja Alia, krushqitė dhe fatkeqėsitė
    Ėshtė folur shumė pėr krushqitė nė ish-Bllok dhe mė pak e pėrmendura nė gjithė kėto vite, ka qenė bashkėshortja e Ramiz Alisė. Dhe mė tė drejtė. Semiramis Alia, ndryshe nga shumė gra tė ish-udhėheqėsve komunistė, nuk u mor me politikė, por punoi si pedagoge nė Fakultetin e Shkencave. Si vajza e profesorit tė njohur Aleksandėr Xhuvani, u dallua shumė nė qarqet intelektuale, por duke u larguar gjithnjė e mė shumė nga vendimmarrja, edhe pse ia ofronin vazhdimisht. Ramizi dhe Semiramisi u njohėn gjatė studimeve nė Moskė dhe ai vazhdimisht ka folur me shumė dobėsi pėr tė, duke e pėrshkruar me shumė dashuri nė librin biografik “Jeta ime”. Ajo vdiq nė vitin 1985 nga njė sėmundje e rėndė, vit nė tė cilin ndėrroi jetė edhe nėna e Ramiz Alisė. Brenda vitit, dy fatkeqėsi familjare… Nga martesa e Ramizit dhe Semiramisit lindėn tre fėmijė. Dy vajza, Zanėn, Besėn, si dhe njė djalė, Arbeni. Pas viteve 1990, Besa dhe Arbeni jetojnė dhe punojnė jashtė Shqipėrisė, nė Francė dhe nė Suedi, ndėrsa vetėm Zana qėndroi nė Shqipėri. Martesat e fėmijėve tė Alisė janė bėrė jashtė rrethit tė njerėzve me pushtet, ndryshe nga ē’ndodhi gjatė sistemit komunist. Siē dihet, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia u lidhėn shumė politikisht pas njė krushqie. Teuta, vajza e vėllait tė Ramiz Alisė, ėshtė dhe nusja e djalit tė Enver Hoxhės, Ilirit.

    ELISABETA ILNICA/ ADI SHKEMBI

    panorama

    -


    --


    Ramiz Alia, instinkti i mbijetesės!
    Opinione Shtunė, Tetor 8th, 2011

    BLENDI FEVZIU

    Ramiz Alia, lideri i fundit komunist i Shqipėrisė dhe paradoksalisht Presidenti i parė pluralist i saj, ndėrroi jetė dje nė njė spital tė Tiranės. Nė 86 vitet e jetės sė tij politika zė vendin kryesor. Qė nga marsi 1942, kur doli ilegal si militant i Partisė Komuniste dhe deri nė prill 1992, kur dha dorėheqjen nga President, ai ndėrtoi njė karrierė 50-vjeēare me shumė kulme. Njė karrierė qė pėrfshin brenda saj poste tė larta drejtuese nė ushtrinė partizane, nė organizatėn e rinisė komuniste, nė Ministrinė e Arsimit, nė Sekretariatin e Komitetit Qendror tė PPSH, nė krye tė shtetit etj. Nė kėtė jetė tė gjatė ai nėnshkroi vendime nga mė tė rėndėsishmet dhe mė tragjiket, qė nga ato pėr ngritjen e Universitetit tė Tiranės dhe dekretimin e pluralizmit politik, e deri te dėnimet me vdekje tė kundėrshtarėve tė regjimit, si ata tė bombės sė Ambasadės Sovjetike, ose tė pushkatuarve nė vitet 1985 – 1990. Bilanci i karrierės sė tij do t’i takojė pa dyshim historisė, por duke vėzhguar rrugėn qė ajo ka ndjekur, kulmet si President apo honet e errėta tė burgimit, nuk ka asnjė dyshim qė ajo ėshtė shėnjuar nga njė instinkt dominues, instinkti i mbijetesės. Ramiz Alia diti tė mbijetojė, madje diti ta bėjė kėtė nė dy kohė dhe rrethana tė ndryshme.
    Ramiz Alia diti t’i mbijetojė mėrisė dhe spastrimeve tė frikshme tė Hoxhės. I ardhur nė drejtimin e lartė tė Partisė sė Punės nė fillim tė viteve ’60, i diplomuar nė Moskė, ai i mbijetoi paranojės sė Hoxhės ndaj atyre qė vinin nga shkollat sovjetike. Liri Belishova u ndėshkua, ndėrsa Alia shpėtoi. Ai nisi t’i ngjisė shkallėt e karrierės duke qėndruar gjithnjė nė hije, pa u evidentuar kurrė si njė ndėr “kryesorėt”, por duke qenė, pa dyshim, ndėr ata qė gjendeshin kudo. I vendosur nė qendėr tė ciklonit tė vitit 1974, me spastrimet e pėrgjegjėsve tė kulturės, ai nuk shkoi nė burg, as u godit. Arriti tė mbijetojė. Madje mbijetoi edhe gjatė spastrimeve tė tjera, duke u bėrė dėshmitar dhe mbase protagonist i eliminimit njė pas njė tė Beqir Ballukut, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, e duke u shėnjuar si pasardhėsi i vetėm dhe i sigurt i Enver Hoxhės. Qė nga janari i vitit 1983 ai ishte drejtuesi real i Shqipėrisė. Njė drejtues nėn hijen e Enver Hoxhės, diktatorit tė pamundur dhe tė pafuqishėm fizikisht. Alia ishte mė i shkolluari dhe i evidentuari i njė klase politike injorante, tė paaftė dhe tė paorientuar nė zhvillimet e kohės.
    Nė prill tė vitit 1985, ai erdhi nė krye tė vendit duke pasur njė rol tė dyfishtė, njė rol qė s’e kish pasur as Enver Hoxha. U bė Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė PPSH e njėherazi President i Presidiumit tė Kuvendit Popullor, pra President i Shqipėrisė. Ai erdhi nė atė kohė si njeriu i shpresės pėr gjithė shoqėrinė e zhgėnjyer nga komunizmi i gjatė, represiv, nga uria kronike qė kish filluar tė shfaqej dhe nga mungesa totale e perspektivės. Ai u bė lideri i njė shoqėrie jo tė sėmurė, por nė koma. Ramiz Alia nuk bėri asnjė tentativė pėr ta ndryshuar atė.
    Ai nuk u bė njė Hrushov, siē mendonin shumė veta, nuk e dėnoi paraardhėsin e tij tiran, por deklaroi vazhdimėsinė e rrugės dhe tė filozofisė politike tė Hoxhės. I pėrkulur mbi varrin e tij, Alia deklaroi: “Hoxha nuk ka datė vdekjeje, por vetėm datė lindjeje”.
    Ai nuk u bė dot as njė Ten Hsia Pin, nuk ideoi dot ndryshimin gradual tė sistemit tė kalbur ekonomik. Nuk bėri asnjė tentativė nė kėtė drejtim, madje nuk shfrytėzoi shansin qė Gjermania Perėndimore i ofroi Shqipėrisė nė kėto kohė. Nė vend tė ndryshimeve thelbėsore pėr ta shpėtuar ekonominė qė po vdiste, ai humbi kohė tė tėra duke diskutuar nėse fshatarėve duhej t’u lihej njė kec, apo njė kec dhe njė qengj!
    Ishte koha kur Gorbaēovi, me Gllaznostin dhe Perestrojkėn, po ndryshonte sistemin sovjetik dhe po njihte zyrtarisht dėshtimin e sistemit qė Lenini kish ngritur thuajse 70 vjet mė parė. Por Alia nuk u bė dot as Gorbaēov. Nuk ndėrmori dot reforma thelbėsore qė t’u paraprinin ndryshimeve tė dukshme. Ai qe gjithnjė njė hap pas zhvillimeve dhe kurrė nuk u parapriu atyre. Ai deklaroi se Shqipėria “as hapej dhe as mbyllej”, por dy javė mė vonė, mijėra veta hynė nė ambasadat e huaja nė Tiranė duke e bėrė fakt hapjen ndaj botės; ai deklaroi se Shqipėria nuk ishte “as Lindje dhe as Perėndim”, por dy muaj mė pas, revoltat e studentėve e renditėn vendin pa ekuivok nė radhėn e Perėndimit demokratik. Ai nuk diti nė asnjė moment tė ishte lider, dhe ky ishte fataliteti i tij i madh. Siē ishte edhe fataliteti qė ai i la Shqipėrisė. Nėse Alia do tė kishte pasur guximin, vullnetin dhe vizionin pėr t’i bėrė ndryshimet gjashtė muaj mė parė, e ardhmja e kėtij vendi do tė ishte ndryshe. Por ai nuk e bėri dot, dhe historia nuk do t’ia falė kėtė.
    Nga ana tjetėr, vitet e sundimit tė Alisė ndryshojnė mjaft nga ato tė Hoxhės. Alia nuk ishte njė lider gjakatar. Ai ishte njė komunist, por njė komunist qė me gjasė nuk besonte as vetė tek ajo filozofi. Nė vitet e drejtimit tė tij dhuna u zbut, terrori nuk gjeti mė vend, arrestimet u reduktuan, tė rinjtė filluan tė ndihen mė tė lirshėm dhe vendi filloi tė gjallojė. Njolla tė kėsaj kohe mbeten vrasjet nė kufi gjatė vitit 1990, kur 82 tė rinj humbėn jetėn tė vrarė me armė zjarri nė njė kohė qė arratisja nuk quhej mė njė krim.
    Ramiz Alia vėrtet nuk bėri asgjė pėr ta ndryshuar sistemin dhe pėr ta hapur shoqėrinė ndaj pluralizmit dhe demokracisė, por duket se nuk e kishte vullnetin pėr t’iu kundėrvėnė ndryshimeve demokratike forcėrisht, siē tentoi tė bėnte Ēaushesku nė Rumani. Ndoshta duke parė edhe fundin e tij, Alia e amortizoi linjėn e ashpėr brenda PPSH-sė. Nė dhjetor 1990 ai luajti njė rol pėr pranimin e kėrkesave tė studentėve dhe vendosi ta shpallė pluralizmin politik atė ditė, pėrpara takimit me ta. Duke filluar nga dhjetori 1990, ai nxori jashtė me stil drejtuesit e vjetėr, injorantė dhe tė paaftė tė PPSH-sė. I dėrgoi vetė shumicėn e tyre nė burg, pėrfshi tė venė e Hoxhės, e transferoi partinė nė duart e elitės sė majtė universitare dhe tentoi me instinktin e vjetėr tė mbijetojė. Dhe arriti tė mbijetojė duke u bėrė i vetmi person i gjithė Lindjes komuniste, qė duke qenė diktatori i fundit komunist i vendit, u bė njėherazi Presidenti i parė pluralist i saj.


    -

    panorama

    .

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •