Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ç'ka të ban pija s'ta ban as Perëndia

    Shkodër, rrëfen babai: Djalin s'doja ta vrisja, ishim të dehur




    SHKODER- “Nuk doja ta vrisja, mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”. Është dëshmia e babait i cili tre ditë më parë qëlloi djalin e tij, 27 vjeçar, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.

    Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.

    (s.g/balkanWeb)

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Shkodër, rrëfen babai: Djalin s'doja ta vrisja, ishim të dehur




    SHKODER- “Nuk doja ta vrisja, mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”. Është dëshmia e babait i cili tre ditë më parë qëlloi djalin e tij, 27 vjeçar, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.

    Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.

    (s.g/balkanWeb)

    C'fare tragjedie !!! Nuk vritet femija

  3. #3
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Ia fut kot xhaja. Sa te dehur ka dyniaja nuk ka dhe per cdo te dehur nje viktime. Nqs ka pire benzine ndoshta ka te drejte.. .!
    Xhaje shker..dhate.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  4. #4
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ka qene i pire lesh.
    Edhe 60 vjecare edhe do qe te dali i pafajshem per krimin qe shkaktoi.

    Malok i thekur.

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Mos gjykoni kot nje njeri kur nuk dini pse u be ne gjendje te pire a jo
    sido qe te ishte puna ishte femija i ti edhe sa e donte edhe sa keq i vin ati sju vin as ju as mua

    kjo eshte nje tragjedi ne familjet shqiptare qe ndodhin sot
    Partizoni

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Shkodër, rrëfen babai: Djalin s'doja ta vrisja, ishim të dehur




    SHKODER- “Nuk doja ta vrisja, mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”. Është dëshmia e babait i cili tre ditë më parë qëlloi djalin e tij, 27 vjeçar, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.

    Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.

    (s.g/balkanWeb)
    Shume rast klasik.Babai me cunin mund te zihen dhe bejne sherr edhe kur jane esell,normal dhe sherr te keq,pasi jane breza te ndryshem dhe mendojne ndryshe.
    Shtoji dhe pijen,te qenit te dehur dhe ja rezultati.Konfliktet baba> Mund te falet per vrasjen,pasi e ka pasur trurin te mpire,vrasje e pavullnetshme.jo e paramenduar.Me fjale te tjera ka qene i paafte te mendoje dhe gjykoje per shkak te pijes.Duhet te denohet per arme mbajtje pa leje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shume rast klasik.Babai me cunin mund te zihen dhe bejne sherr edhe kur jane esell,normal dhe sherr te keq,pasi jane breza te ndryshem dhe mendojne ndryshe.
    Shtoji dhe pijen,te qenit te dehur dhe ja rezultati.Konfliktet baba> Mund te falet per vrasjen,pasi e ka pasur trurin te mpire,vrasje e pavullnetshme.jo e paramenduar.Me fjale te tjera ka qene i paafte te mendoje dhe gjykoje per shkak te pijes.Duhet te denohet per arme mbajtje pa leje.
    Jo more me ni fjal pjanecet te dalin e te vrasin njerez mar neper qytet. Masanej ku e din tu qe nuk po rren ky?

    Simas ligjit tan ky lirohet direkt se me cifte e ka vra. Nuk knsiderohet arm pa leje ciftja
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nëna e shtatzënës: E vrau pse nuk i dha lekë për drogë

    Mërkurë, Shtator 28th, 2011


    Fiqirete Hoxha, nena e Marsides, duke treguar vendin se ku i gjeti dy trupat e pajete

    Nuk e vrau pse ishte shtatzënë, por pse nuk i dha lekë. Nuk i mjaftonin kurrë dhe dyshojmë se i pinte drogë. E kërcënonte vazhdimisht Marsidën që të gjente para, më kërkonte mua, tim shoqi, të gjithëve…

    Kjo është një pjesë e rrëfimit të nënës së viktimës shtatzënë, Marsida Hoxha, e cila u ekzekutua me armë dy ditë më parë, nga i fejuari i saj, Kreshnik Selmani, i cili u vetëvra disa çaste pas krimit. E sapokthyer nga varrimi i së bijës, Fiqirete Hoxha mezi qëndron edhe e ulur, mezi flet, mezi edhe merr frymë. Është e para që i ka gjetur trupat e dy të rinjve pranë njëri-tjetrit, vetëm pak minuta pas vrasjes. Ashtu siç do të vepronte çdo nënë, fillimisht ka shkuar mbi trupin e së bijës, me shpresën se do të ishte gjallë. “Ishte ende e nxehtë dhe gjaku vazhdonte t’i dilte me gulçime, ndaj me telefon në dorë vrapova drejt fqinjëve për ndihmë dhe për të thërritur policinë”, thotë ajo, ndërsa më pas është kthyer sërish pranë dy trupave të pajetë. E teksa rrëfen lëvizjet që ka bërë, i imiton sërish. Të tregon dhomën me çimento të varfër ku ka gjetur vajzën përmbys, divanin e vetëm ku ishte shtrirë dhëndri vrasës dhe i vetëvrarë, por edhe pikat e gjakut mbi mure e deri në tavan. Nga fillimi deri në fund, një rrëfim me plot kuptimin “i kuq, si gjaku”, paçka se nisi si histori rozë. Ajo, Marsida, një vajzë nga qyteti i izoluar i Rrogozhinës, ku opinioni është më i fortë se veprimi. Ai, Kreshniku, një djalë gjithashtu i izoluar, por në burg, ku dashuria hyn më shpejt se drita. Me lirimin e tij, ata nisën lidhjen zyrtare, një fejesë që, edhe pse u bë me të gjitha traditat familjare, në të vërtetë nuk pati asnjëherë bekimin e plotë të prindërve. Dhe arsyen, më mirë se askush tjetër, na e tregon për gazetën “Panorama” vetë nëna e Marsidës, Fiqiretja…
    Dhe cila është kjo arsye?
    Nuk është një, janë shumë. E para, ne nuk e njihnim aspak dhe kërkonim të merrnim informacion se kush ishte, nga vinte, ç’familje ishte. Pastaj, vetë Marsida na tregoi se kishte qenë në burg dhe kjo na bëri që të mendoheshim gjatë. Megjithatë, nuk patëm më shumë kohë që të mendoheshim, gjithçka u bë brenda pak orësh.
    Pse kaq shpejt?


    Marsida Hoxha dhe Kreshnik Selmani, në ditën e fejesës

    Sepse ishte dita e lirimit nga burgu. Atë ditë që kishte dalë nga burgu Kreshniku, kishte shkuar menjëherë në shtëpinë e tij, ku kishte marrë një xhaxha e një dajë dhe u kthye më pas në shtëpinë tonë, duke na kërkuar dorën e Marsidës. Nuk kishim më se ç’të bënim. E këshilluam sërish Marsidën që të hiqte dorë, por ajo thoshte se e dashuronte dhe donim apo nuk donim ne, ajo do të fejohej me të. Kështu, ndërruam unazat dhe ai pas disa ditësh e mori me vete.
    Ku e çoi?
    Në shtëpinë e tij, në një fshat të Durrësit, andej nga Bisht-Kamza, Katundi i Ri. Nuk mund ta mbanim dot me zor, pasi kishte dëshirë edhe vetë Marsida që të shkonte atje. Ikte e vinte, ndërsa muajt e fundit nuk donte që të kthehej më atje.
    Pse nuk donte më?
    Ajo thoshte se Kreshniku nuk punonte, ndërsa e kishte kapur duke folur me vajza të tjera. Ajo i kishte thënë që ç’janë këto vajza, kur ne tani jemi të fejuar, ndërsa ai jo vetëm që nuk i ishte përgjigjur, por edhe e kishte rrahur. Kushedi sa herë më ka ardhur vajza me kokën gjithë xhunga në shtëpi, si edhe me trupin e nxirë komplet me shenja të zeza, të kuqe, të verdha, varet nga koha kur e kishte rrahur.
    Po ju si familje, kur vajza ju vinte kështu në shtëpi, çfarë keni bërë për ta mbrojtur?
    Çfarë të bënim ne? I thoshim vazhdimisht që ta linte dhe na thoshte “po”, por kur vinte puna për ta lënë, vetëm kur e shihnim që ishin bashkuar prapë.
    Po në polici, pse nuk e keni denoncuar dhëndrin për rrahjet dhe kërcënimet?
    Nuk na shkoi mendja se do të shkonte puna deri këtu, sa ta vriste. Mendonim se si çdo çift i ri, kishin problemet e tyre. Sidomos, pasi Marsida mbeti shtatzënë, besuam se gjithçka do të ndryshonte. Ai ishte shumë i gëzuar kur mori vesh se priste një fëmijë. Madje, në atë kohë, sapo kishim ikur të gjithë në Itali dhe na telefonoi gjithë qejf, duke na thënë që shumë shpejt do të bëheshim gjyshër.
    A nuk ishte ai kundër shtatzënisë së vajzës suaj apo ka dyshuar ndonjëherë për atësinë e fëmijës?
    Kjo nuk është e vërtetë. As njëra dhe as tjetra. Nuk di tamam ç’debate kanë bërë në çastet e fundit të jetës së tyre, ato sekrete tashmë i di vetëm dheu, por di të them që nuk ka dyshuar në asnjë moment në ndershmërinë e vajzës sime. Marsida ishte rreth dy muajshe shtatzënë.
    A i ka kërkuar asaj që ta abortojë?
    Jo pra. Fëmijën e donte, na e ka thënë edhe neve në telefon. Edhe Marsida është ankuar për shumë gjëra të tjera për Kreshnikun, por asnjëherë se ai donte që t’ia hiqte fëmijën.
    Jeni e sigurt?
    Shumë e sigurt. E di unë për çfarë ma vrau vajzën…
    Për çfarë?
    Nuk e vrau Marsidën pse ishte shtatzënë, por sepse nuk i jepte më lekë. Nuk i mjaftonin kurrë dhe dyshojmë se i pinte drogë. E kërcënonte vazhdimisht Marsidën që të gjente para, më kërkonte mua, tim shoqi, të gjithëve.
    Nuk e keni pyetur ndonjëherë se pse i donte këto para ose ku i çonte ato?
    Thoshte nga më të ndryshmet por, duke qenë se ne ia kishim prerë shkurt se nuk kishim lekë, se në fakt nuk kishim vërtet, pasi vetëm burri punon nga e gjithë familja në Itali, atëherë ai ia kërkonte Marsidës me dhunë që të na i merrte neve. Madje, një ditë para vrasjes më kërkoi sërish.
    Sa lekë ju kërkoi?
    Pak më kërkoi, por për ne ishin shumë. Mendo, unë u ktheva me autobus nga Italia për të kursyer, edhe pse kisha urgjencë, dhe erdha në shtëpi me 30 euro gjithsej. Kur hyra në shtëpi, Kreshniku më priti me mish në pjatë, duke qeshur e folur, por pak orë më pas më kërkoi borxh 50 euro. I tregova se sa kam dhe nuk tha gjë, veç u ngrys ndër vete.
    Pse thatë më lart se ju kishit urgjencë për t’u kthyer në shtëpi?
    Sepse më kërkoi Marsida që të kthehesha, por ashtu më këshilluan dhe disa të afërm të mi. Ata kishin bërë sërish sherr dhe ai e kishte rrahur si kafshë, duke e kërcënuar prapë se do ta vriste. Por kur erdha, i gjeta të qetë. Ishin pajtuar, ashtu siç kishte ndodhur edhe herë të tjera. Megjithatë, nuk ia kisha besën dhe kisha të drejtë. Pak minuta i lashë vetëm dhe ja gjëma…
    Ku ishit ju gjatë atyre minutave?
    Shkova të regjistroj djalin në shkollë. Teksa po i afrohesha shtëpisë, dëgjova armë. Më shkoi mendja direkt dhe vrapova te dera e jashtme e oborrit. Bëra ta shtyj, por ajo ishte e mbyllur nga jashtë. Hipa mbi avlli dhe u rrëzova përtokë. Ashtu, e shembur në tokë, u ngrita dhe vrapova për të hyrë në shtëpi. Edhe ajo ishte e kyçur nga brenda. E hapa derën me forcë dhe ç’të shihja…
    Çfarë pe?
    Vajzën përmbys. Ishte ende e nxehtë dhe gjaku vazhdonte t’i dilte me gulçime, ndërsa Kreshniku mbi divan, i mbytur në gjak gjithashtu. Pata shpresë se mos ishin gjallë, i trazova, pastaj me telefon në dorë vrapova drejt fqinjëve për ndihmë dhe për të thërritur policinë.
    Po familja e dhëndrit, ka tentuar të lidhet me ju pas kësaj ngjarje?
    Jo, fare. Po ç’të lidhen dhe ata! Prindër fatkeqë si ne janë. Ne futëm vajzën në tokë, ata djalin. Nuk kemi punë me ata dhe me asnjeri. Vajzës i bëmë të gjitha nderimet dhe do ta kemi peng gjithë jetën atë dhe fëmijën e saj.

    Zbulohen mesazhet kërcënuese


    Marsida Hoxha, 22-vjeçarja shtatzënë, e cila u vra nga i fejuari, Kreshnik Selmani

    Vrasja e 22-vjeçares shtatzënë nga Rrogozhina, Marsida Hoxha, është bërë me paramendim nga i fejuari i saj, 27-vjeçari Kreshnik Selmani, i cili u vetëvra menjëherë pas krimit makabër. Në këtë përfundim kanë dalë oficerët e grupit hetimor, që po merren me zbardhjen e ngjarjes, të cilët për dy ditë me radhë po mbledhin dëshmitë e familjarëve, si dhe të miqve të viktimave. Nga këto dëshmi, si dhe nga provat e mbledhura deri dje, mësohet se Kreshnik Selmani ka shkuar në shtëpinë e të fejuarës së tij, me planin për ta ekzekutuar. Për këtë qëllim, ai ka marrë nga shtëpia e tij në Katund të Ri të Durrësit, një armë, e cila është sekuestruar nga policia pas ngjarjes si provë e krimit. “22-vjeçarja ka marrë dy plumba arme zjarri. Zyrtarisht, Marsida Hoxha ka një plumb në gjoks dhe një në kokë, ndërsa djali, i quajtur Kreshnik Selmani, është goditur me plumb në kokë. Në rastin e Selmanit, kemi të bëjmë me vetëvrasje të shkaktuar nga gjendja depresive e tij, pasi ka vrarë të fejuarën. Të dy personat janë gjetur pranë njëri-tjetrit në të njëjtën dhomë, ndërsa përjashtohet çdo mundësi e pranisë së një personi tjetër si bashkëpunëtor krimi”, thonë ekspertët e hetimit, duke iu referuar provave të gjetura dhe dëshmive në dosjen përkatëse. Ndërkaq, grupi hetimor ka pasur një vështirësi gjatë mbledhjes së provave dhe këqyrjes së dhomës ku ndodhi krimi. Vendi i ngjarjes, në kohën që ka shkuar policia, ka qenë thuajse i prishur, për shkak të lëvizjes së kufomave nga familjarët, të cilët kanë nisur menjëherë vajtimin sipas zakoneve dhe nuk e kanë ditur se s’duhet të lëvizin trupat e pajetë dhe sendet rreth tyre. Në këto rrethana, grupit të hetimit i është dashur të rindërtojë skenën, duke improvizuar momentet që kur durrsaku Selimi ka shkuar në banesën e ish-të fejuarës deri në momentin e krimit.
    Veç gëzhojave në banesën e krimit, policia ka sekuestruar edhe aparatet telefonikë të të dy viktimave. Madje, janë lexuar edhe disa mesazhe në të dy telefonat celularë, përmbajtja e të cilëve nuk është bërë publike nga policia, për shkak të ruajtjes të së drejtës personale. Por burime të besuara nga ky grup hetimor na informojnë se ka të tilla mesazhe, që dëshmojnë se konflikti ishte thelluar deri në pikën e kanosjes së rëndë dhe të frikshme. Janë gjetur disa mesazhe kërcënuese nga ana e Kreshnik Selmanit për jetën e të fejuarës, por edhe për familjarët e saj. Po sipas këtyre mesazheve, nga ana tjetër, vajza ka njoftuar prindërit dhe të afërmit për t’i ardhur në ndihmë gjatë muajve të fundit. Njoftim që është marrë parasysh nga familjarët e saj, pasi menjëherë nga Italia është kthyer e ëma, Fiqiretja dhe vëllai i vogël. Megjithatë, as ardhja e tyre nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën 22-vjeçares. Ka mjaftuar një largim prej një çerek ore i nënës së Marsidës, që dhëndri t’i vrasë vajzën dhe krijesën e saj në bark. l.m

    “E keqtrajtonte”
    Një nga dëshmitarët kryesorë për konfliktet e vazhdueshme të Marsida Hoxhës dhe të fejuarit të saj Kreshnik Selmani, është edhe bashkëshorti i tezes së 22-vjeçares. Rreth 10 ditë më parë, vajza ka trokitur në portën e tij, duke i kërkuar strehim dhe mbrojtje, meqenëse prindërit me motrën dhe vëllain ishin të gjithë në Itali. “Erdhi e gjitha e nxirë, me kokën e shpupuritur, sytë e ënjtur dhe komplet me shenja. Na tregoi se e kishte rrahur shumë keq i fejuari dhe se kishte frikë që të kthehej në shtëpi, pasi e kishte kërcënuar se do ta vriste. E futëm brenda, ndërkohë i lajmëruam edhe prindërit për ngjarjen dhe i këshilluam që të ktheheshin. Në fakt, direkt të nesërmen i erdhi e ëma, Fiqiretja”, rrëfen ai.

    Vrasje nën efektin e drogës
    Grupi hetimor mendon se vrasja makabre e 22-vjeçares shtatzënë, Marsida Hoxha, është çështje thuajse e zbardhur, pasi autori Kreshnik Selmani është vetëvrarë, duke marrë me vete edhe peshën e rëndë të krimit, që tronditi të gjithë opinionin shqiptar. Ekspertët mendojnë se 27-vjeçari Selimi edhe mund të ketë qenë nën efektet e substancave të ndaluara narkotike në kohën e marrjes së vendimit fatal për jetën e të dyve.

    Fejesë në ditën e lirimit nga burgu
    Sipas dëshmive të familjarëve, dy të rinjtë ishin njohur në kohën kur Kreshnik Selmani kryente dënimin në burgun e Rrogozhinës, pas arrestimit të tij 3 vjet më parë. Sipas tyre, fillimisht ai i ka gjetur numrin Marsidës nëpërmjet ca miqve të saj dhe, në kohën që kishte filluar të dilte me leje, janë takuar. Fejesa e tyre është bërë në ditën e lirimit nga burgu, sipas të gjitha riteve familjare, ndërsa më pas e ka marrë në shtëpinë e tij në Durrës.

    Arrestimi i Selmanit
    Kreshnik Selmani u arrestua në gusht të vitit 2008 nga policia e Durrësit, ndërsa po shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë. Sipas Policisë, arrestimi i të riut u bë në flagrancë, me një sasi prej 6.5 gramësh drogë. Ndaj tij rëndonte dhe akuza e grabitjes, të cilat e lanë në burg për më shumë se 2 vjet, derisa u la i lirë nga qelia rreth 9 muaj më parë, kur u fejua zyrtarisht me Marsida Hoxhën dhe nisi të bashkëjetonte me të.

    Babai i Marsidës: “Mendova se u tallën me mua në telefon”
    Nuk e ka besuar për disa minuta vdekjen e vajzës së madhe. Vetëm një muaj pas gëzimit do të bëhej gjysh, një telefonatë nga komshinjtë i ka bërë të ditur lajmin e tmerrshëm të humbjes së Marsidës, në një kohë që ai priste të dinte nëse do të bëhej me nip apo me mbesë. “Më mori në telefon vajza e fqinjit dhe më tha se Marsida ka vdekur. Nuk e dëgjova fillimisht mirë se kush ishte dhe mendova se dikush po tallej me mua në telefon. Gjeta numrin dhe e mora mbrapsht, kur ajo më përsëriti fjalët. Atëherë e mbylla dhe mora gruan. Kur më tha edhe ajo, atëherë e kam besuar”, thotë babai i 22-vjeçares, Xhemal Selmani. Emigrant prej vitesh në Itali, ku së fundmi kishte marrë edhe pjesën tjetër të familjes, ai është kthyer menjëherë në Rrogozhinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës dhe fëmijës së saj, për të cilin nuk e mësoi dot kurrë nëse ishte nip apo mbesë.

    Edmira Hoxha rrëfen frikën e së motrës: “Marsida më paralajmëroi për armën në shtëpi”



    Edmira Hoxha, motra e Marsidës duke treguar batanijen që Kreshniku kishte mbështjellë armën

    E ka ditur prej kohësh tensionin e së motrës, por është ndier e pafuqishme për ta ndihmuar, pasi vetë Marsida nuk ka qenë e qëndrueshme në vendimin për t’u ndarë me Kreshnikun. Sa herë që ka dashur ta kthejë në një çështje të madhe për familjen duke kërkuar prishjen e fejesës, Marsida është pajtuar me Kreshnikun. Situata më e fundit ka qenë ajo e para disa ditëve, për të cilën motra e viktimës, Edmira Hoxha, thotë se ka dashur të kthehet në Shqipëri së bashku me nënën, pas qarjeve dhe ankesave të së motrës në celular. “Mora në telefon Marsidën dhe ajo ishte shumë e frikësuar. Kishte shkuar në shtëpinë e tezes, pasi e kishte rrahur Kreshniku dhe kërkonte që të ndahej me të. Më tregoi se i kishte treguar edhe një armë, me të cilën e kishte kërcënuar se do ta vriste, në rast se do ta braktiste. Këtë ngjarje dhe shumë debate të tjera, ajo ia tregoi edhe mamasë e babait. Pasi folëm të tre, vendosëm që mamaja dhe vëllai të ktheheshin menjëherë në shtëpi, ndërsa unë pas disa ditësh. Kur i telefonova prapë të nesërmen, tha që ishin qetësuar paksa gjërat dhe se ishte kthyer në shtëpi”, thotë e motra, e bashkë me rrëfimin, na tregon edhe çantën dhe batanijen, me të cilën kishte fshehur armën për ta sjellë në shtëpi. Sipas saj, lidhja e tyre dhe fejesa nuk ka qenë asnjë moment e mirëpritur nga familja e saj, por për hir të dashurisë së Marsidës, e kishin pranuar dhëndrin. Ashtu si edhe familjarët e tjerë, ajo dyshon se Kreshniku drogohej, ndaj edhe i kërkonte vazhdimisht lekë Marsidës. Një dyshim, të cilin ia ka pohuar edhe e motra, së cilës dje i ka dhënë lamtumirën e fundit.

    Nga e dërguara jonë në Rrogozhinë/ Elisabeta Ilnica


    panorama

    -

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ngushellime familjareve.

    Ne radhe te pare, jane shtuar shume keta kafshet apo kaq shume ka pasur dhe me pare?
    Ne radhe te dyte, normal qe nuk e ka denoncuar e ndjera ne polici per keqtrajtim pasi dihet boterisht qe nuk do tja dije askush.
    Me 5mi lek del direkt brenda dites dhe shkon e rreh prah.
    Mjere ata qe le mbrapa dhe mjere ne qe jetojme ne kete shoqeri te pashprese.
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Po si vritet femija se paske pire 1 gote Raki
    Ja ta zeme 2 ,3,4
    edhe TAP fare te jesh sma mer mendja
    cfare ste degjojn veshet
    Bejn Krimin dhe ja hedhin fajin Rakise
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •