Shkodër, rrëfen babai: Djalin s'doja ta vrisja, ishim të dehur
SHKODER- “Nuk doja ta vrisja, mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”. Është dëshmia e babait i cili tre ditë më parë qëlloi djalin e tij, 27 vjeçar, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.
60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.
Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.
(s.g/balkanWeb)
Krijoni Kontakt