Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 71 prej 104 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 1037
  1. #701
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Cfare te pengona ty emri i tij zoteri Administrator ?!
    Ore ju lat nam duke na perdorur gjdo teme , kinse kunder Turkut e shfrytezoni ate kunder shqiptareve qe kane perkatesi fetare , ate Muslimane , lat nam ore Vlla , realiteti eshte krejteisht ndryshe sepse shumica e kombit tone jane Musliman , ju pelqej juve apo jo , kjo eshte verteta .
    Nese ky Ferit eshte nga ish YUG qe nuk e njoh , e keni parasysh juve qe ne ISH YUG KANE QENE TE NDALUAR EMRAT SHQIPTAR ?
    Po edhe nese nuk eshte , ka te drejte sikurse ai qe mban emrin STAVRO ose ai "Kryqi i Paqes" qe del me foto te Janulles ketu , po si u be ai te mos kundershtohet kurre nga ju ?!
    Se pari ai te thote Ferita dhe Olsat. Ky i dyti duhet te ta prishe me shume lukthin turk.

  2. #702
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    21 Shtator 2011 - 07:59 | Shqiperi

    Ferit Duka: Tekstet e historisë duhen riparë, të hiqen fyerjet ndaj turqve

    TIRANE- Historia shqiptare nën perandorinë osmane duhet rishikuar". Deklarata bëhet nga historiani i kësaj periudhe, Prof. dr. Ferit Duka.
    "Rishikimi i historisë duhet bërë nga komisione të përbashkëta ekspertësh, në mënyrë që tekstet të spastrohen nga terminologjia e papërshtatshme që përdoret kur është fjala për paraqitjen e historisë së popujve të rajonit e po ashtu kur flitet për kontaktet e marrëdhëniet mes tyre".- ka thënë profesor Duka në një intervistë të botuar sot në "Gazeta Shqiptare".

    Sipas tij historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika, sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë. "Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike", - ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.

    Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor.

    Kërkesa për korigjim të teksteve të historisë u bë dhe nga kryeministri Taip Erdogan, 3 vjet më parë, në 2008, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë. Qeveria shqiptare bëri të ditur ( atëherë) se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e "gabimeve" në tekstet e Historisë.

    PRISHTINA: DO KORIGJOHEN TEKSTET E HISTORISE
    Kërkesat turke për rishikim të teksteve janë ndjekur nga një valë e madhe debati, edhe në Prishtinë. Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja deklaroi pak ditë më parë në një prononcim për median kosovare se tekstet e historisë do të korrigjohen, ashtu siç u kërkua edhe nga Turqia. Sipas ministrit kosovar, ndërhyrja në librat shkollorë është edhe kërkesa e Komisionit Europian, për ndryshimin
    e gjuhës së urrejtjes në Ballkan. Kjo kërkesë, sipas tij nuk ka qenë vetëm për shqiptarët dhe për turqit,por për të gjithë popujt, veçanërisht ata të
    Ballkanit, që ta korrigjojnë pjesën e historisë ku ka gjuhë të urrejtjes"

    KERKESA E SERBISE
    Pak ditë më parë edhe ambasadori serb në Tiranë kritikoi tekstet e Historisë se Shqipërisë. Përfaqësuesi i Beogradit zyrtar deklaron se në disa libra të veçantë, pa i specifikuar ato, nuk trajtohet si duhet origjina e popujve fqinjë me Shqipërinë.
    (s.g/balkanWeb)
    keta pisa te paguar duhet te futen ne burg per fallsifikim te historise
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #703
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Cfare te pengona ty emri i tij zoteri Administrator ?!
    Ore ju lat nam duke na perdorur gjdo teme , kinse kunder Turkut e shfrytezoni ate kunder shqiptareve qe kane perkatesi fetare , ate Muslimane , lat nam ore Vlla , realiteti eshte krejteisht ndryshe sepse shumica e kombit tone jane Musliman , ju pelqej juve apo jo , kjo eshte verteta .
    Nese ky Ferit eshte nga ish YUG qe nuk e njoh , e keni parasysh juve qe ne ISH YUG KANE QENE TE NDALUAR EMRAT SHQIPTAR ?
    Po edhe nese nuk eshte , ka te drejte sikurse ai qe mban emrin STAVRO ose ai "Kryqi i Paqes" qe del me foto te Janulles ketu , po si u be ai te mos kundershtohet kurre nga ju ?!
    Genti, nga i gjithe shkrimi im, kjo te mbeti ne mendje or zoteri? Dmth fakti i emrit (qe sidoqofte eshte perdorur me kuptim tjeter dhe jo ai qe ke marre ti) te shtuy ty te pergjigjesh? Nuk revoltohesh ti qe ka te ashtuquajtur shqiptare qe behen lapangjoza e gati te lepijne kembet edhe te atyre qe na shkelen e shkretuan per shekuj? Ne vend te besh koment mbi kete ti shkon e merresh me nje emer. Feja eshte gjeja e fundit qe me shqeteson ne te gjithe kete histori.

    ISH YUG KANE QENE TE NDALUAR EMRAT SHQIPTAR
    Nje arsye edhe me e forte per ju te Kosoves e Maqedonise qe te vrisni mendjen pse ka ndodhur kjo? Pse eshte ndaluar venia e emrave shqiptare duke stimuluar nga ana tjeter venie te emrave myslimane (jo shqiptare)...

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836



    Pushtimi Osman!-----> Inkursioni i pare osman mbi treven e Fierit do te behet ne vitin 1385 ku ne Saver do te ndeshen turqit me shqiptaret e drejtuar nga Balsha II. Qe nga kjo date dhe ne vijim inkursionet turke do te vazhdojne me periudha te ndryshme. Kete rrebesh e ndien edhe Muzakajt me Arianitet, forca e te cileve ishte e paafte ti bente balle invazionit te fuqishem turk. Ne keto kushte nisi kthimi i tyre ne vasale te sulltanit duke pranuar pozitat qe sillte nje status i tille.
    Pasi i dha fund luftes civile per pushtet, Mehmeti I filloi te zgjeroje pushtimet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne vitin 1417 turqit zoteronin Beratin, Vloren, Kaninen dhe Myzeqene me gjithe Pirgun e Spinaricen. Te terrorizuar prej pushtimit turk filloi eksodi i popullsise, e cila braktisi fushen per te kerkuar mbrojtje e strehim ne malesite perreth si dhe pertej detit. Zhvendosja e popullsise u krye me ritme te shpejta te diktuara nga ekzistenca per te siguruar jeten.
    Sistemet politike vendase kapitulluan, ndersa zoterinjte e tyre u perpoqen te manovronin duke perqafuar Islamin, per tu integruar ne shoqerine e re. Theodhor Muzaka e njohu pushtetin e sulltanit. Djemte e tij u perfshine ne sistemin devshirmese dhe u derguan ne shkollen e “içogllaneve” te Edrenese nga ku u islamizuan. Keshtu Jakup beu1 u be Sanxhakbej i Sanxhakut shqiptar ne vitet 1438-1439. Kasem Pasha ishte ushtarak i Muratit II dhe Mehmetit II, ndersa Sulejmani u be Subash i Beratit ne vitin 1449. Pushtimi turk do te vendoset ne vitin 1421 kur krijohet Sanxhaku shqiptar me qender ne Gjirokaster. Sipas ketij administrimi territori i treves se Fierit bente pjese ne Vilajetet e Beratit dhe te Kanines. Pikerisht toka dhe te ardhurat u bene prone e klases feudale osmane, ku nepermjet shtetit turk u regjistruan sakte dhe ju ndane asaj ne formen e timareve, zeameteve dhe te haseve, duke zhveshur fisniket shqiptare nga pronat tokesore. Keshtu ndodhi me familjen Matrenga e cila kerkoi rrugen e emigrimit duke u vendosur ne Italine e jugut (Pulje, Siçili, Kalabri)2.

    1.S.Pulaha “Pronesia feudale mbi tokat shqiptare”.
    2.Kesaj familje i perket edhe Lek Matrenga, autori i Katekizmes “Embesuame e Krishtere” botuar ne vitin 1592 ne Itali. Matrenge te tjere kane qene edhe kryepeshkopi i Ohrit ne vitin 1710 Bazili dhe Pjetri arkivist i bibliotekes se Vatikanit ne mesin e shekullit XIX.


    Te njejten fat pati edhe Gjergj Arianiti i cili u shpronesua plotesisht nga pronesia. Siç deshmon historiani bizantin Laonik Halkokondili,2 “ai erdhi ne Edrene, ne oborrin e sulltanit dhe pa kaluar shume kohe u be lutes per te marre prej tij ndonje te mire”. Pasi nuk arriti te realizonte qellimin e tij ne Edrene Gjergj Arianiti u kthye ne shqiperi ne vitin 1432 dhe nisi nje kryengritje, qe perfshiu pjesen me te madhe te shqiperise se mesme siç thekson i njejti burim. Qetesia dhe pushteti i vendosur nga autoritetet osmane kishte qene deri tani relative, sepse pas kesaj ngjarjeje do te jene Muzakajt qe do te behen protagoniste te zhvillimit te ngjarjeve. Ne burimet turke del se gjate nje kryengritje antiosmane te zhvilluar midis viteve 1433-1435 Teodor Muzaka(i riu) e rimori perseri Beratin dhe ringriti principaten e tij. Ne vitin 1438 ai u rethua ne keshtjellen e qytetit nga turqit. Rrethimi zgjati shtate muaj, ku qyteti u godit me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin kamandanti turk, Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur nje piramide me koka te prera. Gjon Muzaka deshmon se: “Perpara se tu prisnin kokat ketyre fatkeqeve, jua thyen kockat me çekan”. Kjo ishte nje barbari e zakonshme e perdorur nga ushtria Osmane, ne shenje hakmarrje ndaj revoltave te popullsise. Suksesi i arritur nga Teodor Muzaka u pasua nga ai i Gjergj Arianitit. Babingeri3 deshmon se pasi theu turqit, ai ne marreveshjen qe beri me sulltan Muratin mori nen zoterim territoret qe shtriheshin midis lumenjve Shkumbin dhe Vjose. Keta dy feudale te fuqishem do ta vazhdojne edhe me tej luften e tyre ndaj pushtuesit turk. Ne lidhjen shqiptare te Lezhes ne 2 Mars 1444 Teodor Muzaka (i riu) dhe Gjergj Arianiti do te jene figura qendrore te saj perkrah Skenderbeut. Muzaka kishte lidhje te hershme miqesie me Gjon Kastriotin. Si anetar i lidhjes se Lezhes ai do te marre pjese gjate luftes se saj kunder Venedikut ne vitet 1447-1448. Ne kete fushate Teodori vuri nen urdherat e Skenderbeut 600 prej trupave te tij ushtarake. Teodori i semure do ti kerkoje Skenderbeut, qe ne emer te lidhjes te merrte nen mbrojtje qytetin e Beratit. Heroi dergoi prane tij per te marre nen kontroll qytetin, oficerin Pal Maneshi me 800 ushtare. Turqit me tradheti e shfrytezuan kete rast dhe pushtuan qytetin, qe sapo e kishin marre nen dorezim rojet shqiptare.

    1. K. Bozhori. Lufta shqiptaro-turke ne shek XV fq. 45 Tirane 1967
    2. Babinger “Ende d Arianiten”. Fq. 22
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. #705
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Cfare te pengona ty emri i tij zoteri Administrator ?!
    Ore ju lat nam duke na perdorur gjdo teme , kinse kunder Turkut e shfrytezoni ate kunder shqiptareve qe kane perkatesi fetare , ate Muslimane , lat nam ore Vlla , realiteti eshte krejteisht ndryshe sepse shumica e kombit tone jane Musliman , ju pelqej juve apo jo , kjo eshte verteta .
    Nese ky Ferit eshte nga ish YUG qe nuk e njoh , e keni parasysh juve qe ne ISH YUG KANE QENE TE NDALUAR EMRAT SHQIPTAR ?
    Po edhe nese nuk eshte , ka te drejte sikurse ai qe mban emrin STAVRO ose ai "Kryqi i Paqes" qe del me foto te Janulles ketu , po si u be ai te mos kundershtohet kurre nga ju ?!
    qe nga emri eshte turgut dhe se luan topi, dhe mendjen e paska turgut. analiza(postimi) qe citon eshte e shkurter, e fuqishme, dhe shume e sakte.

    ate deklaraten shumica e kombit tone eshte musliman reduktoje ne shumica e tetoves eshte musliman, mos merr persiper zoteria jote te flasesh ne emer te kombit.

  6. #706
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin



    Pushtimi Osman!-----> Inkursioni i pare osman mbi treven e Fierit do te behet ne vitin 1385 ku ne Saver do te ndeshen turqit me shqiptaret e drejtuar nga Balsha II. Qe nga kjo date dhe ne vijim inkursionet turke do te vazhdojne me periudha te ndryshme. Kete rrebesh e ndien edhe Muzakajt me Arianitet, forca e te cileve ishte e paafte ti bente balle invazionit te fuqishem turk. Ne keto kushte nisi kthimi i tyre ne vasale te sulltanit duke pranuar pozitat qe sillte nje status i tille.
    Pasi i dha fund luftes civile per pushtet, Mehmeti I filloi te zgjeroje pushtimet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne vitin 1417 turqit zoteronin Beratin, Vloren, Kaninen dhe Myzeqene me gjithe Pirgun e Spinaricen. Te terrorizuar prej pushtimit turk filloi eksodi i popullsise, e cila braktisi fushen per te kerkuar mbrojtje e strehim ne malesite perreth si dhe pertej detit. Zhvendosja e popullsise u krye me ritme te shpejta te diktuara nga ekzistenca per te siguruar jeten.
    Sistemet politike vendase kapitulluan, ndersa zoterinjte e tyre u perpoqen te manovronin duke perqafuar Islamin, per tu integruar ne shoqerine e re. Theodhor Muzaka e njohu pushtetin e sulltanit. Djemte e tij u perfshine ne sistemin devshirmese dhe u derguan ne shkollen e “içogllaneve” te Edrenese nga ku u islamizuan. Keshtu Jakup beu1 u be Sanxhakbej i Sanxhakut shqiptar ne vitet 1438-1439. Kasem Pasha ishte ushtarak i Muratit II dhe Mehmetit II, ndersa Sulejmani u be Subash i Beratit ne vitin 1449. Pushtimi turk do te vendoset ne vitin 1421 kur krijohet Sanxhaku shqiptar me qender ne Gjirokaster. Sipas ketij administrimi territori i treves se Fierit bente pjese ne Vilajetet e Beratit dhe te Kanines. Pikerisht toka dhe te ardhurat u bene prone e klases feudale osmane, ku nepermjet shtetit turk u regjistruan sakte dhe ju ndane asaj ne formen e timareve, zeameteve dhe te haseve, duke zhveshur fisniket shqiptare nga pronat tokesore. Keshtu ndodhi me familjen Matrenga e cila kerkoi rrugen e emigrimit duke u vendosur ne Italine e jugut (Pulje, Siçili, Kalabri)2.

    1.S.Pulaha “Pronesia feudale mbi tokat shqiptare”.
    2.Kesaj familje i perket edhe Lek Matrenga, autori i Katekizmes “Embesuame e Krishtere” botuar ne vitin 1592 ne Itali. Matrenge te tjere kane qene edhe kryepeshkopi i Ohrit ne vitin 1710 Bazili dhe Pjetri arkivist i bibliotekes se Vatikanit ne mesin e shekullit XIX.


    Te njejten fat pati edhe Gjergj Arianiti i cili u shpronesua plotesisht nga pronesia. Siç deshmon historiani bizantin Laonik Halkokondili,2 “ai erdhi ne Edrene, ne oborrin e sulltanit dhe pa kaluar shume kohe u be lutes per te marre prej tij ndonje te mire”. Pasi nuk arriti te realizonte qellimin e tij ne Edrene Gjergj Arianiti u kthye ne shqiperi ne vitin 1432 dhe nisi nje kryengritje, qe perfshiu pjesen me te madhe te shqiperise se mesme siç thekson i njejti burim. Qetesia dhe pushteti i vendosur nga autoritetet osmane kishte qene deri tani relative, sepse pas kesaj ngjarjeje do te jene Muzakajt qe do te behen protagoniste te zhvillimit te ngjarjeve. Ne burimet turke del se gjate nje kryengritje antiosmane te zhvilluar midis viteve 1433-1435 Teodor Muzaka(i riu) e rimori perseri Beratin dhe ringriti principaten e tij. Ne vitin 1438 ai u rethua ne keshtjellen e qytetit nga turqit. Rrethimi zgjati shtate muaj, ku qyteti u godit me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin kamandanti turk, Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur nje piramide me koka te prera. Gjon Muzaka deshmon se: “Perpara se tu prisnin kokat ketyre fatkeqeve, jua thyen kockat me çekan”. Kjo ishte nje barbari e zakonshme e perdorur nga ushtria Osmane, ne shenje hakmarrje ndaj revoltave te popullsise. Suksesi i arritur nga Teodor Muzaka u pasua nga ai i Gjergj Arianitit. Babingeri3 deshmon se pasi theu turqit, ai ne marreveshjen qe beri me sulltan Muratin mori nen zoterim territoret qe shtriheshin midis lumenjve Shkumbin dhe Vjose. Keta dy feudale te fuqishem do ta vazhdojne edhe me tej luften e tyre ndaj pushtuesit turk. Ne lidhjen shqiptare te Lezhes ne 2 Mars 1444 Teodor Muzaka (i riu) dhe Gjergj Arianiti do te jene figura qendrore te saj perkrah Skenderbeut. Muzaka kishte lidhje te hershme miqesie me Gjon Kastriotin. Si anetar i lidhjes se Lezhes ai do te marre pjese gjate luftes se saj kunder Venedikut ne vitet 1447-1448. Ne kete fushate Teodori vuri nen urdherat e Skenderbeut 600 prej trupave te tij ushtarake. Teodori i semure do ti kerkoje Skenderbeut, qe ne emer te lidhjes te merrte nen mbrojtje qytetin e Beratit. Heroi dergoi prane tij per te marre nen kontroll qytetin, oficerin Pal Maneshi me 800 ushtare. Turqit me tradheti e shfrytezuan kete rast dhe pushtuan qytetin, qe sapo e kishin marre nen dorezim rojet shqiptare.

    1. K. Bozhori. Lufta shqiptaro-turke ne shek XV fq. 45 Tirane 1967
    2. Babinger “Ende d Arianiten”. Fq. 22
    Bravo, ke bërë punë të shkëqlyer. Nuk duhet harruar kurrë barbaria e këtij populli kundra nesh, dhe praktikisht falimentimin 6 shekullor që na kanosën nga i cili ende nuk po dalim dot.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #707
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Po historia duhet te ndryshoje!! Duhet te fusim ne librat tona emrat si Prof. dr. Ferit Duka, Daut Frymezimi & co. Ne vitin 2011, ta mbajme mend sesi keto te cmendurit njollosen figurat me te shquara Shqiptare qe luftuan per lirine e popullit tone.

    "Bagëti e Bujqësia"~ Naim Frasheri.

    Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
    Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
    Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
    Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
    Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

  8. #708


    Jo mor, jo,.. O bir, sulltani!
    Mos deshet diellin te na n'xani.
    Historin nuk mund t'ma ndrroni.
    Ky nuk asht zakon i joni!
    Kurr s'ka ken as s'ka me kon!
    Persa shqipet jan hala n'kom.
    Mos gabo me bo ket dom!
    Sa per miqesi e armiqsi ne prap t'bejme zi e ma zi...

    Oooo, Sulltan, o rob i zi,
    ket e provoni veq me shqiptare t'mjer,
    qe popullit t'vet nuk i bajn nder.
    Na s'guxojm kshtu me gabue,
    Se pasardhste ton kan me na denue!

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    WWOOOOOWWWW PA TEKST KAM MBET

    JU lumt dora dhe mendja..Tejet DOMETHENESE...S'DON HUMBJE KOHE PER DESHMIT PARA QDO OPINIONI KOMBETAR DHE CILIT DO KOMB TJETER ...PRANDAJ SKA HISTORI QE I FSHIN KETO GJURME...Sikur te isha nje DREJTUESE e STAFIT asni koment s'do lejoja pas kesaj te fundit.qe paska pergadit POKO/si dhe Daniel.ma larte..JU LUMT *O SHQIPE* KESHTU I DUHEN DJEMT *ATEDHEUT*

    QDOHERE GEZOHEM KUR SHOFE SE SHQIPTARIA KA ENDE DJEM PATRIOTA DHE ATDHEDASHES ME NJE MENDJE.BRAVO...QOFSHIT FAQE BARDH PERHERA JU QE MBRONI KOMBIN DHE ATEDHEUN..


    (pa interesa personale)
    JU LUMT PRA.


    Nje RESPEKT nga thellesi e ZEMRES shqiptare PER JU

    SINQERISHT dhe VLLAZERISHT

    Hajla Rugovase.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 25-09-2011 më 22:54
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e Sizifi
    Anëtarësuar
    19-09-2011
    Vendndodhja
    Në botën e Hadit !
    Postime
    40
    Historinë nga tekstet shkollore edhe mund ta fshijnë , por historine e "shkruar" ne ketë menyre si do ta bëjnë ??







    Ndryshuar për herë të fundit nga Sizifi : 26-09-2011 më 12:40
    Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!

Faqja 71 prej 104 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •