Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 70 prej 104 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 1037
  1. #691
    Ujku i Stepes Maska e UNiROSS
    Anëtarësuar
    09-01-2011
    Postime
    54
    ne qofte se ndrrojme historin sa here na kerkojne greket serbet dhe turqit mbetemi pa histori
    until death

  2. #692
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://de.wikipedia.org/wiki/Balkanhalbinsel


    Ja tentimet tjera positive dhe negative te tentimit te shkruarjes se historis nga te huajt.

  3. #693
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    40
    Pershendetje!

    Une per vete votova JO (per mos ndryshimin e historise se Shqiperise). Sepse nuk dua qe ndryshimi te behet nga influencimi dhe per interes te Turqise, Greqise apo cilitdo shtet tjeter qe jane cilesuar dikur si armiq te popullit tone.
    Por jam pro ndryshimit dhe korigjimeve te te metave dhe gabimeve te historianeve per shkak te mungeses se provave. Jam pro per ndryshimin e historise me qellim qe te zbardhet e verteta dhe te futen ne histori fakte dhe dokumenta qe nuk njiheshin mepare, pra per pasurimin dhe plotesimin e saj me te vertetat e sakta dhe te provuara qe sjellin zbulimet dhe studimet seriose dhe te verteta te historianeve, arkeologeve, gjuhetareve dhe shkencetareve te tjere nga te gjitha fushat, ne favor te se vertetes historike te popullit dhe vendint tone.
    Eshte nje e vertete e pamohueshme, qe historia jone nuk eshte e plote, pra eshte e varfer per arsye shumta qe gjithesesi njihen qofte edhe pjeserisht.
    Historia jone ka nevoje te rishkruhet duke u mbeshtetur ne faktet qe e shpien ate sa me prane te vertetes. Por duhet te shkruhet per te vetmin qellim qe te zbardhe te vertetat historike dhe jo per hater te ndonje qfinji apo politike qe vjen ne skene si pasoje e ndryshimeve dhe politikes globalozuese qe sundon sot boten.
    Eshte shume e rendesishme qe shkencetaret dhe historianet qe do te caktohen per rishkrimin dhe korigjimin e historise se Shqiperise te jene njerez te zgjedhur nder me atdhedashesit e sinqerte dhe adhuronjes te perkushtuar te se vertetes.
    Te shmanget mundesisht fanatizmi edhe pse atdhedashes. Te merret ne analize biografia bindjet dhe me shume se cdo virtyt tjeter te cmohet tek ata sinqeriteti dhe fryma dashamirese dhe perkushtimi ndaj se vertetes, qe duhet te karakterizoje keta dijetaret dhe shkenctaret qe do te marrin persiper te rishkruajne historine e Shqiperise. Te veprohet me fuqine e ligjit perballe cdo sabotuesi, shtremberiuesi dhe keqinterpretuesi apo tradhetie per qellime perfitimi, politike, etnike atj.

    Megjithese jam i bindur se nuk eshte koha e pershtatshme per rishkruarjen apo korigjimin e historise, se klima e krijuar mbas kalimit ne demokraci dhe gjendjes se dobet ekonomoke, politike, etnike,fetare dhe politika e jashme globalizuese, nuk e favorizon aspak Shqiperine dhe te verteten historike te saj.
    Qe historia te shkruhet me vertetesi duhet qe Shqiperia te kete nje zhvillim ekonomik dhe mireqenie te mire qe automatikisht e ben ate te forte edhe politikisht. Nje Shqiperi e tille eshte e gatshme te shkruaj historine e saj pa asnje ndikim dhe pa asnje flijim te te vertetave te saj historike perballe intersave te cilido populli dhe politike nderkombtare. Sot per sot Shqiperia me gjendjen e dobet ekonomike dhe me politikanet qe ka ne pushtet nuk eshte gjendje as ka mundesi te rishkruaj historine e saj pa ndikime dhe pa nderhyrjet e interesave te fqinjeve dhe nderkomtareve ne dem te Shqiperise. Shkurt pa ekonomi s'ka politike te pamvarur dhe pa politike te pamvarur s'ka histori dinjtoze dhe te vertete.
    Perfundimisht them JO korigjimeve dhe rishkrimit te historise Shqiptare deri sa Shqiperia te jete mjaft e forte dhe e pamvarur ekonomikisht.

    Me respekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mat : 23-09-2011 më 21:11

  4. #694
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    omg tani te shikojm turqit e forumit te thon dicka reth ksaj historie
    p/s historin e shqiptarit e ndron vet shqiptari nese don jo turqit pff
    Ti sje gje tjeter veq king i propagandes . lexo historin e fol me mir !
    historia nuk asht forum ku ti me disa beni bum bum
    miku i mir jansot shtetet qe mbajn lixhe ska me fol marifelliqe , turku na shkeli 500 vjet !!
    a ishit ju te vetmit ???

    turqija ishte ather sikur rromaket ne ter europen dhe lindjen dikur! a kerkon dikush diqka nga rroma ? ju a kerkoni ? jo ! pse , pse nuk e dini historin e folni kot !

    ju i shkelni vllazerit tuaj se turkun jo as ne turizem smund te shkoni e veq folni bl bla bla nese doni me mund turkun e shelni e jo me punê me pune jeni ZEROOOO !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 24-09-2011 më 00:45
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #695
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Ti sje gje tjeter veq king i propagandes . lexo historin e fol me mir !
    historia nuk asht forum ku ti me disa beni bum bum
    miku i mir jansot shtetet qe mbajn lixhe ska me fol marifelliqe , turku na shkeli 500 vjet !!
    a ishit ju te vetmit ???

    turqija ishte ather sikur rromaket ne ter europen dhe lindjen dikur! a kerkon dikush diqka nga rroma ? ju a kerkoni ? jo ! pse , pse nuk e dini historin e folni kot !

    ju i shkelni vllazerit tuaj se turkun jo as ne turizem smund te shkoni e veq folni bl bla bla nese doni me mund turkun e shelni e jo me punê me pune jeni ZEROOOO !
    Cuce, cfare do ne Europe? Turqia duket te jete shtepia jote shpirterore dhe duhet ta besh edhe fizike.

  6. #696
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Turqia do rishikim tekstesh? Të kërkojë falje publike për pushtimin

    Nga: Dr. DOM NIKE UKGJINI


    SHKODER- Në kohët e fundit, nga bota politike është hedhur deklarata për rishikim të historisë shqiptare nën pushtimin osman dhe eliminimin e paragrafëve fyese nga librat shkollorë etj. Kjo deklaratë bazohet në një kërkesë të bërë nga Komisioni Evropian, "Për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan". Nga ky debat politik janë joshur dhe disa intelektualë të njëanshëm në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët në kohën e fundit, përkundrejt ndonjë lloj shpërblimi, janë të gatshëm ta rikorrigjojnë vetveten, duke dalë "pro rishikimit" të lëndës së Historisë dhe të Gjeografisë në tekste shkollore për periudhën osmane. Është e vërtetë se "Quot homines, tot sententiae" (sa koka, aq mendime), por mendimet që dalin nga njeriu si mendje hyjnore, duhet të jenë në harmoni më falën e urtë latine: "Nihil est veritatis luce dulcius" (Nuk ka gjë më të ëmbël sesa drita e së vërtetës).
    Nga dokumentet e kohës, të cilat gjenden në arkivat e qendrave evropiane, shihet shumë qartë se si pushtuesit përdorën metoda të ndryshme për ta nënshtruar popullatën vendase: si, sistemi i devshirmes (jeniçerizmi), sipas të cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dërgoheshin në Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej në perandorinë osmane që në kohën e sulltan Muratit II nga viti 1451 e në vazhdim, kishte goditur në palcë shpirtin e shqiptarit të robëruar. Për këtë fenomen të dhimbshëm flet edhe ipeshkvi i Shkodrës Benedikt Ursin në relacionin e tij dërguar Selisë së Shenjtë (Vatikanit) në vitin 1628; taksa e xhizjes për të krishterët, e cila përbënte një presion social dhe ekonomik në rritje, e për të cilën na flasin shumë qartë defterët e ndryshëm nga ai i Shkodrës (1485) e të tjerë, si dhe relatorët e shumtë të Selisë së Shenjtë, prej të cilëve Marin Bici në vitin 1610, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Shtjefën Gaspri etj. Gjithashtu kujtojmë edhe ekzekutimet, ndëshkimet e shumta, ndalimi me ndëshkim i shkrim-leximit dhe hapjes së shkollave në gjuhen shqipe etj.
    Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhër të Sulltan Selimit, II nga viti 1569 bëri konfiskimin e pronave të kishës dhe objektet në gjithë perandorinë, përveçse në Konstantinopol, Brussi dhe Andrianopolis, për t'i shndërruar në xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Nga ungji, Gjoni, mësojmë se pas vdekjes se Imzot Pjetër Bogdanit në vitin 1689, ushtarët turq e zhvarrosën trupin e tij nga kisha e Prishtinës dhe ua hodhën qenve përgjatë rrugëve të qytetit, ndërsa ipeshkvi i Shkodrës, Anton Zezaj (Neri) në vitin 1701 qe varur në litar në qendrën e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftërinjve, vendas apo misionarë, ushtrohej për t'i treguar popullit se nuk kishte kush t'i mbronte, se edhe ata do t'i gjente i njëjti fat në qoftë se nuk do t'i nënshtroheshin pushtetit. Ngjashëm njoftojnë të gjithë relatorët e Selisë së Shenjtë, si Pjetër Massareku, Pjetër Bogdani, Vinçenc Zmajeviqi etj. Ekzekutime, torturime dhe shpërngulje masive pati edhe pas luftës ruso - austriake kundër Turqisë në vitet 1735 - 1739.
    Si përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur, studiuesit e huaj të paanshëm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edwin etj., pohojnë se: turqit për katërqind vjet më radhë i detyruan shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishtërimin.
    Se pushtimet osmane për ne shqiptaret, lanë pasoja të mëdha politike, dëshmon fakti i Kongresit e Berlinit 1878 dhe ai Londrës 1913, ku përkundrejt peticioneve protestuese për mos copëtimin e trojeve shqiptare, të dërguara nga Lidhja Shqiptare, Fuqitë e Mëdha duke identifikuar shqiptarët në masën 70% të islamizuar më turqit, pa ndonjë hezitim vendosën që tokat shqiptare të bëhen plaçkë tregu ndërmjet: Perandorë Osmane, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Mali të Zi.
    Ngjarja e pushtimeve osmane me një përshkrimin kreativ do ishte "si një mortajë e zezë", e cila tjetërsoi një pjesë të jetës shpirtërore të shqiptarit, në aspektin politiko-shoqëror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.
    Është shumë e qartë, se qytetërimet, përgjithësisht kanë qenë dhe mbeten baza kryesore, rreth të cilave krijohen aleanca të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake dhe boshti i integrimit të shteteve evropiane, por është dhe e qartë, ato dallohen midis tyre nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, në një masë të madhe, nga besimi fetar.
    Qarqet politike dhe intelektuale në Shqipëri e më gjerë duhet të përfshihen në një debat, jo si ta shpërfillim realitetin historik të popullit tonë, duke i hyrë në hatër njërës palë apo tjetrës, por duke e nxjerrë në pah pjesën e lavdishme dhe atë të hidhur të populli tonë, të shkaktuar nga pushtuesit e njëpasnjëshëm, e sidomos të perandorisë osmane, e cila zgjati për gjatë 450 vite më radhë. Nëse qeveria e tanishme turke merr përsipër ta identifikojë veten me perandorinë osmane, atëherë ajo, jo që duhet kërkojë rishkrimin e historisë, por të bëjë një "mea culpa" (punë të pendimit) publike ndaj popullit shqiptar.
    Tema bosht e polemikës, edhe pse nuk pohohet qartë, është mohim i pushtimeve osmane dhe çështja e islamizimit të shqiptarëve. Këtë lloj kërkese, para disa ditëve, në favor të serbëve e bëri dhe ambasadori serb gjatë një vizite në një shkollë në afërsi të Fierit. Shtrohet pyetja: Po tani, me çfarë terminologjie do shkruajmë në librat shkollorë?! Pastaj, a do bëjmë asgjësimin e të gjithë dokumentacionit arkivor brenda dhe jashtë vendit, i cili flet për pushtimet osmane?! Apo diç tjetër!?
    Kur qeveritë aktuale dhe intelektualët, me të drejtë ngulmojnë që të zbardhen krimet e komunizmit, tani me çfarë ndërgjegjeje kërkojnë që të heshtet mbi krimet e perandorisë osmane dhe eventualisht nesër, të atyre serbe, të shkaktuara gjatë luftërave ballkanike dhe më vonë?
    Sokrati do thoshte: "Të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh vetveten është iluminizëm".
    Të polemizohet rreth këtyre çështjeve se, a kanë qenë shqiptarët të pushtuar apo jo, dhe se pushtuesit kanë ardhur me lule dafine, është humbje kohe dhe polemikë e tejkaluar. Shqiptarët janë në proces të ripërcaktimit të identitetit të tyre qytetërues drejt atij perëndimor, drejt atij qytetërimi prej të cilit u shkëput forcërisht shekuj më parë, prandaj duhet thundruar mirë në mendjen dhe shpirtin e tyre fjala e urtë latine:
    "Amicus Plato, sed magis amica veritas" (E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën).
    *Historian- Instituti Filozofik dhe Teologjik në Shkodër.
    (shkrimi u botua sot ne Gazeta Shqiptare)
    (s.g/Balkanweb)

  7. #697
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Shtator 2011 - 07:59 | Shqiperi

    Ferit Duka: Tekstet e historisë duhen riparë, të hiqen fyerjet ndaj turqve

    TIRANE- Historia shqiptare nën perandorinë osmane duhet rishikuar". Deklarata bëhet nga historiani i kësaj periudhe, Prof. dr. Ferit Duka.
    "Rishikimi i historisë duhet bërë nga komisione të përbashkëta ekspertësh, në mënyrë që tekstet të spastrohen nga terminologjia e papërshtatshme që përdoret kur është fjala për paraqitjen e historisë së popujve të rajonit e po ashtu kur flitet për kontaktet e marrëdhëniet mes tyre".- ka thënë profesor Duka në një intervistë të botuar sot në "Gazeta Shqiptare".

    Sipas tij historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika, sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë. "Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike", - ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.

    Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor.

    Kërkesa për korigjim të teksteve të historisë u bë dhe nga kryeministri Taip Erdogan, 3 vjet më parë, në 2008, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë. Qeveria shqiptare bëri të ditur ( atëherë) se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e "gabimeve" në tekstet e Historisë.

    PRISHTINA: DO KORIGJOHEN TEKSTET E HISTORISE
    Kërkesat turke për rishikim të teksteve janë ndjekur nga një valë e madhe debati, edhe në Prishtinë. Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja deklaroi pak ditë më parë në një prononcim për median kosovare se tekstet e historisë do të korrigjohen, ashtu siç u kërkua edhe nga Turqia. Sipas ministrit kosovar, ndërhyrja në librat shkollorë është edhe kërkesa e Komisionit Europian, për ndryshimin
    e gjuhës së urrejtjes në Ballkan. Kjo kërkesë, sipas tij nuk ka qenë vetëm për shqiptarët dhe për turqit,por për të gjithë popujt, veçanërisht ata të
    Ballkanit, që ta korrigjojnë pjesën e historisë ku ka gjuhë të urrejtjes"

    KERKESA E SERBISE
    Pak ditë më parë edhe ambasadori serb në Tiranë kritikoi tekstet e Historisë se Shqipërisë. Përfaqësuesi i Beogradit zyrtar deklaron se në disa libra të veçantë, pa i specifikuar ato, nuk trajtohet si duhet origjina e popujve fqinjë me Shqipërinë.
    (s.g/balkanWeb)

  8. #698
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    -CITIM- ( Prof. dr. Ferit Duka). -Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor.

    S'kishte asgjë pozitive nga pushtimi afro 500 vjeçar ,ndoshta ky Dr.i kalon pushimet verore në Turki dhe do të na pershkruaj mikëpritjen e tyre nëpër Hotelet luksoze!!!!!!!!!!

    Kjo intervistë e tij duhet të jetë e gabuarë dhe shumë banale sa që duhet ti hiqet titulli të cilin e mban para emrit.

  9. #699
    Oh cfare kobi, cfare turpi dhe cfare perversiteti. Ferit Duka (qe nga emri qe ka merret me mend se cfare malli eshte) flet per zhvillime pozitive ekonomike, sociale dhe kulturore? O shqiptar qe je armiku me i keq i vetvehtes!!! Kush eshte zhvillimi pozitiv ekonomik? Shkaterrimi i plote i cdo pasurie arkeologjike, rrenimi masiv i shqiptareve sidomos atyre te krishtere nepermjet taksave? Asnje investim ne jeten ekonomike te ketij populli pervec xhamive e minareve. Ne nje kohe qe vendet e tjera europiane po krijonin industrine e teknologjine, ne mbyteshim nen tymrat dhe pluhrat e zejeve, punishteve primitive, rrugeve gjithe balte... Si guxon ky palaco te flase per zhvillim ekonomik? Kush eshte zhvillimi pozitiv social? Shkaterrimi me dhune i cdo tipari shqiptar? Perdhunimi moral dhe zhnderrimi i traditave te ketij populli ne ato anadollake? Imponimi i dhunshem i fese islame? Ndertimi i medreseve ku mesohej vetem turqisht apo hapja e shkollave te ndryshme ne gjuhen greke, bullgare, vllehe e serbe dhe ndalimi deri ne anatemim i gjuhes shqipe (ne bashkepunim dhe me greket e serbet)? Ky eshte zhvillimi social?

    Flet per zhvillim kulturor mazllemi Ferit. Cili zhvillim? Bejtet mbi ashiket e Murad Celepiasit apo cajtoret gjithe tym ku parazitet (te kthyer ne te tille) ulur kembekryq pinin duhan, merreshin me llafe dhe i benin duva Baba Dovletit? Apo ahengjet e cingieve dhe kercimet histerike te rufainjeve? Ne nje kohe qe Europa krijonte mrekullite ne muziken baroke, ate klasike e me pas romantike, ku vigane si Vivaldi, Hendeli, Cimaroza, Bah, Mozart, Haiden, Bethoven e me pas Verdi, Pucini, Donixeti etj derdhnin magjine e tyre kulturore ne muzike e art, shqiptaret e ndrydhur nga kafshet e Anadollit kishin harruar prejardhjen e tyre, zakonet e tyre, veshjet e tyre dhe fene e tyre dhe ishin katandisur me keq se beduinet e shkretetirave apo tartaret e stepave. Kjo eshte kultura dhe zhvillimi qe na solli pushtimi Turk?

    Sjam njeri pro dhunes por ka momente qe ulerima me shtrengon stomakun aq keq dhe me vjen t'i ve duart ne fyt gjithe ketyre horrave, te shitureve, palacove e kermave qe levrojne ne mesin tone. Dua te uleras me gjithe shpirt e tu them te gjithe atyre shqiptareve qe i'u jane zene syte e nuk shikojne percudnimin qe po na ndodh si popull ne shekullin e 21 qe po na poshterojne njesoj si ne 1878 e njesoj si ne 1913. Por kete rradhe poshterimin nuk e bejne me me diplomate, kancelari apo traktate e kongrese. Kane gjetur Ferita e Olsera qe te na e thone kobin ne shqip, madje dhe ta propozojne e ta hartojne qe ta kuptojme me mire. Nje zot e di cpo heqin eshtrat e atyre qe dhane jeten per ta bere kete vend te lire nga barbaret osmane. Nje zot e di sesi tunden varret e atyre qe thane se e bene kete vend te pavarur e te lire, te gjithe ata qe punuan e luftuan per gjuhen te cilen e ndaloi aq egersisht ai pushtim qe po duan te na e paraqesin si pozitiv. Por me acaruesja eshte indiferentizmi total qe ka kapur shoqerine tone... pajtimi me cdo skenar qe i hidhet para syve, injoranca e theksuar ndaj historise e vlerave te popullit qe i perkasin. Eh o Konice sa te drejte paske patur !!!

  10. #700
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Cfare te pengona ty emri i tij zoteri Administrator ?!
    Ore ju lat nam duke na perdorur gjdo teme , kinse kunder Turkut e shfrytezoni ate kunder shqiptareve qe kane perkatesi fetare , ate Muslimane , lat nam ore Vlla , realiteti eshte krejteisht ndryshe sepse shumica e kombit tone jane Musliman , ju pelqej juve apo jo , kjo eshte verteta .
    Nese ky Ferit eshte nga ish YUG qe nuk e njoh , e keni parasysh juve qe ne ISH YUG KANE QENE TE NDALUAR EMRAT SHQIPTAR ?
    Po edhe nese nuk eshte , ka te drejte sikurse ai qe mban emrin STAVRO ose ai "Kryqi i Paqes" qe del me foto te Janulles ketu , po si u be ai te mos kundershtohet kurre nga ju ?!

Faqja 70 prej 104 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •